Ardhja e një bande kriminale në bregdetin shqiptar në 25 shtator 1982, ishte nga ngjarjet më tronditëse të kohës, jo vetëm për rrezikshmërinë ndaj pushtetit komunist, por dhe për veprimtarinë e saj kriminale me humbje jete njerëzore dhe, që ka mbetur në kujtesën e njerëzve si një ngjarje, që megjithëse dihej e pritej ardhja e saj, prapë se prapë ajo e realizoi deri në një farë shkalle misionin kriminal, duke marë jetën e 6 qytetarëve të pafajshëm dhe eleminimi i dy drejtuesve të saj.
Sigurisht, objektivi final për të cilin ishte nisur, nuk u realizua, por efekti i saj arriti të trondisë jo vetëm opinionin shoqëror, por dhe themelet e pushtetit komunist të kohës. Pas kësaj ngjarjeje, analizat nxorën në pah krizën e brendëshme të pushtetit, si dhe shumë probleme të qëndrushmërisë, të vigjilencës dhe të besnikërisë ndaj sistemit, nga njerëz të veçant që drejtonin sektor të rëndësishëm të atij pushteti, që dalëngadalë nisi shkërmoqjen e tij, veçanërisht pas vdekjes së Enver Hoxhës, pas vitit 1985.
Për këtë ngjarje të asaj kohe, është shkruar nga opinionistë të ndryshëm rreth përbërjes së bandës, për objektivin e saj dhe pasojat që rrodhën pas zbarkimit në bregdetin e Divjakës, si dhe krimet e ndodhura hap pas hapi në përpjekjet për të dal nga zona e disllokimit. Por historia e saj sipas arkivave, dhe dëshmive të njerëzve që e kanë përjetuar nga afër këtë ngjarje, është e lidhur dhe me një sërë shtjellimesh, që mundën të nxjerin në pah të vërtetat e saj, si u krijua, kush e financoi dhe prapaskenat që ndiqte hap pas hapi Enver Hoxha me rrjetin e tij të kundrazbulimit.
Sipas dokumentave arkivore të kohës, por dhe dëshmive të drejtuesve të lartë të shtetit, në zbulimin e atij grupi terrorist të ardhur nga deti, e veçanërisht në përcielljen e sinjalit deri tek Komandanti i Përgjithshëm, si dhe drejtimin e operacionit për neutralizimin e asgjësimin e asaj bande, rrol kryesor ka luajtur sistemi sekret i ndërlidhjes që kishte Enver Hoxha.
Një nga inxhinjerët e ndërlidhjes në Ministrinë e Brendëshme, në kujtimet e tij shkruan: “Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxha kishte radiorrjetin më të përsosur e më cilësor të informacionit e të komandimit të ushtrisë, të paisur me aparatura bashkëkohore perëndimore tip URC-100. Në radiorrjetin në fjalë bënin pjesë: Komandanti i Përgjithshëm, detyrë të cilën e mbante Enver Hoxha, Ministri i Mbrojtjes, ai i Punëve të Brendëshme, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe dy-tre oficerë madhorë të mbrotjes bregdetare, asaj kondraajrore dhe të aviacionit”.
Por, me zbarkimin e bandës së Xhevdet Mustafës në 24 shtator 1982 në bregdetin e Divjakës, sipas dokumenteve zyrtare arkivore, pohimeve të ushtarakëve të hallkave të ndryshme që përgjigjeshin për gadishmërinë dhe analizave të zhvilluara në dikasteret qendrore e në ato të terrenit, konkludohet se këto hallka në rastin konkret, ndryshe nga gadishmëria perfekte e strukturave të veçanta dhe aparaturave të kohës, nuk funksionuan siç duhet.
bahsine
Ngjarja në fjalë, duhej të konstatohej nga rojet bregdetare të kufirit pranë vendit të zbarkimit në bregdetin e Divjakës, nga rojet e strukturave të artilerisë kondra-ajrore në zonën për rreth, nga posta kufitare në atë territor në vartësi të Ministrisë së Brendëshme, si dhe të rojeve të batalionit art-mitralier, që ishte i disllokuar në atë zonë në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Pra, të gjitha këto struktura, nuk kanë funksionuar dhe gomonia me personat e bandës në bord, kanë zbarkuar në orët e para të mëngjazit pa asnjë shqetësim.
Tre muaj më parë se të zbarkonte banda në bregdetin e Divjakës, pranë grykëderdhjes së lumit Shkumbin, u zbulua një aparat radio-transmetues i vogël dhe funksional sa një paketë cigare, për të cilin mori dijeni direkt vetëm Enver Hoxha. Për këtë aparaturë dhe për gjithë operacionin e ndjekjes së misionit të bandës terroriste, Enver Hoxha anashkaloi të gjithë titullarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Rendit. Përpara këtij fakti, ata nuk kishin informacionin e duhur për bandën që pritej të vinte në bregdetin shqiptar.
Zyrtarisht u mësua se banda e Xhevdet Mustafës e kishte ndryshuar pikën e zbarkimit, jo atje ku u gjet aparatura e radio-ndërlidhjes, e cila do shërbente si sinjal, apo si “xhipiest”, për të treguar vendin e zbarkimit, por mungesa e saj bëri që të çvendoseshin më tej, në brezin e tokës së vdekur pranë kanalit hyrës që lidh lagunën e Karavastasë me detin. Enveri kishte informacion që lidhej me informata nga burime të ndryshme, jo vetëm për misionin e bandës terroriste të Xhevdet Mustafës, por dhe për dyshimet ndaj disa krerëve të lartë të shtetit, që përfliteshin si të implikuar me agjenturat e huaja, që kërkonin rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, përfshi dhe asgjësimin e tij.
Nga gjithë këto të dhëna, mësohet se Enver Hoxha, me marjen e sinjalit për veprimtarinë operacionale të kësaj bande kriminale, e deri në asgjësimin e plotë të saj, ishte pothuaj direkt në udhëheqje të operacionit hallkë pas hallke. Kuadrot drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendëshme, duke mos qenë plotësisht të informuar, nuk e mbajtën nën kontroll të rrept bregdetin e Divjakës. Ndërsa Enveri, nëpërmjet fijeve të informimit që kishte krijuar, jo vetëm kish bërë vlerësimin real të situatës nga gjetja e radio-stacionit, por ndiqte me shumë vëmendje dhe drejtimin e operacionit pas zbarkimit të bandës. Nuk përjashtohen në këtë veprimtari dhe dyshimet e mbajtja nën vëzhgim e lidhjeve të mundëshme të Kadri Hazbiut, që u përfol më pas për lidhjet me bandën kriminale të Xhevdet Mustafës.
Situata politike dhe ekonomike në Shqipëri në periudhën e viteve 1981-82, përjetonte një krizë të brendëshme, që nisi të dukej më hapur në jetën e përditëshme. Agjenturat e huaja dhe sidomos ajo jugosllave që ishte më aktive, po e shfrytëzonin këtë situatë dhe në planet e tyre ndaj Shqipërisë, u përfshi dhe aktiviteti i kësaj bande kriminale, që synimin kryesor kishte eleminimin e udhëheqësit politik të Shqipërisë, Enver Hoxhën. Pikërisht, kjo kohë u zgjodh si më e volitëshme për faktin:
Së pari, se në këtë periudhë gjëndja shëndetsore e Enver Hoxhës ishte rënduar së tepërmi.
Së dyti, sapo kish ndodhur eleminimi fizik i Kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetor 1981 dhe kjo kish krijuar një situatë disi kaotike.
Së treti, sapo ishte larguar dhe Kadri Hazbiu nga drejtimi i dikasterit të Ministrisë së Brendëshme dhe kish kaluar Ministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Së katërti, edhe ekonomia në Shqipëri pas viteve 80, po shfaqte shenja krize e rënie të pandalshme, dhe të gjitha këto me sa duket, kishin krijuar çoroditje e pakënaqësi në shtresa të veçanta të popullsisë.
Në këto kushte, agjenturat e huaja dhe në veçanti ajo jugosllave, nisën të aktivizojnë disa elementë antikomunistë në diaspor, të cilët shquheshin në aktivitetet e tyre antishqiptare dhe si kundërshtar të vendosur të regjimit komunist në Shqipëri, siç ishin: Sabaudin Haznedari dhe Abdyl Banushi në Itali, të cilët ishin protagonistët e hedhjes dhe të bombës në oborrin e ambasadës shqiptare në Romë. Po ashtu ishte etiketuar dhe Xhevdet Mustafa me banim në SHBA, i njohur si terrorist dhe trafikant ndërkombëtar droge, si dhe Halit Bajrami në Zelandën e Re, mik i vjetër i Sabaudinit, por i pa njohur në misionin e tij, si i dërguar i sigurimit të shtetit shqiptar në diaspor. Po në Zelandën e Re ndodhej dhe Fadil Kaceli, edhe ky i arratisur gjatë viteve 50.
Ndërlidhësi kryesor i këtij misioni antishqiptar në diaspor, ishte një diplomat i huaj, sekretar i parë i ambasadës jugosllave në Romë, Petër Paviç, i cili kish ideuar dhe përbërjen e grupit me pak njerëz të vendosur e besnik, si kundërshtar të betuar të regjimit komunist në Shqipërin e Enver Hoxhës. Njohësi më i afërt me këtë diplomat, ishte Sabaudin Haznedari, i cili u bë dhe ndërlidhës me pjestarët e tjerë, si me Halit Bajramin, mikun e tij të vjetër me të cilin ishin arratisur së bashku dhe të arratisurin tjetër, Fadil Kacelin, të dy me banim në kontinentin e largët të Zelandës së Re. Më pas Sabaudini shkoi dhe në SHBA për t’u njohur nga afër me Xhevdet Mustafën.
Halit Bajrami dëshmon se, u thirrë në Romë nga Sabaudin Haznedari dhe në një takim që patën me diplomatin e ambasadës jugosllave në Romë, Petër Paviçin, ai i tha Halitit se: “Trazirat në Kosovë në vitet 81, u nxitën nga udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha, për të destabilizuar Jugosllavinë”. Ky diplomat, nisi dhe Sabaudinin në SHBA, për t’u njohur me Xhevdet Mustafën, ku ndërmjetës ishte Abdyl Banushi, nga Golemi i Gjirokastrës, i arratusur në vitet 50-të.
