Nga dje, qytetarët e Tiranës kanë një hapsirë të gjelbër më shumë. Qeveria e re ka pritur një ditë simbolike siç është 20 shkurti, dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës për të bërë një xhest simbolik duke rrëzuar murin e Vilës 30, e njohur ndryshe si vila e Mehmet Shehut në zonën e ish- Bllokut. Rrethimi i kësaj vile është hequr, ndërkohë që zona i është kthyer qytetarëve si lulishte.
Arkitektët Artan Lame dhe Artan Shkreli folën për mediat duke e cilësuar këtë veprim si “rrëzimi i murit të fundit të diktaturës”.
Muri i fundit i Bllokut rrëzohet sot. Sot hiqet gardhi i fundit në Tiranë, i trashëguar nga vitet ’70. Tiranës i kthehet një lulishte. Për tiranasit kjo ishte një lulishte që nuk ishte. E ndërtuar në vitet ’50, por e mbyllur në vitet ’70, kjo lulishte priti vitin 2014 për t’u kthyer si hapësirë e gjelbër për qytetarët,” tha Lame.
“Hapja e hapësirës së fundit të Bllokut, e ndalura deri më sot, vjen pas interesimit të kryeministrit Edi Rama. Vlera e simbolika përkon me rënien e bustit të Enver Hoxhës. Kthimi i hapësirës për qytetarët, fëmijët, gratë vjen në kuadrin e rehabilitimit të hapësirave të tjera si kryeministria dhe parqet e saj. Investimi do të vazhdojë me elementë të mobilimit urban”, tha Shkreli. Kjo është tjetër hapsirë e gjelbër që i shtohet kryeqytetit, që duhet thënë se ka pak të tilla në të gjithë territorin e tij, madje që sot ka filluar të trajtohet si e tillë. Në këtë pasdite, aty gjetëm njerëz që pushonin, por kishte edhe nga ata që e shfrytëzonin për të… lexuar një libër.
Bravo po mos beni ndonje ndertim tjeter aty?
Bravo qeverija Rama, hapin lulisht per popullin e jo zaptime sic bente ai shpellari.
Po rrethimin me hekura te Parlamentit dhe Akademise kur do ta hiqni ? dhe te na ktheni lulishten ne pensionisteve ?.Se ish lulishtja ku do ndertohet xhamija eshte kthyer ne parking makinash nga rojet e rrethimit dhe Komuniteti Mysliman ben sehir me ata qe tallen ne emer te fese duke xhvatur qytetaret.
Bravo Entela!
ti kthehet prona pronarit ,do ishte me e moralshme, oops… kush ka moral ne shqiperi ?? tani i lames
O lame , ajo lulishte e enverit me perpara ka qene parcele me pronar, dhe sipas moralit dhe ligjit ,duhet te demshperblesh pronarin sepse e ka blere me para ne baze te ligjit, pastaj te flirtosh me publikun, c’kerkoj dhe une qiqra ne hell nga lamcja me soj e sorollop
parimore pergjigja jote…une mendoj te presim qe kamza te ktheje parate e zaptimit dhe me tej bathorja…dhe me pas jam shume dakord qe pronari te rimbursohet nga shteti…
SALI BERISHA qendroj ne pushtet per 13-te vjet, dhe tani s’fundi per 8 vjet, per dy mandate, deri ne fillim te muajit shtator 2013 dhe nuk beri asgje per pronaret e vertete dhe ligjitim, vetem se i mashtronte dhe i kerkonte si i paftyre voten per te qendruar ne pushtet ne pozite dhe ne anen tjeter i tregonte brrylin. Ketu duhet thekesuar se pronaret ligjitim qe ndryshe quhen ish pronar, gjate ketyre 23 vjet te ashtuquajtures demokraci, u treguan te dobet, frikacake, te perdorshem, servila dhe pushtetaret jane tallur keq me to, ne nje kohe qe u dinte direktivat dhe udhezimet e Katovices, qe sorollasni kete lloj takemi sa me shume, sepse nga frika bejne deri si budallenj me vetdije. Po ja me 23 qershor 2013, sikur pati nje zgjim intelekti dhe u pa ku shkoj mashtruesi dhe horri SALI BERISHA. Ne ndihme te tij i erdhen edhe disa persona te tjere te shitur, leva qorre dhe servile si JOZEFINA TOPALLI (COBA), ALDO BUMCI, SIMON MIRAKA, RESHAT KRIPA dhe nje mori te tjeresh qe jane tradhetaret e pronareve te vertete dhe te persekutuarve politik.
Rrofte dhe u kujtofte deshmori i demokracise LIRAK BEJKO, u kujtofte dhe mos u harrofte.
Do behet lounge. Do luhet the block lounge