Hipokrizi e shumëfishtë për vrasjen e gjyqtares

redaktor

 

Nga Çapajev Gjokutaj

 

Dje u vra në Tiranë një grua 39 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, gjyqtare për nga profesioni. E vrau ish bashkëshorti.  Po të besosh vrasësin, arsyeja ishte  se nuk po e linin të takonte fëmijët. Dashuri të madhe paska patur për fëmijët. Kaq të madhe sa shkoi dhe u vrau njeriun më të dashur, nënën. I la rrugëve në një moshë delikate. I gjymtoi në vetëndjerje dhe i damkosi në opinion. U hapi plagë që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës dhe vështirë se do zënë kore ndonjëherë. Kur vuante nga malli gjer në shkallën sa s’duronte dot dhe i errej arsyeja, pse s’ja hoqi vetes, po vajti e vrau bijën e botës dhe plagosi shpirtërisht e për gjithë jetën fëmijët e tij? S’është vështirë të dallosh se shfajësime të tilla janë akte të pastra sublimimi. Krimineli përpiqet që një krim të kryer për të kënaqur egon e tij të ngushtë, ta veshë me petkat e mallit për fëmijët dhe të përkujdesjes ndaj tyre. Realiteti dëshmon se krime të tilla kënaqin ego të egra maskiliste dhe ushqehen nga mentalitete anakronike për burrin dhe burrërinë. Nuk është dashuria që shkreh koburen. Janë egot maskiliste të majmura nga mentalitete patriarkale për nderin dhe sedrën e burrit.

Ky model maçoisti ekstrem, që një e dy rrëmben koburen dhe vret gruan, po na shfaqet si shumë shpesh. Nuk është burri i traditës, siç duan të thonë. Eshtë burrec dhe egoist safí.

2.

Si të mos mjaftonte kjo dozë e fortë egoizmi dhe hipokrizie shfaqur në rrafsh individual, dalin edhe mediat e rrjetet sociale dhe s’i kursejnë ligjëratat patetike për viktimën, për kriminelin, për mefshtësinë e shtetit etj. etj.

Por fatkeqësisht bëjnë vetëm adetin. Qajnë e marrin në mbrojtje viktimën, kurse të nesërmen harrojnë thuajse gjithçka, dita i zë duke vrapuar pas  scoop-it të radhës.

Është krijuar tashmë një zakon ligjërimor. I përcjellim vdekje të tilla me emfazën dhe përndezjen emocionale që gjenerojnë tributë kur përcjellin të vdekurit e tyre. Pak ose aspak i përdorim për të diskutuar dhe vënë në rrugën e zgjidhjes problematikën sociale që shoqëron ngjarje të tilla, duke nisur nga psikologjia maçoiste e duke ardhur tek ligji i divorcit. Në një pjesë të mirë të rasteve, ky ligj rrezikon të mbetet në letër ose të sjellë pasoja tragjike.

Ka ardhur koha të diskutohet në terma konkrete, me thellësi e konstruktivitet,  gjithë problematika që shoqëron divorcet, duke nisur nga trajtimi psikologjik i të divorcuarve, trajtimi i gjithanshëm i fëmijëve, infrastruktura e duhur për të parandaluar rastet e dhunës, kujdesi i institucioneve përkatëse për t’u dalë para në kohë tragjedive të mundshme etj. etj. Të gjitha këto e të tjera si këto nuk zgjidhen as me patetizma e as nxitimthi.

3.

Si për të shtuar notat komike në tragjedi si kjo e gjyqtares Hafizi, dalin dhe politikanët dhe s’e lënë t’u ikë rasti pa bërë politikë. Pse shteti nuk mbrojti nënën dhe gjyqtaren, pyesin të gjithë si të ishin dorëjashtë.

Gjyqtarja Hafizi u vra se shteti nuk e mbrojti. Ishte ky shtet që amnistoi dhe la të lirë vrasësin, që edhe dy vjet të shkuar kishte tentuar ta vriste. Ishte ky shtet që nuk i dëgjoi paralajmërimet se, jo dokushdo, por një gjyqtare kërcënohej me jetë. S’ishin paralajmërime nën zë. Ishin bërë në institucionet e drejtësisë, madje edhe në ambasadën amerikane.

Është ky palo shteti që s’ka qenë ndonjëherë shtet. Por ama është vepër e përbashkët. E kanë ndërtuar bashkë dhe njeri pas tjetrit këta politikanë që, sa herë ka gjak e kufoma, dalin e angullijnë si hijena.  Jo se u dhemb, por se duhet goditur kundërshtari e duhen siguruar vota për ndeshjet e ardhshme elektorale.  Ngjarje të tilla përcillen me hipokrizi të shumëfishtë dhe me cinizëm në doza elefanti. S’ka logjikë që i pranon, as kandar social që mund t’i mbajë, megjithatë psherëtijmë e lotojmë, jo aq se na dhëmb së brendshmi, por se kështu e kërkon zakoni, se do bërë adeti.

Share This Article
9 Comments
  • ” ky” vrarsi tha qe kam shpenzuar lek QE TE BEHEJ GJYKATSE…nuk te vajti mendja te merreshe me kete” vogelsi”?
    Per mua kjo deshmi eshte me e keqe se tragjedia qe pershkruan gazetari.
    Ceshte kulture sic duket!

    Jeni kthyer ne gazatari” ndollish”… e nuk gjem me ne anje portal apo gazete se cfaro do ndodhi neser?
    Nuk informohet me asnjeri se cfare po ” gatuajne” ne ministrira,ne zyrat shtetrore,ne drejtorite institucinale,etj,per fonde e korrupsion…por i bini kambanes vetem pasi ka ndodhur ” vdekja”.
    Zoterinj kjo ne eshte gazetari…por eshte” live chat”.

  • Ik o CaJapev …..
    ikni ore se jeni bere kanibale te gjithe,po kanibalë idiote….
    U vra nje Gjykatese…edhe cfare……?
    Ju skeni buythe te shkruani qe po ju vrasin femijet dhe juve bashke qe nga ushqimet,ambienti,vjedhet shtetrore…..e na cani t..in me keto idiotllëqe.
    Dhe me e keqja nuk shkruani ate qe dihet boterisht….qe kjo gjykatese nga nje Mesuese e thkeshte apo cfare ishte u be gjykatese….dhe si u be,kush e beri me dipllomë?
    i shoqi e beri,se Albania dhe idiot te jesh behesh president apo KM.
    Dhe kur ajo filloi pordhet sic e kane brekëgrisurit qe u ze dhembi buke shkoi ai i futi nja dy plumba dhe kaq!!!
    Ik beni ndonje shkrim dhe denoncim qe ti o caJpev po ha e po pi vaj palme e po vdes ngadalë si kavie o gazetari e analiste injorante,idiote ne delir….
    Ma va…..

  • Njerez “me mend ne koke” na thone e vrau shteti! Jo zoterinj! Shteti eshte i ndare ne tre kater pjese! Eshte qeveria,Parlamenti,pushteti gjyqesor dhe mediat! Kuptohet qe shteti berishian i vuri kazmen qeverise dhe pjeseve te tjera te shtetit> Berisha beri qeveri personale,parlament me Jozin, sistem drejtesie me “plepat e zdurresit” dhe media me Mero Bazen,Fevziun dhe nje pushtet personal! Tani kush eshte kuptimi e vrau shteti! Ajo ishte gjyqtare dhe ate qe gatoi ky sistem i ra ne koke! Shqiptaret e dine te verteten kush nuk e thote eshte po aq fajtor sa edhe vete vrasesi! Lerini ”e vrau shteti” por thoni emrat e atyre qe jane pergjegje dhe shpjerini para drejtesise! E vrau Shteti?!

  • Hipokrizi e shumefishte nga e gjithe shoqeria Shqiptare. Nje shoqeri qe ngjizet nga perdhunime, nje shoqeri ku meshkujt e kane faren vecse per te prodhuar pasardhes dhe aspak per t’i rritur me dashuri dhe pergjegjeshmeri ata femije qe sjell ne jete! Nje shoqeri ku vjehrrat nuk duan ta shohin me mire nusen e tyre pasi edhe ato vete kane vuajtur ne jete e kane ngrene dru sa u eshte bere kurrizi me i bute se barku dhe truri e gjuha tashme shoke te ngushte me dhunen patriarkale! Meshkujt shqiptare ne keta 30 vite kurre nuk jane arsimuar e te kerkojne me te miren per vehten e tyre sepse leku i lehte ka qene puna dhe qellimi i tyre ne jete! Dhe meqenese ishte leku i tyre kishin te drejte te benin c’te donin e te mos e conin ne shtepi! Kur u japin miliona dashnoreve nuk u vjen keq! As kur i lene kazinove! Por ama kur nena e femijeve te tyre u kerkon ta sjellin lekun ne shtepi kercet druri!
    Meshkujt shqiptare kur lidhen me femra te arrirra mburren perpara shokeve per femren qe kane kapur! Por kur kjo femer e arrire hyn nuse ne fisin e tyre duhet ta qepe gojen dhe te zbrese nja dhjete shkalle me poshte qe t’i beje qejfin fisit dhe te mos dale asnjehere me larte se burri! Pse? Sepse burri nuk ka bythe te ngrihet te pakten 2-3 shkalle me larte!
    Kjo gjyqtare nese ka ngjitur shkalle, i ka ngjitur me zgjuarsine dhe zotesine e vete! Sepse ka bere gruan, nenen dhe studenten! Dhe ky burri te cilin po e mbroni te mos vuante nga inferioriteti por t’i dilte krah gruas dhe femijeve! Ka plot cifte me disnivel arsimor! Nuk eshte arsimi ai qe i mban keta cifte, por mendja e hapur!
    Hipokrite jane drejtesia dhe politikanet e ketij vendi! Hipokrite eshte edhe media!
    Hipokrite jane shume femra ne pozite sikurse Gjykatesja qe i dha nje denim qesharak ketij krimineli kur beri tentativen e pare per vrasje! Sepse ajo gjykatese, edhe pse eshte grua e nene, kurre nuk ka qene krah e grave te dhunuara proceset e divorceve te te cilave i ka patur ne shqyrtim! Sepse ajo gjykatese per para shet edhe burrin e vete! Keshtu qe drejtesia Shqiptare perpara se te denoje kete kriminel te denoje edhe ate gjykatese qe e gjykoi ceshtjen si dhune ne familje, nderkohe qe ata nuk ishin me familje! Dhe ai pis burre na u qurravit para dy vitesh se ishte pijshem e nuk mbante mend gje, se ishte ne gjendje te trazuar emocionale……
    Rrituni e behuni burra! Se po shkoni 60 vjec e nuk ju peshon truri me teper se ai nje femije 5 vjec!!

    • e ke shume per se mbrapthi kete koment.
      eshte nje shoqeri qe perdhunohet sistematikisht nga tipa si Fildesi qe i hipi ne maje te kokes te beje karri ere, dhe perdori burrin te paguaje dhe te promovoje nje te paafte dhe te pabese.
      si Fildesa jane shumica e kurvave qe marrin drejtimin e shtetit, burra dhe gra, pa dallim
      zene pikat kyce dhe pasi marrin pushtet te bejne gjemen, sic po ja bejne te gjithe ketij populli hallexhi kur ju bien ne dore. ”
      ky eshte morali i kesaj fabule. Sistemi qe ngriti Fildesin ai sistem e vrau
      Dhe drejtoreshe kopeshti e kishte shume, po na doli dhe gjykatese e klasit te pare,,dava,,po meqe iku ne ate bote, hajt qofte e falur per krimin qe i beri burrit, ndersa per krimet qe po i bejne ketij populli nuk falen

  • Je nje palo gazetar pa lidhje, zoteri perse nuk e analizon ngjarjen nga fillimi i asaj martese me kete zoteri, e ndjera ne fjale vinte nga nje familje e varfer shkodrane dhe nuk erdhi gjykatese por u be me ndihmen e ketij bashkeshorti qe ti e quan vrases,ai investoi pasurine e tij qe gruaja te arrinte ku donte por ajo e hodhi poshte mundin e tij dhe i hypi vetja ne qejf.Nuk eshte e vertete qe i dhunonte femijet ne asnje rast por ajo ja vuri femijet kunder tij, njeriu arrin ne nje pike te erret kur humb cdo gje dhe ky zoteri nuk arriti ta kalonte ate pike dhe te fillonte nga e para por zgjodhi ate qe beri.

    • edhe kjo pranohet, megjithese jam me teper per diskutimin e faktit qe ketu kushdo plere qe kerkon te arrije ne pushtet, e realizon. Domethene qe kjo viktima e perdori burrin dhe kushedi cfare tjeter dhe nga punonjese kopeshti u be gjyqtare,,
      Pjesa e familjes eshte tjeter gje, Ajo nxjerr shemtine e saj si njeri i ndyre. Nuk eshte problemi qe ajo kishte mosperputhje me burrin, se po te ndihej ndryshe e kishte ndare ndershmerisht qe pa filluar karrieren. Dhe le ta cante rrugen e gjyqtarise vete. po hajt e perdori mire si banke, pastaj ja la targen, tamam femer e lige pa asnje lloj mirenjohjeje apo dashamiresie per kete njeri qe i dha gjithcka
      Kjo nuk eshte e drejte, po thuaj qe ju mbush rradakja katunares se Shkodres te beje kari ere mes gjykatesve ne Tirane dhe hajt perpara..

  • Ore ju a keni hall se ishte femer, nane apo se ishte gjygjtare. Mbledhni mendjen o budallenj, pse ishte gjygjtare do i bani lapidare. Me ça kan ba gjygjtaret e qeramudinet ne kete popull, nga nje ne dite eshte pak me u vra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *