Letër e nënshkruar,
Skënder Dusha
Jam nga fshati Fterrë, ish-krahina e Himarës dhe së fundmi iu kthye Himarës. Në vijë ajrore kufiri i të dy fshatrave s’është as 4 km. Në hyrje të fshatit Fterrë, nga veriperëndimi, faqe e malit me lisa quhet Thoma Lleshi, më poshtë lëmi i Leke. Sa hyn në fshat quhet Qafa e Lleshe. Në vazhdim është lagja e Gjon-Fterrës, ku dominojnë fiset Dusha, Gjoni, Bezhani. Përkarshi kësaj lagje është lagja më e madhe e cila quhet Bregu i Lleshe, ku që në hyrje ka qenë fisi Gjon-Nika. Më poshtë fisi Palaj. Fisi më i madh në këtë lagje janë Shkurtajt me dhjetëra familje. Në vazhdim toponimi Gjin Lazeri, e kështu me radhë pothuajse në të gjitha fshatrat e Labërisë dominon fisi Gjoni. Në fshatrat e Labërisë ka pa masë mbiemra katolikë, si Ndre, Andrea, Kondi, Bezhani etj. U them nacionalistëve komshinj të mos mundohen me këto forma të rëndomta, s’kanë për të fituar asgjë, vetëm na bezdisin. Ne këto probleme i kaluam para 200 vjetësh kur nuk kishim as shtet, as shkollë. Pas më shumë se 10 vjetësh vizituan katedralen në qendër të Tiranës. U çuditën, aty flitej greqisht. Këtë të shikojnë zotërinjtë grekë. Përse na e shkelin në flagrancë statutin e Autoqefalisë? Zotërinjtë grekë të mos harrojnë 1914-ën kur dogjën 400 fshatra të Labërisë se nuk pranuan të bëheshin grekë. Bile morën me vete edhe gurët e skalisur, sidomos të portave me qemer. Më thoshte nëna: kur u kthyem pas disa vitesh, edhe pemët i kishin prerë për të mos u kthyer më.

Gjin Bue Shpata,nga ishte,kush jane pasardhesit e kesaj figure te rendesishme te kombit ?