Histori suksesi e një shqiptari në Itali

anazapta

“Corriere della Sera” rrëfen historinë e Gentian Selimit, i cili në vitin ’93 mbërriti në Itali me vetëm 500 marka në xhep për të studiuar Drejtësi, ndërsa sot është pronari i një kompanie me një xhiro vjetore prej 2 milionë eurosh. Kriza financiare që goditi familjen e tij në Shqipëri, e nxiti t’i drejtohej Ekonomisë. Vaji i nxjerrë nga peshku dhe mikroalgat u kthye në një ide të suksesshme biznesi për të

Nga Elvira Serra

Është 40 vjeç, ka dy vajza të vogla dhe një kompani disavjeçare, e cila vetëm gjatë 2013-s ka pasur një rritje prej 20% me një xhiro vjetore prej 2 milionë eurosh. Gentian Selimi është një shqiptar nga Tirana, i cili u largua nga vendi i tij 20 vjet më parë, për të studiuar në Itali. Tani është administrator i deleguar i një sipërmarrjeje që prodhon dhe shpërndan Omega-3. “E kemi quajtur ‘U.G.A. Nutraceuticals’, duke marrë inicialet e shenjtorëve të festës së qirinjve të Gubbios (qytet verilindor, pjesë e provincës së Peruxhas), ku ndodhet edhe qendra e kompanisë sonë, sepse dëshironim që ajo të mishëronte largpamësinë e Shën Ubaldos, shpirtin luftarak të Shën Gjergjit dhe pasionin e Shën Antonit”, shpjegon Gentiani para se të tregojë rrugëtimin e tij drejt suksesit në mos pa pengesa, sigurisht të karakterizuar nga ndalesa dhe rinisje, devijime dhe përshpejtime. Një udhëtim i paparashikuar, njësoj si ideja për të investuar në vajrat e peshkut, të cilat në Itali as nuk prodhohen dhe as rafinohen. Por në fund është rezultati që ka rëndësi.

“Emigrova drejt Italisë në vitin 1993 me objektivin për të studiuar Drejtësi në Peruxha. Mbërrita me 500 marka gjermane në xhep, të cilat u zhdukën për dy javë me pagimin e qirasë dhe taksave të universitetit.  Nisa menjëherë të punoja fundjavave për të përballuar shpenzimet: punoja si kamerier dhe punëtor magazine. Vitin pasardhës fitova një bursë studimi nga ERSU, Enti Rajonal për të Drejtën e Studimit”, thotë Gentiani.

Në vitin 1997, kur i kishin mbetur edhe 6 provime para mbrojtjes së temës së diplomës, në Shqipëri shpërtheu kriza e firmave piramidale. “Ishte një situatë shokuese, prindërit e mi kishin humbur kursimet e një jete, ndërsa unë thesarin tim të vogël, 6 milionë nga lirat e vjetra. Kështu mendova se do të më vlente më shumë nëse diplomohesha për Ekonomi. Falë një tjetër burse studimi edhe më të qëndrueshme nga një fondacion shqiptar në Gjenevë, Albanian International Scholarship Foundation, u transferova në Milano për të studiuar Financën e Tregjeve, në Bocconi. Më njohën vetëm gjashtë provime, për pjesën tjetër ia nisa nga zeroja. Më vonë bëra një master për menaxhim ndërkombëtar. Fitova edhe doktoraturën për Ekonomi Politike, por këtë nuk e përfundova”.

Eksperienca e parë profesionale kualifikuese e Gentianit ishte një bankë. “Rezistova gjashtë muaj”, por pasioni i vërtetë i tij lidhej me botën e ushqimeve. “Isha kthyer në një autoritet të vogël në forumet e specializuara ku jepja këshilla mbi dietat. Isha që atëherë një konsumator i Omega-3. Në Itali gjendeshin pak të asaj cilësie dhe kushtonin shumë”.  Për pasojë erdhi iluminimi: “Përse të mos bënim që e njëjta cilësi të vinte në Itali me një çmim të arsyeshëm, më pak se një kafe në ditë për të gjithë?”.

Gentiani bisedoi mbi këtë ide me Susanna Picciolini (atëherë partnerja e tij), me motrën e tij Mikela dhe të fejuarin e saj Alessandro Fecchi. Ky ishte grupi i ortakëve themelues: sot janë të njëjtët edhe pse operues në treg kanë mbetur vetëm dy. “Kompania lindi në vitin 2005, me tregtinë ia nisëm në 2006-n drejtpërdrejt nëpërmjet internetit. Atë vit e mbyllëm me një xhiro prej 203 mijë eurosh dhe vetëm me një produkt, ndërsa në 2012-n kishim 12 të tilla  dhe po aq për kompani të treta, me  një shumë të ardhurash prej 1.560.000 eurosh”.

Zgjedhja e Gubbios u diktua nga mundësitë që ofronte ky qytet. “Ortakët financues ishin prej andej. Unë pastaj kisha kujtime shumë të bukura të periudhës së kaluar në Peruxha, aty isha ndjerë shumë më mirë se në Milano”.

Prodhuesit më të mirë të vajit të peshkut në botë janë Norvegjia dhe Kanadaja. “Bindëm një kompani të fuqishme norvegjeze, që të na jepte një mundësi duke paguar shumë më pak se çmimet minimale që ofronte ajo. Vaji ynë vjen prej andej. Në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Itali ne prodhojmë kapsulat. Në Modena, një kontraktues merret me paketimin. Ndërsa në Gubbio punojmë për kërkimin e ‘burimeve’ të lëndëve të para, merremi me studime, zhvillimin e produkteve, shpërndarjen dhe marketingun. Jemi garantë të të gjithë procesit me sistem cilësie të certefikuar. Vaji i nxjerrë nga peshku, nga mikroalgat dhe nga krilli (një shumëkëmbësh i vogël i ujërave të ftohta) i nënshtrohet pesë fazave; është pastaj një e gjashtë që e bën strukturën molekulare më të përshtatshme për organizmin tonë, në mënyrë që ta përthithë në sasi sa më të madhe”, shpjegon Gentiani.

Sot, punonjësit dhe drejtuesit e zyrave në Gubbio janë shtatë. Gjithashtu operojnë edhe nja 30 agjentë dhe informatorë mjeko-shkencorë të shpërndarë nëpër të gjithë Italinë. Mosha mesatare e tyre është nën 35 vjeç: “Kjo vetëm sepse unë dhe administratori tjetër i deleguar, i cili është 45 vjeç, e ngremë shumë!”, bën shaka ai. “Prej një viti i kemi kërkuar një shoqërie tjetër që të menaxhojë komentet e konsumatorëve. Në 542 opinione klientësh që kanë blerë nga faqja jonë në internet, nuk kemi marrë kurrë një vlerësim neutral ose inferior”.

Portali online ku mund të bëhen porositë (www.omegor.com) është si një lloj butiku: kërkohet Omega-3, më i përshtatshëm për nevojat vetjake dhe bëhet porosia. “Farmacistët tanë ofrojnë këshillime falas dhe dorëzimi në shtëpi është shumë i shpejtë. Pozicionimi në treg i markës tonë “Omegor” në segmentin e Omega-3, është njësoj si ai i një iPhone midis smartphone-ve. Eksportojmë në Spanjë, Greqi, Rumani, Shqipëri, Iran, Liban e Oman. Dhe tashmë jemi duke hapur një filial në Dubai”.

Bilanci personal i “arratisjes së një truri” nga Shqipëria drejt Italisë është pozitiv. “Sinqerisht ndihem  fatlum, sepse kam pasur mundësi të shkëlqyera nga jeta dhe me vendosmëri kam arritur t’i shfrytëzoj”, përfundon Selimi.

 Çfarë janë

Të konsideruara si elementet natyrore ndër më të dobishmet për shëndetin e njeriut, acidet yndyrore Omega -3 janë të pranishme kryesisht te peshqit e ujërave të ftohta (si skumbri, shojza, sardele, salmoni dhe harenga) dhe në brendi të disa algave e shumëkëmbëshave detarë si krilli. Disa studime shkencore (megjithëse ekzistojnë të tjera studime që ua kundërshtojnë përfundimet) mbështeten në tezën se vaji i këtyre peshqve i bën mirë shëndetit të zemrës, përmirëson hipertensionin dhe ndikon në maturimin e sistemit shqisor dhe nervor në trurin e fetusit gjatë shtatzënisë 

Përktheu: D.Gjuzi   

Share This Article
9 Comments
  • Omega 3 me e mire eshte ai qe del nga vaji i Salmonit, Ai eshte vaji me i mire …..dhe eshte e vertete ajo q

    Porse tani kane nxjerre se edhe Omega 5 nga oktapodhi , eshte shume i mire ..

  • Aty per Oktapodhin do thosha Omega 3 , por jam pergjymesh dhe e ngatrova

    Omega 3 eshte i mire , se te ul kolesterolin negativ dhe te rit pozitivn , kjo ben qe ti kesh arteriet te pastra dhe te mos bllokohen nga pllakezat…

    Megjithate , edhe po nuk ke mundesi ta blesh kete Omega 3 , eshte mire te pish nje aspirine cdo darke se te ndihmon ne hollimin e gjakut …dhe te shpeton kunder ndonje infarkti

    Perse duhet pire ne darke, sepse reziku me i madh i infraktit eshte gjate nates dhe nuk ke c’ben –Ndaj pi nje aspirine , por te jete aspirin e vogel 90 grameshe
    Po qe mee madhe ndaje pergjysem dhe pije gjysmen ,se e madhja te ben dem per veshkat ,ndaj pije gjysmen e saj dhe je ne regull
    Por nqs pi aspirine 2 here ne dite, atehere pi uje shume …ne emnyre qe uji ti ndihmoje veshkat ne pastrim ..dhe je ne regull

    Hajde Bye ! Beni keto qe them une, qe te shpetoni nga infrakti, sidomos ju thoni prinderve ta perdorin nje gjysem aspirine te madhe , (ose 1 te vogel ) para se flene , se ju shepton jeten

    Bravo ky cuni , eshte treguar i shkathet

    Kisha edhe une nje rast si ky, por nuk ma mori mendja se ai ecte.. –U tregova i ngathet , ….

  • Këshilla e Raimond Vlonjatit është e mangët: aspirinë duhet përdorur por jo ajo e madhja që e marrim kundër dhimbjeve pse ajo është 500 MG, pra 5 herë më e madhe se doza e nevojshme. Pastaj nuk është e bërë për këtë punë. Unë këtë merrja në fillim i nxitur nga një miku im që mbahet sikur merr vesh nga këto punë. Pastaj pashë në internet se duhet marrë vetëm 100 mg, kështu nisa ndaja në 4 pjesë dhe merrja 1/4 çdo ditë. Kur ia thashë mjekes gjermane këtë qeshi hidhur dhe më tregoi se cila është aspirina e bërë apostafat për këtë kurë. Me një fjalë duhet marrë ajo që quhet salispirinë, është e vogël sa një gjysmë kokrre fasule. Është shumë e njohur tanimë në Shqipëri dhe shitet në çdo farmaci me emrin popullor aspirina gjermane për zemrën, një pako me 30 doza kushton rreth 300 (3000) lekë. Është mirë të blini vetëm atë të prodhuar në Gjermani, jo ato që vinë nga vendet Lindore.

  • Me keta njerez krenohemi…por keta njerez nuk gjejme mundesi per te lulezuar biznesi i tyre e per te bere karriere te sukseshme!Urime e siksese!

  • Me keta njerez krenohemi… keta njerez gjejme mundesi per te lulezuar biznesi i tyre e per te bere karriere te sukseshme me shume jashte vendit te tyre!Urime e suksese!

  • A mund ta bente kete njeri,Sali Berisha ,qe te investonte ne Shqiperi????
    KURRE!
    Sali Berisha kishte marre detyre t’i PERCANTE SHQIPTARET DHE T’I SHKATERRONTE SI KOMB!!!
    LIRINE NUK E GJETI KETU,POR IA DHANE SERBET,PRA E PRURI ME VETE!!!
    Jo si SKENDERBEU!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *