Kandidatja për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton është cilësuar si ndër femrat e veshura më keq.
Sipas gazetës britanike “Daily Maily”, Clinton ka dështuar me veshjen prej vitesh.
68-vjeçarja është parë të dielën në New York bashkë me familjen e saj.
Ajo mbante veshur një pallto të gjatë me lule. Ajo ishte me bashkëshortin e saj Bill Clinton dhe të bijën Chelsea, e cila është në pritje të fëmijës së dytë.
Këtë pallto ajo e ka blerë në Afganistan në vitin 2003 dhe duket se është pjesë e stilit të saj.
Mirëpo, veshjet e saj janë komentuar shpesh dhe kësaj radhe ajo është renditur nga “Daily Mail” si ndër 20 politikanet e veshura më keq në 50 vitet e fundit.




Po ç’rendesi ka veshja ?
Për këto fotot e tjera ndoshta, por atë pallton e kanë nxjerrë kot sepse është një vepër arti, me gjasa e punuar me dorë. Ai që ka përzgjedhur foton si e shëmtuar duhet të jetë injorant.