Simboli i Shqiponjës së vendosur në 100-vjetorin e Pavarësisë është hequr nga sheshi “Shqiponja” mbrëmjen e së premtes, duke i hapur rrugë Unazës së Madhe të Tiranës. Monumenti u vendos aty 6 vite më parë, ndërsa në vend të tij do të ndërtohet një mbikalim me tre nivele që do të lehtësojë trafikun.
Sheshi “Shqiponja” në Tiranë tashmë do të identifikohet vetëm nga kjo pllakatë, pasi Monumenti që i dha emrin është hequr mbrëmjen e së premtes.
E derdhur e gjitha në çelik dhe me një lartësi 6 metra, Shqiponja u vendos në rrethrrotullimin e Doganës në nëntor të vitit 2012 si simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë.
Gjatësia e Unazës së Madhe shkon në 27 kilometra, ndërsa pikërisht në këtë vend do të ndërtohet një mbikalim me tri nivele që do t`i japë zgjidhje trafikut në kryeqytet.
Ndërkohë sipas projektit, ky segment rrugor nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja”, në të cilin qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi, do të përbëhet nga tri korsi.
Projekti që është konsideruar si një nga më të rëndësishmit në 100 vitet e fundit, ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë të banorëve, ndërtesat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.
317 objekte do të shemben. Për familjarët Bashkia ka ofruar si zgjidhje bonusin e qirasë për një vit.
Aktualisht janë në ndërtim 5 lote, 2 në segmentin Fusha e Helikopterëve deri në Shkozë- Materniteti i Ri dhe 3 lote rikualifikimi nga shkolla Teknologjike deri tek sheshi “Shqiponja”.
v.l/ Dita

Nje qind vjetori i Pavaresise nuk meritonte nje Shqiponje esadiste ne Tirane. Tirana nuk ka lidhje me Pavaresine e vendit. Kjo Shqiponje nderi duhej ndertuar ne Vlore. Por meqe esadisti dhe dobici i Vicidolit e urren Vloren qe shenoi rezistencen dhe renien e regjimit te tij ne 97-ten, ai e ndertoj ne mes te kater rrugeve, ne nje vend te felliqur dhe te ndyre, plot pluhur. Kjo shqiponje meriton nje piedestal te larte, dhe ne nje vend ku mund te shihet nga larg. Kini parasysh se ku e ka ndertuar monumentin e Krishtit Brazili. E ka ndertuar ne maje te nje mali qe shikon oqeanin dhe qytetin. Prandaj kjo shqiponje duhet ngritur ne nje mal ne Vlore ku te shohe qytetin dhe detin dhe te shihet nga te gjithe. Vendosje e shqiponjes ne mes te kater rrugeve eshte mosrespektimi me i madh qe mund ti behet simbolit me te bukur te popullit shqiptar. Dhe cfare ndodhi sot? Pikerisht nje grushtv me deputete shqupiste te akuzuar per bashkepunim me UDB-ne dolen per te mbrojtur vendosjen e kesaj shqiponje ne mes te kater rrugeve dhe ne mes te pluhurit. Nje tjeter pune e bere mire.
Vlora e ka monumentin te Sheshi i Flamurit.
Nuk ka ci duhet nje simbol i Berishes
Po te kete bythe Ramuti ta coj ne Bularat
Asht poshtersi te vlersohet bani me nji vit qira fala.
100 vjetori i pavarsise u skualifikue mbas 6 vitesh.
Ndaj mendoni shume here per prespektiven e ndertimeve e te vendosni nji here qe te mos shuhen pa arrit moshen adoleshente.
Ne titujt kryesore te shum gazetave ky perben nje lajm te vecante!? E perse qenka lajm? Pa tjeter qe me planin rregullus jo vetem shqiponja por edhe shum “shqiponja” te tjera do te hiqen e do te zhvendosen!
Duket qe gazetat kane merak shum te madh pse u hoq ajo shqiponje qe vendosi Lulja, pasi ishte e vetmja gje qe beri ajo sa ishte ne krye te bashkise ! Me demek gazetat duan te ndersejne Lulen!