Histori përdhunimi si nëpër filma në pyllin e fshatit

Saimir Lleshi

Një tentativë përdhunimi në Mirditë zë faqet e medieve online prej disa ditësh.

Manjola Gjonaj ka qëlluar me thikë disa herë një 24-vjeçar, që pretendohet se ka tentuar ta përdhunojë.

I riu është Severjan Tusha. Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Kodër-Rrëshen. Historia fillimisht u tha se ishte rastësore, por tanimë ‘Panorama’ raporton se Manjola Gjonaj e kishte lidhur Severjanin përpara se ta qëllonte.

Kjo ka shtuar dyshimet e policisë së çifti kishte një histori dashurie.

Madje tabulatet telefonike e vërtetojnë këtë.

Manjola ka udhëtuar drejt fshatit Kodër-Rrëshen për t’u takuar me 24-vjeçarin.

Policia mendon se vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie intime me djalin, por me një kusht: që ta lidhte si në filma.

Pasi e ka lidhur në një pemë, ajo e ka qëlluar me thikë.

Severjani është kundërpërgjigjur, duke e goditur me shqelma në fytyrë dhe kokë.

E reja është plagosur dhe gjendet në spitalin e Rrëshenit. Ajo nuk ka pranuar se mes tyre ka pasur një lidhje intime.

Ndërkohë Severjani ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike.
Hetimet vazhdojnë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *