I helmuam njerëzit,
veç me politikë,
ndaj sot do t’ju sjellim,
vargje për muzikë!
Populli nga hallet,
i gjithë u pataks,
ndaj dhe ka nevojë,
për pakëz relaks.
Edhe ne nevojé,
kemi porsi Ju,
ndaj një hymn për jetën,
po sjell sot këtu…
Eja në mejhane,
të bëhemi tapë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë!
Puthim një ezmerkë,
thithim një flokëartë,
qoftë yll kinemaje,
apo dhe kurbatkë!
S’besojmë në Zot,
s’besojmë në fat,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë!
S’pyesim për orë,
ditë-apo natë,
s’pyesim për ditë,
e Hënë-a e Martë!
Rroftë raki e rrushit,
dhe buza me mjaltë,
kur s’ka mish të pjekur,
rroftë Zonja Sallatë!
Jemi të kënaqur,
kur e pijmë dhe thatë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë!
Ju burra të rreptë,
mos na qani hallin,
me rrëmujën tonë,
jetën tuaj tallim!
Poshtë moralistët,
dhe ju psikopatë,
ju vdisni çdo ditë,
ne lindim çdo natë!.
Mundimet e jetës,
i kemi përqeshur,
ndaj në gji të vdekjes,
shkojmë duke qeshur…
Kush jeton si ne,
jeton sa për shtatë,
rroftë raki e rrushit,
dhe buza me mjaltë!
Jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë!
01.01.1986. A.DUKA

Korrigjo vitin e shkrimit.
Titulli me i goditur do te ishte: Hymni i sarahoshit!
Katarakti,kë ke parasysh?!