Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Populli nuk ka nevojë të presë 21 qershorin, pasi e ka të qartë se cili ka punuar e cili jo. Por dëshiroj të të përmend o Luli: Në ka më hipokrit njeri në këtë dynja, ai quhet Lulzim Basha. Të kam parasysh se si u përgjigjeshe popullit kur kandidove për kryetar bashkie, të cilën e more me votat e Ristanit. Në ka hajdut më të madh në këtë dynja, ai quhet Lulzim Basha, i cili kur ishte ministër transporti në qeverinë e krye hajdutit Sali Berisha, vodhi 230 milionë euro nga rruga Durrës-Morinë. Në ka njeri të cilit i pikojnë ende gjak gishtërinjtë e dorës, pasi ka vrarë 4 qytetarë në mes të Tiranës, gjendet në Shqipëri, e quhet Lulzim Basha. Të kam dëgjuar këto ditë duke folur në takimet me shoqëruesit e tu që të vinë nga prapa, se po qan hallin tonë! Je një hipokrit e mashtrues, pasi nuk ka shpirt e keqardhje për popullin një hajdut e kriminel, në çfarëdo posti të jetë. Të pamë se ç’bëre për Tiranën. Ty të lumtë menderja bashkë me Sali Berishën, eja dhe na shkel me këmbë se e meritojmë.
