SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje Dita. Kryeballisti Alimadhi në një debat televiziv, midis përrallave që tregoi për ”heroizmat” e ballistëve gjatë luftës, deklaroi se ”29 Nëntori 1944 është dita e pushtimit të Shqipërisë”, ndërsa para disa ditësh tha se ”29 Nëntori 1944 është ditë zie për Shqipërinë”. Pa dashur, ky pinjoll i Ballit thotë një të vërtetë, se 29 Nëntori 1944 bashkë me nazifashistët varrosi baballarët e tyre ballisto-zogist. Ju bijtë e tyre, me vajtime kukuvajkash historinë nuk e ndryshoni dot. Nebi Çela, Vlorë.
