Dy janë proceset që po përfliten më shumë sot në Shqipëri: Legalizimi dhe dekriminalizmi. Legalizimi është procesi i faljes së krimit të grabitjes së tokës dhe ndërtimeve pa leje. Dekriminalizimi pretendon të jetë procesi i spastrimit të Parlamentit dhe politikës nga deputetë dhe politikanë me rekorde kriminale. Edhe pse në shkelje të Kushtetutës së Republikës, që sanksionon se prona mund të sigurohet vetëm me blerje, dhurim ose trashëgim, legalizimi po ecën përpara i shtyrë nga nevojat e politikës për më shumë vota. Qeveria Rama është e nxitur të përshpejtojë legalizimin duke patur për sfond paaftësinë totale dhe dështimin e qeverisë Berisha në këtë rrafsh. Por ndërsa trojet e pushtuara dhe ndërtimet pa leje po dekriminalizohen, një gjë e tillë nuk po ndodh me politikën. Dekriminalizimi nuk po ecën me ritmet e legalizimit. Pse? Sepse ndryshe nga legalizimi që synon të falë, dekriminalizmi synon të ndëshkojë. Dekriminalizim nuk do të thotë që politikani (presidenti, kryeministri, ministri apo deputeti), të falen për krimet që mund të kenë bërë. Dekriminalizimi kërkon që ata të ndëshkohen. Pra, jo vetëm të largohen nga politika por të shkojnë edhe në burg nëse kanë kryer krime që meritojnë të ndëshkohen me burg. Dhe a ka në radhët e politikës shqiptare politikanë të dyshuar për krime të tilla? Mjafton të kujtosh masakrën e Gërdecit apo atë të “21 janarit” për të kuptuar se kriminalizimi i politikës është i përgjakshëm. Dhe këto masakra, si dhe politikanët që i shkaktuan, nuk mund të legalizohen siç po legalizohen ndërtimet pa leje. Ndaj kur shikon nëpër mitingje Lulzim Bashën të ulërasë kundër krimit dhe korrupsionit, ndjen dhimbje sepse shikon një fakt të gjallë dhe ulëritës të krimit të pa ndëshkuar! Mos përsëri po dështon dekriminalizimi si dikur për piramidat, për shembjen e shtetit në vitin ’97 apo grushtin e shtetit të shtatorit ’98?
***
E mbetur pa një kauzë reale, opozita berishiste shfrytëzoi një rrahje banale mes deputetësh në Parlament për të fryrë, kinse një strategji shpëtimi për shtetin, flluskën e dekriminalizimit të Kuvendit. Por nuk mund të mos kuptosh se përbetimet për dekriminalizimin janë kallpe kur shikon se opozita këmbëngul të harrohet një nga krimet më të shëmtuara të këtyre dy dekadave, maskara e 21 janarit. Madje po sillet sikur kjo masakër, të mos ketë ndodhur fare. Kjo shpjegon se përse politikanë të dyshuar si kryepërgjegjës për këtë masakër, Berisha dhe Basha mbi të tjerë, kanë kurajë sot të dalin me flamurin e dekriminalizimit të politikës. Hipokrizia na shfaqet me të gjithë lakuriqësinë e vet. Sesi mund ta quash ndryshe, kur opozita ngriti një stuhi për sherr deputetësh në Kuvend, ndërsa hesht si fija e barit, për një nga kryekrimet e tranzicionit si masakra e 21 janarit?!
***
Mbetet aksiomatike, politikën nuk mund ta dekriminalizojnë politikanë të inkriminuar. Dhe nuk është fjala vetëm për politikanë që i kanë zhyer duart me para të pista e lloj-lloj përfitimesh korruptive të paligjshme. Është fjala për ca që mund t’i kenë duart të zhyera me gjak qytetarësh të pafajshëm. Ndaj para se t’ia nisin dekriminalizimit, politikanët e të gjitha ngjyrave, duhet të provojnë se nuk janë vetë të inkriminuar. Në radhë të parë kryepolitikanë si Berisha dhe Basha që kanë dalë me flamurin e dekriminalizimit. Nuk ka asnjë tendencë në këtë kërkesë. Të dy këta politikanë, jo vetëm ndodheshin në majë të qeverisjes, por edhe në dritaret e Kryeministrisë kur u derdh gjaku i protestuesve. Ata kanë barrën të provojnë, me fakte, se nuk janë fajtorë për këtë krim, dhe se faji për të qëndron diku tjetër apo te dikush tjetër. Për shembull, Berisha ka pretenduar se fajtor për atë që ndodhi në 21 janar, është ish-kreu i opozitës së djeshme dhe kryeministri i sotëm Edi Rama, të cilin, Berisha e akuzoi për organizmin e një puçi. Nëse vërtet ka ndodhur kështu, atëherë as Berisha dhe as Basha nuk paskan faj, pra nuk janë kriminelë. Sepse vrasja me fishekë luftarakë nga një qeveri, legjitimohet vetëm kur dikush tenton të marrë me dhunë, pra kriminalisht, pushtetin. Sepse dhuna e armatosur mbi një qeveri të zgjedhur me votë nuk mund të tolerohet. Demokracia – thotë Karl Xhespërs, është tolerante ndaj të gjitha mundësive, por ajo duhet të jetë e aftë të jetë intolerante ndaj intolerancës. Por kush do qenë kriminelët në një rast të tillë hipotetik? Në radhë të parë Edi Rama apo organizatorë të tjerë të demonstratës si, për shembull, Preç Zogaj apo Spartak Ngjela. Por puçistë, pra kriminelë, i bie të jenë edhe martirët e vrarë Aleksi, Ziveri, Faiku dhe Hekurani. Vetëm po të kishte ndodhur kështu. Por shumë indicie të bëjnë të kuptosh se akuzat e Berishës për puç të organizuar nga opozita, ishin vetëm një alibi e stisur sa për të larë duart për krimin e vrasjes së protestuesve. Na i sollën para dritares prandaj i vramë – mbetet justifikimi banal i Berishës. Por demokracia ashtu siç nuk mund të tolerojë dhunën e armatosur mbi një qeveri të votuar po ashtu nuk mund të jetë tolerante me vrasjen nga qeveria të qytetarëve me fishekë luftarakë. Do të qe një tolerim vrasës për vetë demokracinë! Prandaj krime si ai i Gërdecit dhe 21 Janarit as mund të harrohen e as mund të falen. Askush dhe për asnjë justifikim, si për shembull për ruajtjen e stabilitetit, nuk ka të drejtë të bëjë një krim të tillë. Sepse do të ishte një stabilitet i kriminalizuar. Sepse mosndëshkimi i krimit është në vetvete një krim. Dhe pandëshkueshmëria nga e cila vuan Shqipëria sot, është reaksioni zinxhir i kriminalitetit të pandëshkuar që ka për shtetin ligjor pasoja rrënuese si ato të një shpërthimi bërthamor.
***
Por e keqja është se Berisha dhe Basha i kanë “harruar” fare akuzat që kanë bërë kundër Ramës dhe nuk po kujtohen më as për “Puçin”. Një gjë fort e habitshme, veçanërisht tani që po bërtitet kaq shumë për dekriminalizimin e politikës. Sepse nëse Edi Rama e të tjerë kanë kryer një puç më 21 janar, si mund të pranohet që të jenë deputetë në Kuvend dhe të drejtojnë deri edhe ekzekutivin?! Të tolerosh një gjë të tillë do të thotë të kriminalizosh deri edhe qeverisjen dhe jo të dekriminalizosh politikën. Prandaj edhe fushata e çiftit Berisha-Basha, na shfaqet si kulmi i hipokrizisë dhe i mashtrimit. Gjithkush që kërkon me të vërtetë dekriminalizimin e politikës duhet të nisë me kryekrimin më të fundit të politikës, masakrën e 21 Janarit. Ajo masakër nuk mund të fshihet nga analet e politikës dhe të historisë me atë lehtësi që u fshinë mafiozisht imazhet e saj (dhe kushedi se edhe çfarë tjetër kompromentuese për ata që i fshinë) nga hard-disqet e kompjuterëve të Kryeministrisë. Prandaj e përsërisim që të ketë dekriminalizim të vërtetë të politikës duhet filluar nga 21 janari dhe nga ata që ishin në drejtim të politikës kur ndodhi masakra, nga Berisha-Basha nga njëri kamp, dhe Rama nga kampi tjetër. Njëra nga palët duhet të përgjigjet për këtë krim. Rrugë të mesme nuk ka. O Rama ka bërë krimin e grushtit të shtetit dhe çifti Berisha-Basha janë të pafajshëm dhe kanë të drejtë të ulërasin për dekriminalizmin, ose Rama nuk ka bërë puç dhe Berisha e Basha janë kriminelë me largimin e të cilëve drejt burgut, duhet të nisë edhe dekriminalizimi. Vetëm pas kësaj ky i fundit, dekriminalizimi, nuk do të jetë më një farsë, hipokrizi dhe mashtrim i shqiptarëve nga politikanë të kriminalizuar!

gerdeci dhe 21 janari jane 2 ceshtje qe duhet urgjentisht qe pergjegjsit te futen ne burg, pa denimin e tyre shqiperia seshte ajo qe duhet te jete. por kam besimin se zoti rama me reformen qe do te behet ne drejtesi ka per te arritur ti fus ne burge pergjegjsit!
ja pse reforma ne drejtesi duhet bere nje kohe e me pare. qe njerez si basha me edhe berisha te japin llogari per krimet qe kane dhen. mos fshihen mbas mbas fustanit te grave por te japin lloagri per vrasjet qe kane bere
Ik ore se i vute flaken gerdecit dhe sdolen njehere ti thonit me fal popullit. Ky berisha e ka derrmuar fare te gjithe shqiperine dhe ka vrare aq sac vritej ne kohen e komunizmit. Nuk behet njeri Sala dhe nuk behet Parti me Demokratet.
Jane nje parti qe e kane ngritur politiken e tyre vetem mbi baza hipokrizie dhe te tille jane ne qeverisje ne takime me njerezit prandaj dhe jane katandisur ne nje parti te dores se trete dhe nje opozite asapk serioze.
