PD dhe PS janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për projektligjin për heqjen e TVSH-së për importin e makinerive dhe pajisjeve. Socialistët kanë akuzuar maxhorancën se i ka vjedhur programin.
“Juve t’ju vijë turp se kohë më parë keni kundërshtuar me forcë propozimet që ne kemi sjellë këtu në këtë tavolinë, ndërsa tani vini këtu dhe thoni të njëjtën gjë”, tha deputetja e PS-së, Mimi Kodheli.
Edhe deputeti Arben Ahmetaj e ka cilësuar projektligjin një kopje të ideve të opozitës për lehtësimin e biznesit.
“Ju keni kopjuar në mënyrën më skandaloze dhe më të keqe programin e PS-së për lehtësimin e biznesit”, tha Ahmetaj.
Projektligji në fjalë parashikon heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet dhe përjashtimin nga kjo taksë e hekurit dhe çimentos për koncensionarët, që do të ndërtojnë HEC-e.
Një ditë më parë, edhe kryesocialisti Rama tha se projekti i kryeministrit për mbështetjen e kultivimit të bimëve aromatike mjekësore është i kopjuar nga strategjia e PS-së për rilindjen e zonave rurale.
kujdes se mos u klononje votat dhe dilni zer pastaj