Pavarësisht reve të errëta që kanë lënë në hije reputacionin e saj, Hollywood është kthyer nga Hillary Clinton po me aq vrull madje dhe më shumë se ndaj kandidatëve të mëparshëm demokratë. Mund të jetë çështje tradite, apo frike nga mundësia që Donald Trump të shkelë në Shtëpinë e Bardhë. Fakti është që mbështetja ka qenë e madhe.
Në vetëm tre ditë qëndrimi në Kaliforninë e Jugut dhe Veriut, ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara i ka shtuar me një ritëm të shpejtë arkës së fushatës së saj presidenciale 19 milionë dollarë, që përllogaritet, 270,000 dollarë në orë. Në këtë kauzë kontribuoi edhe Drejtori Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, dhe nënkryetarja e Iniciativave të Gjelbra të gjigantit të programeve kompjuterike në Silicon Valley, Lisa Jackson, të cilët organizuan një event ku çdo i ftuar duhet të dhuronte nga 2.700 – 50.000 dollarë për të qenë i pranishëm.
Eventi u zhvillua në një rezidencë private në Los Altos dhe rezultoi një sukses i vërtetë. Por jo si në Los Angeles, ku lista e të famshmëve që shpresojnë që Clinton të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara sa vjen e bëhet më e gjatë. Edhe Magic Johnson, ish- lojtar i NBA dhe manjat i botës së sporteve organizoi një event në Beverly Hills ku asistuan 500 persona.
Pika kulmore e vizitës së saj ishte darka e organizuar nga Justin Timberlake dhe Jessica Biel, një nga çiftet më tërheqës të kinemasë, që pavarësisht reklamës në rrjetet sociale për kandidaten presidenciale, shërbeu për të mbledhur 3.34 milionë dollarë të tjerë. Në darkë ishin të pranishëm Jennifer Aniston, Jamie Foxx, Jennifer Meyer dhe zëvendës/President i NBC, Ron Meyer, mes të tjerëve.
Për më tepër, lista e mbështetësve të saj me kapacitet të madh për mobilizimin masave sa vjen e rritet. Will Ferrell, Beyoncé, America Ferrera, George dhe Amal Clooney, Robert De Niro, Jane Fonda, Dustin Hoffman, Drew Barrymore, Cher, Matt Damon, Jessica Alba, Harvey Weinstein, Carole King, Cyndi Lauper dhe Lady Gaga janë në mesin e më shumë se 200 yjeve që kanë shfaqur mbështetjen e qartë për ish Sekretaren e Shtetit. /DITA
