Një banesë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar, në fshatin Ilias të Himarës.
Burime nga policia kanë konfirmuar se grabitja ka ndodhur gjatë natës në një banesë të pabanuar në këtë fshat.
Po këto burime kanë konfirmuar se në brendësi të banesës ndodhej një mjet lundrues tip gomone, i cili është grabitur.
Burimet policore deklaruan se po vijojnë hetimet edhe për të saktësuar se nëse ka pasur sende të tjera të grabitura nga banesa përveç mjetit lundrues, por edhe për të identifikuar autorët e grabitjes së ndodhur gjatë natës, në një fshat që në stinën e dimrit është shumë pak i populluar.
Ndërkohë nuk dihej se përse ndodhej mjeti lundrues në banesë dhe për çfarë mund të përdorej, por policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen.

është vjdhur IDIOTËR ËSHTË VJEDHUR!!
që të grabisësh diçka duhet të jetë një person që ta zotërojë në çastin e marrjes me dhunë!!
“Burime nga policia kanë konfirmuar se grabitja ka ndodhur gjatë natës në një banesë të pabanuar në këtë fshat.”