Meryl Streep, e interpretoi në mënyrë të përsosur rolin e Margaret Thatcher në filmin “Zonja e Hekurt”, dhe jo rastësishtmori një çmim “Oscar”. Por, cila aktore mund të rimishërojë Hillary Clinton? Kurioziteti i publikut u shua shpejt pasi u zbulua se do të jetë pikërisht 48-vjeçarja Diane Lane, e cila do të luajë rolin e ish-sekretares së Shtetit amerikan në një miniserial televiziv që do të jetë gati në vitin 2015. Titulli është i thjeshtë “Hillary”, ndërkaq ende nuk dihet kush do të jetë bashkëshorti i saj në sheshxhirim, sepse roli i Bill Clinton ende nuk është caktuar, ndërsa në internet janë hedhur hipotezat e para.
Projekti
“Duam të tregojmë jetën e Hillary-t si grua, nënë dhe politikane, që nga viti 1988 e deri më sot”, shpjegon Bob Greenblatt drejtuesi i rrjetit televiziv “NBC”.
Skenat më interesante do të fokusohen mbi gruan në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që bashkëshorti i saj është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Dhe këtu bëhet epamundur të lihet në hije skandali seksual me performancat e njohura të Monica Levinsky-t në dhomën Ovale. Zëdhënësi i zonjës Clinton nukka dashur ta komentojë lajmin mbi projektin që vjen si një bumerang i papritur. Ideja e serialit ndoshta ka lindur nga fakti që Hillary synon të kandidojë në Shtëpinë e Bardhë si presidente, edhe pse për momentin garimi i saj nuk është 100% i
sigurt.
Transmetimi i puntatave në 2015-n, gjatë fushatës elektorale është thjesht një koincidencë apo i qëllimtë? Rrjeti nuk i është përgjigjur kësaj pyetjeje, por sigurisht që transmetimi i tyre falas në tv do të ketë një impakt të madh mbi zgjedhësit. Pozitiv apo negativ, askush nuk e di. “Huffington Post” njoftoi dje se Barack Obama i ka dërguar një ftesë Hillary-t për një drekë private në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e përditshmja nuk nguron ta quajë “dreka presidenciale”. Mbi motivet dhe përmbajtjen e asaj që do të diskutohet nuk dihet asgjë, por tëgjitha mediat vëzhguese amerikane nuk kanë dyshime: mbi tavolinë do të trajtohet një argumet i vetëm, zgjedhjet presidenciale të 2016-s.
Filmi
Sidoqoftë, televizioni nuk është i vetmi që i ka hedhur sytë mbi bashkëshorten e Bill Clinton-it. Në Hollywood, kompania kinematografike “Temple Hill Entertainemen” po punon për filmin “Rodham” (mbiemri i Hillary-t e pamartuar), që do të tregojë jetën e saj kur ishte e re: studimet, puna, komisioni i hetimit për çështjen “Watergate”, takimet e para me bashkëshortin e saj të ardhshëm. Skenari ëhtë miratuar nga e interesuara e drejtpërdrejtë dhe përfshin edhe disa skena lakuriqësie. Katër janë aktoret e mundshme të përshtatshme për pjesën e 20-vjeçares: Reese Witherspoon, Scarlett Johansson, Amanda Seyfried e Jessica Chastain. Kushedi nëse e reja Hillary, do të jetë në gjendje të përsëritë suksesin Meryl Streep- Thatcher, duke fituar një çmim “Oscar”. / D. Gjuzi
