Nga Viktor Malaj
Në vitin 1990, kur gjendja ekonomike e vendit ishte e mjerë dhe ajo shoqërore thuajse pa shpresë, në skenën politike dhe shoqërore të Shqipërisë u shfaqën një tufë njerëzish të cilët pretendonin të ishin shpëtimtarët e vendit dhe të popullit dhe që propagandonin e premtonin sjelljen e demokracisë dhe bërjen e “Shqipërisë si gjithë Evropa”.
Këtë “çetë apostujsh” e karakterizonin tri gjëra të përbashkëta: Thuajse të gjithë vinin nga nomenklatura komuniste; shfaqeshin në publik të veshur me pardesy të bardha dhe, pas “dërmës” që i jepnin të shkuarës, premtonin një të ardhme të ndritur për popullin shqiptar ku do të mbizotëronte paqja, drejtësia, prosperiteti ekonomik dhe respektimi i parimeve perëndimore të sistemit demokratik.
Megjithë gjendjen e vajtueshme ekonomiko-sociale, në zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991 vetëm 39 përqind e shqiptarëve ua besuan të ardhmen e tyre këtyre profetëve të rremë. Meqë nuk arritën shumicën qeverisëse çeta mori përsipër krijimin e artificeve politike të shumëllojshme ku spikat ngjarja tragjike e 2 prillit 1991 në Shkoder, e organizuar prej tyre dhe e përdorur me sukses po prej tyre.
Ky artific kriminal politik, i kombinuar me lloj-lloj aktesh të tjera destabilizuese, siç ishte rrëzimi i dy qeverive brenda një viti, paralizimi i ekonomisë nëpërmjet grevave masive si dhe pengimi me dhunë i shpërndarjes së ndihmave ekonomike të dërguara nga vendet perëndimore për popullin shqiptar, bënë që zgjedhjet legjislative të radhës të zhvilloheshin pas një viti.
Në mars 1992 profetët e rremë erdhën në pushtet me mbi 60 përqind të votave të shqiptarëve. Vetëm katër muaj më pas, në korrik 1992, në zgjedhjet vendore besueshmëria e çetës ra me mbi 20 përqind. Ose shqiptarët nuk po arrinin të mirëkuptonin “shpëtimtarët” e rinj, ose shumica e popullit shqiptar kishte filluar të njihte fytyrën e djallit pas maskave prej engjëjsh të njerëzve të podiumeve buçitës.
Pas burgosjes politike të kreut të opozitës politike si dhe shumë veprimeve të tjera të pushtetit, që binin ndesh me premtimet e bujshme, i erdhi radha Referendumit për Kushtetutën në vitin 1994. Dy të tretat e shqiptarëve e refuzuan me votë ofertën e “demokratëve perëndimorë”.
Ekonomia vazhdonte të lëngonte dhe u mbështet kryesisht në dy “shtylla” të kalbura siç ishin lulëzimi i kjoskave dhe lindja e firmave kriminale piramidale. Paligjshmëria ishte forma kryesore e sjelljes jo vetëm të pushtetit, por edhe të shumë qytetarëve ku dominonin veprimtaritë e pakontrolluara dhe të paligjshme ekonomike, të gjitha llojet e kontrabandave, pushtimet e pronave, ndërtimet pa projekte dhe pa leje, mospagimi i taksave, energjisë elektrike, ujit dhe detyrimeve të tjera fiskale.
Shqiptarët që shihnin përtej oborrit të tyre filluan të vënë në dyshim sjelljet dhe drejtimin e qeveritarëve bujëmëdhenj e punëmbrapshtë dhe, përditë pyesnin veten dhe njëri-tjetrin: A është vërtet ky sistemi politik demokratik që na nevojitet dhe a funksionon ai kështu edhe në Perëndim? Dhe, sigurisht që përgjigjja ishte mosaprovuese.
Duke e njohur pakënaqësinë masive ndaj tyre, “apostujt e demokracisë” vendosën të luajnë rolin e djallit, i cili ishte dhe roli më i përshtatshëm për ta, duke planifikuar dhe realizuar përmbysjen e vlerësimit dhe vullnetit popullor me dhunimin masiv të procesit zgjedhor të majit 1996.
Reagimit të popullit ndaj këtij dhunimi ata iu përgjigjën me dhunimin e protestuesve dhe deputetëve opozitarë, të gazetarëve dhe kujtdo që nuk pajtohej me ta, duke përfshirë edhe ish-pronarët e shpronësuar dhe ish-të burgosurit politikë të regjimit komunist. Propaganduesit e “Shqipërisë si gjithë Evropa” u konsideruan si “regjim gangsterësh” pikërisht nga Evropa Perëndimore.
Rrënimi i pashmangshëm i firmave piramidale dhe mllefi i grumbulluar nga keqsjellja politike e regjimit të padenjë politik shkaktoi revoltat dhe protestat e fillimvitit 1997 që kulmuan me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, rizgjedhjen President të shkaktarit kryesor të gjendjes kaotike dhe antidemokratike të vendit, dhe pastaj bërjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në verën e vitit 1997. Zgjedhjet e reja i dërguan në opozitë të papërfillshme profetët e rremë, por ata nuk u pajtuan me statusin e ri që iu kishte dhënë populli.
Pasi kërcënuan se “do ua ngrinin buzqeshjen e fitores në buzë” pushtetarëve të sapoardhur me votë në drejtimin e vendit, ndërmorën organizimin dhe kryerjen e veprimeve destabilizuese të rendit dhe shoqërisë, fushë kjo ku ata ishin më të aftë se askund tjetër. Mbas marrjes peng të Prefektit të Shkodrës dhe djegies së komisariateve të policisë në Shkoder dhe Tropojë në shkurt-mars 1998, në shtator të po atij viti organizuan dhe provuan marrjen e pushtetit me dhunë duke sulmuar me të gjithë llojet e armatimit institucionet qendrore shtetërore, pasi kishin përdorur si dash për thyerjen e derës së godinës qeveritare arkmortin e ish-kryetarit të parë të asaj partie, të përjashtuar dy herë nga Grupi Parlamentar i tyre dhe të vrarë nga grupe ordinere rivale në veprimtari të paligjshme.
Ultimatumi i kancelarive perëndimore, duke përfshirë BE-në dhe SHBA-në, i detyroi që, pasi deklaruan në TVSH se “e morëm pushtetin”, të tërhiqeshin në selinë e partisë ku qendruan për gati një javë të armatosur me të gjitha llojet e armatimit, nga pistoletat deri tek flakëhedhësit dhe tanket. Pafuqia e kundërshtarëve politikë brenda vendit dhe pasinqeriteti i ndërhyrjeve ndërkombëtare i shpëtuan mëkatarët e mëdhenj nga burgimet e merituara.
Meqë ishin diskredituar aq shumë sa humbën edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, drejtuesit e çetës shumëfytyrëshe vendosën të nxjerrin në skenë një grup individësh të rinj që të shërbente si makiazh për fytyrat e tyre të rrudhura nga djallëzia e keqbërja dhe kështu populli do t’i merrte ose për të penduar ose duhej të besonte se nuk ishin ata që kishin qenë më parë.
Kjo taktikë dhe përçarja e pushtetarëve, kryesisht për shkak të etjes së Ilir Metës për të qenë sundimtar i vetëm, bënë që “ujqërit e vjetër” të bëheshin sërish barinj të grigjës popull ndonëse nuk e fituan besimin e shumicës së popullit.
Për të qeverisur pranuan ofertën e partisë së krijuar nga përçarja e majtë, e quajtur LSI, me pretekstin e integrimit, por që koha do të dëshmonte se oferta synonte xhepmbushjen. Shumë prej pardesybardhëve që ishin larguar dikur nga çeta me argumentin e mospajtimit të tyre me shkeljen e normave demokratike, u rikthyen tani kur çeta dhe kryetari i saj gangster i kishin dhjetëfishuar mëkatet dhe krimet e veta.
Rikthimi i tyre në “stan” dhe pohimi i ndonjërit prej tyre se “as unë nuk e di pse jemi prishur me Sali Berishën” tregonin qartë që morali i shumicës dërmuese të pardesybardhëve ishte morali i gangsterëve politikë, pa din e iman, pa ide dhe ideale por me shumë etje për pushtet e pasuri.
Gjatë “nusërimit” të saj të ri çeta i trashi zullumet dhe elementët e rinj që ishin sjellë për makiazh politik u tretën në moçalin e vjetër të ndyrësive ku kishin hyrë duke dëshmuar se përmbajtja e tyre morale kishte të njëjtën përbërje kimike me mëkatarët e vjetër dhe se ky moçal ishte vendi i tyre i natyrshëm, prandaj edhe i merituar.
Nga furça dhe maska zbukurimi të fytyrave të vjetra dhe të neveritëshme të drejtuesve të vjetër, shumica e ardhacakëve politikë dëshmuan të gjitha tiparet e “baballarëve” politikë dhe u bënë vazhdues të zellshëm të tipareve të hershme “gjenetike” të nënës parti. Pushteti i tyre “i ri” u zhyt në korrupsion, paligjshmëri dhe krime, duke filluar me falsifikimin total të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 nëpërmjet mbushjes së kutive të votimit me fletë të rreme votimi, falsifikimin e hapur të zgjedhjeve lokale të vitit 2011 që e bënë Lulzim Bashën kryetar bashkie të kryeqytetit, megjithëse kishte humbur me dhjetë vota, vrasjet e dhjetëra njerëzve nga korrupsioni masiv i Gërdecit, përvetësimet alarmante të parave të buxhetit të shtetit në ndërtimin e rrugëve e deri tek vrasjet e protestuesve paqësorë në 2011.
Mospendimi për sjelljet dhe krimet e së shkuarës dhe përsëritja e tyre pa kokëçarje, për shkak të mosndëshkimit dhe sigurisë që gjenin tek sistemi tërësisht i korruptuar i drejtësisë së ngritur prej tyre dhe në shërbim të tyre, bëri që shumica dërmuese e shqiptarëve t’i përbuzë, neverisë dhe të mos i votojë në vitin 2013.
Pasi u mendua dhe vajtoi tri ditë humbjen e pakthyeshme, kryegangsteri politik Sali Berisha njoftoi dorëheqjen formale nga drejtimi i çetës-parti për t’ia kaluar stafetën e “drejtimit” të saj jo ndonjë pjesëtari të paketës së makiazhit politik të quajtur KOP të vitit 2005 që ishte përpjekur sadopak të sillte diçka të re dhe të mos pajtohej me brutalitetin dhe krimet e vjetra të kastës partiake e qeverisëse pa dinjitet, por pikërisht Lulzim Bashës, njeriut që dëshmoi zell dhe besnikëri të plotë ndaj trashëgimisë së vjetër dhe të diskredituar të asaj partie, njeriut që qesh edhe në funerale dhe që “gënjen edhe kur e pyet për orën”.
E paraqita këtë histori të shkurtër për të pasur të qartë se gjendja ku jemi me situata të krijuara artificialisht nga gangsterët tanë politikë nuk është e befasishme për ata që i njohin, por e dëmshme dhe e dhimbshme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Duke qenë përjetësisht të papenduar dhe të pandreqshëm, të papajtueshëm me statusin që iu jep populli, të etur për pushtet dhe të frikësur nga ndëshkimet e mundshme të nesërme për krimet e kryer në të shkuarën, ata vazhdojnë të paraqiten çfarë nuk janë, të bëjnë çfarë s’duhet bërë, të hiqen si europerëndimorë me fjalë dhe të sillen si talebanë me vepra, të na tallin kujtesën tonë dhe të na fyejnë inteligjencën duke u shitur si shpëtimtarët tanë kur kanë qenë shumë herë dhe përherë mashtruesit tanë, dhunuesit tanë dhe shpresëvrasësit tanë.
Sot, ata hiqen sikur kanë ardhur nga një planet tjetër dhe nuk janë ata që njohim shumë mirë.
Kryetari formal i një partie që e ka çuar vendin dhe popullin shqiptar në zgrip kombëtar, në gjendje të jashtëzakonshme, që ka organizuar konfliktin veri-jug të 1997, duke shkaktuar rreth tri mijë viktima po atë vit dhe detyroi bashkësinë ndërkombëtare të ndërhynte me misione shpëtimi për të rivendosur rendin shoqëror e politik, na pohon: “Unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull” (L. Basha).
Ndërsa ish-nënkryetari i asaj partie, që u largua prej saj në 1991 duke e mallkuar si antidemokratike dhe u kthye tek ajo pasi aktet e saj antidemokratike dhe kriminale ishin dhjetëfishuar, lëshon mallkime kundër popullit që do shkojë në votimet e 30 qershorit dhe thotë: “Ndihem i turpëruar nga situata ku ndodhet vendi” (N. Ceka).
Kryetari i partisë që drejtoi dhe dhunoi të vetmin proces zgjedhor që nuk ka pranuar OSBE, atë të majit 1996 (sipas zonjës Odri Glaver), që mbushi kutitë e votimit me mijëra fletëvotimi të rreme përpara se të hapeshin qendrat e votimit në 2009, që falsifikoi hapur rezultatin e votimit për bashkinë e Tiranës në 2011 dhe pastaj kryefalsifikuesin e KQZ-së e bëri numrin dy të partisë së tij (Arben Ristanin), shprehet sot se nuk njeh votimet e vitit 2017 të çertifikuara nga KQZ (me shumicën e PD-së) dhe gjithë Bashkësia Ndërkombëtare.
Lulzim Basha që liroi përkohësisht të dënuarit për vrasje gjatë zgjedhjeve të 2009 (shih korrespondencën diplomatike amerikane) dhe që partia e tij ka futur në kutitë e votimeve mbi pesëqind mijë fletëvotimi false në proceset e mëparshme zgjedhore, kërkon tani të anulohet rezultati i zgjedhjeve të 2017 sepse dikush paska pas premtuar t’i “blejë” nja pesë vota në Kukës. Këtyre ” luftëtarëve për drejtësi ” iu vjen turp pse një deputet politik kundërshtar i ka kërkuar një aktivisti të partisë së vet që ” të votojë hapur për PS ose do të fluturojë “, por ndihet krenar që kryetari i vet i bashkisë së Kamzës ka dërguar me autobuzë mbi katërqind banorë nga rrethinat e Tiranës për të votuar në Dibër.
Duke u ndjerë të pashpresë në rrugëtimin e tyre të verbër, nën ndikimin dhe drejtimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës (të kujtojmë premtimin e Presidentit dhënë ambasadorëve se, po të ulej Kryeministri në bisedime, ai do të mund ta anulonte protestën e 21 qershorit) opozita i është futur rrugës së dhunës dhe është e sigurt se, po të mos ishte presioni i ndërkombëtarëve, zjarr dhe flakë do ta kishin bërë Shqipërinë.
Ata që organizuan dhe dogjën Shkodrën në 13 dhjetor 1990, në 2 prill 1991 dhe shkurt 1998, organizuan edhe djegien e qendrës së votimit në shkollën “Shejnaze Juka”. Vini re sjelljen dhe moralin e tyre: organizojnë disa halabakë për të rrethuar qendrën e votimit, e djegin atë dhe, pastaj, dalin e thonë: “Ne vajtëm atje për të rivendosur rendin dhe qetësinë” (Bardh Spahia). Kështu thoshin edhe në shtator 1998 pasi kishin sulmuar e uzurpuar institucionet qendrore shtetërore dhe iu erdhi koha për t’u përgjigjur.
Ashtu si Ali Spahia në dhjetor 1990, mars 1991 dhe shkurt-mars 1998 që hidhte gurin e fshihte dorën në protestat e dhunshme dhe pastaj dilte si shpëtimtar dhe “qetësues i situatës”, po kështu edhe i biri, Bardhi i zi, pasi ka realizuar djegien e shkollës dhe është shprehur se “nuk keni parë gjë akoma”, del e thotë: “Ne jemi për paqen”. Në shembullin e Kryegangsterit Sali Berisha që shprehej se “Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues, zjarrvënës janë qeveritarët e mafias…” vepron edhe “Sorra e Verdhë”, siç po e emërtojnë qytetarët znj. Ademi, krytaren e Bashkisë në Shkodër.
Kjo zonjë po nxit me të gjitha mënyrat njerëzit për të ushtruar dhunë e krijuar konflikte. Duke iu drejtuar një grumbulli protestuesish laramanë, shumica e të cilëve dukej qartë se do të mund të ishin objekt studimi të Çezare Lombrosos, ajo shprehej: “Kjo është diktaturë…Të gjithë këta (të arrestuarit për dhunë dhe zjarrvënie- V.M.) janë heronjtë tanë… Ose do të rezistojmë ose në datën 1 korrik do të jemi të gjithë në burg… Rama të mos guxojë me hi në Shkoder”. Dhe fjalët e saj e gjenin efektin e vet tek disa individë që iu dalloheshin nga larg brirët e marrëzisë dhe ligësisë kur i dëgjoje të shpreheshin: “Na ndihmoni more t’i zhdukim këta (ishte fjala për socialistët) nji herë e përgjithmonë…”.
Merreni me mend: zjarrvënësit e Shqipërisë janë heronjt e ” demokratëve ” tanë. Nuk ka çudi që të tillë ” heronj ” t’i yshtin për të djegur në 30 qershor dhe t’iu fusin ndonjë plumb mbas shpine, si në 21 janar, dhe pastaj të akuzojnë ” pushtetin diktatorial “. Cubat mesjetarë të pritave, dhunës dhe zjarrit nuk mund të jenë kurrë demokratët evropianë të shekullit të 21-të.
Duke vajtuar humbjen e kolltukëve të vet në 30 qershor, të njëjtin moral dhe sjellje po demonstrojnë edhe kryetarë bashkishë të tjera si ai i Kukësit që nxit dhunimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit, kryetari pa mend i bashkisë Mallakastër që pohon se ” e kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë, për të mos lejuar të kthehet diktatura apo kryetari i bashkisë së Lezhës i cili, edhe pse është i pandehur në 3-4 procese gjyqësore penale për korrupsion e shpërdorime detyre, shprehet se “në 30 qershor do të zbatoj ligjin për të mos lejuar votime”.
Pafytyrësia e këtyre njerëzve nuk njeh kufij.
Edhe pse gjithë shqiptarët i dëgjojnë thirrjet e tyre për dhunë, kërcënimet për zhdukje e tërheqje zvarrë të Kryeminsitrit dhe i shohin veprimet e tyre me molotovë e zjarr, edhe pse të gjitha kancelaritë perëndimore i kanë identifikuar me emra nxitësit dhe drejtuesit e dhunës (kujtoni intervistën e z. Mëthju Palmer), ata përpiqen të shiten si “pëllumba paqeje” dhe fajësojnë pushtetin duke thënë se “skenari me dhunë i Edi Ramës dështoi sonte” (L.Basha).
Meqë e shohin se shumica dërmuese e shqiptarëve as që ua vë veshin, gangsterët tanë politikë përpiqen të duken si njerëz fetarë. “Zoti më ka marrë peng… Ju betohem në Kishën e Laçit…” (Lulzim Basha) dhe “Unë nuk kam frikë as nga drejtësia shqiptare, as ajo amerikane dhe as evropiane. Unë kam frikë nga Zoti pasi i shërbej atij dhe jam shërbëtore e Zotit” (Monika Kryemadhi). Mirëpo tashmë perceptimi popullor është se këta janë vetëm dy nga drejtuesit politikë pa din e iman që përdhosin edhe fenë, se kodit moral nuk i kanë lënë normë pa ia fëlliqur.
Dalldia dhe verbimi i drejtuesve të opozitës ka arritur nivele të paimagjinueshme. Megjithëse SHBA dhe BE i kanë paralajmëruar, stigmatizuar dhe identifikuar disa herë si antidemokratike, kriminale dhe “absolutisht të papranueshme” sjelljet dhe qendrimet e tyre, megjithëse iu kanë bërë thirrje të ndryshojnë rrugë dhe madje i kanë kërcënuar për ndalim të hyrjes në SHBA, karagjozët e opozitës dalin në mitingjet e dhunshme duke mbajtur flamuj amerikanë dhe të BE-së. Duke qenë burracakë, hileqarë dhe të paskrupuj nuk kanë guxim të dalin hapur kundër këtyre vendeve, por, nën hijen e flamujve perëndimorë përpiqen t’iu shesin shqiptarëve për demokraci tribalizmin e tyre mesjetar.
Ndërsa OSBE deklaronte se: “Dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve. Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik përmes veprimeve të dhunshme përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës por edhe nxitësit e saj duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”, njëri nga organizatorët dhe nxitësit e kësaj dhune, bufoni Lulzim Basha pohonte: “E gjithë bota sonte sheh kontrastin midis popullit evropian të Shqipërisë dhe bandës më antievropiane, më antiamerikane, despotike e kriminale të Edi Ramës”.
Mënyrë më të mirë për t’u vetëdiskredituar nuk mund të ketë. Tani, shqiptarëve iu mbetet të zgjedhin midis normave dhe parimeve të demokracisë që propagandojnë SHBA e BE dhe “kanunit demokratik” të viçidolasit, strehuar në SHQUP.
Fatkeqësisht, taborrit antidemokratik të opozitës destruktive i është bashkuar edhe Presidenti i vendit z. Ilir Meta. Pasi ndërmori një sërë veprimesh antidemokratike dhe antikushtetuese, luftënxitëse dhe destabilizuese, ai iu drejtua edhe OSBE-së me fjalorin e diskredituar të opozitës, duke folur për “prova” të blerjes së votave dhe pavlefshmëri të procesit zgjedhor.
Të jesh kapur dikur gafil me zë dhe figurë duke planifikuar akte korrupsioni, apo më vonë duke iu kërkuar njerëzve të botës së krimit 200 mijë euro për ditën e zgjedhjeve dhe të dalësh tani e t’iu thuash shqiptarëve apo të huajve se bisedat telefonike për premtime financiare kundrejt 4-5 votave e zhvlerësojnë krejt procesin zgjedhor të vendit nevojitet guxim i madh, guxim që e kanë gangsterët.
T’iu kesh thënë shqiptarëve në vitin 2011 se “Ne jemi të gatshëm për të përballuar çdo skenar destruktiv që kërkon të zgjasë mandate pushtetarësh vendorë në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese vetëm sepse nuk kanë kurajën për t’u ballafaquar me votuesit e tyre”, ndërsa tani të anulosh datën e zgjedhjeve vendore duke iu tundur shqiptarëve të njëjtën Kushtetutë në ekranet televizive, do të thotë të jesh i papërgjegjshëm si shtetar dhe i padinjitet si qytetar i këtij vendi.
Krizën e vet morale dhe të personalitetit drejtuesit e opozitës së rrugës po bëjnë çmos ta transferojnë në krizë të të gjithë Shqipërisë, të nxisin dhunën, ndasitë, urrejtjen, konfliktet dhe kaosin me shpresë se kështu do të mund t’i mbijetojnë çfarëdo lloj ndëshkimi për sjelljet dhe veprimet e tyre 30 vjeçare.
Në aksionin e tyre historikisht, moralisht dhe politikisht të dënueshëm ata kanë edhe mbështetjen e një numri jo të vogël gangsterësh mediatikë të cilët, për inate vetjake, interesa ekonomike apo mendësi mesjetare fisnore, krahinore dhe politike iu fryjnë çdo ditë borive të dhunës dhe kaosit, konfliktit dhe krimit; bëjnë thirrje për moshapje të negociatave për pranimin e vendit në BE dhe hiqen si të merakosur për gjendjen, ndërkohë që vetë janë shndërruar në milonerë në kurriz të vendit dhe popullit. Ata mund të mirëkuptohen në fshikullimin që i bëjnë qeverisjes së Edi Ramës dhe kërkesën për një qeveri më të mirë, por ata duhen neveritur dhe braktisur në thirrjet e tyre për dhunë dhe në përpjekjet e tyre për të rikthyer në pushtet njerëz me një barrë krimesh në kurriz.
