Hiqen flamujt partiakë në Shkodër

Dita

Të gjithë flamujt partiakë të shpërndarë në çdo cep të qytetit të Shkodrës do të hiqen. Kjo është marrëveshja mes dy kandidateve për Bashkinë e Shkodrës, asaj të ASHE-së Keti Bazhdari dhe kandidates demokrate, Voltana Ademi.

Para nisjes së fushatës elektorale, stafi i kandidates demokrate, Voltana Ademi shpërndau në rrugët kryesore të qytetit një numër të madh flamujsh të Partisë Demokratike.

Duke qenë se Ademi refuzoi kërkesën e bërë nga kandidatja socialiste për të kufizuar shpërndarjen e simboleve partiake në fushatë, pak ditë më vonë në rrugë u shfaqën në numër të madh flamujt e Partisë Socialiste.

Por pas një periudhe reflektimi është pranuar kërkesa për marrëveshje dhe këtë të premte nisi heqja e flamujve të shpërndarë gjithandej. Ky veprim është parë me habi nga qytetarët në Shkodër, por është mirëpritur.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *