Paris Hilton ka deklaruar haptazi se Lindsay Lohan për të është e ‘vdekur’, pas asaj që i kishte bërë vëllait të saj të vogël Barron. Trashëguesja e hoteleve Hilton ka urrejtje të madhe për aktoren 27-vjeçe, për të cilën thotë se ka futur në listën e personave të urryer për faktin që i kishte shkaktuar lëndime trupore vëllait të saj.
“Emri i saj tani figuron në listën e personave të urryer. Nuk mund ta fal dhe as që e kam ndërmend, duke marrë parasysh atë çfarë i ka bërë vëllait tim”, ka deklaruar Hilton.
