Më në fund, me më shumë vota se sa është pritur, 88 të tilla, Kuvendi miratoi Ndarjen e re Territoriale të Shqipërisë, e cila, ashtu si ka shumë përparësi, natyrisht do të ketë edhe problemet e së ardhmes. Kjo është e kuptueshme me çdo reformë, aq më tepër kur fjala është për një reformë të përmasave të tilla, me të cilat lidhen shumë interesa, nga më të mëdhatë dhe deri më të voglat, nga ato që kanë vlera kombëtare e deri tek ato që kanë të bëjnë me xhepat e komunarëve dhe pushtetarëve të tjerë, nga përpjekjet e sinqerta për një zhvillim modern urban të shtetit dhe deri tek parashikimet falltore të zgjedhjeve të ardhshme.
Befas, në qendër të gjithçkaje u vendos edhe një herë Himara. Ajo mbikaloi të gjithë diskutimet e tjera, eci përmbi mendimin nëse ishte e nevojshme apo jo, çfarë ishin përparësitë dhe cilat mund të ndreqeshin, u bë vetëpërplasja e mendimit politik e parlamentar, për të shpërthyer ne një hipokrizi opozitare, herë të fshehur e herë krejt haptas, përmes kasnecëve të saj, politikë apo analistë.
Bashkimi i Himarës me një komunë labe, mospërfillja e mendimit të Omonias dhe Vangjel Dules, këmbanat e shurdhëta që erdhën nga Athina, futje në lojë pa asnjë lloj shkaku dhe takti e Kokëdhimës (që megjithëse quhet deputet i Vlorës, nuk duhet harruar se është edhe ai, si të tjerët, deputet i listës së shefit të Partisë Socialiste), takimet me Pirro Dhimën, që herë na shfaqet si grek i thekur dhe herë si njeriu i interesuar për Himarën, duke pasur me vete mesazhin se kjo është tokë greke, të gjitha së bashku dhe secila veç e veç, krijuan një vorbull, si për të dashur të lënë mendimin se Himara, as më pak e as më shumë, është qendra e Shqipërisë, në mos e gjithë botës.
Shpesh herë është spekulluar me Himarën dhe banorët e saj, shumica e të cilëve, sipas Petro Markos, po ashtu himarjot, më i shquari i të gjithë himarjotëve, janë veriorë të ardhur shekuj më parë në këtë truall, të cilët kanë marrë me vete gjuhën, këngët, doket, traditat, mbiemrat, dhe në vendin e ri kanë mësuar gjuhën greke, ndoshta edhe si një rrjedhojë e mbijetesës. Në Himarë dhe Dhërmi fliten dy dialekte të gjuhës greke, çka do të thotë se asnjëra nuk është e nënës, por e njerkës. Nga Himara, shumë e shumë shekuj më parë, kur ende nuk flitej për reforma territoriale dhe nuk kishte “Omonia”, vjen një mesazh i jashtëzakonshëm, i cili vlen më shumë se të gjitha fjalët e thënë me vend e mënçurisht në parlament.
Është një kumt i madh historik i himarjotëve, ai që ata i dërguan Papës Grigor të Trembëdhjetë më 1581: “Të detyrosh mbret Filipin që të sjellë ndihma nga Mbretëria e Napolit, nga fisi ynë i romakëve dhe arbërorëve … se ne do të vendosim flamurë dhe … do të marrim tërë Arvanitien dhe Morenë”.
Në të gjithë Shqipërinë, thuajse kudo u zhvendosën kufijtë e bashkive dhe komunave, u bënë shkrirje dhe njësime, herë-herë të domosdoshme, në raste të tjera edhe të shpejtuara, që mund të zgjidheshin edhe ndryshe. Por kjo, megjithë përpjekjen e shfrenuar të opozitës për të nxitur revoltën dhe disa shkëndja që u dhanë aty-këtu, e që do të jepen edhe më pas, nuk ngjalli pasionet për Himarën. Ata kaluan që nga një i zgjedhur lokal, papritur doli se ai ishte i Vlorës, dhe deri tek përpjekjet shumë dimensionale të PBDNJ dhe të Omonias. Një problem që ka lidhje me shtetin shqiptar kaloi edhe kufijtë, u bë temë e ditës edhe në qeverinë greke, dhe u shpeshtuan telefonatat bindëse dhe disi domethënëse. Analistët pro opozitës shpejtuan të thonë se kjo po na sjell në luftë të ftohtë me shtetin grek, i cili vërtet, tani për tani, i ka brekët nëpër këmbë, por prapë ai mbetet i fuqishëm dhe mund të na bëjë gjëmën. Dhe kështu, ngado që shkuam e çfarëdo që njerëzit panë, u vendos në Himarë.
Himara nuk është qendra e Shqipërisë. Eshtë një krahinë si gjithë të tjerat, e cila, ashtu si ka nxjerrë burra të ndritur, ka nxjerrë edhe renegatë të mëdhenj; ashtu si ka dhënë figura që mbesin në historinë e kombit, ashtu ka edhe të kundërtën e tyre; ashtu si ka dhënë për Shqipërinë, ku ishte pjesë autoktone, ashtu edhe ka marrë prej saj, ndoshta më shumë se pjesët e tjera. Dhe asnjëherë, në gjithë këto vite pluralizmi, përfaqësuesit e njësive politike minoritare nuk kanë qenë forcë fituese në atë zonë, dhe si duket, do e kenë të vështirë të jenë. Për një fakt të madh: Ata mbjellin atë që korrin. Mbjellin rrëmujën, shprishjen, dhe pas tyre, do të kenë edhe bjerrjen politike e morale. Tendenca, edhe jashtë Himarës, për ta kthyer atë në një oaz politik grek duke spekulluar me të vërtetat historike, por edhe me realitetet historike e politike, nuk ka lidhje me reformën territoriale, ashtu si duket se nuk kanë lidhje as tendencat e Kokëdhimës për t’u shfaqur si padroni i kësaj zone.
Himara mbeti në shekuj një zonë e krishterë, ashtu si shumë fshatra rreth e rrotull saj. Për shumë dekada, sidomos që nga viti 1820, kur filluan edhe tendencat për greqizimin e saj, ky fakt, krishtërimi i saj, ishte një fakt pozitiv. Ishte e drejtë e saj të mbronte besimin që kishte dhe të mbështetej tek ky besim, si ndodhi edhe me suliotët. Mirëpo, kur abuzon me të drejtën, ajo kthehet kundër teje. Fakti i krishtërimit të saj, ruajtja e këtij besimi edhe kur ishte terrinë fetare, i bën asaj nder; por vendosja e barazisë mes besimit fetar dhe kombësisë, futja e popizmit në valle politike e ndarje territoriale, krijimi i idesë se ne kemi pas vetes edhe krerët e kishës ortodokse, jo vetëm në Shqipëri ,por edhe në shtetin grek, (megjithëse i pari i Kishës Autoqefale Shqiptare, mjerisht, është po ashtu grek,) vendosja e tezës “Himara mbi të gjitha problemet e tjera”, kërkimi me forcë për të pasur një shkëndijë ndeshjeje, të sotme dhe të ardhme, mbështetja e çdo synimi në struktura të mbrapshta të politikës greke, nuk i bën dobi askujt.
Himara është një krahinë shqiptare si gjithë të tjerat. Ka jetën e saj, fatin e vet, njerëzit e saj, dhe fakti që , bashkë me të, me të drejtë apo pa të drejtë, u bë edhe një shkrirje më e gjerë, (koha do e saktësojë) nuk e bën atë as më interesante, as më të lakmueshme dhe, në fund të fundit, as më pak të vyer.
Në fund të këtij shënimi do të doja të sillja një pjesëz të shkurtër nga ajo që do të shkruante shumë vite më parë, në fillimet pluraliste, shkrimtari i shquar Petro Marko, si një kumt për të gjithë: Himariotët e jashtë saj, bregasit dhe lebërit, të sotmit e qeverisjes dhe ata që janë jashtë saj.
“Pra ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshërit dhe gjyshet dinë më mire shqipen se greqishten? Pse qajmë e këndojmë në shqip? Pse fjalët e urta i themi në shqip? Siç duket që nga viti 1820 e tëhu, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun”.
Për fat të bardhë, megjithëse e marrakosur, Shqipëria ka sot emrin e saj.

Kokedhima nuk u fut pa takt, por mbajti e mbrojti shtetin dhe te drejten per te vendosur ne per vendin jo greket
Shtetin nuk e mbron nje njeri, por nje vije politike qeveritare. Kokedhima nuk kishte pune ne Himare, kur emeri i tij lidhet me biznese, aq me pak te takoje edhe Dhjimen,tashme i greqizuar.Per te tjerat, Kokedhima, ka respekt.
Se cfare eshte Himara dhe himariotet, ate e dine vete ata dhe nuk kane ngelur t’ja tregoje nje gazetar medioker si puna jote
Megadeth!Po perse nuk e di gazetari dhe e ditkeni ju?Gazetari eshte nga Shkodra por ka studiuar dhe e di me mire se ti.Ne Otllak te Beratit ne 1782 ka kaluar nje anglez.Shtepi me shtepi ka shkuar dikush ,ne kete lagje te Beratit, me j’u mbush mendjen atyre banorve se jane angleze nga origjina.Kete ai e shpjegon edhe me faktin se femijet e atij fshati po e mesojne fare lehte anglishten.A thua te jene me te vertete otllaksit angleze?Si mendoni ju i nderuar megadeth?
Mjer ato politikan apo qytetar te thjethshte qe nuk kuptojn kohen e sotme te globalizmit ( don opo nuk don Putini). Ne ,shqiptaret presim dhe pretendojme qe sa me shpejt te futemi ne Europe ku kufijt jane nocion gjeografik( kush ka leviz me makine neper Europe e ka pare kete ) kurse Himara per disa trapa duhet te jete ne vete.
Kamverejtje te vogel. per autorin e shkrimit qe eshte nje shkrim i mire. Ideja folklorike (e Petro Markos por edhe e ndonje tjetri) se himarjotet ose leberit jane te ardhur nga veriu eshte historikisht e gabuar dhe asnje HISTORIAN nuk e ka marre kete seriozisht. Leberit, duke perfshire himariotet, jane vendas ne ato ane te pakten qe kur dalin ne histori paraardhesit e tyre kaone, rreth 2500 vjet me pare.
Kjo persa i perket vertetesise historike. Ideja folklorike dhe absurde e ardhjes se leberve ne trojet e sotme ka dhe nje aspekt serioz propagandistik. Ajo perkrahet nga ndonje “historian” prej lecke si puna e Panajot Barkes, i cili ne nje artikull te percartur, te botuar disa dite me pare ne gazeten Tema, i binte po ketij avazi, qe leberit jane te ardhur e jo autoktone ne trojet e tyre te sotme.
Dikush ne komentet rreth atij artikulli e ka sqaruar mire fallsitetin e asaj ideje.
Ka nje lagje ne fshatin e Dhermiut te Petro Markos qe e ka origjinen nga Kruja,(Gjin Leku).Nuk mendoj se ne kete ceshtje per kete lagje,Petro Marko eshte folklorik.Per te tjerat jam plotsisht ne nje mendje me ju,i nderuar “cercizi”.
mos u fut ne gjera qe nuk i di o mik, (nuk do me thene gje lagjja kruja (kroja-kroi) se edhe ne leberit flasim shqip e jemi shqipetare si te gjithe (bile me krenari e them: pak me shume se te tjeret) Leberit rrjedhin nga fisi i vjete i Liapis http://en.wikipedia.org/wiki/Lab%C3%ABria (jo kaonet e budallalleqe te tjera) e nuk vijne nga veriu por jane epirote te vjeter mijera vjecare nga mali i cikes e deri na mashkullore e salari….lere nacionalizmin e lexo me teper
Cercizit
Popullata shqiptare eshte nga me e levizshmja dhe me e bashkuara ne emigrime d.m.th. jashte trojeve te veta ILIRE dhe imigrime brenda truallit te vete qe perseri eshte ILIRE. Vete karakteri mos nenshtrues dhe mos bashkues ka sjelle gjithnje levizje te kesaj popullate para armiqeve te saj shume me te organizuar dhe me te fuqishem hasmerite jane tjeter shkake i levizjeve te brendeshme. Jugu i shqiperise se sotme dhe CAMERIA kane qene gjithmon freskim popullate per JUGUN e ILIRISE sidomos ne krahinat EUBESE, ATHINA dhe MOREN me nje pjese te ishujve.Rreth rrotullimi me i fresket i kesaj popullate eshte ndermjet shekujve 13-15 shume domethenes BREG-MORE SICELI-KALABRI dhe juglindje te italise se sotme duke perfunduar perseri ne BREG me qender HIMAREN. Gjuha e folur ne HIMARE sipas vete studisve grek eshte e perafert me grqishten e MANIT ne MORE, ndersa popullata e MANIT eshte popullate ARBERESHE e freskuar ne keta shekuj dhe e cila e ka mbizoteruar kete zone ne kata shekuj me nje popullsi pothuaj te paster ARBERESHE(Mbi 160 vendbanime ARBERESHE kishte ne kete zone te MORES). Kjo popullsi ka bere nje rezistence shume te forte dyndjeve turke te cilat nuk kishin hasur pothauj asnje rezistence nga greket te cile ne fillim i kerkuan ndihme fqinjeve te tyre turq per te siguruar zoterimet e tyre ndaj principatave me te fuqishme serbo-bullgare apo qofte atyre shqiptare pasi BIZANTI po shkonte drejt shperberjes. Rezistenca ARBERESHE ne keto zona po dobesohej parafuqise se pashtershme TURKE, ne kete kohe u arrit nje armepushim qe u jepte mundesi te gjithe kundershtarve qe kishin luftuar Turkun te largoheshin per ne ITALI ata qe kishin mundesi dhe pjesa tjeter te pranonte mbifuqine Turke. Dhe keshtu nje pjese e madhe e familjeve te medha u larguan per ne SICELI-KALABRI dhe ne pjese te tjera te JUGUT te ITALISE duke mare me vete dhe historine ,dashurine kombesine dhe duke na lene neve te degjojme edhe sote pas me shume 600 vitesh kengen e bukur MOJ E BUKURA MORE. Kjo levizje rrethrrotulluse ne keto ane te bregut la edhe boshlleqe qe ne vite u plotesuan me popullsi te reja te cilat gjithashtu moren histori me vehte gojethenash me emra dhe mbiemra te cilat i madhi PETRO MARKO i vuri ne memorjen e KOMBIT te cilit i perket pa u dhene mundesi BOLLANOVE me kompani qe te abuzojne me gjakun e te pareve te tyre per 300 evro apo per kumbarlleqe me prifterinjte apo asfaline GREKE.
Miredita zoti cerciz, shkrimin e lexova me vemendje, nuk ka asnje paragraf te ketij shkrimi ku te thuhet se leberit apo himariotet jane nga veriu.Por, sipas burimeve serioze shkencore, shume veriore kane zbritur deri ne More, fillimisht si nizame,pastaj si vendas, sidomos nga Kruja,mati,Dibra…
Nji shkrim brilant.