Të gjithë ata shqiptarë që ndihen vërtetë demokratë dhe atdhetarë duhet t’i shmangen dhunës dhe keqpërdorimit politik nga një çetë gangsterësh që luftën e vet për mbijetesë politike dhe shmangie të ndëshkimit ligjor për krimet e kryer përpiqen ta paraqesin si “luftë për demokraci”. Për secilin prej tyre do të ishte e mjaftueshme nxjerrja e mësimeve nga e kaluara dhe, ndoshta, analiza e ish-deputetit të PD-së, z. Preç Zogaj në gazetën “Panorama” të datës 23 qershor.
Me gjithë mëkatet e së kaluarës, mendoj se demokratët e vërtetë, demokratët e bindjeve dhe jo vetëm të interesave, duhet t’ia vënë mendjen edhe thënies së znj. Jozefina Topalli se “Një demokrat nuk djeg as mandate, as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov dhe as ka frikë nga zgjedhjet… Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet dhe vlerat e demokracisë… Ai që mendon se do të pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat. Shqiptarët duan paqe”.
****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotē ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
Cdo gje mire
Por qe te arrije ti Viktor te citoje si shembull Jozefina Topallin…. Jooo!!!
Kjo eshte shume!!!
Fiks,permendja e Topallit eshte tabu,jane te vathes katolike,nuk lejohet te kalohet caku.
Thirrjet e famshme per plumb ballit opozites, nxjerrje per zhelesh nga parlamenti, mospaguani energjine kesaj qeverie etj. jane te pranueshme per antaret e lozhes kryeqetare.
Ka kopjuar Ramutin, nuk e kupton?
Viktori eshte ne krye te vathes se deleve.
Priti sa zhurma e pergjimeve ra, dhe u sul ne misionin e perhershem e te riperseritshem te pershkrimit dritherues te historise 30 vjecare te dhjerokracise.
Sa here e shkruan Viktori te njejtin version ne te njejten menyre?
Nuk merret vesh, vetem se Viktorit i duket sikur shkruan ndryshe, sepse ne fund shton dhe nje ngjarje te re sic jane zgjedhjet e 30 Qershorit.
Njeri me medioker dhe papagall nuk mund te kem pare.
Duhet te jete vertete budalla
Nuk më dhimbset as koha e humbur së koti me leximin e “leksioneve” të tilla viktorjane, të destinuara enkas për ciklin e ulët, dhe as zhurmat e ripërsëritura dhe të pashpresa të “ushtarit të panjohur”, veçanërsiht rreth bëmave monstruoze të një grushti të kufizuar banditësh ordinerë, të cilët deri më sot s’ka guxuar t’i padisë njeri, dhe jo më t’i shohë si pula të lagura para një trupi të pavarur gjykues.
Ai që faktikisht më dhimbset është vetë ky kalemxhi frikacak, i cili ndryshe nga dy kolegët e tjere të redaksisë, jo vetëm që nuk po tenton ta thyejë dhe ai lëvozhgën e vezës, për të qënë më pas i ndërgjegjshëm me vetveten dhe i lirë në veprime dhe mendime, por po insiston me besnikëri mercenarësh në zbatimin një për një të doktrinave të dirigjuara nga eprorët rilindjotas.
Viktori, t’u beftë lokja…
Sipas mendimit tashmë të konsoliduar, sot nuk bëhet më fjalë se cila është, dhe se sa gjëma i ka bërë vendit e ashtuquajtura “opozitë”.
As se sa i ndotur është kushi, dhe sa i menderosur është dikushi.
As se cila çetë-parti është e keqja më e madhe e vendit, dhe cila njësh-parti është e keqja më e vogël.
Sot bëhet fjalë për “zgjidhjen e lëmshit”, formulën e së cilës, për besë, asnjë prej jush nuk ka marrë mundimin ta përmendë, dhe jo më t’a e parashtrojë si çështje për shqyrtim…
Sot bëhet fjalë për çelsin dhe jo për vrimën. Sot bëhet fjalë për çelsin e demokracisë së munguar ndër shekuj, dhe jo për çelsin e kashtës, të cilin po ma mban e po ma përdredh nëpër duar qysh prej gjashtë vitesh instruktori yt multi-dështak.
T’u pre oreksi teta Fitore? Mooos, ç’na bëre, ç’na bëre..
Si do ishte sikur t’ja fillonim prap nga ABC-ja?
Si do ishte sikur t’i bënim presion non-stop instruktorit tënd që të bënte çmos për vendosjen e gurit të themelit të shtetit tonë të përbashkët (dhe jo çifligut të tij)?
Mungesa e një institucioni të pavarur drejtësie padyshim që u lë hapësirë ushtrimit të të gjith llojeve të shkeljes ligjore, duke flluar nga krimet ordinere e duke përfunduar ke krimet e rënda. Gama e gjerë kriminale, mashtrimi me votat, shitblerja e deleve (përfshi dhe ato mediatike) lulëzimi i korrupsionit, ushtrimit i dhunës, zjarrvëniet, shpërthimet e tritolit, etj. etj. nuk është se janë problem individësh. Ky është problem shoqëror.
Kur do ta mbërthesh demin nga brirët e jo nga bishti o tajare e ftohur e partisë?
Viktor ! Kam nje barre vitesh mbi shpine. Kam ndjekur me
shume interes artikujt tuaj te mrekullueshem, analitoke e
objektive.Te pershendes per te gjithe artikujt qe si familje
i lexojme me ketsheri. Por njekohesisht bashkohem me
komentin e Aladinit se ta mbylkesh me nje thenje te Jozit,
e cila si “si kofini pas te vjelash” thote dicka sporadike per
qellimet e saj mbase karrieriste per te joshur e ngazelluar
K/ministrin tone qe i prirur nda hypnotizimi i kundershta-
reve politike,sidomos dhe per ilustrim ka shume shembuj ne kete drejtim. Sikur te mos e kishim njohur Jozin do te
thonim qe eshte “emblema e demokracise” !? Por ajo nuk
ka qene e tille dhe as ma do mendja qe te jete e tille ! Por, me siguri kjo zonje ndjek synimet e saj karrieriste duke pare edhe predispozicionin e atraktivitetin e kryeministrit sicialist perkundrejt polit opozitar. Le te shpresojme qe ky kryeminister te mos e gelltise karremin
qe hedhin disa oportuniste e konjukturale,mbase edhe
provokatore te se djathtes. Ata do te jene thjeshte nje
“Kollone e Peste” per te percare socialistet. Nuk e degjove propozimin e Gramos Rucit kur deklaroi per te
shkarkuar Presidentin aktual dhe ja cfare telashe i solli
vendit dhe socialisteve. Akoma me keq kur ju i bete nje
vleresim tejmase subketiv keti individi teper hileqare e
oportunist,nje vegjetues “leshterig” ,”For Excellence”..!!!
Pardesybardhi Rama I tradhetuar nga shoket.Ti rrojne Bodia dhe Xhuzepina
Analizë e dobët , shumë e dobët , një përsëritje dhe stërpërsëritje bajate . Për këtë kanë nevojë shqipetarët , t’u tregosh ç’kanë hequr e ç’po heqin nga banditët demokratë ?! Është si ajo fjala , hajde baba të të tregoj arat !
Se mos harroj , e mburr Edvini fashisten Jozefinë , na e citon dhe Viktori thëniet e saj , që kërkonte plumbin ballit për cocialistet ; leri pastaj ato kapjet prej zhelezh të deputetëve …….
Mosndëshkimi i ka inkurajuar , i ka tërbuar , i ka trimeruar banditët , sepse Partia Socialiste , e mbështetur masivisht nga populli , ka rënë në dorë të një grupi njerëzish frikacakë , tradhëtarë , pa ideal , pa nder , pa dinjitet , por , edhe hajdutë . Kjo gjëndje s’është e sotme , kalbëzimi është që kur u krijua kjo palo parti , por , sot ka arritur permasa alarmante . Partia socialiste duhet të rikrijohet duke u pastruar nga pisllëku që i ka zënë frymën. Kryepisi , kryetradhëtari është Edvin demagogu dhe ata rreth tij .
Nuk ka parti socialiste si të tillë , ajo sot është një shtojcë e së djathtës , një avokate e pisllekut feudo- borgjez shqipetar, një përbuzëse e historisë së lavdishme të së majtës shqipetare , që nga Fan Noli e më pas .
Me sehirllëkun e saj PS e ka inkriminuar veten dhe duhet hedhur në koshin e plehërave bashkë me PD e tj .
Shume te drejta ato qe thua “Limani”, keta jane bere si nje RTSH sot qe perserit dhe sterperserit filmat e kohes se realizmit socialist.
Ja, keto qe shkruan Viktori a Bedriu a kush fshihet pas emrit te tij, jane shkruar nga, Kadriu a Arbeni te dhena ne vargje dhe proze, por vetem piket dhe presjet kane ndryshuar vendin, diku ndryshon dhe ndonje metafore qe vihet nga ndonje gjetje e re, po ashtu sheh dhe ndonje ndryshim minimal me citate te marra andej-ketej, ku Viktori citon ndonje Gjysepine qe „te jepte plumbin ne lule te ballit“, diku gjen ndonje citat te ndonje filozofi te palexuar, por fale internetit kap ndonje dhe fute ne artikull.
edramiste qe per shkak te emrit socialiste jane besnike deri ne fund pavaresisht, qe bene PS si depo droge
te marresh dhe keto doza idiotie t Viktorit plus pikes se Diellit ne keto dite te nxehta vere eshte sikur ti thuash Insultit Cerebral, Miresevjen ne trurin tim.
Per kete rremuje ballkanike asgje, asgje!
Del kryeministri qe ben fushate me hordhi policie me vete a thua se je ne Gabon, del Luli qe i therret roberit e tij per ca xhiro ne bulevard, dalin ca analiste injorante qe perseritin dhe sterperseritin ato qe kane thene 30 vjet e kusur, gazetare si ndonje Mark Marku, Frrok Cupi qe nuk dine te lidhin dy fjale, qe ne emision jane analiste dhe emisionin tjeter jane moderatore dhe qe fjalen „kazan“ nuk eshte se nuk e meritojne.
E pershendes Tieden, qe nxorri tere kete mocal me bretkoca duke na leshuar para syve ca Ulsinj dhe ca Xhemaler, Avdyler dhe Saimire te lidhur me banda dhe bandite drogerash qe vjedhin dhe shesin vota per te vene ne krye te bashkive ca brekegrisur si ai i Dibres a ca lapangjozer qe e kane kthyer policine si banda me uniforme.
E dini si i beri zgjedhjet Hitleri ne vitin e larget 1933?
Ne nje vendbanim me emrin Hämelerwald prane Hannoverit zgjedhjet per Reichtag u zhvilluan saktesisht ashtu si do te zhvillohen ne Shqiperi ne zgjedhjet lokale me 30 Qershor.
Ne fleten e votimit kishte vetem nje Parti dhe ne krah te saj nje rreth me „Ja“ mbi te.
Dihet qe partia qe ishte lejuar te votohej ishte NSDAP (Partia nacionalsocialiste) dhe po te kishe guxim mos e votoje, turma me emra Heinrich dhe Adolf do te priste dhe do te bente fertele, ndersa ne Shqiperi emrat jane me te kendshem si Advyl dhe Termet qe te bejne dhe fertele por dhe te lene pa pune dhe pa buke.
Ja se ne c`gjendje jemi:
Megjithate per koincidence; socialiste kishte emertimin ajo partia e Hitlerit socialiste dhe kjo partia e ketij dordoleci nga „21 dhjerori“, piktor i deshtuar ky nga Surreli, piktor i deshtuar ai nga Braunau am Inn.
Me 30 Janar 1933 u be Hitleri kancelar, me 30 Qershor do te fitoje ky te tera bashkite e Albanistanit. Me „SS“ dhe „SA“ bente ai fushate ne Gjermani, me RENEA dhe „Shqiponja“ ben ky dordoleci i shpifur shqiptar me emrin Edi Rama.
Ne Hämelerwald me 5 Mars 1933 votohej vetem per nje parti (NSDAP), me 30 Qershor 2019 votohet ne Tepelenen e Termetit ne Laberi po ashtu vetem per nje parti (PS)!!!!
Merrni me vete dhe Golikun dhe pastaj pas fitores therni dashin e kembores, piqeni hapni faqoren dhe kendoni kengen e famshme:
„Bij cobanesh kemi qene
edhe dhite kullotur kemi“
Keshtu Viktor, Bedri, Arben a kush je behen artikujt dhe jo pallavra pleqsh qe u jane bere fiksim ne koke.
Pershendetje
„Bij cobanesh neve jemi, edhe dhite kullotur kemi…“
Shprehja gjermane “djalli fshihet ne detaje” zorr se kuptohet kollaj nga bijte e çobejve te Bençes, lieber Claus
Ne nje dizertacion te saj ne fakultetin e shkencave humane te Bambergut, znj. Anja Geßner i ka bere nje analize mjaft objektive permbajtjes se ditareve te ish-perkrahesve dhe ish-kundershtareve politike te Hileriit, per te ardhur ne perfundimin, se kyci i suksesit te ngjitjes se tij ne pushtet ishte maredhenia karizmatike qe krijoi ai fillimisht me miqte, te afermit, simpatizantet dhe me pas me popullin. Per te ardhur ne kete perfundim ajo i referohet dhe maredhenieve te tjera karizmatike te politikaneve te kohes.
Keshtu ajo ka anlizuar pshm. dhe ngjitjen e rrufeshme ne majat e pushtetit te kandidatit presidencial te Partise Demokratike, Obames, deri asokohe pothuajse fare i panjohur si pretendent per kete post.
Sipas saj, Obama arriti te behet shume shpejt i suksesshëm ne politke fale karizmes, duke shfrytezuar me se shumti jo parate publike, por mbeshtetjen e te pasurve, te cilet u treguan te gatshem t’i financonin fushaten elektorale permes donacioneve. Duke dashur ta prezantonte veten si “qytetar si gjithe te tjeret”, ai pranonte haptazi se nuk ishte nga ata te pagabueshmit, tek-tuk kerkonte dhe falje publike per gabimet e moshes rinore si konsument droge. Per te qene sa me shume ne qender te vemenjes, ai bente publike mjaft te dhena nga biografia dhe sfera e brendshme. Fotot private dhe familjare ai i ofronte si mall shumice pothuajse veresie. Keto instrumente i sherbyen “bamke qylollarit” si lyerje fasade, perforcim imazhi, dhe forcim te maredheineve indirekte me publikun. Imazhi i tij erdhi duke u perforcuar fale premitimeve te bujshme, boshe apo gjysemboshe kjo tashme dihet, per zgjidhjen e menjehershme (?) te krizes me te madhe qe po perjetonte Amerika qysh prej L2B, si pasoje e kercenimit prej terroristeve, luftes ne Afganistan dhe Irak, krizes ekonomike, malit te kredive te keqija me imobiliet, si dhe rritja e vazhdueshme e papunesise.
Apropó premtimet… Apropó premtimet e politikaneve te castit (kujto pak ato te çobejve te dhjertorit), dhe sidomos ato ne prag te trazirave politike, premtimet ne prag te turbulencave ekonomike, ato ne prag te krizave financiare, ato ne prag te zhytjes ne anarshi, kolaps total, apo kercenimeve per sigurine, per rruajtjen e paqes, per kanosjen nga lufta, etj.
Te gjitha sa me lart shkaktojne frike e perhapin panik ke “bagetia e Bences”. Situata keto, qe jane shfrytezuar pameshirshem me fjale te gjetura populiste nga lloj-lloj sharlatanesh e prostitutash apolitike.
