Pa u mbushur 48 orë nga largimi i presidentit Erdogan, autoritetet shqiptare i kthejnë një përgjigje pretendimit të njeriut të fortë të Turqisë, për dëbimin nga Shqipëria të aktivitetit të Fetullah Gylenit.
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, kur u pyet nga gazetarët dha një përgjigje të qartë, që shkollat turke në vendin tonë janë konform ligjit dhe me standarde të mira. Përgjigja e një anëtareje të kabinetit qeveritar mund të cilësohet edhe si reagimi i parë zyrtar dhe i qartë ndaj kërkesës së mysafirit nga Turqia.
Por, përpos reagimit zyrtar të ministres së Arsimit, një përgjigje diplomatike, duke përdorur simbolikën, ka ardhur dhe nga numri dy i shtetit shqiptar, kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ditën e djeshme, ai ka zgjedhur të jetë i pranishëm në një aktivitet të zhvilluar nga kolegji turk në Tiranë, “Turgut Ozal”.
Meta, së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ndoqën programin e organizuar me rastin e përfundimit të klasës së katërt të vajzës së tyre.
Në sallën e madhe të koncerteve, ata u fotografuan ulur pranë me drejtorin e kolegjit, Huseyin Yavuz. Edhe pse nuk pati asnjë deklaratë, kuptohet qartë që drejtuesit e shtetit tonë nuk janë dakordësuar me kërkesën e kreut të shtetit turk.
Pikëpyetjet që ngrihen pas kësaj situate lidhen me saktësimin nëse Erdogan bëri një kërkesë ultimative si parakusht për të investuar në Shqipëri apo ishte një tentativë për të kërkuar një gjë, e cila edhe mund të mos pranohej nga pala shqiptare, por nuk do të cenonte marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
Me mbërritjen në Turqi, Erdogan u shpreh se ka pasur një qasje pozitive nga Rama dhe Nishani, për të larguar nga Shqipëria aktivitetet e Gylen. Në fakt, një kërkesë e tillë ashtu edhe siç u shprehën institucionet shqiptare, por dhe opinioni publik është absurde.
Aq më tepër kur bëhet fjalë institucione arsimore që janë të njohura dhe vlerësuara ndërkombëtarisht. Lëvizja Gylen është shpallur terroriste vetëm nga qeveria turke, ndërsa në asnjë organizëm ndërkombëtar nuk figuron e tillë.
Pranimi i një kërkese të tillë, pavarësisht ofertave të nënkuptuara apo të drejtpërdrejta për “rrebeshe investimesh” nga Turqia, do të ishte skandaloz edhe për shtetin e varfër shqiptar, ku investimet serioze numërohen me gishtat e dorës.
Interesante është se në kohën kur investimet turke në institucione arsimore nisën të lulëzojnë në vend, Gylen e Erdogan ishin aleatë strategjikë.
Ndërsa tani që përplasja e madhe turke tenton të transferohet në Shqipëri, Tirana zyrtare duhet të jetë shumë e kujdesshme.
Gjithsesi, në rastin konkret, nëse do t’i referohemi një shprehjeje popullore, pala shqiptare i dha kushtit të paprecedentë të presidentit turk, përgjigjen “hip këtu dhe shih Stambollin”.

i keni rene pikes. “Hip ketu e shih Stambollin” :))))
Hahaha i madh fare Habilaj
…hyp ketu e sheh trapllekun shqipetar…Gyleni , shkollat e Tije ne Shqiperi jane rrezik kombetar…kush nuk e sheh eshte qorr , kush e sheh dhe ben sikun nuk e sheh eshte tradhetar…
Ju nuk na lini asnje alternativ. Te gjitheve na konsideroni se i shohim, por jemi tradhetare. Te lutem, na defto shenjat qe sheh ti shohem edhe ne.
O Agim Cani kam nje pyetje per ty : Gylen financon shkollat ne Shqiperi, Erdogan financon xhamite . Kush te duket ty rrezik kombetar shkollat apo xhamite?
Shkollat nuk përbëjnë rrezik . Nëse pas shkollave fshihet dicka tjetër na e thoni që të dimë si të gjykojmë? Por parimisht shkollat që respektojnë kushtetutën dhe ligjet e vëndit nuk përbëjnë rrezik dhe nuk mund të jenë burim rreziku? Këndvështrimi i autorit Habilaj dhe këshillat e tij për menyrën e sjelljes qeveritare pas Erdoganvizitës më duken të drejta dhe të arsyetuara politikisht e taktikisht! Erioni është vëzhgues i hollë dhe me integritet. Fundi i shkrimit shpreh qartë se ku duhet të hipë Erdogani për të parë Nocrrokun! Më sakt “leshtë e currës” për ato që kërkoi e tha. Lebrit gjithnjë ja kanë futur pallën turkut! Por,kujdes Erion se këtu “të tjera thonë e të tjera bëjnë” dhe, në këtë kuptim mos fillojnë e kruajnë me ty si me Ben Blushin? Nderime Erion! Ja rrase Erdoganit?
Nuk duam as xhamite e as shkollat turke ! Duam shkollat cilesore shqiptare , ato me te cilat femijet shqiptare te talentuar kane vajtur deri ne Harvard, Oksford etj . Kur shkolla te jete shkolle e jo pazar , kur dijet te fitohen dhe jote blihen si mall , kur njerezit e afte te drejtojne dhe jo te denigrohen dhe te zvendesohen nga “shkolla plepash” , “kristal”, ” vitrinat ” etj atehere brezi qe do drejtoje fatet e vendit do jete i sigurte, ndryshe tranzicioni do jete pa fund , shqiptaret do ikin nga syte kembet dhe ky komb nuk do kete te ardhme !
Kot sa per kuriozitet : Pse keta qeveritaret tane nuk i cojne femijet e tyre ne shkolla publike shteterore apo Ilir Meta pse nuk i con femijet tek Kristali i tij , apo e dine se cfare rrumpallhane kane servirur ! Epo atehere TURP EDHE MEKATE PER KETE POPULL QE E MERNI ME QAFE !!!!
Byjrum shkollat e Harvardit, por s’na vjen njeri.