Jo PD nuk eshte e dores se trete dhe pikerisht se nuk eshte e tille, ajo eshte bere strehe e krimineleve. Po kush e mban ne kembe kete ngrehine? E thjesht fare, votuesit, per dy arsye: sepse jane lidhur me te nepermjet 100 fije interesash qysh nga viti 1992, me fitimin dhe pastaj mbrojtjen e gjithfare interesash te kundraligjshme (piramidat, ndertimet pa leje, zaptimi i cdo gjeje qe ishte e shtetit apo kishte pronare legjitime, te korruptuar ne dogana, polici, tatime, gjykata, shkolla, spitale etj) dhe e dyta nga mungesa e shtetit te se drejtes, qe nuk u ka treguar dhe nuk po u tregon vendin kesaj lukunie te pangopur me para dhe gjak. Duket si e teper kjo e fundit, por nuk jane pak viktimat e mungeses se shtetit ne keto 22 vjet nga te cilat 13 vjet ka qeverisur PD, por qe si faktor pushteti ka qene po 22 vjet ne pushtet prezent (parlament, pushtet vendor, presidence, drejtesi dhe ne gjithe strukturen tjeter shteterore.) Shikoni se ç’bejne kur u preket ndonje prej bashkepuntoreve. e ngrene elektoratin ne kembe me gjithfare mjetesh, protesta, greva, dinamit, shpifje, shtyp te peshtire etj etj. Pra si mund te shporret kjo fare e keqe. Vetem duke rithemeluar Republiken dhe kesisoj duke filluar nga riberja e Kushtetutes. Rruge tjeter nuk ka! Perndryshe lodhemi dhe revoltohemi kot se pse kriminelet e veshur me pushtet nuk ndeshkohen. Sepse kane gjetur strehe mu tek ajo Kushtetute, e cila ka prodhuar mekanizmat e pandeshkueshmerise, qe fillojne ne rradhe te pare me drejtesine dhe vetem drejtesine. Flitet shpesh qe drejtesia duhet te jete e pavarur nga politika. Po pse ndodh kjo? Eshte pikerisht Kushtetuta qe na ka bere peshqesh kete lloj drejtesie. per me teper ajo Kushtetute qe u qelb fare me ndryshimet e 2008 me vullnetin malinj te Berishes dhe Rames. Pse nuk flet Meta i cili mu per kete u fut edhe ne greve urie?! Sepse mesa duket dhe ai i ka pare hajrin asaj.
Berisha Flamuri demokracis,Skënderbegu
Shqiprisē mbas Gjermanisē……………………
po kjo. ..ishteeeee. lojaaa…ha ha. ha. E hi hi hi
Shkodra , antikomuniste. votoni salihin se
ju don fort Zeni.
Komplimente z.Stefani për artikullin .
Po me po, futi dhe nje bomb per here te dyte gerdecit edhe pastaj fillo e fol per dekriminalizimin. Mos harrojme qe saliu ishte ai qe vrau kater veta mu ne mes te Tiranes?
Eshte nje turp kombetar qe ne vitin 2015 ne nuk e kemi futur akoma ne burg kete politikan te qelbur e te felliqur sic eshte sali berisha. Duhet bere nje ndryshim dhe duhen denuar te gjithe keta pseudo politikane si Berisha.
Partia më me shume njerez te inkriminuar duke filluar qe nga kryetari i tyre i cili eshte i dyshuar per vepra kriminale dhe per korrupsion aktiv ndaj dhe kur te kene zgjidhur ceshtjet e tyre me drejtesine atehere te ndermarin te tilla nisma per dekriminalizimin.
Nuk mund te harrohet kurre Gerdeci dhe 21 janari. Per ato dy ngjarje duhet te jepet llogari deri me nje, por qe te behet kjo gje duhet qe te ndryshohen gjykatat. Por nuk pajtohemi kurre qe gjaku i atyre viktimave te pafajshme te ike kot pa u ndershkuar fajtoret.
shikoni ore cbehet tek oborri prpa presidences. mos po ngrihet pallat tani qe iken basha .
verifikoheni .
A KA HIPOKRIZI ME TE MADHE SESA TE SHKRUASH PER DEKRIMINALIZIMIN DHE TE MOS SHKRUASH NJE RRESHT PER VIDEO SKANDALIN E 700 MIJE EUROVE ??
KJO ESHTE SUPER HIPOKRIZI I JOTJA STEFAN.
DO THUASH TI SIC E KE ZAKON QE META VAJTI NE GJYQ. POR ATEHERE EDHE 21 JANARI VAJTI NE GJYQ DHE TI KETE E DI SHUME MIRE.
TE GJITHE E DIME SHUME MIRE QE SI GJYQI I 21 JANARIT EDHE I VIDEOSKANDALIT ISHIN TE MANIPULUAR. POR VETEM NJE SUPER HIPOKRIT MUND TE SHKRUAJ PER DEKRIMINALIZIMIN E 21 JANARIT DHE JO TE ATYRE QE VODHEN 700 MIJE EURO ME NJE DORE.
STEFANI, NJELLOJ SI RAMA, E KANE HUMBUR BUSULLEN DHE VETEM MASHTROJNE QEKURSE U BENE ME ILIR METEN. DEKRIMINALIZIMI DUHET PATJETER DUKE FILLUAR NGA SALIU, META DHE MADJE EDHE RAMA DHE STEFANI QE PO MBROJNE TE INKRIMINUARIT.
O super hipokrit!
