Hiqet pllaka e Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Lezhës

Saimir Lleshi

Ministria e Kulturës ka vendosur të heqë nga Kalaja e Lezhës pllakën për nder të Sulltan Sulejmanit. Vendimi është marrë për shkak të dëmtimeve të pllakës në fjalë.

Prej ditësh, në vend ka shpërthyer debati për vendosjes së pllakës në kalanë e restauruar në periudhën e sulltanit osman, i njohur ndryshe edhe si Sulltani i Madhërishëm.

Heqja e pllakës është bërë nga specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës së qytetit të Shkodrës, për të mos e rrezikuar atë.

Megjithatë, pllaka ka pësuar dëmtime të vogla pasi persona të papërgjegjshëm kanë tentuar ta prishin gjatë mbrëmjes së të dielës.

Pllaka do të restaurohet dhe do të sigurohet në një muze.

Ministria e Kulturës po mendon që të krijojë edhe një kopje tjetër të pllakës, e cila do të mund të vendoset në hyrje të Kalasë së Lezhës. /Dita/

 

Share This Article
9 Comments
  • Ndersa kujdesen per pllaken e Sulejmanit, kostumi i Luigj Gurakuqit i shpuar nga plumbat tradhetare po rrezikon te kalbet magazinave. Me sa duket treshja Lame-Shkreli-Tare ka qejf vetem te beje selfie e te beje xhiro neper Sazan.

  • nuk jane maloket e lezhes per monumente kulture , dhe kalane bejeni kafe
    ose byrektore , lerini ndonje kulle vrojtimi per hasmin e rradhes ….

  • Nuk kemi nevoje per pllakatet e Sulejmanit ti vendosim ne kalate tona shqiptare .Kalate jane krenaria e luftes qe kane bere shqiptaret ne histori.Sulejmani ishte nje pushtues qe na piu gjakun si popull na ktheu me force popullaten shqiptare mysliman.Arsyeja e kesaj pllakete vendosur ne kala te Lisusit (Lezhes ) ishte dhe eshte I pa kuptimet,nje turpe ,I nisur nga bindja se pushtimi Osman 500 vjeçar ka qene per popullin shqiptar nje zgjedhe e rende roberuese ,poshtuese, anadollake nga me te zezat qe njehe historia e njerzimit mbi toke,eshte nderprerje fatale e proçesit historik te zhvillimit kombetar shqiptar.Ne kete pozite u be shume mire qe kjo pllake u hoqe.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

  • SULLTANI I MADHERISHEM, SULEJMAN LIGJBERESI, E KA NDERTUAR KALANE E LEZHES ASHTU SIC ESHTE SOT, ATO MURE, ATO DYER, ATO FORTIFIKIME.

    TE MOS KETE NJE PLLAKE QE PERKUJTON NJERIUN QE E NDERTOI, ATEHERE ME MIRE TE PRISHET FARE SI KALA, CFARE KUPTIMI KA TE MOS NDEROJME HISTORINE TONE.

  • Bene mire qe e hoqen Lezha nuk e meritonte pasi ata jane mesuar te jetojne ne injorance ,mbasi po durojne Mirditoret e ardhur si nuk mund te durojne nje monument kulture,lere budallain ne punen e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *