Hillary Clinton do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Dhe do të jetë një Hillary 4.0, e cila përsëri do të reklamojë veten. Mark Penn, këshilltar i vjetër i familjes Clinton dhe Andrew Stein, kryetar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut pranë Bill dhe Hillary, janë të bindur për këtë.
Ish-zonja e parë, konfirmojnë të dy për Wall Street Journal, zotëron 75% të popullaritetit në mesin e demokratëve dhe është një mision që duhet të arrihet: duke u bërë presidentja e parë grua. Dhe ajo nuk mund ta lërë pa hakmarrje thirrjen e mbështetësve të Trump: “lock her up”, thënë në shqip futeni në burg.
Ish sekretarja e shtetit, shkruajnë Penn dhe Stein, “nuk do të lejojë që mposhtja e saj nga Trump t’i japë fund karrierës” dhe ëndrrës që e ndjek prej më shumë se 30 vjetësh. Dhe versioni i ri i Hillarit – shpjegojnë ata, do të jetë shumë më liberale dhe afër të majtës së partisë, do të mbështesë lëvizjen kundër ngacmimeve seksuale #metoo dhe do të luftojë për masa shtrënguese në posedimin e armëve.
Ish zonja e parë do të jetë shumë më shumë në mesin e njerëzve dhe do të jetë shumë më e përfshirë në fushatën elektorale, në të cilën ajo dëshiron të jetë protagoniste absolute duke bërë që këtë herë burri i saj Bill dhe Barack Obama të marrin vetëm rolin e mbledhjes së fondeve.
Në fakt ajo do të rrethohet nga ekip grash të forta dhe profesioniste. “Mos i kushtoni vëmendje deklaratave në të cilat Hillari pretendon se nuk dëshiron të kandidojë, madje edhe Klinton dhe Obama e bënë këtë deri në ditën kur ata deklaruan se donin të garonin”, shkruaj Penn dhe Stein. “Ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të hyjë më vonë, por është e sigurtë se, në një mënyrë apo tjetër, Hillari 4.0 po vjen”.
l.h/ dita

Vitin 2020 e bekofte perendia z.Clinton ne krye te shtetit USA!!! Mikja e vertet e kombit Shqiptare.
Ndjeje kenaqesi dhe te uroj qe sot fitore madheshtore ne sherbim te shtetit Amerikan pse jo dhe ne sherbim te te gjithe botes.Duke i dhane nji impuls te ri te ardhmes boterore si presidente jo vetem e Amerikes por e gjithe botes.
Votoj per demokratet kushdo qe te jete kandidat por me duket pa perspektive nje rikanditim i saj per vete partine.Humbi atehere kur e kishte ne duar fitoren sepse nuk dijti te unifikonte qendrimin e mbeshtetesve te Sandres qe kish me vehte rinine.A ka nxjerre mesime?
Une jam per Joe Bajden- Elizabeth Warren. Keta jane nje dyshe qe e kane te sigurte fitoren ndaj ketij qe eshte tani.
Nese Hillary garon perseri, vetem se ka per te hyre ne histori si humbese seriale dhe do ia dhuroje Trump nje mandat tjeter me lehte se heren e kaluar.