-Unë s’di shqip, ose më saktë dija por ngaqë nuk e kam përdorur më, e kam harruar. Prindërit e mi e flisnin. Fëmijët e mij jo,- Thanasi rreth të 80-ve, një burrë trup madh, me bark, që e mbante me një rrip të trashë si ato të peshëngritësve, na foli lirshëm pa thënë as po e as jo, për një intervistë lidhur me debatet e kohëve të fundit për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ligji i luftës?,- Thanasi qeshi dhe i foli një kamarieri që ish aty afër e tërë kohën i rrufjanosesh bossit të tij,- Eja fol ti me këtë poetin Shqiptar që ka emrin e Omerit tonë të madh.
-Flisni me të, pastaj me djemtë që punojnë këtu tek unë dhe në fund flasim edhe bashkë po qe nevoja,- ai na kish spostuar me diplomaci tek bashkë atdhetarët tanë që shërbenin aty.
Pa u larguar mirë Thanasi, djali që na kish rekomanduar ai, u afrua dhe u ul në tavolinë tek ne.
-Që thoni ju, tërë fajin për këto që ndodhin sot e ka politika në Tiranë. Ata duhet të pranojnë që po e persekutojnë minoritetin grek në Himarë. Unë jam nga Himara dhe nuk kam vajtur prej disa vitesh atje. Herën e fundit shkova në postë të paguaja dritat dhe ajo punonjësja nuk më shërbeu.
-Pse?,- e pyeta unë i habitur
-Po ja, vetëm pse unë i flisja greqisht dhe ajo më kërkoi ti flisja shqip?
-Shumë mirë ka bërë. E pse nuk i flisje shqip ti? Ja me mua po flet shqip shumë mirë. Pra ti shqip di, në tokë shqiptare ishe, në shtet shqiptar, në zyra shqiptare. Përse mos flisje shqip?
-Si more? Aty është tokë greke, ajo krahine është greke. Unë po i jepja shtetit 400 mijë lekë. Kupton që ajo po më persekutonte vetëm pse isha grek?
E dini që unë jam në gjyq me shtetin shqiptar se më akuzojnë që kam djegur flamurin shqiptar dhe më kanë dënuar me burg?
-Nuk e kuptova, ose e dëgjova keq,- i them unë,- Ti ke djegur flamurin shqiptar?
-Jo unë nuk e kam djegur por më akuzojnë ata atje,- vazhdoi ai pa përcatuar akuzatorët.
Ky tip mu shpif dhe drejtova shikimin nga kamarierët e tjerë që ishin aty në këmbë e dëgjonin debatin tonë.
-Po ti nga je?- pyeta një djalë të ri.
-Unë jam nga Rrësheni,- qeshi ai, duke kuptuar që origjina e tij do më habiste.
Në fakt nuk u habita. Shqiptarët pa dallim krahine kanë mbushur botën me emigrantë dhe në Greqi gjen shumë, me dhe pa dokumenta. Ajo që më habiti ishte përgjigja që më prunë në whatsup për këtë tipin që pretendonte të ishte minoritar dhe që fliste më keq se një partizan i “Agimit të Artë”.
Ndërsa debatoja dhe mësova emrin e tij, i dërgova një mesazh një mikut tim në Himarë. Shoku mu përgjigj se e njeh si emër pasi është tip polemizues e servil filo grek, por nuk është minoritar. Është nga Vunoi, më shkruan shoku,- dhe ka shumë mundësi të parët e tij të kenë zbritur këtu nga malësitë e Mirditës, dikur pas kohës së Skëndërbeut.
Qeshja ndërsa lexoja mesazhin dhe sytë i kisha nga djali i urtë e punëtor nga Rrësheni. Një kamarier tjetër ishte nga Saranda, një tjetër nga Delvina. Nga emri e mbiemri më dukej si çam por nuk e pyeta. Djali tjetër, kamarier edhe ai, ishte nga Përmeti. Një guxhinier nga Berati dhe një ndihmës nga Lushnja. Të gjithë punonin aty tek Greku (a arvanitasi) Athanas, që i trajtonte njëlloj sikur të ishin athinas të vjetër. U çuam nga tavolina duke u përshëndetur me çunat dhe kaluam të përshendesnim Thanasin.
E gjetëm në guzhinë tek përgatiste mishin për drekën dhe turistët e panumërt që shpejt do të mbushnin lokalet e tij.
-Më falni se më duhet të punoj,- qeshi ai dhe djersa i shndriste në ballë. Do t’iu dërgoja te takonin edhe djalin tim të madh tek lokali tjetër por ai nuk i ka qejf intervistat dhe nuk di asnjë fjalë shqip. Ja edhe unë gjysma gjysma e flas. Por siç e kuptuat besoj, ne populli s’kemi luftë, madje as kemi patur ndonjëherë,- qeshi ai ndërsa vazhdonte e nxirrte mish nga frigoriferët.
Unë kam 20 djem nga Shqipëria që punojnë prej shumë vitesh këtu me mua dhe djemt e mij. Ata i trajtoj njëlloj si të jenë grekë, e në fakt me dokumenta janë në rregull. Shumë kanë lindur këtu. Shqipen e flasin në shtëpi të tyre ose mes njeri-tjetrit. Në punë janë korrekte dhe të ndershëm. Kaq më duhet mua. Politika na ngatërron ndaj ne nuk merremi me politikë, as të Shqipërisë e as të Greqisë. Ata atje dhe këta këtu kujtohen vetëm për zgjedhje për ne. Tërë kohën tjetër kujdesen të vjelin taksat. Unë dhe djemtë e mi kujdesemi të jemi qytetarë të mirë duke paguar taksat dhe puntorët. Origjina e tyre nuk na intereson,- Thanasi fliste ndërsa punonte dhe na la të kuptonim që s’ja kishte ngenë më muhabetit.
Uluni të hani diçka para se të ikni, mbylli bisedën ai,- qeras unë,- dhe qeshi.
E falenderuam për bujarinë greko-shqiptare dhe u larguam.
Ai kishte 20 djem nga shumë krahina të Shqipërisë. Madje edhe çemër dhe i trajtonte njëlloj. Ai më kot nënvizoi se nuk i intereson origjina, pasi të gjithë i kishte shqiptarë, por ata punonin 16 orë bashkë dhe nuk ishin në luftë me njëri-tjetrin, perkundrazi.
Përveç një dele-je të zezë që ndërsa ikja e kuptova përse na e kish vënë të parin për të biseduar.
Askush nuk i do servilët e polemizuesit.
Pak më tej kish radhë të madhe për sufllaqe. Turistët porositnin në këmbë, merrnin paketën e vogël me një pite me mish, ndonjë pije freskuese, që kushtonte shumë pak, dhe largoheshin duke e ngrënë ndërsa ecnin duke vizituar sitet e shumta arkeologjike.
Porositëm edhe ne nga një sufllaqe. Vajza që shërbente sufllaqet dhe merrte paratë na pa në sy ndërsa dëgjoi të flisnim shqip. Ashtu e heshtur e buzagaz, ajo paketoi katër sufllaqe, futi dy pepsi cola në qesen e plastikës dhe na e zgjati pa folur.
Ne pamë njëri-tjetrin në sy dhe i buzëqeshëm.
Ajo ishte shqiptare dhe na kish qerasur pa folur dhe pa rënë në sy tek të tjerët që shërbenin aty.
Sa shumë shqiptarë që kam takuar në dy ditë, sa shumë. Në autobus në fakt pashë edhe një ish gazetare që dikur punonte për Radio Athinën në gjuhën shqipe dhe më kish intervistuar dy herë. Madje më kish ftuar edhe në një shkollë shqipe dikur para një viti. Por atë ditë në autobus ajo ktheu kokën nga xhami për t’mos më folur. U habita nga qëndrimi i saj, por mendova kushedi si e ka hallin, ndaj se ngava. Në fakt pas disa stacionesh ajo zbriti dhe u takua me një burrë të vjetër. Ndoshta i shoqi, prandaj s’më foli, nuk ka dashur të zgjojë xhelozi te ai që do ta shihte nga jashtë,- kështu mendova, por shumica e shqiptarëvë këtu sapo dëgjojnë që flet shqip të afrohen. Fillojnë të pyesin nga je, si e ke mbiemrin e pastaj e njeh këtë apo atë e këtë. Zakon shqiptar për tu afruar e krijuar atmosferë intime direkt.
Ka shumë historira shqiptarësh në Greqi, shumë. Nga më të ndryshmet. Të mira, shumë të mira por edhe negative që të bëjnë të skuqesh nga turpi që i kanë bërë bashkëpatriotët e tu në një vend që u hapi dyert e shtëpive në moment nevojë.
Fati ma solli të takoj Shegën dhe Gjolekën. Shega nga një fshat i Përmetit dhe Gjoleka nga Tepelena. Si të gjithë shqiptarët e labërisë, në fillim të 91’ kalojnë malin e stabilizohen në Athinë. Ishin të sapo martuar dhe jetën e fillojnë në Greqi. Punonim çdo punë,- thotë Shega. Unë pastroja, kujdesesha për pleq e Gjolja bënte ngarkim-shkarkim, ndërtim, bojaxhi, pastrim, gjelbërim, çdo gjë. Sot unë jam infermiere në një spital dhe Gjolja ka një dyqan fruta-perimesh në Akropol. Vajzat na janë rritur. Dy i kam martuar e këtë muaj martoj tjetrën. Të gjithë kemi blerë shtëpi e jetojmë të qetë.
-Rrodhula, kouklla mou, ella dho se parakalo (Shega, kuklla ime, eja këtu të lutem)
Nga dhoma tjetër u dëgjua zëri i një gruaje ndërsa në dhomë hyri një burrë i vjetër me kapele në kokë dhe u ul në tavolinën e madhe të verandës ku ishim edhe ne.
Shega u ngrit e vajti andej nga erdhi zëri.
-Hi,- plaku që sapo kish hyrë na përshendeti në anglisht.
Hi,- ja ktheva edhe unë
Ai kish kuptuar që s’dija greqisht, ndoshta sepse kish dëgjuar që flisnim shqip.
Filluam bisedën me plakun në anglisht.
I kërkova falje që s’di mirë greqisht dhe e pyeta nga është.
Por biseda u ndërpre. Shega u kthye duke më shpjeguar që në dhomën tjetër kish një plakë që e mbante aty. Kujdesej për të 24 orë dhe familja ja kish besuar duke ditur aftësitë dhe përkujdesjen e saj profesionale e njerëzore.
Jimmi, kështu i thërrisnin plakut, na dëgjonte të flisnim shqip por s’kish durim. Ai dëshironte të hynte në bisedë, të njihej.
Shega na tha që edhe Jimmi është nën kujdesin e saj, por nuk foli më tej. U bëra kurioz dhe e pyes në anglisht Jimmin.
Shega u çua dhe më la vetëm me plakun.
Ai quhej Dhimitër por kish jetuar në Amerikë dhe atjë ja kishin trasformuar emrin në Jimmi. ( edhe andej i ndrokan emrat, qesha me vete)
Pastaj me aviacionin e Natos, ku ponunote si kapiten, ai ishte trasferuar në Athinë dhe familjen e kishte lënë në Amerikë. Ikte e vinte por vajzat e tij dhe gruaja jetonin atje. Pas disa vitesh i kish vdekur gruaja në Amerikë dhe Jimmi kish gjetur grua tjetër në Athinë. Kishin blerë një shtëpi në mes të Athinës e jetonin aty. Por një ditë edhe gruaja e dytë vdes dhe Jimmi tashmë në pension dhe në moshë shumë të thyer kish mbetur në dorë të vajzës së gruas së dytë. Ajo nuk kujdesej fare për të. Një ditë ai rrëzohet në rrugë dhe e dërgojnë në spital. Katër-pesë muaj kura dhe plaku 98 vjeç kuptoi që ish i vetëm në këtë botë. Askush nuk e vizitonte, askush nuk i sillte një gotë ujë, askush nuk i blinte një frut, askush nuk i falte një buzëqeshje. I kishin marrë paratë, shtëpinë dhe e kishin abandonuar në spital. E vetmja që sa herë kish turnin i afrohej dhe i buzëqeshte, që i sillte ndonjë frut a ëmbëlsirë nga shtëpia, ishte Rrodhula(Shega). Ajo i ishte bërë si vajzë dhe ai rrinte me sytë nga dera duke pritur që ajo të merrte turnin.
Nje ditë i thotë,- Përse nuk më merr në shtëpinë tënde? Unë mund të paguaj, kam pension Amerike.
Shega konsultohet me mjekët dhe administratën e spitalit, dhe pasi firmos letrat e marrjen nën kujdes me përgjegjësi ligjore të plakut, e merr në shtëpi.
Tani unë jetoj këtu, qeshi Jimmi-DHIMITËR
Fjalët e fundit ai i kish shqiptuar ndërsa edhe Shega na ish bashkuar në tavolinë.
Ajo u skuq sikur kish bërë faj.
-Kjo që ke bërë,- i them duke e parë në sy me krenari shqiptari,- është e mrekullueshme. Shikoje këtë plak grek me passaportë amerikane, të sheh në sy si të jetë babai yt. Ai sot është i lumtur sepse të ka ty që kujdesesh gati-gati pa interes. Në fakt pensioni i plakut nuk mbulonte dot as pagën e punonjëses së paradites, sepse ajo kish angazhuar një shqiptare për kohën që nuk ishte vetë aty. Ajo kujdesesh që pleqtë të kishin çdo gjë në çdo moment.
Në shtëpi erdhi edhe Gjoleka. Pas përshëndetjeve të para, ato të famshmet shqiptare: nga je e nga s’je, biseda kaloi në politikë (vdesim ne shqipot po se ngjyem pak bisedën me tema politike), tek do e falim apo jo detin, në ka ligj lufte apo jo e pastaj gjuha shkon ku dhemb-dhëmbi. Paratë
-Jo gjithçka bëhet për para,- thotë Gjoleke labi. Ka shumë raste që humanizmi të bën të bësh gjëra pa lekë. Janë ngacmime njerëzore. Nuk ka rëndësi kush është. Natyrisht kur ta vlerësojnë ke kënaqësi, por ka edhe raste që nuk ta vlerësojnë por ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë:- bëje të mirën e hidhe në det. Po s’ta diti njeriu, ta di zoti.
-Ashtu është i them, dhe ne kemi shumë bujari në Adn tonë si shqiptarë. Por edhe grekët, apo jo? Fundja mirëpritën në ditë të hallit mijëra shqiptarë në 90.
-E vërtetë,- më mbeshtet mendimin Gjoleka. Edhe na kanë shfrytëzuar, por duke na punësuar na dhanë një ndihmesë të madhe të mbijetonim e të ngriheshim. Gjatë viteve edhe ne më pas u mësuam ti gjindeshim të tjerëve. Kështu e ka jeta.
Gjoleka nis më tregon një histori.
Ajo (Po e quajmë Shqipe per efekt tregimi)kish ardhur nga Tirana me të shoqin për tu kuruar. Shqipja vuante nga një tumor dhe frika e kësaj sëmundjeje të tmerrshme i kish detyruar të aventuronin me shpresë që të kurohej në Greqi. Por nëpër spitalet greke kishin mësuar që çmimi i një operacioni ishte jashtëzakonisht i madh.
Vizitat e para i kishin bërë me dokumentat e vajzës së madhe të Shegës. Më pas konstatimi që ai tumor ishte vdekje prurës dhe mos nderhyrja në kohë mund të afronte datën e kobshme shumë shpejt.
Duhej marrë një vendim, dhe shumë shpejt,- nënvizon Gjoleka
Kështu Shqipja u shtrua në spital me emrin e vajzës së tyre dhe u operua. Pas një muaji në spital ata qëndruan për tre vjet të tjera në shtëpinë e Gjolekës dhe Shegës për kemio terapinë dhe rehabilitim, e më pas u kthyen në Shqipëri.
-I paskeni shpetuar jetën,- i them Sheges dhe Gjolekës.
– Unë jam femër vetë, dhe kam vuajtur shumë. Kur ndihmoj një person nuk e bëj për para, por thjeshtë instiktivisht,- tha ajo grua e bukur në shpirt.
Pastaj ndërsa qeshte ju drejtua të shoqit:
-Të kujtohet djali jonë, hahaha
-Pse keni edhe një djalë?
-Hahaha, jo s’kemi por ashtu e solli fati dhe na u rregjistrua një djalë.
Dhe kështu nisi të na tregonte historinë tjetër të bamirësisë së saj
Një bashkëpatriote kish ardhur në Greqi të punonte dhe ishte shtatzënë. Punonin burrë e grua pa dokumenta dhe Shega i ndihmonte me ndonjë kujdestari pleqsh apo Gjoleka me ndonjë punë ditore në ndërtim. E ndërsa punonin i ish afruar dita e lindjes pak para kohe. Në spital nuk kishin si e rregjistronin se ajo ishte pa dokumenta dhe keshtu e rregjistrojnë me emrin e Shegës. Menduan se vetëm do konstatonin sa ishte e pastaj çifti do largohej te lindtte në Shqipëri por fati e desh që gruaja të lindte atë ditë. Askush nuk u mendua për dokumentat por që ajo të bënte lindje të mirë e fëmija të dilte shëndoshë e mirë. E kështu “Shega” lindi djalë e ndenji në shtëpinë e Sheges edhe ca muaj sa mori veten e më pas u tranferua në Shqipëri. Por nuk mbaron me kaq. Tani problemi ishte të bëhej regjistrimi në Shqipëri.
Një kalvar më vete por për efekt privacie as unë nuk po e tregoj, Ju lë ta imagjinoni.
Çifti Shega e Gjolekë ishin të lumtur që kishin ndihmuar të njohur e të panjohur, ndërsa unë krenar që i njoha këta bujarë shpirt mirë.
Shoqëruesi im Oresti, një shok i vjetër që në shkollë, i dëgjoi këto historira e më pas në kafeterinë e tij ja tregoi miqve të tij, disa minoritarë e disa shqiptarë që jetonin e punonin aty, në Athinë
Disa nuk i besonin këto historira që janë në kufirin e absurdit dhe njerëzores por shumica pranonin që këto i bëjnë vetëm shqiptarët, sepse sipas tyre do pak “budallallëk” të rrezikosh kështu!
Oresti në vetëvehte është një filantrop i heshtur edhe “pa rezikuar”. Ndoshta sepse bujaria nuk ka kombësi por shpirt, karakter. Ai i ndihmon të gjithë dhe me buzëqeshjen e tij karakteristike gjëmuese e mbyll me një “shihemi nesër që është ditë e re”,- hahaha
Ajo që më la përshtypje në këtë udhëtim në Athinë ishte se shumica e shqiptarëve dhe grekërve që takova ishin në paqe, ishin pa asnjë lloj lufte mes njëri-tjetrit ndërsa politikanët e të dy shteteve nuk gjejnë dot formulën e daljes nga ligji i një lufte të pa qenë!?
Dërguar nga Ardi Omeri / Athinë 2018
Po si te hiqet Ligji i Luftes zoti Omeri kur Barleti e ka thene dhe eshte e dokumentuar qe ne jemi Epirote,kurse per ju te Erdoganit dhe “miqte” e Amerikaneve Vorio epiri apo Epiri nuk Egzistoka?
Atehere gjithe rruzulli Tokesore e njeh Pirron e Epirit kurse ju Jo?
Jini i vetmi vend i botes qe i thoni Kostandinopolit te Kastriotit Stamboll,apo Kostandinopoja.
Ju duhet ta filloni nga Alfa historine,respektin,dinjitetin per Kombin.
Cfare jane Toponime te ndryshuara nga pushtuesit Osmane ti vendosni ashtu sic kane qene para tyre dhe pastaj bejme llogariazmo.
Sa per ate qe thoni,beni nje te mire dhe hidheni ne det,nuk qendron.Nuk e kam degjuar.
Kurse Greku i thote:
Kane kallo
Qe rikse sto Jallo.
Ik, ore, hajvan nacionalist!
Pellazgaqis , ti hiqesh si njeri i ditur , por duket se je më poshtë se një diletant . E gjiiiithë bota e di (perveç teje) , se helenët e lashtë , që kishin ndërtuar sistemin e qytet-shteteve , që flisnin të njëjtën gjuhë e kshin atë shkallë qytetërimi , të gjithë popujt e tjerë i quanin barbarë . E thënë më shkoqur , që ta marrësh vesh edhe ti i pa dituri , Epirin nuk e kane quajtur kurrë dhe askush prej tyre , HELEN , por thjesht , i quanin barbarë . Sa për kolonitë , ngulimet e helenëve të asaj kohe , ishin aq të shumta e të përhapura , sa nuk ia vlen më të flitet për to , përveçse për studime historike , sepse ato shtriheshin , ne gjithë Afrikën Veriore , në Lindjen e Afërt në brigjet e Detit të Zi , në brigjet veiore të Mesdheut , etj. . Kushdo e di , që Aleksandria e Egjiptit , ishte e dominuar , jo vetem nga popullsia , por edhe nga kultura e qytetërimi helen . Por aventurierët e pa tru , si puna e jote dhe mjaft idjotë të tjerë të Kishës Bizantine , nuk kanë guxuar dhe as u shkon ndër mend , që ato ngujime tepër të lashta , të pretendojnë ti quajnë pjesë të asaj që sot quhet Greqi . Vetëm një idjot si puna e jote , nuk e paska marrë vesh , që NUK KA PASUR KURRË SHTET GREK . Ky emërtim hyri vonë në fjalorin europian , për qëllimet e tyre politike dhe , vetëm ata e dinë , se sa shumë janë përpjekur , për të ngjizur një sajesë të tillë artificiale edhe pse e joshte së tepërmi , me përrallën se ” jini pasardhës ” të atij qytetërimi . Por ti , je , jo vetëm një injorant , por edhe i ndyrë si njeri , që i fryn zjarrit të urrejtjes , meqë je i punësuar si dhjak i kolonel Janullaqisit dhe je kthyer në një zhgarravinë , mes ikonave të shumta bajate të asaj kishe emër keqe !
Edhe pse je i pranishëm si i tillë , në çdo artikull pikant , je kaq idjot , sa beson se mund të gjendet ndonjë shqiptar , të lëkundet , me idjotësitë e tua ! Duket , sikur , për njerës si ty , është krijuar fabula kuptimplote e dhelprës , që ndiqte prapa dashin , se mos i binin koqet !
Pellazgu
Që të bëhet ajo që thua për ndryshimin e Toponimeve në Shqipëri duhet ta dish që në Greqi ka mijra Toponime që janë bërë grekë por kanë qenë sllave dhe shqiptarë por edhe osmane.Ti ndryshojmë dhe ato siç kanë qënë dhe pastaj flasim.
O Ardi na “mallengjeve” dhe na” preke” burrazer …..ik ore mos ja fut kot.
Do te sugjeroja te zije ndonje dashnore ose e shumta ti biesh me sore per te kaluar kohen se sa te merresh me shkrime koti.
Me greqi shqipetaret as merren fare me keto
sic ke pseudonimin duhet te jesh
Kam faj une qe te sqaroj ty,!
Ti mund te jesh xhahil i pa shkolle,por per djellezine ke diplome .Nuk ka Epir grek o hajvan,.Une te them qe e ka shkruar Barleti,spse Vatikani ne Rome dhe gjithe Europa ne Mesjete,Epirote quan shqiptaret.
Ju greket vidhni toponimet shqiptare dhe i quani greke,vidhni fustanellen shqiptare dhe e quani greke,grabisni Camerine,Dodonen dhe Janinen dhe i quani greke.Ison Labe e quani polifoni vorioepirote greke.Ate ligjin e luftes mbajeni,se nuk eshte problemi i luftes,eshte problemi i riarmatimit te popullit shqiptar,se vetem kur te shkelin camerit ne shtepite e tyre,do ta hiqni ju ligjin e luftes.
Jam dakort me mesazhin e shkrimit qe le te kuptohet se eshte politika qe i ben armiq shqiptaret me greket. Ka gabime nga te dyja palet. Greket duhet ta harrojne Vorio Epirin dhe shqiptaret Camerine. Per nacionalistet e katundit do te thonja se gjermanet tashme i kane harruar Sudetet ne Ceki apo Alzasen ne France. Duhen te njihen kufijte aktuale si te paprekshem dhe te shenjte. Duhen mbyllur plaget me sakrifica te dypalshme. Ne te njejten kohe greket duhet te heqin ligjin idiot te luftes qe mbajne akoma me Shqiperine. Deti duhet zgjidhur po ashtu me marreveshje dhe pelqimin e te dy paleve. Siç ka thene edhe Pangallos jemi “Una Faccia, una Razza”. Dy here ne histori shqiptaret kane gjetur shpetim ne Greqi. Nje here ne kohen e Skenderbeut kur shqiptaret moren arratine drejt Morese gjate invazionit turk, po ashtu kur shqiptaret u derdhen ne Greqi pas renies se komunizmit. Dhe mund te jene sot rreth 500 mije te tille. Qe ne shumicen e rasteve jane rregulluar me dokumente, pune dhe shtepi. Eshte ne interes te perbashket qe marredheniet mes dy vendeve te permiresohen. Nacionalizmi armiqesor nga te dyja palet duhet zevendesuar nga patriotizmi dhe respekti per fqinjin. Amen!
Pellazgaqis , ti hiqesh si njeri i ditur , por duket se je më poshtë se një diletant . E gjiiiithë bota e di (perveç teje) , se helenët e lashtë , që kishin ndërtuar sistemin e qytet-shteteve , që flisnin të njëjtën gjuhë e kshin atë shkallë qytetërimi , të gjithë popujt e tjerë i quanin barbarë . E thënë më shkoqur , që ta marrësh vesh edhe ti i pa dituri , Epirin nuk e kane quajtur kurrë dhe askush prej tyre , HELEN , por thjesht , i quanin barbarë . Sa për kolonitë , ngulimet e helenëve të asaj kohe , ishin aq të shumta e të përhapura , sa nuk ia vlen më të flitet për to , përveçse për studime historike , sepse ato shtriheshin , ne gjithë Afrikën Veriore , në Lindjen e Afërt në brigjet e Detit të Zi , në brigjet veiore të Mesdheut , etj. . Kushdo e di , që Aleksandria e Egjiptit , ishte e dominuar , jo vetem nga popullsia , por edhe nga kultura e qytetërimi helen . Por aventurierët e pa tru , si puna e jote dhe mjaft idjotë të tjerë të Kishës Bizantine , nuk kanë guxuar dhe as u shkon ndër mend , që ato ngujime tepër të lashta , të pretendojnë ti quajnë pjesë të asaj që sot quhet Greqi . Vetëm një idjot si puna e jote , nuk e paska marrë vesh , që NUK KA PASUR KURRË SHTET GREK . Ky emërtim hyri vonë në fjalorin europian , për qëllimet e tyre politike dhe , vetëm ata e dinë , se sa shumë janë përpjekur , për të ngjizur një sajesë të tillë artificiale edhe pse e joshte së tepërmi , me përrallën se ” jini pasardhës ” të atij qytetërimi . Por ti , je , jo vetëm një injorant , por edhe i ndyrë si njeri , që i fryn zjarrit të urrejtjes , meqë je i punësuar si dhjak i kolonel Janullaqisit dhe je kthyer në një zhgarravinë , mes ikonave të shumta bajate të asaj kishe emër keqe !
Edhe pse je i pranishëm si i tillë , në çdo artikull pikant , je kaq idjot , sa beson se mund të gjendet ndonjë shqiptar , të lëkundet , me idjotësitë e tua ! Duket , sikur , për njerës si ty , është krijuar fabula kuptimplote e dhelprës , që ndiqte prapa dashin , se mos i binin koqet !
Z.Demo e Kompani! Epiri ka mbi 4.000 vjet qe ka ekzistuar ,ekziston e do te ekzistoje .Nuk ekziston asnje document,asnje rresht i shkruar qe te thote se epirotet jane ilire .Jane perkthyesit shqiptare qe me nje te rene te lapsit e perkthejne fjalen “epirot” ne “ilir” dhe dihet se per boten shkencore perkthimet shqiptare nuk kane besuashmeri .Nje pjese nga ju nuk e kuptoni cdo te thote “shtet” .Shteti ne kuptimin e sotem ka lindur shume vone . a e di o “i tille je share hap gojen” se kur u u krijua shteti Italian,gjerman etj? A e di ti se para 1912 nuk ka patur asnjehere shtet shqiptar ? Prandaj mesoje kuptimin e fjales “shtet”,pastaj perdore .Gjithashtu mos perdorni fjale te ndyra sepse se pari tregojne nivel te ulet intelekti dhe se dyti tregojne se ato qe thua nuk jane te verteta dhe se per ti bere te verteta perdor fjalet e ndyra si argument .E gjithe kjo magesi ne formimin tuaj vjen se ju nuk lexoni vete asnje liber ,por degjoni ato qe thote Tv ,gazetat dhe bisedat e kafeneve ,kjo perben formimin tuaj .Per te qeshur e per te qare .Ndryshoni per te miren e vendit . Dhe meqe nuk ju pelqen Greqia (por parate qe vijne andej nga emigrantet ju pelqejne) u beni thirrje atyre mbi 500.000 emigranteve shqiptare qe rrojne shume e shume here me mire se ju ne Shqiperi ,te lene Greqine dhe te shkojne tek babai I madh Turqia per te miren e vendit .Dhe baba Turku do ti trajtoje si duhet nipat e ardhur nga larg .
Zoti Alban
Keni të drejtë,Epiri njihet që në lashtësi për sa i përket emrit të tij.Pastaj ndërroi duar tek Perandoria Romake,ajo Bizantine dhe me vone Osmane.
Flet për shtetin shqiptar por nuk thua asgjë për shtetin grek.Duhet ta dish që po mos të ishte Beteja e Navarinit ku flota angleze,ruse,dhe ajo franceze fitoje mbi flotën osmane,sot nuk do të flisnim për një shtet grek.Nje shtet grek i formuar nga shqiptarë,vllehë dhe çifutë,që u asimiluar me kalimin e kohës. Një shtet grek ku banorët e tij nuk kanë asnjë lidhje gjaku me grekët e vjetër.
Ashtu si dhe ballkanasit e tjerë.
Nje shtet grek që mori Selanikut në 1912,ku 70 % e popullsisë ishte çifutë dhe pjesa tjetër turq dhe bullgarë.Nje shtet grek ku me traktatin e Bukureshtit fitoi me shumë toka se popujt e tjerë dhe ju shtuan edhe 2 milionë banorë.Mos ishin edhe ata grekë. Nuk mund të flisni për një shtet grekë që u krijua nga fuqitë e mëdhaja që të dobësimin perandorinë osmane.
Mëso historinë dhe pastaj mund tr flasësh për shtetet e tjera. Me njerzit e thjeshtë nuk kemi gjë.Politikanet jane ata qe i ngatërrojnë gjërat
Sa për Epirin,është emri gjeografik i një vend.Ashtu siç është edhe Maqedonia për shembull.Por grekët nuk duan që ky emër të bashkohet me sllavët?Përse pyes unë?Kur Jugun e Shqipërisë e quajnë Vorio Epir.
As mos të flasim të lutem për shovinizmin grek.
Epiriotet rradhiten te fiaet Ilire dhe jo greke
Epirin sot e perdorin greket per pretendime territoriale kte ju e dini sh.mire! Nese jeni Himariot duhet ta dini qe nuk keni prejardhje greke por shqiptare lexoni patriotin tuaj e tonin
PETRO MARKO qe ka studiuar vete ne Greqi !
Me “Hammerharturin” sa shkruan ne koment !
Dhimbia e madhe popull .
Z.Katarakti,nuk eshte shqetesues opinioni i nje xhahili te pashkolluar grekoman,por me shqetesojne krahasimet e tua ne emer te” fqinjesise se mire”,kur krahason endrren shoviniste te vorio epirit me token shqiptare te Camerise,banuar mijra vjet prej Cameve shqiptare.
Jo Vorio Epiri,por i gjithe Epiri as ka qene as eshte i banuar nga greke.Kam 10 vjet qe ketu ne forum perseris shkrimet e gjeografeve,historianeve dhe udhetareve te lashte greke,ne lidhje me perkatesine ethnike te Epirit.Greket e sotem e kane konfliktin me Autoret e lashte greke.
Ketu mesova nga komenti juaj se shqiptaret pasken gjetur shpetim ne Greqi,ne kohen e Skenderbeut dhe paskan marre arratine drejt Morese per te shpetuar koken!!!!!
Arberore ne More,ne Beoti,ne Thesali,ne ishujt e Egjeut ka pasur qe nga shekulli i VI.Pas pushtimit te Bizantit nga kryqezata e IV ne vitin 1204,edhe tokat qe perbejne Greqine e sotme u ndane ndermjet mbreterve latine katolike,qe te detyruar nga boshatisja e tokave prej banoreve per shkak te epidemive dhe luftrave ftuan banore arberore te banonin ne principatat e tyre.Kur Skenderbeu luftonte me turqit,arberoret kishin qindra vite qe popullonin Morene.JJane dy letra te Skenderbeut te vitit 1462,ku ai e kercenon sulltan Mehmetin e II,te nderprese masakrat kunder popullsise arberore te Morese.Pas vdekjes se Skenderbeut,luftetaret shqiptare emigruan ne Itali per te shpetuar koken dhe jo ne More,.Madje edhe shqiptaret(arberoret) e Morese emigruan drejt Italise.Kaq .