Se pari Meta nuk arriti t’i vidhte ato 700 mije, pavarsisht se doli i palagur tyhjesht si tentative. Ndersa 21 janari or i nderuar jo vetem nuk iu dha drejtesise, por babai yt shpirteror Prokuroren e Pergjthshme e quajti LAVIRE sepse kerkoi arrestimin e 6 gardisteve. Urdheroi zhdukjen e te dhenave te serverit, ndihmoi qe A.Prendi te nderronte tyten e pistoletes me shoferin, tek i cili nuk dyshohej, Mbnrojti te birin nga gjyqi i Gertdecit pavarsisht se vrau 26 dhe masakroi per tere jeten 300 te tjere… Do ma donte shpirti qe te te ndodhte ty nje krim nga diora e berishianeve qe te kuptoje permes dhimbjes se cdo te thote te te perdhunojne familjen , nenen, gruan, femijen, kryeministri dhe qeveria qe ke votuar.
Bato je gje budall qe komenton pa lexuar komentin tim deri ne fund, apo je thjesht rilindjot?
Une e kam kerkuar denimin e Berishes, dhe e kerkoj me shume se ty edhe se Stefani, edhe se Rama qe e ka falur Berishen .
Por une po them qe kush kerkon gjyq per kriminelet te pershije edhe Meten qe vete rilindjotet e akuzonin deri dje si une dhe socialistet e tjere. Aq me shume kur behet nje artikull per hipokrizine nuk mund te mbrosh krimin me ze e figure ne kete menyre se kjo pastaj quhet super hipokrizi.
Kurse ti bato dukesh se cili je qe justifikon Meten meqe nuk i vodhi ato 700 mije euro. Ti Bato Stefani keto justifikime tja tregoje vetes kur e sulmoje Meten me te drejte neper protesta para 2 vitesh. Kurse tani perdredh bishtin dhe nji here thua doli Meta ne gjyq apo nuk i vodhi ato 700 mije euro.
Po te them vetem nji fakt Bato Stefani. Kur Ilir Meta fitoi gjyqin, doli Edi Rama te nesermen ne konference shtypi dhe e quajti gjyqin te manipuluar. Kaq mjafton qe ti dhe Rama dhe gjithe rilindjotet e tjere tju vije turp per cfare thoni sot. Ju rilindjote duhet te largoheni nje ore e me pare se as po punoni as drejtesi spo vini.
O njeri me mendje te sakte dhe te ndershme { super hip }
me ke kuvendon ?? Eshte me mire te kuvendosh me vehten, se sa me bythera te pista si ky { Bato lengu }
Fatkeqesia e madhe e nje populli eshte kurre nuk i mbaron marezia,ne mes te nje semundje te keqe harese.
Ky Stefani tek ky artikull ka vetem pak reshta me argumentin ,qe duhet respektuar… lexo..
Ja te futen ne burg provokatoret ,qe grumbulluan miletin dhe provokuan me te pa drejte qeverine dhe policine.
Ja te futen ne burg ata qe qelluan grevistet qe protestonin
me te drejte kunder nje imorali hajduti, ndyresie ,qe u akuzua per vjedhje te parave te popullit shqiptar.
Ne qofte se nuk ndodh as njera dhe as tjetra,Stefani le mos ta kuptoje e kuptojme ne o miku tim. Kjo race eshte e
peshtire ne te dyja drejtimet pa kufi.
pikes i ke rene o andrea. PD kerkon vertete dekriminalizimin por nuk eshte ne gjendje ta zbatoje, jane bere shume zullume gjate qeverisjes se PD-es, ka ndodhur 21 janari qe u vrane 4 veta, kush do e mbaje pergjegjesine per ta???? kush ishte minister i brendshem???? ka ndodhur gerdeci ne kohen e PD-es, kush do ta mbaje pergjegjesine???? kush ishte ministri i mbrojtje???? nese PD-ja ka vertete vullnetin per dekriminalizimin e vendit duhet ta filloj nga vetja mos te beje prapagande kot. duhet te denoje lulezim bashen, duhet te denoje fatmire mediun, duhet te denoje shkelzen berishen???? Populli nuk i harron keto qe ka ndodhur ne kohen e saliut,
basha eshte njeriu me i peshtire dhe me hipokrit qe ka para politika shqiptare eshte turp per ne si vend qe kemi nje kryetar opozite kriminel 100% sepse ai ka vjedhur 230 milion euro ne rrugen e kombit.. vrau ne mes te tiranes qytetare te pafajshem , po leket e fondit te bashkis keto 4 vite ku shkuan sepse te gjithe i kemi syt e hapur dhe e shofim punen e tij qe eshte 0
kur flet ky per ndershmerine eshte si te flasi nje e perdal per virgjerin.!
Mbase ke nje veshtrim pak te gabuar mbi “aksiomen e politikaneve te inkriminuar” !
Inkriminimi eshte thjesht nje padi per krim dhe ne kete rast nuk ka e me sa duken bathet nuk do te kete asnjehre nje inkriminim – padi per krim, ne kete toke te martirizuar. E pame qe pas pak oreve te fitores se 23 qershorit, si Kalifi i Surrelit urdheroi “Kodin e Heshtjes” ndaj popullit votues qe i dha fitoren i mashtruar e i prere ne bese.
Dikush e ka quajtur “kurve” politike-berjen, faktet e tregojne me se miri kete te vertete ne forme “aksiome”.
Disa bene krimin duke vrare e nuk u ndeshkuan, te tjere premtuan ndeshkim e pas votebesimit tone, na shndruan ne kokeleshe.
Jo me pak i fajshem eshte Edi Rama, qe gjakun e shqiptareve e beri pazar pushteti politik e ne fund te fundit pasurimi vetjak e te tjereve qe i mbajne bishtin perpjete.
Opozita nuk do dekriminalizim. Opozita do vetem te bej lojra politike qe te marri puahtetin ne tavolin jo nepermjet votes. nese vertet opozita do dekriminalizimin ateher ajo duhet te largoj kreret e saj qe i ka te perlyer ne krime e ne korrupsion. Te mos harroj se ne kamez kandidon nje te denuar nga gjykata me dy vjet burg. Apo ristani qe ka qene ne burg. Prandaj llogjikoni. Kemi nje opozite te zhytur ne krime, dhe nese behet dekriminalizimi do mbetemi pa opozite
duan te bejn ligj qe te mbrojn veten e ture nga krimet qe kane bere. Por nuk mind te kerkosh dekriminalizimin kur ne partine me te madhe ne opozite, duke filluar nga kryetari, e me rradhe jane te zhytur deri ne fyt me krime ndaj popullit. Me thoni , cdo ndodh me bashen nese behet dekriminalizimi. Po me berishe e me ristanin? Prandaj edhe ne faj edhe zgjasin doren per te kerkuar dekriminalizim … partia demokratike duhet te quhet partia e krimeve
Eshte shume e qarte. Te largohet saliu, basha , ristani, paloka , bode, te largohet xhelali, imami. Etj etj me pak fjale do ngelemi pa opozite ne vend. Opozita jone eshte me e korruptuara dhe me e mbushur me krime ne te gjithe historin. ata flejn e zgjohen me krime. Dhe me e forta kane goje e flasin dhe kerkojn edhe voten.
nuk eshte asigje ky dekriminalizimi para poshtersse me te madhe dhe pabesise qe quhete antishqiptarizem pra duhete fol per keta politikane antishqiptare qe e bene kete vende ne gjendje te mjeruare nen urdhrate e antishqiptarizmeve qe na rethojne pra duhete te luftome bijete e serbise greqis turqis dhe italise dhe mekati me i madhe ata qe i sherbejene maqedonise dhe malazezrise o zote cfare krimi qe bejne dhe te poshter jane keta shqiptare qe punojne kunder shqiperise pere keto shtete vemje
nuk mund te harrojm gerdecin, 21 janarin, faljen e turpshme te detit greqis, super -korrupsionin durres – kukes. E plot te tjera qe ka bere ish qeveria e berishes, bashke me kryetarin e ojq PD . PD eshte parti klienteliste, eshte parti qe ne gjirin e saj ka krimin e jo hallet e popullit. Prandaj ne 21 qershor te japim voten si denim per keta qe kane bere krime ndaj vendit tone. Vota e duhur ne drejtimin e duhur
do luftojm krimin ne vend. Me cdo menyre qofte. nuk mind te lejojm me keta te PD te dalin te palagur dhe te vazhdojn te vjedhin ne kurrizin tone. Prandaj jemi te lumtur qe qeveri jone eshte e perqendruar ne luften ndaj krimeve. drejtesia duhet te veproj e jo te flej gjume, se krimi po i kalon perball syve dhe po e udheheq sistemin e drejtesise duke filluar nga ai derdimeni qe kemi si president,.
Sikur te hetohej 21 janari,po jo nga shqiptart,i pari qe do te arrestohet eshte Edi Rama.Pastaj Gramoz Ruci,Skender Gjinushi.Mos beni sikur nuk ju kujtohen thirrjet e tyre per lufte civile.Sipas jush ata huligant duhet te priteshin me lule.Vetem kujtoni thirrjet e Gjinushit qe thoshte te marrim shembull nga TUNEZIA qe ne ate kohe ishte ne luft civile.
O shoke , miq dhe vellezer kokepalare , mos harroni ! Vetem kaq duhet nga kokat tona te palara !
Dhe kur them “mos harroni” , mos harroni asnje si nga ideatoret dhe avokatet e deri tek ata qe shkrepen armet !
E keqja do beje te sajen – thote populli yne kokepalare !
Duke u orvatur per te fshehur krimin organizuar ,barbar te vrasjes se 26 vetave ne gerdec ,plagosjes se qindara burrave ,grave dhe femijeve dhe shkatrrimit te shtepive , bagtive dhe infektimit te vendit e te tjera pasoja psikologjike shkatrruese ndaj popullates ,krim sot I pa ndeshkuar nga drejtesia e korruptuar shqiptare.Mos ndeshkimi tjeter I pushkatimit hapur ne mese bulevardit te 4 qytetarve ,fallsifikimi I me çdo kusht te provave te krimit ne vendengjarje ,plagosja e qindar te tjerve ,rrahja barbare ,shkaktimi nga ana e autoritetit shtetrore vdekjen e 4 protestuesve ,burgimin e dhjetra e qindara te tjerve individ te pa fajshem ,akoma nuk eshte gjetur ligjrisht fajtori Sali Berisha dhe L.Basha dhe vrasesit ata qe zbatuan urdhrin criminal ,dhe ata qe fshehen pamjet e kamerave te kryeministrise ,dhe fallsifikuan plaget e viktimave ne spitalin ushtarak .Ndeshkimi I S.Berishes e kriminelve tjere per krimin e gerdecit munde te parandalonte krimin e vrasjes se 21 janarit 2011.Por denimi I te dy krimeve ate te gerdecit dhe te 21 janarit duhe qe autoret dhe urdhruesit te denohen kjo per te parandaluar kreime te tjera .Kur te tjeret te marrin veshe se drejtesia nuk denoje asnjeri atehre te tjeret do marrin zemer dhe do te kryejne kreime te tjera ,nuk do frenohen.Burgimi I S.Berishes dhe L.Bashes do ti heqin mundesine per te kryer krime te tjera.Ndersa ndeshkimi I ketyre personave do te rehabilitonte shpirterishte dhe familjet e viktimave .Por krimi me I madhe eshte mos ndeshkimi orvajtja e klikes se S.Berishes dhe L.Bashes per te mohuar dhe fallsifikuar me ane te policise gjyqesore , gjykaten dhe provat e krimit ,per kete nuk mendojne gje tjeter vetem te pajtojne prokurorine ,ekspetizen ligjore dhe balestiken ,dhe mjeksine ligjore ,te kthejne ne sherbetore te bindur te krimit dhe mos ndeshkimit tyra tyre. Keta mendojne vetem se si ti shmangen denimit.Ky quhet frenim I posaqem I zbatimit te ligjit e reformave ne drejtesi ka 24 vjet .Ndeshkimi e burgosja e S.Berishes munde te kishte parandaluar dhe krime te tjera si vjedhjen e B.SHqiperise prej 7.13 milard lek vjetra ,qe u organizua nje vjedhje spektakolare nga Brenda.Munde te ishte parandaluar dhe vrasja e bankierit Santo?!..etj…Keshtu qe Saliu do te kishte dale nga qarkullimi dhe nuk do ishte I lire per te kryer krime te tjera ne te ardhmen.ne qofte se nuk do te ishte kompromentuar ne kete krim dhe prokuroria e gjykata si zgjatimit te zingjirit criminal ,do parandalonin shkeljen e ligjit me teje .Kjo duhet te ndodhe pa tjeter, ndeshkimi penal eshte I nevojshem ,per te vajtur autoriteti I shtetit ne vende,qe aktualisht eshte shtrire pertoke ne mjerim.~~~~~~~~~~~~~~#
Dy fjale per fakirin Andrea Stefani.
Cfare ke shkruar nuk e luan as topi,por kujt i duhen shkrimet sot ?!
Pra kete shkrim ,monstraberishe mund ta perdore si leter higjenike sic perdori dhe NY-TIMES per ceshtjen e Gerdecit.
Ose mund ta perdore per fshirjen e sekerecioneve mashkullore sic beri me ekspertizat profesionale te FBI qe erdhen per 21 janarin.
Pra me nje sy te lire monstraberishe jo vetem qe ja ka mbledhur shqiptareve por ky ja paska bere tete me dy dhe amerikaneve.
Pr cfare fshihet pas kesaj loje (me sakte dirty job) midis euroatllantikeve dhe doktrines makartiste berishiane ?
Enigma e marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky mister duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria
-Në mars 1997,
-E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
– E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
– E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit
-. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
-E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.
– E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.
Cili është shpjegimi për këtë paradoks?
I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha.
Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues
. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?
Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe
Prandaj fakiri Andrea Stefani keto shkrime “te forta” ti drejtoje nga rruga e elbasanit dhe konkretisht zotit Lu dhe ti thote boll me keto kinezerira me te cilat do te beje dekriminalizimin e sardeleve duke toleruar peshkqenin berishe.
Tema e artikullit eshte e mire, por menyra si trajtohet nuk me pelqen. Sepse flitet per nje proces qe u fillua nga PD, qe ne teori eshte I drejte ,por konkretisht po shfrytezohet nga kriminelet e PD per kamuflim.
PSE nuk me pelqen, per te vetmen arsye se kembengulet qe berisha dhe basha te dalin vete e te thone ne jemi kriminelet dhe na denoni. Gjithe shtypi I lutet berishes te reflektoje dhe te dali vete para drejtesise. As mos ju shkoje neper mendje.
Nje vend serioz ka institucione qe merren me keto probleme. I takon prokurorise qe sa here degjon akuza ne shtyp, te merret dhe ti shkoje deri ne fund te vertetes. Qe ketu fillon loja thurret mbrapsht. Akuzat Jane me kile, prokuroria hesht. Dhe saliu fillon tallet me dekriminalizimin. Dihet nga I gjithe populli se vetem nje person, sali berisha duhet te shkoje ne burg, Jo te bej politike. Sa kohe saliu do trajtohet si I barabarte dhe deputet keto priten. Eshte lene I lire te thote fjalen e tij dhe te thurri politiken shume keq.
skifteri:Per te qene i sakt ata nuk u pushatuan,po u vrane e shkuan si qeni ne rrush.Ata u vran per karriken e Edi Rames.Do ju pyes a ishin djem nenash ata polic,qe dhunoheshin nga huligantet e ndersyer nga mafja e kuqe qe jan sot ne pushtet.Ate dite do ishte mire qe te gjith ata mercenar qe u futen ne oborrin e kryeministris te sharroheshin me bresheri armesh.Ky ndodhe ne bote qe te sulmohet kryeministria,te dermohen ne gure e tulla policet e kerkush te mos ragoj.Do ju pyes sikur te ishe ti polic,cfar do beje po te dhunonin ne ate menyre.Si do kishe raguar ti po te ishe polic ne sherbim te kur Taulant Balla e Erjon Brace te hupnin mbi koken tende.
Eshte aleatja jone e madhe Amerike, qe po luan me ne. Eshte ambasadori Lu qe del ne TV me shume se politikanet tane, me shume se vete gazetaret madje, eshte po ai qe rjeshtohet PERKRAHE. Lulashit dhe na dergone mesazhin e “dekriminalizimit”, dhe kete e ve ne goje te Lulashit , qe per mendimi tim do te thote: kapni cironkat se peshkaqenin dhe ju u kam mberthyer une. Amerika eshte Oktapodi qe ka mberthyer planetin, per shqiptaret si ref hic fare, hallin e ka si do dale ne adriatike dhe doli, si do beje furike dhe e beri, si do ti jap detin Greqise qe te laje borxhet e Gjermanise dhe shikoni JANULLEN ku e keni, si do te mbertheje Pashalimanin dhe e mbertheu me studjon ligjore te shkelzenit te berishoviceve, si do zaptoje bregdetin per shtepi cifutesh? dhe kollaj fare, shete pi ka plote mund te bleje kush te doje…
Si do shtjere ne dore vendburimet e naftes dhe gazit ne shqiperi? edhe kjo eshte ne terezi, qeveria shteti afatet…..po le te provoje nje firme invesitoresh shqiptare….a mund te mere me
koncesion nje vendburim te BE, apo USA, apo RUSA?????? Ta harojme se nuk ne qas njeri as si vizitore e Jo si sipermares…. Cfaj ka bote dhe Amerika qe na lakmojne kur ne vete e kemi leshuar vendin ne trege????? Kur ne themi hajdeni o te mencem,e hani pasurite e Shqiparise??
Mire na e bejne, vete e kemi fajin….
Kriminelet jane ne foto, varjen ne litar e kane pak, mundesisht edhe nje hu me bythe (bithe).
Kjo foto duhej te ishte e marre ne banken e te akuzuarve per krim ne bashkepunim te pushtetarve ndaj qytetareve te vet .
Ju lutem ruani qetsin,se po shpertheve ne trimeri kush e di se c’behet.Shko ruaj dhit sa te qetsohesh.Pastaj beru nje flet rrufe ose hajau .utin.
O civile pa arsimin e duhur ushtarak, por edhe te pergjithshem, pse jo? Po e perdorni rendom fjalen PUÇ. Degjojeni nga nje ushtarek karjere definicionin e fjales puç qe u pelqen per te goditur kundershtarin politik, kinse u ka rene me qafe kot…
Puçin e ben nje grup terrorist i armatosur deri ne dhembe, te cilet e mbajne mjaft sekret deri ne momentin e fillimit te goditjes, jane mjaft te shpejt e te pergatitur ne perdormin e taktikave e te armatimit qe disponojne, por qe nuk kane lidhje me popullin e nuk luftojne per te, godasin ç’ tu dale perpara me egersi te pashoq si njerez, institucione, i marrin ato dhe shpallin ne medja triumfin…
Kete ua shpjegoi mjaft mire ish Presidenti e ish Komandanti i Pergjithshem e mjaft i nderuar Alfred Moisiu, me Akademi Ushtarake brenda e jashte vendit, por asnje injorant pa arsimin perkates ushtarak nuk e degjoi.
Puçi i Saliut ne 1998 eshte tamam puç, por mbeti gjysem puç per nje shkak shume te thjeshte: nuk pati viktima. Pra me thoni ku eshte puçi i ish opozites per vrasjet e te pa fajshmve me 21 janar? Nuk mbeti qeveritar i kohes pa e percaktuar si puç, pa ia patur idene se kush eshte puçi. Turp! Boll me pallavra e barcoleta. Ish qeveria ka pergjegjesi shume te rende. Vrau 4 vete e la jetime mjaft femije…
Andrea e mesove kush quhet puç? Ndaj leri lojen e fjaleve…
Mark uke!…Edhe une per te qene katerceprisht I sakte te kater viktimat e 21 janarit, akte I pastert pushkatimi te qellimshem nga dora kriminale e qeverise se S.Berishes dhe L.Bashes te cilet nuk u vrane si qeni ne rrushe ,sepse ato nuk ishin ne fermen e rrushit te kulles se Viçidolit ,dhe ase Brenda rrethimit te qeverise shtetit tyre ,por ato u vune ne shinjester te goditjes seletive te snajperve dhe vrasjes me vije shenimi te graduar shinjester gardistve ato vktima u pushkatuan ne rruge ne bulevard duke protestuar kunder shtetit policor kriminal qe u’a kishte prure ne maje te hundes .Ata nuk kercenuan askende me asnje mjet ,ase me çadra pistolet ,ase me thika me helme .Ata jane deshmoret e dmokracise viktima te qeverise kriminale te S.Berishes.Por ti Mark duhet te mbroshe te verteten ,kjo e nderon njeriun burrerore qe e do atdheun si veten e tije ,kjo do ta ngreje shqiprine ne nivelin ku aspirojme te shkojme ,ku te gjithe se bashku e ndeshkojme krimin .,dhe kjo I sherben atdheut
Berisha-Basha= bythe….
Krimineleve,pa tjeter qe do tju vije radha qe te mbyllen prapa hekurave.Kjo do te ndodhe menjehere pas reformes zgjedhore.Rama eshte shume i zgjuar.
Eshte i zgjuar Edvini.I dhuroi Berishes Zyre dhe trajtim nga drejtoria e sherbimeve qeveritare per ta patur nen mbykqyrje’
Tashti kur ti doje bitha Rames e arreston.
Dy vjet kaluan dhe maxhoranca nuk po ben gje per vjedhjet e vrasjet e Berisha-Basha.Se ne kete vend nuk ka DREJTESI,ajo eshte e kapur nga PD.Duhej hequr menjeher Presidenti(N/kryetar i PD),K/Prekurori,Kryetari SHISH.Te krijohej nje gjykat speciale.Keto nuk u bene dhe nuk ka shanc qe kriminelet te ven ne burg.Populli po vezhgon dhe eshte i pakenaqur,kjo do pasqyrohet ne zgjedhjet e 21 qershorit !!!
kaluan kater vjet nga 21 janari; per kater vjet ne kohen e Xhaxhit plotesohej plani pesevjeçar ( nje vit para afatit) dhe dilte koha per te bere ndonje spartakiade kombetare per te gjitha sportet…sot sporti masiv eshte te shullehen kafeneve duke bere dialogje me barkun dhe te mendojne sesi behet paraja pa u ngritur fare nga karrikja. Ajo gjeja e Gerdecit, qe e quaj “gjeja” se nuk gjej tjeter term, ajo ka nje shekull qe ka ndodhur. Legjenda thote qe nje çun njomezak kryeministri mendoi pa djallezi sesi te bente dollare me pluhur te zi dhe çunave njomezake u falen prapesite e vogla; ku ta dinte ai qe baruti shperthen dhe çon atebote njerez dhe fshatra te tere? Per te dyja keto ngjarje faji u mbetet atyre qe s’jane. Eshte varrosur mire e mire faji, biles me ceremoni, jo aq madheshtore megjithate sa ceremonia e ish-ministrit qe çau koken me tavanin e makines. Megjithate ka ndonje gazetar qe u “çan derrasat” patriceve te pushteteteve dhe ndonje gazete si Dita qe periodikisht i kujton lexuesve se 21 janari eshte ngjarje e fresket dhe Gerdeci nuk eshte legjende e shekullit te shkuar. Une gjej me shkurt nje definicion te ri, Dekriminalizim mund te quhet ç’kriminalizimi, dmth “heqja” e mantelit kriminalizues, qe ti kemi patricet e pushteteve te kuq si molla (ops, jo te kuq se e kuqja nuk eshte ne mode, por te rinj fringo dhe te paster si kukullat kineze). Nje shprehje alegre i shkon shume kesaj situate,”Po je ne dyshim, jepi gaz…”.Ata nuk duan t’ua kujtosh, ti kujtoja tre here ne dite qe t’ua nxish jeten.
Qe nga pamja ne foto , Sali Berisha te jep pershtypjen e nje krimineli te zene ne faj, aty tere ceta e banditeve , qe nga Sali Berisha, lulezim Basha, Ndrea Prendi me syrin e nxire me grusht
Prej Agron Kulicit e Fatos Skejes per te zbatuar urdherat e tyre per zjarr ndaj demonstruesve te
te paarmatosur ne bulevard , jane pergjegjesit . e krimit te 21 Janarit,
Cdo perpjekje per te harruar apo mos ndeshkuar fajtoret e mbush popullin e thjeshte me zemerim ndaj mazhorances qe erdhi ne pushtet me premtimin per te nxjerre para drejtesise fajtoret! Per gjykimin e Gerdecit , gjyqtare ishte Fatmira Hajdari ( gruaja e Azem Hajdarit) mendoni se cfare drejtesie do bente ajo ne nje shtet te kapur nga krimi !
Po keshtu gjyqtarja tjeter ishte Shefkie Demiri , dy vellezerit e saj vrane ne prite dy Heronjte e Poullit te Kosoves e te Shqiperise , Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, i pari Gjeneral i UCK-se dhe i dyti Doktor i UCK-se , !
Sali Berisha – qe ka cdo gje nen kontroll ( sepse ka gjithe dosjet e tyre dhe u ben shantazh per
Te zbatuar urdherat e tij ) e beri Shefkie Demirin, gjyqtare te nje gjyqi kaq delikat per djalin e tij,
Qe te degradonte ne ate shkalle qe te mos denohej askush ! ( imagjinoje nuk ” njihte kunatin ” e tij Muhamet Hoxha , po kush e ha kete rrene , kur i biri bente biznesin me te ndyre dhe ishte pjese dhe koka e ketij trafiku ) !!!!!!
Fatkeqesia jone , eshte se nuk kemi nje shoqeri civile aktive qe te behej barrikade e ketyre fenomeneve negative qe kane molepsur Shqiperine dhe kane humbur shpresat e shqiptareve per DREJTESI DHE LIGJ !
Por populli eshte si nje uragan qe akumulon e akumulon por pastaj shperthen ne ate shkalle qe merr perpara gjithcka ! Prandaj politika si e majte dhe e djathte , nuk duhet te luajne me ndjenjat e popullit , kjo ka rritur mosbesimin ne popull , dhe eshte zhgenjimi me i madh deri tani, ne rast se nuk do vihen ne banken e te akuzuarve fajtoret e vertete !
Si kane sy e faqe e dalin para popullit e kerkojne vota keta te PAFTYRE POLITIKANE !!!!