Xhevdet Mustafa ishte një trafikant i njohur ndërkombëtar dhe ndodhej i dënuar në burgun e New Yorkut në SHBA. Halit Bajrami u ngarkua nga diplomati jugosllav Petër Paviçi, që të interesohej për mundësitë e nxjerjes së tij nga burgu. Haliti midis të tjerave deklaron se: “Depozitova 1 milion dollarë siguracion, investuar nga sigurimi jugosllav, për lirimin nga burgu të Xhevdet Mustafës”.
Për mardhëniet me Xhevdet Mustafën, deklaron dhe një shqiptar i diasporës, Koli Marko, me origjinë nga fshati Mizë i Divjakës, i arratisur dhe ky në vitet e para të pasçlirimit, me banim në Detroid të SHBA. Ishte mik i afërt me Xhevdet Mustafën. Ai deklaron:
-“Xhevdeti ishte një djalë i hedhur, shumë aktiv dhe i përfshirë në trafiqe të ndryshme kriminale, veçanërisht me trafik ndërkombëtar të drogës. Kur u konfigurua si pjestar i bandës me Sabaudin Haznedarin dhe Halit Bajramin, më pyeste shpesh për territorin në zonën bregdetare të Divjakës. Më ftoi dhe mua të bëhesha pjestar i grupit. Por unë, duke e njohur si aventurier, nuk pranova. Më dukej marrëzi angazhimi i tij për të zbarkuar në Shqipëri, aq më tepër për të shkaktuar trazira e terror. Xhevdeti shprehej, se nga ky angazhim në këtë aksion, do përmbyste sistemin e Enver Hoxhës, si dhe eleminimin fizik të tij dhe nga gjithë kjo aventurë, do shpërblehej me shuma të mëdha dollarësh”!
Koli Markut, i dukej i pamundur ky angazhim aventuresk i Xhevdetit! Kjo për faktin se, atentati ndaj Enver Hoxhës ishte i pa realizueshëm, pasi ai jo vetëm ishte i blinduar me roje besnike të Gardës Qeveritare, por ato kohë e gjithë Shqipëria ishte në një situatë të lartë gadishmërie. Po ashtu dhe emrat e njerëzve që përbënin grupin, Koli Marku përsa kish arritur t’i njihte, nuk kish shumë besim në vendosmërinë e tyre. Gjithë kjo aventurë, shprehej Koli, “I dukej si një kurth i sigurimit të shtetit shqiptar, për të cilën Shqipëria kishte një përvojë të sukseshme”.
-“Nuk e di,- thot ai,- se kush e ideoi këtë mision! Xhevdeti ishte një legalist i thekur në bindjet e tij dhe një antikomunist i vendosur. U nis në Shqipëri me aventurën për të vrarë Enver Hoxhën! Dhe nga gjithë ky angazhim, shpresonte të merte një shpërblim të madh, ishte shumë materialist”.
Kur u grumbulluan në Bari të Italisë për përgatitjet e fundit të nisjes drejtë bregdetit shqiptar, Fadil Kaceli u distancua nga grupi, me arsyetimin se ishte i sëmurë nga shtylla kurrizore, nga e cila ka patur probleme dhe më parë. Diplomati jugosllav i dha porosi Halit Bajramit, që në kohën e mbritjes në Tiranë, të merte kontakt me Kadri Hazbiun dhe ai do t’i drejtonte në misionin që kishin ndërmarë. Në çdo veprim të bandës, Halit Bajrami do ishte personi që do të mbante lidhjet me Kadri Hazbiun.
Por siç dihet, banda u zbulua në stacionin e trenit të Rrogozhinës nga organet e sigurimit dhe të rendit dhe misioni i saj përfundoi me dështim të plotë pikërisht aty. Por në rrjedhën e kësaj ngjarjeje prej jo më shumë se 36 orësh, mbetën të vrarë 6 viktima njerëzish të pafajshëm, si dhe u asgjësuan dy drejtuesit kryesor të bandës, Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa. Kurse viktimat e asgjësuara nga banda ishin:
-Zv/shefi i policisë së Lushnjes, Remzi Brixhi, një djalë i ri shumë i devotshëm, bashkë me të dhe një punonjës policie i repartit të rendit po të Lushnjes, si dhe varkëtari, punonjës civil i plazhit të Divjakës, që u eleminuan nga banda në vendndodhjen e tyre të rastësishme tek toka e vdekur ku ata ishin strehuar. Po ashtu, u vra nga Xhevdet Mustafa dhe një djalë divjakas, që ndodhej midis pyllit duke bërë dru, me pretekstin se mund t’i denonconte. Në sektorin e Zhamës karshi Çermës, Xhevdeti vrau dhe oficerin e kontrollit rrugor të ushtrisë, Tomorr Zykaj, i cili po e ndiqte pas që nga Rrogozhina si person të dyshuar. Po ashtu, vrau dhe Mersin Sulën, të zotin e shtëpisë në Zhamë ku Xhevdeti u strehua forcërisht i ndjekur nga forcat e rendit. Pra, prezenca e bandës dhe përplasja e saj me forcat e rendit, shkaktoi 6 viktima, si dhe u eleminuan dy drejtuesit kryesor të saj.
Në sektorin e Zhamës ku ishte rrethuar Xhevdet Mustafa, erdhën dhe dy ministrat e qeverisë, Ministri i Brendshëm, Hekuran Isai nga Tirana dhe ai i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu që ndodhej me shërbim në Elbasan, pasi atë ditë punohej në të gjitha organizatat e partisë në shkallë vëndi “Tablloja Sinoptike”, një buletin që përmbante deponimet e Fiqerete Shehut në gjyq, mbi veprimtarinë agjenturore të Mehmet Shehut. Ata i bënin thirrje Xhevdetit, të dorëzohej, pasi ishte i rrethuar. I premtuan për të sjellë dhe ndonjë pjestar të familjes, (Nënën e tij), që ai të dorëzohej se do të kishte dhe lehtësira. Por ai nuk u bind.
Në ato momente, vjenë porosia nga Enver Hoxha, që situatën në vendngjarje t’a drejtonte Hekuran Isai, duke lënë jashtë aksionit Kadri Hazbiun, i cili kohë më pas u kthye në Tiranë. Dhe orë pas ore, gjëndja erdhi duke u agravuar. Ardhja e një tanku nga një repart ushtarak dhe depërtimi i grykës së topit të tij në cepin e dhomës ku qëndronte i fshehur Xhevdeti, i krijoi atij një gjëndje tronditëse pa shpresë, ndaj me fishekun e fundit që kishte në pistoletën që mbante në dorë, kreu vetëvrasje. Kështu përfundoi dhe aksioni i fundit kundër veprimtarisë së bandës kriminale. Gjashtë kufomat e qytetarëve të asgjësuar nga banda kriminale, u përcollën me nderime nga autoritetet e pushtetit lokal të Lushnjes në vendbanimet përkatëse, në një miting të përmortshëm në qendër të qytetit, organizuar për nder të tyre
Pra, edhe në këtë rast, tentativat e agjenturave të huaja kundër Shqipërisë komuniste dështuan dhe për këtë sukses, një rol kryesor ka lozur kundërzbulimi shqiptar në diaspor, i cili si gjithmonë, i ka zbuluar që në embrion çdo përpjekje e tentativë për përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri, apo dhe për eleminimin e udhëheqësit kryesor, Enver Hoxhën nga forcat e jashtme.
Dhe në këtë kalvar përpjekjesh, si gjithmonë, Enver Hoxha ka qendruar në krye, sepse e dinte që jetëgjatësia në politikë dhe diktatura e proletariatit që zbatonte sistemi komunist, krijonin dhe kundërshtarë dhe pavarësht se ai i kishte bashkëpuntorët e tij në forumet e larta të partisë e të shtetit, vigjilenca dhe survejimi ndaj tyre ka qenë kurdoherë në shkallën më të lartë.

BRAVO!
Nje pershkrim realist dhe i logjikshem bazuar new arkivat shteterorew,pa ngjyrime dhe shpifje politike!
Ne se periudha e socializmit ne Shqiperi do te ishte trajtuar realisht,pa urrejtje klasore,me siguri,qe sot do te jetonim nje Shqiperi tjeter,shume here me te mire se sa ka qene keto 30 vjet!
Se nuk do shkaterrohej asgje dhe popullit keto 30 vjet do t’i ishte vene ne sherbim e gjithe pasurtia kombetare ne gjendje pune dhe jko e shkaterruar si ne kohen e LEVIZJES CARTISTE NE ANGLI!
BRAVO!
Nje pershkrim realist dhe i logjikshem bazuar new arkivat shteterore,pa ngjyrime dhe shpifje politike!
Ne se periudha e socializmit ne Shqiperi do te ishte trajtuar realisht,pa urrejtje klasore,me siguri,qe sot do te jetonim nje Shqiperi tjeter,shume here me te mire se sa ka qene keto 30 vjet!
Se nuk do shkaterrohej asgje dhe popullit keto 30 vjet do t’i ishte vene ne sherbim e gjithe pasuria kombetare ne gjendje pune dhe jko e shkaterruar si ne kohen e LEVIZJES CARTISTE NE ANGLI!
eri
je ti që e ke shkruar këtë dhe po i bën një gojore vetes tënde??
o debil a e kupton që kjo nuk do të pranohej të shkruhej as në atë kohë dhe jo më sot!!
kjo është një paçavure që dhe një fëmijë i klasës së gjashtë po ta kishte shkruar si hartim do kishte marrë jo vetëm një 4 por dhe do ta kishin tallur të gjithë!!
mbyllja është fantastike:
“Dhe në këtë kalvar përpjekjesh, si gjithmonë, Enver Hoxha ka qendruar në krye, sepse e dinte që jetëgjatësia në politikë dhe diktatura e proletariatit që zbatonte sistemi komunist, krijonin dhe kundërshtarë dhe pavarësht se ai i kishte bashkëpuntorët e tij në forumet e larta të partisë e të shtetit, vigjilenca dhe survejimi ndaj tyre ka qenë kurdoherë në shkallën më të lartë.”!!
në fillim kujtova se ishte një satirë e gojëve të liga,por në fund e kuptova se ishte pjesë e “formave të partisë” që bëheshin në organizatat bazë!
je sekretar partie akoma??
çfar paçavureje,sidomos pas titullit”Histori arkivash të pa thëna për bandën e Xhevdet Mustafës”!!
nuk ju vjen turp për këto llumra që botoni o ju të ditës??
as vjerrshat e dukës nuk janë në këtë nivel të ulët!!
Asgje e vertete dhe asnje bravo s’meriton ky shkrim ne se botimi eshte i diteve te sotme dhe jo i kohes se censures.Nuk do te thur lavdi per vdekjen e 6-te pafajshme.Jo aspak ,ata ishin te pafat ne nje ore dhe vend te gabuar.Grupi qe akoma quhet bande dhe pse plani ishte te eliminonte diktatorin qe mbante te burgosur nje popull te tere.Se pari Mustafa,Haznedari dhe Bajrami ishin antare te sigurimit te jashtem te Shqiperise.Krejt familjet e tyre nuk paten asnje reprezalje apo ndekje nga organet shteterore ,perkundrazi me pune e arsim te mjaftueshe pas arratisjes se tyre.U nisen nga sigurimi dhe u prune po nga sigurimi per te eliminuar udheheqjen qe mbante te shtypur nje popull.K.Hazbiu s’kishte aspak dijeni per kete grup pasi ai e tregoi bindjen e dashurine e verber qe kishte per atin gjakatar dhe ne gjygj deri ne momentet e fundit.Shkrimi i mesiperm thote se nuk ishte mire me shendet ( diktatori) .Genjen ai mirrte pjese aktive ne mbledhjet per gozhdimin e Kadriut.Grupin e Mustafes e pruri sigurimi shqiptar sipas porosive te Hoxhes.Duhej bo dhe epilogu i jetes se tij me vepren per Tito etj e etj mashtrime qe shkruante me dekada .I pelqente te shkruante sidomos kur personazhet ishin nen toke.Po dhe te gjalleve ua kishte mbyllur gojen ne burgjet e Spacit.Grupi u mashtrua dhe trathtu pa u nisur akoma.Ne te gjithe boten ka,jetojne e punojne agjente sekrete te shtetit ku bejne pjese.Ata te lodhur per vite ne sherbim te vendit qe i nisi ju dukej dhe ashtu eshte me llogjijen njerezore qe te mos kene te drejte te hyjne lirshem ne vendlindje qe te takojne
familjeret e tyre Asnje shtet s’e ka pasur dhe as qe e ka kete rregull.Ti shkon krijon familje ,biznes e ne thirrjen e pare si ushtar i bindesh urdherit .Kjo ishte dhe jeta e tyre.Xhevdeti si me i riu me pashmi e me guximtari udhetonte nga t’a urdheronin ,tek Rezidenca e Mbretit Zog ,ne diten e vrasjes se Mbretit Sedat, ne Itali me nje rol te cuditshem si shofer autobuzi etj.Dhe padyshim i behej nje leshim ketij Agjenti shqiptar te vinte inkonjito te shikonte prinderit ne shtepine e tij te lindjes.Ishte arratisur me pelqimin e shtetit shqiptar ne vitet 1960 ,ishte gati ne cdo detyre qe i jipej por pse ju ndalohej hyrja legale ne vendlindje ai dhe te tjere s’e kuptonin atje ne Token e lire ku jetonin.Kjo ndjenje revolte e pakenaqsie i shtyu te pranonin aventuren e rrezikshme.Ku ta dinin se ishte kurth? Politika ishte nje maskim per keto lloj njerezish .Te shfaqeshin si antikomuniste ishte fytyra e tyre e dyte.
Rita Po eshte e vertete. Xhevdet Mustafa familjen e kishte ne Durres, shtepi private prane deges se brendeshme. E levizen familjen pasi doli ngjarja sepse beri vrasje tek njerez te pafajshem.
Por ajo qe te bie ne sy eshte se si gjithmone shqiptaret kunder shqiptarve i drejton e pergatit serbia.
po jane lojerat e sllavo-komunisteve serb me qender
ne beograd, per te perpunuar sllavo-komunistet
allbanez, po me qender ne beograd.
Ty të qofshin qent robt e shpis.
po ko eshte, nuk ka histori ne kete mes, as inate as
qejfmbetje
Dhe tek ajo që them unë “kjo është, nuk ka gjë tjetër në mes”.
Keto fantazira me qen vetem nje idiot i indoktrinuar e fahatar pervers si ti mund t’i kete. Vemje e zene me shurre mengjesi te kushedi se cfare lloj katunari neandertal e gjakatar. Pleher!
Oficer Stavri nuk shëmbi murin e shtëpisë me tank por
me transportuesin e blinduar të komandës së brigadës së tankeve të Kolonjës që nuk ka patur top fare që me grykën e tij të trëmbte me grykën e tij Xhevdet Mustafën aq sa të vriste vehten dhe
kjo pjesë me tank e top nuk është fare nga arkivat por fantazi për ta bër vetvrasjen e Xhevdet Mustafës sa më dramatike.
Oficer Stavri nuk shëmbi murin e shtëpisë me tank por
me transportuesin e blinduar të komandës së brigadës së tankeve të Kolonjës që nuk ka patur top fare që me grykën e tij të trëmbte Xhevdet Mustafën aq sa të vriste vehten dhe
kjo pjesë me tank e top nuk është fare nga arkivat por fantazi për ta bër vetvrasjen e Xhevdet Mustafës sa më dramatike.
!!?
më duket se këta të ditës duan ti bëjnëjnë konkurencë gomarllëku kaloçkës së temës!!
si duket ja kanë kaluar me të parën!!
si e kam shkruar dhe në replikën me erin e fortë,ky është një shkrim aq i keq sa të vjen të ulërish për ato që shkruhen në të!!
“radiotrasmetues”të zbuluar në grykderdhjen e shkumbinit,për të cilin morri dijeni v”vetëm enver hoxha”!!
e si??
mos vallë e gjeti enveri??
mos vallë ai që e gjeti,e mori nën këmishë dhe shkoi tek enveri dhe ja tregoi??
mos vallë që ai që e gjeti e dinte fare mirë se çfar do të ndohte pas tremuajsh,dhe ju tha të gjitha,shkallëve hierarkike,unë nuk ju tregoj se çfar kam gjetur,por do të flas vetëm e vetëm me enverin??
e mbi të gjitha enveri mënjanoi tërë atë sigurim,që e kishte nën hekuranin në atë kohë,dh etë gjithë ushtrinë??
ah po se harrova,ai kishte sillon që ishte sigurim mbi sigurimin??
këta jo vetëm janë të pjerdhur në fantazi po,si e thua dhe ti,i bëjnë autoblindat tanke,e turrli gomarllëqesh të tjera!!
dita ka rënë aq poshtë sa të botojë shkrime pa emër dhe si duket fare qartë të shkruara në ndonjë bar nga të dehur me fantazi të shkatërruar nga alkoholi!!
çfarë niveli i ulët!!
O i « vetçensuruar », po zëvëndëson « Nastradinin » apo « Intelektualin »! Ndryshimi mes jush është se « intelektuali bëri burg, ndërsa ty nuk t’a mbajti bytha, u autoçensurove!!! Në rast se ty të duken fantazira këto të Ditës dhe të « vërteta » ato të Kaloçëve, ne të tjerët e kemi jetuar këtë kohë dhe janë super të vërteta. Misioni i Kaloçëve është që të rrijtë që nuk e kanë jetuar t’a dinë ndryshe sa ka ndodhur, por ky është mision i pamundur, sepse ka dokumenta dhe rregjistrime që nuk të lënë të spekullosh. Vetëm plehra hedh në komente, duke nevrikosur veten dhe bezdisur të tjerët!
!!!
a duhet të të jap përgjigje??
atij që më fliste në atë kohë”ne të tjerët e kemi jetuar këtë kohë dhe janë super të vërteta”,kështu si ti i jepja një 2 leksh(20 qindarka) dhe bile më kënaqte duke bërë si sirenë zjarrfikseje!!
meqënse i ke jetuar ato kohë e di dhe se kush ka qënë ky i zjarrfikses!!
nëse nuk e di!?
të garantoj që je katnar i ram në kooperativë të tipit të lartë!dhe këtë si kollovar!!
sa për nastron!?
i kam thënë ximit(xim kulufi),se nastro do të na mungojë!!nuk rron më!!shkoi i shkreti,dhe më e keqja është se burgun e bëri jo se ja “mbajti bytha”,por thjeshtë se ja futën!!e ka thënë shpesh në intervistat që ka dhënë!!
për “plerat që hedh në komnete”!?
ke të drejtë!!
të besosh këtë që shkruahet duhet të jesh shumë i qut!!
jam i detyruar ta pranoj se “sta ha shkopi qenin”!!
ps:jo për gjë,por,meqënëse mua më quan frikacak që nuk kisha guximin e nastro sumës,përse nuk mban një pseudonim,por i ndërron??
mos vallë me të vërtetë e ke sumën aq të dobët sa as një pseudonim nuk ta mban dot??
or koqe kam 12 vjet që kam të njëjtin pseudonim,jap mendimin tim si e mendoj!si kur mbështes artikull shkruesin si kur e kritikoj dhe si kur e ofendoj!!të njëjtën gjë bëj dhe me kudnërshtarët, dhe, atyre që mund të themi, shokët e mi.
me qënëse më paske ndjekur e paske parë se, “megjithëse them budallallëqe”prapë, nuk e ndërroj pseudonimin tim!!
ti,megjithëse thua vetëm mënçurira dhe “beson të vertetat e këtij shkrimi”,prapë nuk ke bythë të mbash një pseudonim??
përse turpërohesh nga e vërteta që thua??
hej përfytyro sikur të isha dhe unë aq i zgjuar dhe të thosha vetëm të vërteta!?
me siguri do të kisha shkruar emrin tim të vërtetë,si psh “kasem gahinji”!!
shëndet dhe të pafsha në PS!!
Rrenjet i nxorret kesaj historie,,sa nuk ka mbetur shqiptar pa njohur hapat qe ka bere xhevdet mustafa,,Eshte bere xhevdet mustafa me halit bajramin si muji me halilin qe kendohen me lahut ne Malsi,ne Bosnje,ne Cernagore,ne Serbi dhe sot grinden per autoresine.
Ja qe edhe Lushnja u be me cikel kreshnikesh.
Realisht si ngjarje ka ndodhur keshtu.Por shkrimi ka teperime.Lidhjet e grupit me kadri Hazbiu ,ne ate kohe min.i mbrojtjes,jane te verteta.por nuk do i priste ai ne divjake.Grupi pritej te zbarkonte ne drejtimin hamallaj-gjiri i lalesit,ne golem.Ne ate kohe ne shenavlash,ne batalionin e kembesorise,i cili kaloi ne gatishmeri nr.2,u vendose 2 kompani te forca e te policise si dhe komanda e batalioni te policise.Ata cdombremje shperndaheshin ne prita gjithe naten,ndersa diten pushonin.Nje tjeter kompani e policise ishte vendosur ne golem.Ne divjake ishte vendosur ne stervitje nje batalion tjeter policine,Me detyre derdhjen e shkumbinit-dalani i karavastase,por vetem me patrullime,pa prita.Ne psv te kodra e durresit ishte vendosur nje shtab operativ i min.mbrojtjes dhe komandes se korpusit te Tiranes.Ishte e sigurt qe zbarkimi do te behej ne nje nga dy pikat e mesiperm.Por sic duket ,ata jane informuar per masat e marre qe prej nje muaji.Ndaj zbarkimi u be me urdher direkt ne mjetin e zbarkimi duke e spostuar ne jug te kanalit te karavastase.Ngaqe nuk e njihnin terrenin,ata priten mengjezit per te levizur.Ne ate kohe jane pikasur nga skafi(motobarke) ku ishte ai oficeri i policise.Ata kane qene tre.2 u vrane nga banda.Drejtuesin e skafit(motobarke)e morren peng si udherrefyes.Marshuan mes pyllit ku vrane ate djalin qe e njohu i dhe pershendeti policin peng..Me pas ngjarja dihet.Rastesisht jane zbuluar ne rrogozhine .Xhevdet Mustafa u largua doli jashte rrogozhine ne drejtim te kavajes pasi ndalon nje makine kamion.Kur pa taksine ,ndalon,nen kercenimi e armes,zbriti dasmoret dhe mori peng makinen me shoferin Tahsim,nje qytetar nga shenavlashi durres.Ne uren e shkumbinit jane kembyer me kadri hazbiun,qe kthehej ne drejtim te rrogozhine.Me pas dihet.Grupi do te shkonte ne drejtim Elbasan me tren.prej andej do marshonin drejt burelit me kembe,ku do qendronin derisa te hynin ne kontakt me kadri hazbiun.Do niseshin per tirane per te kryer atentatin ne pallatin e sportit,diten qe do hapej kongresi i rinise,ku do te shkonte edhe Enver Hoxha.Nese nuk realizohej kjo,kadriu do ti merrte me makine dhe do ti fuste ne bllok.Por kjo ishte vetevrasje,pra e pamundur .Organizatoret?UDB,agjentura e saj ne shqiperi,Agjentura e Leka Zogut .Financuesit?UDB dhe Leka Zogu.Xhevdet Mustafa?Kriminel e vrases profesionist,i kerkuar ne 4 shtete europiane,strehohet ne amerike.Mos valle ishte rastesi?Per mua jo.Shume terroriste jane strehuan atje ,edhe pas 1990..Arsyeja?Sherbimi ndaj CIA.Sabaudin Haznedari ka qene oficer i sigurimit ,para arratisjes.Si dhe halit bajrami.Haznedari,kushuri i Nevzat Haznedarit,ka kryer kurse zbulimi ne favor te CIA.Madje ka qene dhe instruktor ne Panama,ne nje baze stervitje.Te dhenat jane per kete,mos i shihni.Populli te gjukoje.Mos i nxirrni luftetare anticomunista,antidiktature,por u vini emrin e vertete,terroriste.
ti qënke dhe më gomar se këta që shkrujnë këtë bërllog!!
të paktën ti ke vënë emrin(nëse është i vërtetë),këta nuk kanë vënë as emër!!
kaso
“Realisht si ngjarje ka ndodhur keshtu.”
ka dy arsye të shkruash në këtë mënyrë,pra në atë mënyrë,absolute, që nuk lë asnjë mundësi për dyshim:
1- të kesh qënë pjestar në të gjithë ngjarjen pra, si pjesë e grupit diversionist,si e njerzve të kapur në befasi,rastësisht,si në atë të atyre që i prisnin,sigurimit,dhe në të atyre që i prisnin si porositës,kadri hazbiut!bile të dhe të atyre që kishin në mënd pasi të takoheshin!!
2-të jesh gomar i lindur që beson çdo lloj gomarllëku që krijohet pa asnjë llogjikë!as minimale!!
e para është e pamundur,sepse me zgjuarsinë që ke!?të garantoj se po të ishe pjesë e bandës!?
do të ishe “arratisur” si xim parisi(nuk e di në e ke dëgjuar ndonjëherë)për në jugosllavi me barkë nëpërmjet liqentit artificial të tiranës!!
me ty pjestar,banda do kishte zbarkuar në sardenjë duke u nisur nga bari!!
idiot,bier dakord me tërë idiotët për makinat e taksitë,tnket e djagaçët,që dalin dhe zhduken sipas çdo idioti që shkruan ndonjë koment a shkrime të tilla!
idiot,mos shkruaj në mënyrën absolute,se nuk je në gjëndje të tillë që të shkruash të paktën me një farë llogjike,e mbi të gjitha,nuk mund ti dish të gjitha,sepse nuk ke qënë pjestar i të tërës!!
idiot,edhe kur kapen gjallë personat në një ngjarje të tillë!?
edhe kur ata “tregojnë gjithçka”,prapë thuhet “sipas të gjithë të dhënave mendohet se ka ndodhur kështu”!!pra edhe atëherë askush nuk është i sigurtë nëse E VËRTETA,ajo absolutja, është e saktë!!
të më falësh që po të drejtohem me IDIOT!
arsyeja është se nuk gjej fjalë tjetër që mund të përshkruaj zgjuarsinë tëne,pa të ofenduar!!mund të të quaja dhe dement,por si duket di të shkruash të paktën,e një që di të shkuraj nuk mund ta quash dement!!
sa për dijeni,dhe të tjerë e kanë përmëndur më parë,dhe ne që kemi jetuar në tiranë dhe kemi qënë në moshë madhore dhe që shpesh luanim tek kompleksi i dinamos pas kryeministisë,e kemi ditur se kadri hazbiu nuk ka jetuar në bllok,por pikërisht 100 metra në krah të këtij kompleksi,ose e njëjta gjë nga lana,pra pikërisht aty ku sot është piramida!!
pra ai nuk kishte asnjë mundësi të shkonte në bllok me makinë,kontrollohej gjithkush që hynte në të,dhe mbi të gjitha duhej të kishte dhe dikë që banonte në bllok për ti lënë peshqeshin xhevdet,ose peshqeshet,xhevdet,sabaudin e bajram,me gjithë armatimin e tyre!!
e gjatë gjithë procesit kundër tij,gjatë gjithë deponimeve të bajramit që e “gozhduan” asbiun,nuk u fol asnjëherë për një qëndër në bllok,ku do të shkonte bajram haliti!!
idiot,nëse sigurimi i enverit i drejtuar nga, pianeci i trashë, hekuran isai,kishte një pjestar të bandës të kapur të gjallë dhe që “nxorri gjithçka kishte në bark”nuk përmëndi ansjëherë,por fare,fare,si do të thoshte i madhërishmi më i ndershmi i politikanëve të sotëm shqiptar erion, minimal, brraçe,se në BLLOK NDODHEJ NJË PEJSTAR I GRUPIT TERRORIST???
idiot,a ja ke shtruar këtë pyetje vetes??a e ke pyetur veten se përse veveçka,pëllumb a sorrë, që tregon muhabetet me pijanecin isai,nuk e pyeti “përse nuk hetuat se kush ishte baza në bllok,në të cilën kadri asbiu do të çonte këta tre diversantë?”!apo thjeshtë do të parkonte makinën e tij diku dhe ata do të dilnin nga blloku,ditën e atentatit dhe do të shkonin tek pallati i sportit??
mirë që paska qënë kaq e lehtë për të hyrë në bllok,po ta merr mëndja se ka qënë po kaq e lehtë dhe për të jetuar një javë dhe për të dalë me armatim??
idiot,ju jeni tipa që keni një dëshirë të “dukeni të bukur”,bridhni gjithandej dhe me çdo mut që gjeni filloni e lyeni turinjt!!
e më pas kujtoni se jeni bërë të bukur!!
dhe fundin megjithëse e ke të drejtë prap e ke në nivelin tënd!
idiot!!
“Mos i nxirrni luftetare anticomunista,antidiktature,por u vini emrin e vertete,terroriste.”
ata ishin me të vërtetë terroristë,por ndryshe nga ajo që mendon dhe pretendon ti!!
ata bën terror për leverdi të atyre që sot,familiarët e tyre,batakçijt antikomunistë të politikës,i quajnë komunistë!banda diversioniste nuk ishte aspak ashtu si e përshkruan ti dhe propaganda e kohës kur u zhvilluan ngjarjet!aspak ashtu si e përshkruan politika zyrtare e asaj kohe!
ajo e plotësoi qëllimin që kishte!
ajo e bëri atentatin!
dhe pikshënjestra e asaj bande nuk ishte enver hoxha,por ai që u pushkatua një vit më pas!
kadri asbiu!!
pra për atë bandë mund të themi me plot gojën,ishte e suksesshme!!
deri më sot vetëm një fakt nuk është sqaruar!ndoshta për sekret shtetror,dhoshta nuk i plas kujt!
asnjë shtet perëndimor,amerikë e të tjerë,përfshi dhe italinë,nuk ka marrë përsipër dërgimin e bandës së xhotës!po ashtu asnjë prej tyre nuk e ka mohuar që ta ketë dërguar!
ky fakt mbetet për tu vërtetuar!
sa për sërbin a gërkun,që mund të jenë dhe ata porositës,nuk shpresoj të pranojnë atë mohojnë një gjë të tillë!!
idiot hajvan,përpjekja për të plotësuar dëshirën të çon gjithnjë në greminë,të bën të gënjesh dhe të mos fusësh në punë llogjikën!të çon drejt senilitetit,sepse të fishk trurin,ta ngop me “ëmbëlsirën” që i i rras me zorr!kërkimi i të vërtetës të vë përpara shumë pikpyetje,shpesh janë të tharta,por me kalimin e kohës kur fillojnë e mbeten gjithnjë e më pak,truri është më i stërvitur,më i shëndoshë!!
shëndet dhe gjithë të mirat,idiot i lindur!mëso pak nga llogjika dhe mënyra për ti parë me llogjikë dysuese të gjitha ngjarjet!edhe atje ku plotësohet dëshira tënde!?
pyete veten “mund të jetë ndryshe?”,e në atë moment analizoje dhe njëherë!edhe po qe se bindesh që nuk mund të jetë ndryshe!?prap lër një mundësi,mos ji absolut!!
absolutizmi është thjesht budallallëk!!