CEZ ka ndërhyrë më në fund duke larguar dy shtylla elektrike, që kishin mbetur në mes të rrugës së re në Dhërmi.
Fotot e shtyllave ishin kthyer në një hit në internet, ndërkohë që përbënin një burim të rrezikshëm aksidentesh.
Në krye të këtij aksioni ka qënë vetë drejtori i Drejtorisë Shpërndarëse në Fier, Arjan Feskaj, i cili ka ndjekur punën për heqjen e këtyre shtyllave. Feskaj u shpreh se firma që ka bërë ndërtimin e rrugës duhet të bëntë një projekt për heqjen e shtyllave gjë të cilën nuk e ka bërë. Feskaj shtoi se CEZ Shpërndarje nuk ka pasur asnjë kërkesë nga firma për zhvendosjen e këtyre shtyllave.
Kompania CEZ do të zhvendosë gjithsej gjashtë shtylla, ku dy prej tyre kanë qenë me problematike pasi ndodheshin në mes të rrugës.

Shume gabim…ato dy shtylla mund te beheshin objekt per terheqjen e miliona turistave te huaj dhe vendas ku mund te shikoje live perparimin qe po ben shqiperia ne keta 23 vjet…tani ajo rruge pa shtyllat e tensionit ne mes nuk ka kuptim.