Ne artikullin “Machteroberung 1933” (bpb) shpjegohet qarte terrori i ushtruar gjate fushates elektorale, keshtu qe krahasimi yt me situten problematike te para 30 qershorit duket se eshte me vend.
Te mbrosh masakren elektorale ne Diber…..do te thote te jesh Viktor Malaj komplet
Turp per gazeten Dita qe lejon botime te tilla mediokre dhe ordinere .
Te filloja te beja historikun e zgjedhjeve ne Shqiperi do me merrte nje dite .Ajo qe me peshtiroset eshte kur gazetari i pavarur Viktor Malaj ja kalon per varesi dhe Elisa Spiropalit !!
Me pak fjale ….Shqiperia po behet gati te digjet dhe Viktori krihet !!!
Tttfxd
Ti Tore si militant socialist dhe nostalgjik enverist gjithe shkrimet i ke te planit socialiste-demokrate, ne-ata! Je aq i mjere ot Tore sa kurre nuk kupton se ne Shqiperi jeton nje shumice shume me e madhe se socialiste-demokrate bashke.Por meqe ti diskutimin e do socialiste-demokrate po te tregoj se ku jane gangsteret politike sot
Gagsteri pare politik Edi Rama – Ky ishte i pari ne historine pluraliste qe solli si deputete ne parlament, gangstere cuba me precedente penale! Ke harru Tore se u detyru pastaj te pranoje ate ligjin “per drkriminalizim te parlamentit” per te largu qe atje Frroket, Prenget, Ndoket maloket?
Gangsteri tjeter Ilir Beqja qe vetem me 4 koncesione me vlere gadi gjysem-miliard Euro shkaterroi shendetesine shqiptare (te premtuar falas)
Gangsteri tjeter Arben Ahmetar me zanat mesues anglishtje rrenoi ekonomine shqiptare me ato PPP dhe tenderat skandaloze duke qene…minister ekonomi-finance!
Gangsteri tjeter Damian Gjiknuri i kapur mat ne dhenien e tenderit 50 milion Euro te Unazes nje zgjebaraku 25 vjec me dokumenta fallco, i zbulu nga VOA dhe i pergenjeshtru nga Rama si gjithmone duke quajtur VOA-n …media kazan!
Gangsteri tjeter Saimir Tahiri i quajtur”ministri me i suksesshem” ku gjate qenies tij 3-4 vjet minister i brendeshem Shqiperia u be kampion Europe ne eksport droge (sot Tahiri i diskretituar per lidhje me grupet e droges).
Gangsteret e dores fundit pervec Gjiknurit dhe katunaret deputete Manja, Qefalia etj te kapur ne biseda me shefa policie e cuba per vjedhje votash, publikuar ne gazeten me te madhe gjermane.
Keto jane ca nga gangsteret e politikes sotme qe doje ti Tore!
Shqiptareve nderkohe po pate bythe dil e thuaji ndonje te mire qe i ka bere ky pushtet gangsteresh me krye-gangsterin Rama ne krye! Dil e trego kujt i ka permiresu jeten qeveria gangstere Rama keto 6 vjet (pervec atyre qe kane marre koncesionet mafioze, sigurisht).
Jo,jo, nuk janë fajtorë Sali Berisha dhe Ilir Meta me bandat e tyre! Fajtori është Edi Rama që tradhëtoj dy herë besimin e popullit dhe me qeverivjedhjen dhe dërdëllitjet e tij të marra politike, në vënd që ti zhdukte nga skena politike të rrëzuarit për tokë në 2013, i ngriti në këmbë, i ngjalli i ushqeu, çoj në prehrin e tyre të pakënaqurit e shumtë duke e çuar vëndin në pikijatën politike aktuale,duke çuar në prag kolapsi çdo institucion shtetëror e shtet formues, në gjëndjen e hedhjes në erë të gjithë godinës shtetërore.
Në qoftë se Edi Rama do të ishte ai i premtimeve të 2013, ai do të ishte hero i shumë dashur i popullit dhe vëndit dhe emri i Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe epokës së tyre të flliqur do të ishte harruar me kohë, por, përkundrazi ai qe vazhdues konseguent i punëve të flliqura të nisur prej tyre, madje është më i flliqur më i pangopur në vjedhje, më shtetshkatrrues, më anti popullit fukara në krahasim me ata. Në qoftë se fytyra e ngërdheshur prej hajduti dhe mashtruesi që jargavit me çoroditjen e tij mendore debatin serioz politik do të zhduket nga skena politike, do të zhduket dhe ushqimi që mban gjallë hijenat kriminale Sali dhe Ilir Meta. Mbase e kam gabim zoti Malaj, por ujku që delet duhet të hedhin në humënerë tek karikatura e artikullit duhet të jetë Edi Rama se ai aktualisht po bën hatan në kopenë e deleve popull ose ndoshta karikaturisti do ta bënte më të plotë idenë po të kishte paraqitur edhe dy uiqër të tjerë të zgjebosur duke rënë në humënerë së bashku me ujkun Edi Rama, mbase duhej edhe ndonjë ujkonjë si ajo që klithte me histerizëm “Kapini prej zhelesh!” që ndoshta ka ndrruar qimen por……!
Z.VIKTOR:TE FLD PER PARADEN ME FAKTE QE BENE NE D I T A.BEMAT E GJEMAT QE KANE BERE GANGESTERET POLITIKE NE 30 VITE JANE SHUME DHE JU NUK I SHKRUANIT DOT TE GJITHA SOT.POR ATO JANE SHKRUARE PERHERE NGA SHOKET E TU NE D I T A.
-UNE KAM MBAJTUR SHENIM MBI 65 GJEMA TE SB,KU MBI 25 TE TILLA I PERMEND IZET HAXHIA.
-NEN SUNDIMIN E TIJ U VRANE MBI 3000 VETA NE 97 DHE MBI 20.000 QE NGA 2 PRILLI 1991 SHKODER E DERI TE SOKOL OLLDASHI.
-TASHME DIHET BOTERISHT SE SB ESHTE KRYEBANDITI I SHEKULLIT 20,21.POR JU NUK DONI TA THONI SE KUSH E SOLLI ATE NE KRYE TE BANDES SE PARTISE QE KRIJOI NEN BEKIMIN E R.ALISE QE MORI EMRIN E PD NE ATO VITE TE VESHTIRA.
-UNE NUK KAM FRIK TE SHKRUAJ SE SB NA E BEN PESHQESH TROPOJANI ELEZ BIBERAJ DHE RAJERSONI ME BEKIMIN E RAMIZIT DHE KY ME OKEIN E UDB +KGB+ASFALISE & LOBISTEVE KUNDRASHQIPETAR.
-DHE JANE KTO RRYMA QE E MBAJNE AKOMA NE PD SI DREJTUES DEFAKTO PER TA KTHYER KTE PARTI NE KAMIKAZE DUKE BERE KERCENIME TE HAPTA PER VRASJE TE KRYEOPOZITARIT-DJE DHE KRYEMINISTRIT TE SOTEM.DHE KJO KKO JO VETEM NGA SB,POR GJITHE SHPURA E TIJE KRIMINALE ÇDO DITE E DREJTESIA NUK VEPRON.KJO ESHTE PAFYTYRESI.
-FAKTI QE AKTUALISHT ND/KOMBETARET NUK PO NDERHYJNE FUQISHEM NE D I A L O G MES PALEVE-TREGON SE:
1-ATA PO MBIKQYRIN SE DERI KU DO SHKOI MARREZIA BERISHISTE PER ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT.
2-CILET DO JENE KOKAT E NXEHTA QE PO I BIEN NDESH PARIMEVE DEMOKRATIKE SIPAS KRITEREVE TE BE,PER TE NA PRANUAR NE GJIRIN E SAJ,KUSH ESHTE PRO E KUNDER..!
3-SA NDIKON QEVERISJA E PS NE RUAJTJEN E STABILITETIT NE VEND DHE HAPSIRAVE QE I KA KRIJUARE OPOZITES NE 6 VITE.
4-KUSH DEL KUNDER SHBA+BE TE CILAT PO MONITOROJNE VENDIN PER 30 VJET…!
5-KUSH POLITIKAN JANE PERFSHIRE NE LOBIMET E HUAJA SIDOMOS RUSE NE DEM TE VENDIT..!
6-PO PRESIN TE KRIJOHEN ORGANET E REJA TE DREJTESISE QE KTO TE KAPIN PESHKUN E MADH,KU TE NE JANE TE SHUMTE,ETJ.
– BE+SHBA PO KERKOJNE TE MBAHEN ZGJEDHJET NE 30 QERSHOR PAVARSISHT SE OPOZITA E PRESIDENTI PO KUNDERSHTOJNE ASHPER PER DESTABILIZIM.
.POR SALIZMI E DI MIRE SE OKEIN E ZGJEDHJEVE EDHE NE KTO KUSHTE DO E JAPI OSBE+SHBA.TE NJEJTEN GJE ATA E DEKLARUANE EDHE NE 2017.
-POR POPULLI THOT..”..KAFSHA E PLAGOSUR TE KAFSHON ME SHUME DERI SA TI DALI FRYMA..”
-BESOJ SHBA+BE DO E MPREHI ME ASHPER “SHPATEN” NDAJ GANGESTERVE OPOZITAR QE KAN DAL HAPUR KUNDER TYRE DHE PRO LOBIMEVE RUSE TE CILAT DREJTESIA JONE E RENE NE “KOMA” PO I MBAN NE SIRTAR,SIKURSE DOSJET BABALE,339,184,DROGEN E MAMINASIT,TE TOYOTA JARIT,21 JANARIT,TE TAHIRIT PA ASNJE PROVE,ETJ.
-KA ARDHUR KOHA QE PD TE REFORMOHET PA SB,LB,MULERINE,SALIANERINE E K0..DERI 2021.KTE SHUMICA E PD E DI POR KAN FRIK SE E PSOJNE SI AZEMI E KO…I CILI E DINTE MIRE VRASHEN E ARBEN BROCIT ME SHOK NE SHKODER.NDAJ U ELEMINUA SIKURSE P.ARBNORI,ALI SPAHIA,B.GAZIDEDE…VET I 7 NE TE NJEJTIN SPITAL-ITALI.
-PO KESHTU LSI TE KTHEHET NEN DREJTIMIN E LIKE-FLORIRIT DERISA DREJTESIA TE GJYKOI MBI DOSJET E TIJ: TE FLORIRIT,VIDION E 7 % ME PRIFTIN,ÇEZ,200.OOO EUROT KERKUARE KASTRIOT ISMAILIT,ETJ,-DOSJE TE PREGATITURA NE SHBA NGA ISH-ZEVEVDESI TIJ ALMIR RRAPO SI BASHPUNTOR I FBI.
-POPULLI DI SHUME GJERA MBI SHPUREN E GANGESTERVE TE PD+LSI NDAJ NUK I VOTON ME.KJO ESHTE ARSYEJA QE SABOTUAN ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT.DHE JO SE UA KA FAIN KM RAMA.RAMA KA BERE GABIME SIDOMOS ME REABILITIMIN E M.FRASHERIT,DISA AFERAVE KORRUPTIVE- NDONSE PA PROVA,NE NDIHMEN E PAKT NDAJ SHTRESAVE TE VARFERA,NE ULJEN E INFORMALITETIT,ETJ,DHE MBI TE GJITHA QE KA TOLERUARE SHUME OPOZITARET HAJDUT E KRIMINEL,KU DUHET TE KISHTE BERE ÇMOS PER TI DISKREDITUARE E DENUARE,SIÇ PREMTOI.
-DHE MEQENSE NUK E BERI KTE,BERISHIZMI JU HODH NE SULME NE FYT PER TA DEMTUARE SHUME RENDE NE SHQIPERI,EUROPE E BOTE.
-DHE SI ISH-USHTARAK MADHOR PO SHKRUAJ SE SB E ZBATOJ ME PERPI KMERI NJE PARIM LUFTE ..” KUSH HAP ZJARR I PARI ME ARTILERI,AVIACION..ARME TE RENDA..AI FITON LUFTEN. ”
-SI DUKET RAMA DHE TE TIJET NUK E NJOHIN KTE PARIM,NDAJ QEVERIT E PS SB I KA RREZUARE ME MILITANTET E LAÇIT E TE MAMURRASIT.
-FLM Z.VIKTOR PER ANALIZEN,FLM D I T E S QE NA JEP HAPSIRE PER TE SHKRUARE KTO MENDIME MODESTE PER ATA QE DUAN TE MIREN E KTIJ VENDI DHE JO SHKATERRIMIN E DESTABILIZIMIN E TIJ.Nga mallakastrioti jo anonim.
“Te jesh kaput gafil ne akte korruptive dhe ne shit-blerje te votes me krimin” – Po kjo si te duket se te paska ngel pak ora nga shekulli i 20. Dhe cfare do ti duhej me shume partise per t’iu thene “Keshtu ju do partia” kur zgjedhje brenda s’ka, por edhe ato te popullit zhvillohen me nje kandidat ? (Se qe i pelqen cdokujt ne Shqiperi te jete parti gangsterash, po bie dakort)
Eshte nje Shprehje e Poshter qe perdoret nga Politikanet keto 30 vjet per te justifikuar te gjithe maskeralleqet qe ka renditur Malaj me siper.Kjo shprehje e ndyre titullohet VULLNETI POLITIK.
Ne emer te Vullnetit Politik jane bere Marreveshje te ndyra qe kane ruajtur KANCERIN BERISHA ne trupin e Shqiperise,sic kane qene Marreveshja e Opozites se 97 me Berishen,Marreveshja per Amnistine e te gjithe Krimeve para dhe pas 97.,Marreveshja e Rames me Bashen,para zgjedhjeve te 2017 ,marreveshja e Ngjalave te Lalezit Rama-Meta,Marraveshja Berisha n-Meta,pas videoskandalit te Dritan Priftit etj.
Te gjitha keto Marreveshje te kryera nen nje JUSTIFIKIM ANTISHTET,ANTILIGJOR,ME OKELION VULLNET POLITIK,kane mbjelle te keqen e madhe ne gjithe qeverite shqiptare te pas 90.Kjo e keqe ka nje fjale:PANDESHKUESHMERI.
Vullneti politik ka zevendesuar Drejtesine.
Vullneti Politik ka sjelle PANDESHKUESHMERINE.
E keqja eshte se kjo gangrene e politikes provinciale shqiptare,cmohet shume nga Nderkombetaret
Ne emer te Vullnetit Politik,eshte pere Kushtetuta LECKE.Eshte bere kodi penal cope cope,.Jane bere gjykatesit dhe prokuroret si ato letrat e bixhozit me shume ftyra.
Ec nje malok e vidh,vraj,sundo,shkaterro e mos paguaj.
Ec nje sharlatan e vidh,e shit e fryhu me cuna gangstere,e mos paguaj.
I vetmi sherim eshte zhdukja e SISTEMIT TE VULLNETIT POLITIK.
Si e qysh do te behet kjo dhe si duhet ndertuar nje sistem i ri i drejtqeverisjes,UNE S`JAM MALOK,QE I DI TE GJITHA.
Nje pyetje: Cfare funksioni ka ne PS ky z.Viktor Malaj?
Ja te them une nje socialist me teser qe nga koha kur Fatos Nano solli Edin me thonj pa prere nga Parisi.
Viktori eshte Anal(social)ist gratis ne oborrin e PS si shume te tjere qe partia angazhimet ja kompenson ne natyre…
Romak!
Pse duhet te kete funksion ne PS-se z.Viktor Malaj?
A nuk e ke kuptuar deri me dot se ne PS-e ka vetem nje njeri me funksion dhe ky eshte padroni Rama,ndersa te tjeret jane vetem jeniceret e tij me nje te drejte:-te zbatojne urdherat e tij?
Ja zoti Viktor,këta që me saktësi dhe hollësi ja u qëndis biografinë e zezë sterrë në kurriz të këtij populli,guxojnë të rimarin për të sajtën herë flamurin e demokracisë dhe lirisë.
Këtë thua Ti Viktor e bëjnë vetëm gangsterët dhe të pafytyrët,ata që kanë bërë krime,vjedhje dhe janë pasuruar në kurrizin e popullit fukara ?,Jo nuk justifikohet vetëm nga këta faktorë Viktor,por nga detyra dhe misioni që kanë marrë dispozitivi kryesor i këtij lidershipi qysh në vitin e largët 1990.Të tjerët janë të mashtruar,ose me interesa,ose naivë,ndërsa demokratëve të vërtet u mungon lidershipi i vërtet demokrat.
Po të ishin vetëm nga faktorët që Ju sipër citoni,ata nuk do ti parashtronin këto orvajtje dhe skena të pështira në disa nga momentet më kruciale të shtetit shqiptar por edhe të çështjes Shqiptare në përgjithësi.
Këjo sjellje që i kundërvihet Shqipërisë dhe shqiptarëve me ngut dhe padurim të thellë,mbulon edhe gabimet eventuale të qeverisjes së sotme,gabime që janë bashkëudhëtare të natyrëshme të ushtrimit të detyrës dhe punës me shkelje të qortueshme.
Por populli në radhë të parë e ka objektivin të shpëtojë nga kolera e gangsterëve politikë për të cilën Ju zoti Viktor po ja bëni të qartë dhe po ja u freskoni duke e ndihmuar popullin të jetë plotësisht i qartësuar dhe objektiv me analizën tuaj të thellë analitike.
KOLONIA ka mare urdher te veproj sikur eshte super e pavarur.
Cili eshte qellimi i perplasjes kete radhe? Prodhimi MASIV I REFUGJATEVE?
Ishte SKENARI i REFUGJATEVE MASIV qe u zbatua ne Shqiperi ne 1990 ?
A do te sulmohet Italia me RFUGJAT MASIV SHQIPTAR?
Apo thjesht kjo po ndodh qe ne Shqiperi te realizohet KOLONI PRESIDENCIALE?
Vini Re,Vini Re!!!
Jean de la Fontaine (Zhan de la Fontene)
Sopa i ka dale ne ender Shqipetareve pa dallim rrace,feje,ideje,krahine apo apollogjije klanake-politike ose dhe pa dallim predikuesish-ideollogjike.
-Dhelpra dhe korbi ose (le renard et le corbeau)
-Gjinkalla dhe milingona (la cigale et la fourmi)
Ups!!!
-Ujku dhe qengji ( le loup et l’agneau)
-Luani dhe miu (le lion et le rat).
1) ramkaqia+salkaqia+lulkaqia+metkaqia populli ne enderren e pare i ka pare si dhelpra dhe vehten si Korb.
2) ramkaqia+salkaqia+lulkaqia+metkaqia populli ne enderren e dyte i ka pare si gjinkalla dhe vehten si Milingon.
3) ramkaqia+salkaqia+lulkaqia+metkaqia populli ne enderren e trete i ka pare si ujku dhe vehten si Qingj.
4) dhe me se fundi ne enderren e katert populli e ka pare vehten ne vend te Miut dhe ramkaqine+salkaqine+lulkaqine+metkaqine si LUANI madheshtor i savanes para-albanike.
Tashme populli mbas kesaj enderre makabre si ka ngel as gungulli per me bo qumeshtor.
Vini Re,Vini Re,
Jean de la Fontaine ka hedhur ne gjyq POPULLIN SHQIPETAR per plazhjiat dhe per te drejtat e autorit.Ndaj POPULLI Shqipetar per ti kundershtuar por edhe per ti provuar La Fontaine se,eshte ai qe ka plazhuar dhe vjedhur te drejten e krijimtarise se ketyre fabulave magjike,duke i çuar ne akademine shkencore franceze historine e pellazgjise me kaska bronxi.
Kur hyhet ne valle spagun as nji lek por me dal prej saj duhet me u dorovit Nusjia,Dhondri,kruhska e krushka,nandja dhe nendajushi,kunata dhe kunoti e lista e dorovitjies ska te firume.
He,deshte demokraqine???
Po!!!
Ateher prisni te dorovisni me rronje e me dege me den e babaden rracen qe pollen demokraqine dhe, lista s’osht shume e gjate,fillon me stoicianet e shekullit te katert para eres sone e mbaron me sofistet e eres sone se ata te vjetrit po pjerdhin mbi kufomat e tyre se zdenjojne te shurrojne mbi kermat shqipetare.
Hajt i dolli per demokakanine!!!
Vini Re,Vini Re,
Ramka po shperndan vazeline falas.
Lulka po ju a premton me te drejte pagese te dyfishte.
Metka po ju a garanton perjetesisht.
Salka krimineli vampirik pa ju a jep me keste por edhe me kusht qe tja shperbleni me jeten tuaj.
Hajt nje urra per djajte me brire e pa brire e kesaj rralle me i gote nga fabrika shurra-birre.
Gazeta Dita , ka ruajtur pa anesi te admirushme ne trajtimin e problemit politik shqiptar . Perpara pak kohesh lexuam nje editorial , ku analizohej me hollesi veprimtaria qeverrisjes , duke kritikuar me dore te rende procesin qeverrisjes , ne te tera aspektet . Sot , me kete editorial I behet nje skaner I pergjithshem veprimtarise se opozites . Ne te dyja rrastet aktoret politike kane c’te mesojne nga editorialet “Dita ” . Duke qene e pa anshme , gazeta ” Dita “, e ka vendosur veten ne pozicionin , me te besushme , ne te gjitha organet e shtypit , qe botohen sot ne Shqiperi . Kam mundesine , qe ta shof gjithe tendencen e sotme te shtypit . Veshtire te gjesh ne shtypin e sotem , qendrim te pa orientuar politikisht . Shumica kete orientim e mbrojne hpur , duke u rrotulluar rreth vetvetes , te tjera krijojne nje autoritet provizor , per te mbrojtur alibi te stisura , sipas rrastit . Nuk di si ndihem gazetaret , kur lexojne materjalet e botuara , jasht realitetit juridik dhe social . “Dita ” , nuk turperohet kurre me vetveten . Nje shembull konkrete eshte analiza e sotme e veprimtarise jashtparlamentare shqiptare , mbeshtetur nga Presidenti ne process shkarkimi , Ilir Meta . Ky I fundit , sot dekretoi nje date tjeter zgjedhjesh , me konsultime te njeanshme , vetem me opoziten , ne nje kohe , kur data 30 qershor ishte dekretuar me kohe , ai dekretoi 13 Tetorin . Pyetja e thjeshte eshte kjo . Me c’mandat do te qeverrisin vendoret 3. 5 muaj ?Natyrisht pa mandate , qe te mos njofi I pari te dytin . Anarshi e plote . Presidenti ka shume kohe , qe eshte bere zedhenes I veprimeve extremiste opozitare . Gazeta “Dita ” , si shtyp I hapur popullor , per c’do shkrim ka hapesiren , ku shprehen lexusit . Nje mundesi demokratike , per te gjykuar vertesine eshkrimeve . Pak gazeta e kane kete syth . Disa , si “K. Jone ” e kane pasur dhe e kane hequr , sepse nuk shkruante kush . Rubrika e lexusve , eshte merite e “Dites ” . Ato , qe nuk e kane kete hapesire , nuk kane lexus . I uroj sukses te me tejshme ” Dites ” , gazetes , qe me informon pa anesisht . Zgalem
Prape mendjen te skaneri..
O Viktor, sa te ka premtuar Rama?! Turp!
E gjithë historia gati 30 vjeçare e këtij vendi që u duk sikur po dilte nga vuajtjet shekullore , mban firmën e Doktor Vdekjes! Sigurisht që nuk ka shënjë barazimi midis Ramës dhe grupit kriminal të Berishës! Rama ja ka ndryshuar faqen vëndit por nuk ka dale nga vorbulla e korrupsionit! Në 2013 Edi Rama përfaqësonte shpresën e shqiptarëve, por do vazhdojë ti fitoje zgjedhjet se nuk ka alternativë tjetër!
Vdekje Doktor Vdekjes!