Himni kushtuar Nënë Terezës “Vals Hyjnor”, do interpretohet në Vatikan

Elton Tafaruci

Himni kushtuar Nënë Terezës  “Vals Hyjnor”, kompozuar nga  Genc Tukiçi, do të interpretohet në Vatikan  në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës, që do të realizohet më 4 shtator të këtij viti.

“Hymni do të interpretohet nga diva Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj. Eshte kurorëzim i idesë dhe punës së palodhur të gazetares Dijana Toska e cila  mundësoi që Valsi Hyjnor të interpretohet në Vatikan”, shkruan sot  Genc Tukiçi, në faqen e tij në Facebook, një nga 100 shqiptarët e vitit  të 100 të shtetit shqiptar botuar në  librin “100 histori suksesi ne 100 vjetorin e Pavarësisë”, nga Albanian Excellence .

Ky testament moral i njerëzimit që kombi shqiptar do t’ia dhurojë botës u bë realitet, falë përkushtimit, dashurisë dhe sakrificës që treguan të gjithë organizatoret dhe autoret e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *