Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Disa prej godinave më të famshme në botë janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit francez në shenjë solidariteti pas sulmeve në Paris… Edhe në Tiranë, dëgjuam në lajme që u ndriçua në të njëjtën mënyrë godina e Këshillit të Ministrave. Në fakt, e them me keqardhje që kjo është HIPOKRIZIA e një bote në solidaritet nga frika!
Sulmet janë një akt barbar dhe që duhen dënuar me ashpërsinë më të madhe, por ndërkohë që Siria dhe Iraku kanë parë llahtarën e përditshme të ardhur nga doktrina e “eksportimit të demokracisë”, asnjë shenjë solidariteti nuk është dukur në Europën që sot qan Parisin.
