Hiq dorë nga mashtrimet, zoti Butka!

redaktor

Nga Besnik Mesapliku

 

Qysh kur në grahmat e fundit të shtetit komunist mori rrugë ligjore dhe të pakthyeshme pluralizmi politik, pinjolli i Safet Butkës, mësuesi Uran Butka, nuk u mendua gjatë se ku do të rreshtohej politikisht. Mbështeti pa rezerva forcën e parë opozitare dhe për devocion ndaj saj, ajo ja shpërbleu. Ishte pjesë e grupit parlamentar dhe në strukturat  drejtuese të Partisë Demokratike. Karrierizmi e nxiti për më lart. Tentoi të rivalizonte për kreun e partisë me Sali Berishën. Përfundoi dështak. Kjo “gjëmë” e imponoi t’i kthente shpinën PD, por jo angazhimit politik djathtist. U kap tek e djathta tradicionale. Nga pozitat e pseudostudiuesit vendosi të nxirrte në dritë “epopenë e Ballit Kombëtar” gjatë rezistencës antifashiste, kohë në të cilën i ati, si eksponent i kësaj force politike, ishte vetëviktimizuar në një vend të lig.  Këmbëngulës i pashembullt i tezës qesharake së “luftës civile”, pavarësisht se okupatorët ishin prezentë. Replikues cinik me historianë profesionistë si Prof.Kristo Frashëri etj, të cilëve donte t’iu “tregonte arat” e shkencës. Punëtor i palodhur për t’i mbushur mendjen popullit se historia e Ballit Kombëtar u deformua dhe u sakatua nga politika e Enver Hoxhës. I tillë vazhdon të jetë ende sot e kësaj dite. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është për t’i mbushur mendjen z.Butka se “gungën e gungaçit e sheshon vetëm varri”, pasi Ballin Kombëtar e ka groposur 29 nëntori i vitit 1944 dhe nuk e ngjall dot as Urani as shejtani me të birin. Po të kishte qenë në shtratin patriotik Balli Kombëtar, pse i mungon aktualisht mbështetja popullore, pavarësisht nga logoja qesharake nëpër fushata “koha na dha të drejtë”(opingën e Sheros)?! Po ç’të drejtë i dha kur në 25 vjet demokraci nuk nxjerr dot një deputet?! Apo prapë e ka fajin Enver Hoxha?! Po le të fokusohemi te mashtrimet e radhës së z.Butka.

Në shkrimin e tij të fundit “Dëshmorët e Grehotit”, për të mitizuar figurën e Hysni Lepenicës, si “burrë i madh i Shqipërisë” , mashtron hapur të paktën në dy momente. E para, kur e paraqet atë si “organizator të qëndresës antifashiste në qarkun e Vlorës”, qysh më 7 Prill 1939 dhe së dyti, kur i atribuon vrasjen e tenente Moretit në Himarë. Le të flasim me gjuhën e dokumenteve historike për këto dy momente.

Menjëherë pas okupimit fashist, qysh u kur u ngrit administrata kuislinge, Hysni Lepenica emërohet N/Prefekt në Himarë. Ky ofiq jo i vogël buronte nga zyra e Qazim Koculit, ish komandantit të Luftës së Vlorës më 1920, që çuditërisht ishte i plotfuqishmi i fashizmit në Vlorë. Jo më kot populli për këtë gjest antikombëtar të tij, i këndoi: “Aferim Qazim Koculi, / Vet’ i hodhi, vet’ i pruri”.

 

Dokumenti i parë:

“Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Hysni Lepenica njihet si një nga përkrahësit e regjimit të sotëm. Gjatë kohës së shërbimit të tij si N/Prefekt i Himarës, është shquar për harmoni e bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me komandën e Karabinierisë së atjeshme, veçanërisht me komandantin, toger Luigji Moretin, tue mos e zënë kurrë reja më e vogël diellin e këtij bashkëpunimi të ngushtë.

Kuestori Dhimitër Bala

Vlorë, më 11.06.1942”

(Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 253, Viti 1942, Dosja 306, Faqe 224)

 

Ky dokument nuk lë as një hije dyshimi se sa i lidhur ka qenë me fashizmin dhe tenente Moretin, Hysni Lepenica.

Le të hidhemi te mashtrimi i dytë i Butkës, kur thotë se Hysni Lepenica ka vrarë tenente Moretin. Për vrasjen e Moretit është shkruar shumë, bile është edhe një film i arrirë artistikisht i Dhimitër Anagnostit, që pasqyron realisht këtë ngjarje. Vendimmarrja për eliminimin e tenente Moretit ka për autor birin trim të Vunoit Zaho Koka, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e partizanit Shaban Seferi nga Vranishti në Val të Bogonicës, më 21 gusht 1942, nga karabinieria e Himarës. Sjellja e kufomës së tij në qendër të fshatit të Vunoit dhe kërcënimi që ju bëri banorëve vendas tenente Moreti se “si ky do ta pësojnë gjithë ata që ngrihen kundër fashizmit”, bëri që ai të kthehej vetë në kërmë 5 ditë më pas nga plumbat e bijve të shquar të Vunoit me në krye Zaho Kokën.

Edhe për këtë ngjarje dokumentet nuk mungojnë. Njihu edhe ti zoti Butka me to, që mos lajthisësh herë tjetër.

 

“MINISTRISË SË BRENDSHME

 (Zyrës Politike)

Tiranë

Kuestura e Vlorës më datën 26 telegrafonte sa vijon:

“Dje rreth orës 20, në Vish të Himarës, autoja 10019, që transportonte togerin e KK MM, Moreti të Himarës e dy karabinierë të tjerë bashkë me një civil, gjeti rrugën e zanun me gurë. Mbasi makina qe shtërngue me u ndalë, u qëllue me armë dhe  u vra togeri dhe autisti si dhe u plagos karabinieri tjetër.Civili mbeti i pa prekshëm. Shkoi në vend koloneli, komandanti i legjionit lokal me disa ushtarakë, ku gjinden edhe tash. Kemi me ju njoftue ma gjatë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Sh. Borshi

                                                                      Tiranë, më 28 gusht 1942”

 

(AQSH. F.252/2, V.1942. D.280.Fl.72)

 

 

Dhe njoftimi për autorët nuk mungoi dha as vonoi. Kuestura e Vlorës i shkruante Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

 

“Në vijim të telegramit tonë, datë 26 k.m., komunikojmë se autorë të vrasjes së Luigji Moretit dhe karabinierit Capeleti Fulvio kanë qenë katër ose më tepër vet, të kryesuar nga i quajtuni Zaho Koka, të gjithë nga i njëjti katund”. (AQSH, F.252/2, V.1942, D.400, Fl.43)

 

Atë që thonë dokumentat, e çimenton edhe kënga:

 

“Atje në Vishe në grykë,

Dy-tre djem të Partisë,

Tenentit seç i bën pritë,

Zaho Koka yll e dritë.

Pati dorë të florinjtë”.

 

Ku e ke Hysni “kapedanin” këtu, more Uran”historiani”?!

Sa për ngjarjen e Gerhotit, historiografia ushtarake nuk njeh beteja 5 minutshe. Historia e Gerhotit është e dhimbshme, por Hysni Lepenica me trimat e tij shkuan atje për grabitje dhe jo për luftë. Vrasja e gjithë palës plaçkitëse dhe mungesa e të vrarëve nga pala italiane hedhin poshtë argumentimet sharlataneske të Butkës. Herë tjetër do flasim po me gjuhën e dokumentit arkivor se zakonin e plaçkitjes Hysni Lepenica e kishte praktikuar fill mbas Luftës së Vlorës, kur u mbajt aspirant në xhandarmëri.

Jepi Çezarit atë që i takon, por jo duke shtrembëruar të vërtetat lakuriqe. Prandaj boll më me mashtrime zoti Butka.

Share This Article
15 Comments
  • Po mire o KOQE enveriste qe sulmon Uranin me dacibao historike, por ky TRIMI i Vunoit, Zaho Koka deklaroi para gjyqit partizan te Hysni Kapos:

    MUA ME PERDHUNOI ARMIKJA RAMIZE GJEBEREA

    prandaj edhe VAMPIRET e Luciferrit Enver Hoxha e falen kete cub pa moral duke e shpallur HERO te LANC-it kriminal, por me pas Zaho Koken e denoi Zoti ne qiell per mekatin e tij te rende qe i beri nje vajze te bukur dhe te pafajshme qe guxoi te dashuronte nje njeri tjeter pervec atij qe i kishte caktuar Partia

    Ja dhe historia e Ramizese qe Nexhmija e vrau me pabesi xhelozie si Sabiha Kasimatin KRIME makaber per te cilat politika dhe historia jone kombetare nuk e ka hapur gojen asnjehere:

    FALSIFIKIMI I NEXHMIJE HOXHES:

    “Ne Arkivat e Shtetit është gjetur fotoja origjinale dhe është zbuluar falsifikimi i Nexhmije Hoxhës e cila në foton që ka botuar vetë, ka prerë kokën e Ramize Gjebresë dhe në vend të saj ka vënë kokën e saj.

    Pra në fotografine e trupit te prijëses së demostratës Ramize Gjebrea, Nexhmije Hoxha ka vënë kokën e saj.
    Nexhmije Hoxha paska mbërritur deri ketu: Në një foto ku jepet demonstrata e vajzave dhe popullit te Tiranës (kujtoni filmin “Lulekuqet mbi Mure”), vajza që udhëheq demonstruesit kundër italianeve dhe mban në dorë flamurin kombëtar shqiptar është Ramize Gjebrea, bijë e Gjirokastrës, mbesë e Kaçanikut, pasi nënën e kishte nga Kaçaniku. Nexhmija e ka lejuar atë film sepse ka menduar se po e han populli dhe se ai film po i kushtohej asaj.
    Ndërsa bëhej mbledhja në atë 28 nëntor në atë shkollë ku studionin Ramizeja dhe Nexhmija, Nexhmije Hoxha qëndronte e ulur në sallë poshtë, bashkë me italianët. Ramizeja udhëhiqte protestuesit.
    Që nga ajo ditë, Nexhmije Hoxha e ka urryer me xhelozi te papare Ramize Gjebrenë. Nga kjo urrejtje, ajo i ngriti kurthin bashkë me Enverin, bashkë me serbët Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, që ta eleminonin.
    Ramize Gjebrea kishte dalë në luftë si nacionaliste. Në kapelen e saj nuk ishte ylli partizan. Parulla e saj në luftë ishte bashkimi kombëtar.
    Serbët Miladin e Dushan donin ta vrisnin Ramize Gjebrenë se ajo kërkonte bashkim kombëtar dhe jugosllavet nuk e lejonin.
    U ngrit kurthi: të vritej Ramizeja me preteksin pse ishte e dashuruar me Zaho Kokën, pasi sipas serbëve dhe sipas Nexhmijes dhe Enverit, nuk lejohej dashuria në luftë. Kur në anën tjetër Nexhmija e gjithë Nexhmijet e Vitot e Enverit shkepeshin duke bërë seks e orgji në luftë me serbët dhe shokët e udhëheqjes së luftës.
    E vranë Ramize Gjebrenë Nexhmija, Enveri, Hysniu, Nakoja etj, për të plotësuar udhërin e jugosllavëve dhe për të kënaqur urrejtjen dhe xhelozine e Nexhmije Hoxhës.
    E vranë dhe nuk e shpallën tradhtare. Por nuk e shpallën as deshmore të luftës.
    Zaho Koka nga marazi e pendesa shkoi dhe u doli para plumbave të armikut dhe u vra. Zahos ia dhanë gjithë titujt e nderit ata që vranë Ramize Gjebrenë. Ramizenë e dënuan me harrim.
    Ramizenë e vranë ata që vranë dhe bënë masakër në Vlorë kundër grupit komunist të të rinjve me Anastas Lulon e Sadik Premtën.
    Ende nuk e dinë duket njerzit se cili ishte mëkati i vlonjatëve trima që ishin në grupin e të rinjve. Mëkati i tyre ishte se ata nuk pranonin që komnistët shqiptarë të udhëhiqeshin nga serbët dhe jugosllavët, ishin kundër Titos, Vukmanovicit, Rankovicit, Miladinit dhe Dushan Mugoshës.
    Por me jugosllavët ishte Enveri, Nexhmija, Hysniu e të tërë. Dhe jugosllavët përdoren shqiptarët kundër shqiptarëve. Futën pushkën ne perdorim dhe gjyqin partizan bolshevik dhe Hysniu me të tijtë vrau grupin e të rinjve.
    A thua kanë pasardhës komunistët e grupit komunist të të rinjve. A e dinë thua pasardhësit se çfarë u ka bërë Enver Hoxha, Nexhmija, Hysniu etj vlonjatëve.
    Megjithëse kanë kaluar shumë vite, sot peshon shumë rëndë fallsifikimi i llahtarshem i Nexhmije Hoxhës. E cila edhe sot ka pushtet pa masë. E cila po financon sot që të ringrihet busti i diktatorit Hoxha në shesh të Tiranës, premtim i komunistëve Aleatë të Edi Ramës i cili KY pusht i Spiro Kolekes dekoron Nexhmijen dhe Viton me medalje trimerie dhe u leshon nga byxheti i shtetit pensione shtese veterani te nje Lufte Vrastare, kete gje e ben si SKUTH në heshtje si te gjitha punet e tij prej pushti, njashtu sic veproi me LHL-te e Asadit, njashtu sic po vepron tani me importin e PLEHRAVE e Botes dhe tani është dakorduar me njerzit e Nexhmijes që i bëri aleatë ne te gjitha punet e pista tij.
    E vranë Ramize Gjebrenë me urdhër të jugosllavëve, duke e akuzuar si kurvë pse ajo ishte e lidhur me Zaho Kokën, teksa vetë Nexhmija kurvëronte sa me jugosllavët, sa me Enverin e shokët e tij, në emër të luftes LANC dhe lirisë nga pushtuesi. Kriminelja Nexhmije Hoxha kurvëronte se ashtu kontribonte të çlironte Shqipërinë, duke frymëzuar udhëheqësit e LANC-it nga Beogradi.
    Duke vënë Nexhmija kokën e vet ne fotografine e demostrates se vajzave ne Tirane në vend të kokës së Ramizesë, e ka vrare dhe ekzekutuar edhe në fotografi kete martire te Luftes per Liri te vertete. Duke e rivrarë Ramizene njehere e pergjithmonë.
    Krimi i vrasjes se Ramize Gjebresë është bërë nga Enveri, Nexhmija, Hysniu, nga ata që vranë komunistët idealistë të Vlorës, Sadik Premten, Anastas Lulon e grupin e të rinjve, sepse ky grup ishte kundër jugosllavëve që udhëhiqnin gjithçka në Shqipëri. Ky grup u vra nga Enveri, Nexhmija, Hysniu etj, me urdhër të jugosllavëve, të Dushanit, Miladinit etj, të cilët e vranë dhe u përpoqën ta shëmtojnë dhe rivrasin për mbi 70 vjet vajzen shqyptare, Ramize Gjebrenë.

    Sikur t’i dijë populli të Vërtetat e felliqura te komunistëve, sikur ta dijë populli i Vlorës dhe Gjirokastrës se çfarë i ka bërë Nexhmija, Enveri e Hysniu, do të shpëtonte përgjithmonë Shqipëria nga komunizmi dhe pasuesit e familjeve mafioze të komunizmit.”

    Nga intelektuali

        • Pyet nenen tende o Mollos se ajo ishte krye kurve qe shkonte me italianet e gjermanet per nje cope buke dhe u polle ti more koqe kandari!

        • nexhmija ishte dashnorja e Qemal stafes ;;;; te gjithe TIRONSIT E DININ .PRANDAJ ENVERI E TRADHETOI J MORI KURVEN NAXHMIJE DHE I MORI VENDIN E SHEFIT ….. VETEM KATUNARET SE DININ SE NE TIRONE TE GJITHE E DININ…. DHE TE GJITHA GOCAT QE DILNIN PARTIZANE GJENIN DASHNORE … SEPSE NE SHTEPI BABALLARET I RRIHNIN ME BE DASHURI ME CUNAT PRANDAJ DOLEN PARTIZANE ME U PRANDAJ MJAFT ME PERRALLA …. INTELEKTUAL E BEN MIRE QE JA HAP SYTE DISA COBANEVE KOMUNISTA .. DISA KERRICAVE … SEPSE KOMUNISTAT PRAPE KUJTOJNE SE KA BUDALLENJ NE SHQIPERI …

    • Nuk i hedh njeri syte tek derdellisjet e tua antishqiptare, more idjoti “Inteloleshi” ! Leh, sa te duash ,gjithenje do te kesh vleren e nje zarbe rrugesh !

  • Hysni Lepenica fillimisht ka qene anetar i grupit komunist “Zjarri”. Por ky grup komunist pati bere marreveshje me fashistet dhe iu larguan te gjithe anetaret dhe u ngeli vetem “kryesia”.
    Kurse e verteta e vrasjes se Moretti-t tregohet te filmi “Guret e shtepise sime”. Eshte vrare nga grupi i Zaho Kokes, me urdher te Hysni Kapos ( e jo Lepenices, si thote Uranka). Sic duket ai ia fut kot, Hysni per Hysni.

  • Z, Butka ka urrejtje,ka cmire,ka ligesi,por nuk ka stofin e nje intelektuali,aq me pak te nje historiani te paanshem.Kete e tregoi edhe ne aktivizimin e tij ne partine demokratike,duke perkrahur pjesen me te zeze te rrugacerise me ura zjarri ne dore gati per te djegur dhe grabitur cdo gje qe ndertoi ky popull per 50 vjet.Ky mehmur gjys injorant mori flamurin e kampionit te te djathtes duke shkrepur si koburja jevgut kunder themeluesve te Partise Demokratike per te perjashtuar themeluesit intelektuale qytetare Gramoz Pashko,Arben Demeti,Arben Imami,Ridvan Peshkepia,Neritan Ceka,Teodor Keko dhe per te sjelle ne krye partise demokratike plehrat e burgjeve dhe kelyshet e kapterrave te sigurimit Uran Kostreci,Pjeter Arbnori,Bashkim Kopliku,Bashkim Gazidede,Kudret Cela,.Duke i premtuar Berishes perkrahjen e pakufishme te persekutuarve politike e mbushi pushtetin vendore me kryetare bashkie agjente te sigurimit si Emin Haxhiademi dhe shkaterroi policine me rrugace,bandite,hajdute kulake si Blloshmi,Protoduari,Stermasi.Ky bashke me nje agjen te dyfishte te sigurimit te quajtur Tomorr Dosti ndihmuan banditet e burgjeve ordinere te pervetesojne pa asnje lek ekonomine kombetare,fabrika rentabel,fabrikacimento,tullash,ushqimore,birre,konservimi duke hedhur ne rruge mijra punetore.Nderkohe qe u siguruan pushtet dhe pasuri falangave te zeza,te burgosurit e verte politike i lane pa demshperblim pasuror per vitet e burgut,u vodhen tokat dhe pronat e shtetezuar nga pushteti komunist,derisa keta shperthyen kunder pushtetit te Berishes,Butkes,Kostrecit,Arbnorit ne greven e urise te vitit 1994.
    Mua ma cpifin vemjet qe nderrojne emrat dhe mbiemrat,qe u vjen turp per emrat dhe mbiemrat si pune ketij Alickes dhe Nishan-Mehmetit.Ky hyn si miu ne arshive per te gjetur “dEkumenta” dhe kujton se me ato dEkumenta do te beje historine.Balli Kombetar nuk doli ne skene gjete luftes se dyte boterore per te luftuar terrorin e kuq.Balli kombetar bashkepunoi me komunistet per te ndare pushtetin.Kjo organizate eshte bashkefajtore per Masakren e Boroves,pasi nuk ishin komunistet,por ishte ceta e Safet Butkes qe hodhi tre pushke kunder autokolones gjermane ne Barmash,qe solli masakren kunder popullsise civile.Ne Gerhot shkuan “Si kadat ne Dasem”per te mbledhur armet e divizionit italian,.Rane ne kurthin e Shemsi Totozanit dhe Bedri Spahiut,qe derguan ne Gerhot dy kalamaqer qe lajmeruan italianet se po vijne cetat e Ballit t`ju asgjesojne.Ballistet nuk hyne ne lufte per te luftuar fyt per fyt te keqen qe po vinte,por hyne ne lufte per te ndare pushtetin e pasluftes me ta dhe e pesuan.Burra kurajoze,jo nacionaliste ferrash ishin Lef Nosi,Xhaferr Deva,Xheme Gostivari qe bashkepunuan hapur me ushtrine aleate gjermane dhe luftuan dhemb per dhemb me terroristet e kuq te serbise per te ruajtur integritetin tokesor me Kosove e Cameri qe na e riktheu ushtria gjermane.

  • Me njerezisht,sa profesional shkrim, sa atdhetar,
    si ky i Besnik Mesaplikut s’ka!

    Besnik Mesapliku e pac hallall kush te ka sjelle ne jete,qe na sjell ne sot kete te vertete.
    Vete krjartesia e ketij shkrimi pa asnje “te huaj fjale”flet sa te drejte kini se jeni me te verteten.
    Gjuha yte eshte gjuha e atyre trimave te rene ne shekuj per atdhetarizem.Pac brodhesi.
    Sa per ate “intelektualin” keq me vjen qe eshte kaqe koke forte ne deponimet e tij.Se eshte opozitar mire e ka,po jo te pavertetat mbrojtur.
    Per z. Butka me vjen keq,te pakten ti ngjante te Jatit per pendimin,vertet pendim, pa shkuar atje ku shkoi Ai (per mua ndiese paste se kuptoi gabimin)e i dha fund jetes.

    Dashamiresi D.

  • Zoti Butka i ka ngjare edhe gjyshit te tij Saliut qe plackiste karvanet e tregtareve Voskopojare dhe eshte edhe autor i mbajtjes peng te Gjerasim Qirjazit kur ai kishte dale rrugeve te Shqiperise i financuar nga Lordet Angleze per te levruar gjuhen shqipe dhe Sali Butka i kerkonte parate ketij Rilindasi te madh i cili pasuronte gjihen shqipe sikur bente edhe i madhi Kostandin Kristoforidhi. Keta jane Butkat qe nga Saliu, Safeti e deri tek Urani.

  • Nuk ka me ku te shkoje e me sakte se shkri juaj zoti Besnik Mesapliku. Si ndihet nje njeri qe e di te verteten dhe ndonje do qe ta thote ashtu si e ka oreksin ai? Eshte nje fare komentuesi ketu ne gazeta me pseudo “intelektuali” qe sa here flitet per keto çeshtje nuk le gje pa shkruar; niset nga Vali Bogonices dhe soset ne Beograd, niset nga Viçidoli dhe soset ne beograd, fillon djali dhe i tregon arat e malit babait; e po qenka femije i poshter. Megjithate puna e tij. Toka mban mbi vete edhe njerez edhe gjarperinj e ç’nuk mban. Ky Butka i ri, ashtu si ish padroni tij, kerkon te na shkruaj historine nga e para. Nuk e di lumemadhi se historia nuk perseritet, por shkruhet me vepra para se te shkruhet ne leter. Dhe ne qoftese letrat kane munguar, atehere e shohim te shkruar ne kenget e popullit apo fjalet e tij qe percillen brez pas brezi. Me erdhi mire qe ky Besniku ka bere nje pershkrim te skurter dokumentar dhe ka thene çdo gje te vertete. Me erdhi mire se e di ngjarjen, por nuk dua te merrem me bastardet e sotem qe dalin si kerpudha fungi inprefecti neper trungjet e pemeve. Kerpudhat parazite do jetojne dhe do ushqehen po keshtu. Te vertetat do vazhdojne te shkelqejne si drita e diellit dhe vazhdimisht do te mbulojne genjeshtrat e zeza.

  • Uran Butka nuk ja mbajti dot besen Enverit kur e mori e shkolloj dhe e beri profesor , nuk u be dot realist e nacionalist si gjyshi i tije Sali Butka por ne 90ten tregoj se eshte i Safetit dredharak dhe pale me antienveret dhe antishqiptaret e ndershem .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *