Histori e denjë për filma, testi i ADN-së e bën punëtorin pronar të vilës 56 mln € (FOTO)

Elena Tase

Kishte shumë vite që bënte punë krahu dhe mezi paguante qiranë dhe faturat e tjera, por tani 31 vjeçari anglez, Xhordan Adlas Roxhers, ka hyrë me të dashurën tek një vilë që kushton rreth 56 milionë euro.

Pas një testi ADN-je, punëtori zbuloi se ishte djali i pronarit të vdekur të vilës.

Deri dje mund të përballonte vetëm qira apartamenti, por tani zotëron një pronë pasanikësh prej 6200 metrash katrorë.

Duket se djali i tij i sapo-lindur është me fat. Marrja e pronës përkoi me lindjen e fëmijës.

Ai i kishte kërkuar testin e ADN-së pronarit të vilës, kur ishte gjallë, por e kishin refuzuar.

Një foto e babait të tij kur ishte i ri dëshmon ngjashmëritë.

Tani që ka marrë shtëpinë ndihet i kënaqur dhe po përshtatet.

Tani është i kënaqur që mund t’i ofrojë të dashurës një shtëpi të mirë.

Prona vlen rreth 56 milionë euro.

Është ndërtuar në vitet 1700.

Djali, i quajtur Xhordan, thotë që mezi përballonte faturat në fund të muajit. Kjo është shtëpia ku banonte më parë.

Ka qenë shtëpi e familjeve mbretërore.

Babai i tij, Charls Roxhers, ishte një milioner që kishte krijuar varësi me substancat, prej të cilave edhe vdiq.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • me një fjalë çarlsi i paska q nonën këtij??
    për më keq kur paska qënë nën ndikimin e substancave!

  • Trashigimtari nga punetor ne pasuri me vile 56 milion Euro kupton jeten ma mire se po te mos kishte njohur punen e punetorit.

  • Po pronaret shqiptare , qe kane letrat dhe skane nevojen e ADN ,pse nuk ja kthejne banditet komuniste mbrapsht ,kush ma shpjegon .?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *