Shumë media me peshë kanë ndryshuar drejtim 180 gradë me të kaluarën në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
I tillë është edhe rasti i “Arizona Republic”, gazeta më e madhe në shtetin e Arizonas.
Ata kanë dalë me një editorial në mbështetje të kandidates demokratike Hillary Clinton, një gjë që nuk ndodhte që prej vitit të largët 1890, kur kjo gazetë u themelua.
Në gjithë historinë e saj, “Arizona Republic” ka mbështetur gjithmonë kandidatët republikanë, dhe asnjëherë ata demokratë.
Por duket se Donald Trump nuk është lloji i kandidatit që ata duan të mbështesin.
Në një editorial mjaft pasionant, gazeta thekson se Trump është i papërshtatshëm për të qenë president dhe mbështet hapur Hillary Clinton.
“Paaftësia e Trump për të kontrolluar veten ose të kontrollohet nga të tjerët përfaqëson një kërcënim real për sigurinë kombëtare. Megjithë përpjekjet e tij të fundit për të qenë brenda kornizës, paraqitjet e tij nuk të japin siguri. Trump do të komandojë arsenalin tonë bërthamore. Si mund ta bëjë ai këtë kur nuk kontrollon as retorikën e tij?!”, shkruan gazeta.
