Histori spiunazhi te Interi

Dita

Vendi i tretë tashmë mund të shikohet me dylbi, por ky nuk është i vetmi problem në shtëpinë e Interit. Tani del në skenë edhe një histori spiunazhi. Drejtori Ekzekutiv i klubit, Bolingbroke, sic raporton e përditëshmja La Repubblica, ju ka rekomanduar vartësve të tij gjatë një mbledhjeje që të bëjnë kujdes maksimal për të mos zbuluar sekretet e klubit.

Motivi është pasi ekzistojnë mundësi konkrete që persona të jashtëm të tentojnë të vjedhin sekretet, madje Boolingbroke ju ka treguar të pranishmëve, një aparat përgjimi, “cimkë” sic përdoret në gjuhën popullore të cilën e kishte gjetur poshtë tavolinës së zyrës, duke ju kërkuar punonjësve të ruajnë me kujdesin më të madh të dhënat e klubit.

Ndërkohë situata financiare nuk është ndër më të mirat dhe mediat italiane njoftojnë për një takim mes disa emisarëve të një grupi të madh kinez dhe presidentit Erick Thohir ku do të diskutohet për shitjen e një pakete të aksioneve të klubit. Tratativa është në fazë goxha të avancuuar dhe manjati indonezian pritet të shesë 20% të aksioneve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *