Një i ri nga Berati, abuzonte me vizitorët e kalasë duke u marrë para. Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 24-vjeçarin, T. V., 24 vjeç.
Ky i fundit, në hyrje për në kalanë e Beratit është hequr si biletashitës dhe duke i gënjyer u ka marrë 800 lekë të rinj disa vizitorëve të kalasë. Duke qenë se vizitorët nuk e njihnin zonën dhe as nuk e dinin që për hyrjen në kala paguhej vetëm 100 lekë të rinj, kanë dhënë para, deri në momentin që i riu është zbuluar nga persona të tjerë, të cilët kanë bërë dhe denoncimin.
Sipas burimeve policore, 24- vjeçari akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit.
