Një shtetas është vetëhedhur në humnerën e Qeparoit në Himarë duke i dhënë fund jetës. Burime paraprake policore bëjnë me dije se shtetasi Lorenc Dhimuci, rreth 40 vjeç, banues në Himarë , ishte i sëmurë mendorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, ndërsa policia ka mundur ta gjejë trupin e viktimës sot në mëngjes pas kërkimeve intensive të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.
“Rreth orës 07:14, është marrë njoftimi se është gjetur një trup i pajetë në Himarë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se në dalje të Himarës pranë vendit të quajtur “Qeparo” (në drejtim të Borshit) pranë një shkëmbi, është gjetur një trup i pajetë, i cili i përket shtetasit Lorenc Dhimuci, rreth 40 vjeç, banues në Himarë.
Sqarojmë se shtetasi i mësipërm vuante nga sëmundje mendore. Dyshohet se ky shtetas është vetë hedhur nga shkëmbi, pasi nga ekspertiza paraprake rezulton se dëmtimet e marra në trup janë shkaktuar nga hedhja nga shkëmbi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.


