Himarë, gjendet një bombë aviacioni me 30 kg eksploziv

Leda Hysa

Një municion luftarak (bombë aviacioni shpërthyese), është gjetur gjetur në fshatin Piqeras, Himarë.

Policia ka njoftuar se është kryer shpërthimi i kontrolluar dhe pa probleme i municionit luftarak.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pasi kanë marrë njoftimin se në fshatin Piqeras (jo në zonë të banuar), por pranë një rruge në një sipërfaqe toke me ullinj është konstatuar municion luftarak, kanë shkuar e kanë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

U njoftua Prefektura, Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qendra e Emergjencave, Specialistët e Repartit të Xhenios të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar dhe pa probleme të municionit luftarak.

Municioni (bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së 2 Botërore), kishte përmasat: 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit).

Policia falenderoi shtetasin i cili menjëherë sapo konstatoi këtë municion luftarak, njoftoi strukturat Policore për të vijuar me veprimet e mëtejshme.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *