Hillary Clinton: Në pragë “Lufta e Ftohtë”

anazapta

Derisa Ukraina është e shqetësuar për hapat e mëtejshëm të Moskës, ish sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka kritikuar presidentin rus putin se do të rivendosë kufijtë e lindjes. Sipas saj Putin synon të aneksojë zonat rosofone apo ato ku prania ruse është e fortë. Ndërkohë një grup inspektorësh nga Kievi ka mbërritur në Belgorod, në jug të Rusisë për tu siguruar në bazë të dokumentit të Voenës së vitit 2011, që të mos ketë aktivitet ushtarak në shkallë të gjerë të padeklaruar në kufi me Ukrainën. Ish sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka sulmuar dhe njëherë presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se ai do të rishkruajë kufijtë e Lindjes duke aneksuar zonat rusofone. Brukseli nga ana e tij akuzon Moskën se po dizinformon opininin publik, një ditë më parë Kremlini kishte deklaruar se presidenti rus Putin do të takohej me presidentin e Bashkimit Europian Herman Van Rompuy. Lajm ky që nuk është konfirmuar nga burime diplomatike në Bruksel. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun pritet të vizitojë Moskën të enjten  ku mund të takohet me presidentin Putin. Ndërsa kryeministri në detyrë i ukrainës Jatsenuk ak dërguar në Krime zëvendësin e tij dhe ministrin e brendshëm për të evituar cdo përshkallëzim të situatës dhe transformimin e saj në një konflikt ushtarak. Ndërkohë që Moska vazhdon në qëndrimin e saj. Kryetari i gjykatës kushtetuese Valeri Zorkin ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e Krimesë në Federatën ruse. Në krime situata është ende e tensionuar me manifestuesit filorusë që kanë marrë nën kontroll selinë e marinës ushtarake ukrainase në Sebastopol, duke hequr flamurin ukrainas dhe duke vendosur atë rus.  i.k

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *