FAKSIMILE: “Vini dorën në zemër, do t’ia shpërblej Partisë”, publikohet lutja për falje dhe procesverbali i ekzekutimit të Koçi Xoxes, fjalët e fundit para pushkatimit

anazapta

Në seancën e 13-të dhe të fundit të gjyqit (datë 10.06.1949) u dha vendimi për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci dhe Nuri Huta.

Gjykata jep dënim kapital për Xoxen, e cilësuar si “kreu i bandës armiqësore-trockiste” dhe nga 5 deri në 20 vite dënim për katër bashkëpunëtorët e tij.

Ata dënohen edhe me punë të detyruar gjatë privimit të lirisë. Të dënuarit humbasin gjithashtu të drejtat civile dhe u hiqen gradat që kanë pasur.

Në leximin e vendimit për Gjeneral Leitnant Koçi Xoxen bie në sy se ai dënohet edhe për “arrestime, vrasje, internime të paligjshme dhe torturime të shtetasve” e gjithashtu për “përvetësimin e të hollave në dëm të arkës së shtetit dhe të partisë”.

Pandi Kristo u dënua me 20 vjet privim lirie, Vaskë Koleci me 15 vjet privim lirie, Nuri Huta me 10 vite privim lirie dhe Vango Mitrojorgji me 5 vjet privim lirie

Në bazë të nenit 2 paragrafi i IV të Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë dhe mbi zbatimin e konfiskimit, pasi rezulton se të dënuarit e mësipërm nuk zotërojnë pasuri, gjykata vendos përjashtimin e tyre nga masa e konfiskimit” – thuhet në vendimin e shpallur në Tiranë, më 10 qershor 1949, firmosur nga kryetari i trupit gjykues, Frederik Nosi dhe anëtarët Niko Zoto, Vasil Trimçev dhe sekretar, Kozma Toçi.

Shkresa e Gjykatës së Lartë për mospranimin e kërkesës për falje

Pas dënimit nga Gjykata e Lartë, Xoxe i dërgon dy lutje Presidiumit të Kuvendit popullor për faljen e jetës.

Në lutje Xoxe theksonte “dashurinë për Partinë, gabimet pa dashje, kontributin e dhënë në luftë, vështirësitë e familjes së tij të madhe”.

“Vini dorën në zemër, të më falni jetën, duke më lënë barrën e rëndë t’ia shpërblej gjithë jetën Partisë e vendit” shkruante Xoxe sipas dokumentit të lutjes së tij, publikuar për herë të parë nga Dita.

Por lutjet nuk u pranuan. Koçi Xoxe pushkatohet në orën 23:15 të datës 11.VI.1949.

PROCES-VERBAL

I mbajtur sot më datë 11.VI.1949, ora 23:15 mbi ekzekutimin e dënimit me vdekje, të dhënë nga Gjykata e Lartë, Koçi Xoxes.

Ekzekutimi i të dënuarit u krye në prezencë të akuzës publike shokut Bedri Spahiu, duke qenë i asistuar  prej sekretarit Kozma Toçi, të deleguarit të Degës së Brendshme të Tiranës, Major Halim Xhelos si dhe prej mjekut, Nënkolonel shokut Ibrahim Dervishit.

Në datën dhe orën e shënuar, në krye të këtij procesi, u suall i dënuari në vendin e ekzekutimit.

Shkresa e Gjykatës drejtuar Degës së Punëve të Brendshme për dënimin e Xoxes me pushkatim

Prokurori, shoku Bedri Spahiu, i bëri edhe një herë të ditur të dënuarit se kërkesa për falje qe refuzuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe e pyeti nëse ishte takuar me familjarët e tij. I dënuari u përgjigj se po, ishte takuar me familjarët e tij.

“Në këtë moment”, tha Prokurori, “je sjellë këtu për të vënë në zbatim vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Lartë. Prandaj thuaj nëse ke gjë për të thënë ose porosi për të lënë si vullnet të fundit.”

I dënuari Koçi Xoxe përgjigjet se: “Nuk kam gjë për të thënë. Familjen e takova!”

Prokurori i kujtoi edhe një herë nëse kishte ndonjë porosi për të lënë dhe i dënuari përgjigjet: Nuk kam gjë, të rrojë Partia, Republika, Bashkimi dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi Bedri Spahiu!”

Prokurori Bedri Spahiu tha: “Partia dhe Republika jonë do të rrojnë e lulëzojnë dhe kjo jo për vullnetin tënd.”

Në këtë çast, pikërisht në orën 23:15, përfaqësuesi i Akuzës Publike urdhëroi të kryhej ekzekutimi me pushkatim.

Pas qëllesave të togës së pushkatimit, u porosit mjeku, shoku Ibrahim Dervishi, i cili ekzaminoi trupin e të dënuarit dhe konstatoi se në vijim të qëllesave (gjuajtjeve me armë) të togës së pushkatimit, ka vdekur.

Pastaj, u urdhërua të kryhej varrimi i kufomës, pasi familjarët nuk kishin shfaqur ndonjë dëshirë për ta marrë atë, (kufomën).

Konform nenit 8 të Ligjit “Mbi ekzekutimin e dënimeve”, u mbajt ky proces-verbal, një kopje e të cilit i dërgohet Gjykatës së Lartë për t’u bashkuar me aktet.

Tiranë, më 11.VI.1949, ora 23:15

Firmosin: Mjeku: Ibrahim Dervishi Përfaqësuesi i DPB Tiranë: Halim Xhelo Sekretari: Kozma Toçi Përfaqësues i akuzës: Bedri Spahiu

 

*****

Marrë nga arkiva e rubrikës Histori, publikuar për herë të parë në DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

 

Share This Article
56 Comments
  • Tragjedite e Shekspirit zbehen krahesuar me tragjedite tona.Sejfulla Maleshova qe ne Berat(tetor 1944) dha alarmin:”Po te mos merren masa partia do te perfundoje ne nje bande kriminelesh”.Sejfullai paska qene profet(ju prehte shpirti ne paqe).
    Banditi antikomunist Enver Hoxha e nisi me Koci Xoxen dhe e mbylli me Kadri Hazbiun.
    Si qendroi kaqe gjate ky aventurjer ne krye te vendit?!
    Qendroi aqe gjate per po ato aresye qe mbajne kaqe gjate ne krye nje palaco ordiner si Sali Ram Sheqere Berisha.!
    Prapambetja jone vella, prapambetja jone si popull eshte bazamenti i tyre.!Ndoshta kemi edhe probleme genetike?!

    • fale atij Banditi antikomunist Enver Hoxha, si e quan, sot ti di te besh edhe komente …te lexosh e te pjerdhesh

      • Koçi Xoxe vrau shum oficer te ministris brençme dhe shum njerez qe kishin len gjurm ne luften per çlirimin e atdheut , Koçi ishte kriminel bente si i donte qefi , nuk e vrau Enver Hoxha por ligji per vrasjet qe kish ber brenda partis vet pa gjyq . Koçi Vrau mas shpine Baba Faje Martaneshin dhe shum te tjer.krimineli ne ket rast nuk ishte Enveri por Koçi Xoxe. Koçi po e kthente partin si PDja sot prandaj u pushkatua .

        • Një ndër ata Daku edhe gjyshi im. Burg si “kulak,, me dy djem partizan. E nxorën nga burgu kur u dënua Koçi. Shëndeti i mori përposh, megjithse shumë i fuqishëm, (kaminaxhi, bënte tulla e tjegulla). Besimin tek komunizmi nuk e humbi asnjëherë, këtë porosi ua la fëmijëve. ” Komunistët do të nxjerin miletin nga fukarallëku dhe padija ,, thosh.

        • Per Koci Xoxen jane thene shume genjeshtra nga servilet e Enverit

          Mbi te gjitha Koci Xoxe nuk ishte sllav sic genjenin halabaket e Sigurimit te Shteti,
          por ishte Ortodoks Shqiptar nga Kolonja, dhe ishte shume patriot.

          Qe Koci Xoxe ishte patritot Shqiptar duket ne emrat qe ju ka vendos femijeve te tij
          Te gjithe femijeve te tij ai i ka vendos emra puro Shqiptar .
          Ai vertet ishte me shkolle te mesme , por ishte njeri inteligjent dhe atje ne shkolle qe kishte mbaruar Gjimnazin Zosimea ne Greqii, kishte mesuar edhe greqisht edhe serbo-kroatisht dhe dinte edhe gjuhe te tjera ferngjisht etj, Pra ai ishte tip poligloti

          Vrasjet qe beri Xoxe ishin te gjithe te urdheruara nga Enveri,
          Ai nuk ka bere asnje vrasje pa urdherin e Enverit.

          Enveri jepte urdhera pa fund per vrasje gjate luftes,ndaj bashkepunetoreve tij,
          mjafton qe Dulla te shikonte dicka qe e bente te dyshonte dhe direkt jepte Direktiven ” te hiqet qafe ”
          Enveri per keto gjera ishte i pa-meshireshem , por keto gjera i bente duke i dhene urdhera Koci Xoxes, Mehmet Shehut , Kadri Hazbiut etj

          Dhe vetem Kadriu ja nxori bojen Dulles kur Dulla e akuzoi per vrasjet qe kish bere Kadriu,
          ky i fundit i tha ” Ti me ke urdheruar qe ti beja vrasjet” Aty DUlla ngeli si mut, nuk dinte c’te thoshte

          Ndaj dhe Xoxe ato vrasje qe beri , nuk i beri me koken e tij, sic genjejne keta krimbat servila te Enverit.

          Ato vrasje jane bere te gjitha me urdher te Enverit, ndaj nuk duhet fajesuar Koci Xoxe

          Xoxe nuk ka pas asnje faj per ato vrasje
          Dhe DULLA duke e ditur qe vete i kishte dhene urdherat per vrasjet , u tregua shume fytyre e poshter, qe
          nuk ja fali jeten Koci Xoxes , i cili kishte nje tufe me femije …dhe i la rrugeve

          Keshtu ua beri Enveri, edhe Gjeneraleve dhe te tjereve

          Por ajo qe me cudit mua, eshte si nuk doli dikush nga familjaret e ketyre njerezve ta hiqte qafe ndonjerin nga femijet e Enverit
          Se ketyre njerezve ju ka ardhur e keqja vetem dhe direkt nga Enveri,
          ndaj duhet te merrnin hak,
          se nuk ju ka ndodhur fatkeqsia si te Persektuuarve , te cilet i ka futur ne burg Ligji te cilin spiunet ne terren e perdornin si ju donte bytha

          Nejse, por duhet thene qe Koci Xoxe ishte nje Komunist Patriot Shqiptar
          qe veproi mbi bazen e ligjeve te komunizmit
          qe ja jepte Enveri

          • Jame habitur kur kam pare qe te gjirhe femijte e Koci Xoxes kishin emra shqiptare.Askush nuk mund te me binde se ai nuk Ka qene shqiptare.Nese ka punuar per UDB ajo eshte punetjeter.Po ajde me thoni per ke punon edvin Rama?

          • Ti Daku (raimond) ke probleme me gjykimin.
            Nga njera ane thua “ishte inteligjent”.
            Nga ana tjeter thua qe “te gjitha vrasjet i bente me urdher te Enverit”
            Nashti: ky “inteligjenti” …pse e la vehten te perdorej kaq keq ? Pse nuk sajoi dicka inteligjente qe te dilte nga kjo skeme vrasjesh, po pranoi per nje kohe kaq te gjate te behej “xhelati i Veros” ?

    • Krimi,injoranca,cmira,spiunlliku,urrejtja,degjenerimi,kënaqsia për fatkeqsinë e tjetrit,xhelozia,
      poshtrimi,mizerja intelektuale,triumfi i së keqes, vjedhja pa asnjë kufizim,mungesa totale e moralitetit,korrupsioni,etj,banon në zemrën e shqiptarit si dje gjatë diktaturës komuniste edhe sot gjatë diktaturës mafjoze.
      Xoxe,Shehu,Hoxha,berisha meta, janë vetëm personalizime të këtyre veseve të ulta.

    • Mizoria nuk vjen sepse je i prapambetur por SEPSE JEMI POPULL BARBAR. Pasojat i shikojme dhe sot dhe ndoshta ne te ardhmen.

      • Shume e vertete qe akoma politikanet tane nuk bejne asgje per ate popull por,vjedhin,vjedhin,vjedhin.Nuk kemi njerin te punoje per ate komb ti heqim kapelen ore vlla.ti themi me plot gojen burre shteti te perulemi per te.Kam zili qe shtetet e tjera kane te tille njerez.

  • Kur nje i denuar me vdekje,ne fjalen e fundit thot TE RROJ REPUBLIKA te tjerat nuk kemi per se ti diskutojm kot se koti!
    Kto jan fjal prej Patrioti,sepse politika ndryshon si kurva,sot me Russine e neser me Kinen?

  • A ka qene plotesisht keshtu ? Po me Bedri Spahiun , ish perfaqesuesin e akuzes c’ndodhi dhe c’fat e priti me vone ? Sigurisht qe ajo kohe ngelet nga me te rendesishmet e gjithe historise se popullit shqiptar . ,pse jo dhe me heroiket . Kundershtaret e asaj periudhe edhe sot , duke dashur te denigrojne figuren e Enver Hoxhes hedhin balte mbi gjithe popullin tone te shume vuajtur dhe te shnderruar PREJ FUQIVE te medha , te atehereshme , ne placke tregu . Per mendimin tim PER T’I KUPTUAR ME MIRE KETO MATERIALE , GJYQE E TEJ. , per as edhe nje rast nuk duhet lene pa lexuar vepren “TITISTET” te ENVER HOXHES . Po aktualisht Ilir Meta sot ,per ato VJEDHJE qe ka bere e qe i jane vertetuar edhe nga vidio , me zerin e tij dhe me figuren e tij ,a nuk e meritoka edhe ky nje gjykim te tille si te tradhetarit Koci Xoxes ?, Edhe te tjere pushtetare aktual , te cilet te gjithe mundin dhe djeresen e ketij populli te akumuluar prej rreth 40 vitesh ne veprat e ndryshme e shkaterruan duke e vjedhur dhe duke ……te njejtin gjykim meritojne EDHE HAJDUTET E TJERE per te marre mesimet e nevojshme ….Sigurisht jo per te rikthyer kohen e Enver Hoxhes , se dhe ai vet thoshte :”Po shikove mbrapa do shkosh mbrapsht , po shikove perpara do shkosh perpara”.Dhe ne sot kemi modele ekonomiko shoqerore te reja dhe nga me te perparuarat ,qe duhet te ecim , sipas shembullit te tyre per ta cuar perpara vendin tone . Po kurre jo me Ilir Hajdutin !….

  • “Germo Tare germo” se qenin e ngordhur do gjeshe. Ushqeu me iluzione se te verteten nuk e di askush me perjashtim te atyre qe e kane perjetuar ne ate kohe dhe ne ato rrethana. Shume nga ne sot flasin e shkruajne sikur te jene qendra e botes dhe e verteta apsolute. Lenini, shpetoje veten se ndryshoje vendin e pressjes, pa le sikur te shtosh apo te heqesh nje fjale.

  • PSE SOT NUK PERSERIEN ATO LEXOJME LART KUSH E VRAU A HAJDARIN NUK E VRAU NATEN EDH E QAU DITEN AI VRAU SE E LINTE SISTEMI PO KETE KUSH JA LE DOREN TE LIRE [DEMOKRACIA] KURE MOS U GJENTE DEMOKRACI E KETILLE NE JEMI NDARE ME KEQ SE NE KOHEN ESATRAPIT JEMI NDARE NE SHQERA DHE NE UJQER SHKAKTARI ESHTE VETEMNJ TASHME E DINE TE GJITHE

  • Koci Xoxe ishte nje dallkaut ,pa shkolle qe Ramizi,Nexhmia dhe Enveri e perdoren per momentet e para per te eliminuar kundershtaret ne rrugen e tyre .Ashtu si kudo nje vrases me pagese eliminohet pas vepres po ashtu ndodhi dhe me Kocin.

  • Kuptohej, te gjitha ato arrestime, tortura, vrasje e pushkatime te bera nga nentori 1944-es e deri ne fund te 1948-es, duhej ti merrte njeri mbi krye, dhe ky ishte revolucionari fanatik, Koci Xoxe! Flitet se pa edhe birucat e vogla qe ishin ngrejtur me urdher te tij.

    • Ndersa ti je Majmuni i CIRKUT KOLONIAL….me qe e pranon dhe vete se c`eshte SHQIPERIA here pas here..apo jo…

  • Hajdarin e vrau pislliku i tij,ja edhe tani e shoqja nuk po justifikon dot pallatin.Kujtoni ju se e bija la USA-per atdhe e burri ne ?!Apo Junior Azemi poltikan i thekur ?Jp or jo duan te mbulojne pislleqet e prinderve!E sa per Bedri Spahiun ja ka kalu edhe Stalinit,kriminel e njeri i keq i lindur!Keto jane te verteta si drita e diellit

  • Te gjithe cobenj te pabese e njerezit qe te keqen qe i bene Shqiperise keta 4 kermat serbe , akoma edhe sot i vuajme ne ..Mishin me gershere ketyre tradhetareve tja priste Enveri vromiareve te pabese .

  • Ai qe eshte i zgjuar, i ri larg politikes. Ajo te perdredh sa here te doje dhe pastaj te hedh ne kosh se nuk i duhesh me. Prindrit tane qe ndenjen larg saj, e kishin nxjere kete
    perfundim qe ja vlen dhe sot e kesaj dite.

  • Shqiperia si State i ri dhe shqipetaret jane pjese e tre Perandorive dhe dy Identitete,Greke dhe turke.
    Kane nje tendence urrejtje njeri me tjetrin,nuk martoheshin midis tyre se perfaqesonin dy kombe.
    Bile edhe sot,urrejne Grekun turqit e Deputetit Ismail Beut qe nuk donin “clirim” por shkuan ne Turqi te luftojne per Baben,ne nje kohe qe Arvanitasit luftonin per Epir Ilyri,Greqi.
    Urrejtja midis pooullit dhe rendesia e jetes tek te ashtuquajturit Al-banians jane faktore historik 500 vjecare.
    Kostandini qe u be Koci “Shqipetari” ishte nje idiot qe nuk e kuptonte cdo te thote Al-banistane.

    • Ike more mut pallazgaqis , qe kujton se e gjithe bota ortodokse eshte Greqi ! Hajde idjot me mentalitet mesjetar ne shek.XXI , hajde ! Ti , dukesh qe ne fjalet e pasra se je me dallkauku shqipfoles , i tredhur nga Parikana famekeqe e Stambollit . Ike , futu ne ndonje gjiriz te Athines , andej nga ke dale dhe mos na ndot ambientin se na qelbi era !

  • Koci Xoxe ishte vegla vrastare e nje sharlatani mafioz sic qe enver hoxha.Qofte edhe Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu.I perdori si deshi.
    Dy figura te rendesishme te udheheqjes komuniste,qe e kuptuan DELENXHIUN,i eleminoi me ndihmen e jugosllaveve dhe urrejtjen gjenetike te Koci Xoxes per inteligjencen.Keta ishin Sejfullah Maleshove dehe Nako Spiru..Pas tyre delenxhiu u be ujku qe dhjetonte kopene.
    As Mehmet Shehu as ndonje tjeter nuk e kishin kapacitetin ti ndalnin doren.
    Te gjithe ishin ne pozicionin e asaj karikatures qe xhvishet para komitetit qendror,vetem t`i thote nje BRAVO Aldon Lipe.

  • Askujt nuk i ben pershtypje se ne sallen e gjyqit, pas Koci Xoxes, eshte ulur merimanga e zeze, Nexhmije Hoxha?
    Pas denimit te Xoxes ajo dhe Enveri morren edhe dhomet e familjes se Kocit!

  • Koçi Xoxe vrau shum oficer te ministris brençme dhe shum njerez qe kishin len gjurm ne luften per çlirimin e atdheut , Koçi ishte kriminel bente si i donte qefi , nuk e vrau Enver Hoxha por ligji per vrasjet qe kish ber brenda partis vet pa gjyq . Koçi Vrau mas shpine Baba Faje Martaneshin dhe shum te tjer.krimineli ne ket rast nuk ishte Enveri por Koçi Xoxe. Koçi po e kthente partin si PDja sot prandaj u pushkatua . Koçi vet kerkonte falje por ata oficer madhor qe vriste mas shpine i linte fmit rrugve , ata nuk i fali.

    • Fakte ke ,na jep emrat ke vrau ,apo kujton se nga kujtimet e Nexhmies u be tjetri fajtor.mire Koqi qe vrau ,po te tjeret deri ne 1985 ke vrane.Enver Beqiri arriti te vrase dhe kryeministrin e tij me 1981.Jo se kam ndonje simpati per asnje nga keta se te gjithe ishin kolera sllave pa dallim.cfare lidhje kishte kombi yne I vogel me koleren sllave te Russia e serbise ???? A e Di qe ai sistem vrau dhe ndoqi gjithe patriotet dhe ajken e kombit..nuk shikon qe edhe sot kelyshet e tyre Pardesyte e bardha pasi na mbajten 50 vite si skllever na kane bere refugjate dhe lypesa neper bote.cfare I mungon vendit tone te bukur,uji ,toka,deti apo nentoka te ushqej Kombin.pra mik ,kolera sllave vjedh vret dhe plackit qe nga 1941 ketu deri sot..te tjerat jane demagogji dhe propagande nga cakenjte qe ushqen sistemi…si ka mundesi qe vendet rrotull nesh nuk lypin dhe prodhojne refugjate si ne,,po I ushqejne dhe I mbajne njerezit e tyre ne pune.ketu nuk ka qofte edhe nje gje te krenohemi me ta.

  • Koçi Xoxe ishte spiun jugosllav. Ka pasur rrugë në Kosovë me emrin e këtij trathtari.
    Ai vriste patriotët shqiptarë me urdhër të Titos.

    • Te gjithe te denuarit me vdekje ,çuditshem , deklaronin “te rroje Partia” ! Disa thonin edhe Shqiperia por te paren kishin partine . Gjithashtu kerkerkonin te flisnin me Enverin te bindur se ai nuk dinte gje p.sh. Beqir Balluku. Se fundmi kerkonin meshire kur ata vete (te denuarit) kur ishin ne pushtet nuk ia kishin dhene askujt faljen dhe meshiren. Vetem Memeti nuk kerkoje ate qe nuk ia dha askujt , meshire.

  • Koqe xoxja ishte agjent I udbes, si Saliu, zogjolli, toptani e plote te tjere. Merrini dhe u beni edhe ketyre varret ne Serbi, ne krah te Esadit.

  • TT@ i Nderuar, duhet ti shikosh gjerat ne Kohe,dhe ti Kuptoshe Problemet e Kohes..
    1-Shqiperia e Pushtuar nga Italjanet,si dhe Gjithe Europa…e Pushtuar…nga Nazi-Fashistet u BASHKUAN..ne nje Koalicjon..ate Antifashist…pra per Lufte te Organizuar kunder Okupatorit Fashiste..
    2-Ne Shqiperi Operonin Disa Grupe “Komuniste”..si ai i Korces..i te Rinjeve..ect…keto Grupe u “Bashkuan” dhe Krijuan Partine Komuniste Shqipetare..po si??Ndihma e Jugosllaveve ishte Faktor Kyc,per Kohen..pra dy te derguarit e Partise Komuniste te Jugosllavise..Dushan Mugosha si dhe Miladin Popovici…te cilet ishin edhe NJOHES te gjuhes Shqipe…keta ishin edhe nje Faktore Pozitive (Per kohen)..qe kerkonin te Themelohej Partia Komuniste Shqipetare…e cila do te Ngrinte Popullin ne Lufte..si dhe Ndodhi…pra Lufta e Popullit Shqipetare nga ana Politike VAREJ nga Emisaret Jugosllave, dhe keta te Lidhur dhe Njohur nga Bashkimi Sovjetik…
    @@Shqipetaret e dinin se pa nje Ndihme apo pa u radhitur ne nje Koalicjon nuk e fitonin dote Luften..se paku per Momentin…shkurt Shqiperi ra ne Ndikimin Sllavo-Russe..Ne te cilen rane edhe te gjitha shtetet e Europes Lindore..
    @@Ballsitet dhe Legalistet e Justifikojne Bashkepunimin me Pushtuesit Nazifashiste,me “Lidhjen” e Shqiperise me Sllavo-Russet…por kjo eshte nje GENJESHTER..sepse Fronti-Nacjonal-Clirmimtare..kerkoj BASHKIMIN e te gjithe Spektrit Politike..ne :Lufte per Clirimin e Adheut…
    @@@@Sa per Koci Xoxen..ai nuk ishte i Shkolluar,ka Lindur diku ne nje Fshate te Greqise se Soteme..ishte AKTIV ne Levizjen NACL-re….por si Njohes i Gjuhes Serbo-Kroatishte(Maqedonisht)….Bashkepunoj Hapur me Jugosllavet…dhe ka punuar per Interesa te Tyre…
    Ekzekutimi i Kocit per Kohen ishte nje “Dhurate” e Enver Hoxhes..per Stalinin….lol

  • As nje gje nuk behej pa urdher nga Enveri. Si dinak qe ishte diti te perdore njerez shpirtvegjel qe hengren njeri tjetrin. Edhe Saliu vazhdoj ate politike dhe kurre nuk jepte urdhera me shkrim. Prandaj uleret “nuk ka prova”.

  • Nuk ka pasur kohë të Koci Xoxes !
    Cdo vrasje eshte bere me urdher te Enverit ashtu si ndodhi edhe me vone deri sa vdiq diktatori ! Pas pushkatimit te Koçit u reabilituan per sy e faqe disa te dënuar.Enveri me vrasjen e Koçit realizoi 3 objektiva : zbatoi udhëzimin e Stalinit per Vendet socialiste per eliminimin e kuadrove drejtues pro jugosllave, krimet e tija ja faturoi Koçit dhe vete doli si shpëtimtar I njerëzve qe I dënoi po ai !

  • Me gjithe se ishte nje kokpoc e gdhe Koci Xoxe , ndoshta do influenconte negativisht shoqerise Shqiptare , ne te gjithe drejtimet , E po te rinte ne detyre , prape se prape sadisti Enver Hoxha , ngelet perbindesh . I filloi qe ne kohe te luftes duke vrare partizanet shoket e tije ,duke urdheruar me copa letrash , e me vone me kete Xoxen dhe deri tek Kadri Hazbiu , si me qene keto viktima ,kok qepe . .Me gjithe ate, brezi i ri , qe nuk e ka perjetuar diktaturen ,duhet te dije cfare helmi ishte diktatura , dhe duke njohur diktaturen , te mendohet mire kur te votoje ,para kutive te votimit . Me vjen neveri personalisht ti permend emrin ketij perbinshmi .

  • Eshte plotesisht e vertete zoti mali.
    E tha Bedri Spahiu pas rrezimit te Diktatures.
    Bedriu tha qe ishte ne tyre te Hoxhes dhe letren e derguar Tito’s e kishte Enveri ne tavoline.
    Kjo do te thote qe Titua i kthente letrat.
    Ne nje moment hyri Mehmeti dhe Hoxha i tha qe te arrestohen ata qe “hodhen” bomben ne Ambasaden Sovjetike.
    Mehmeti i tha Hoxhes qe ma jep me shkrim dhe pa nga mua.
    D.m.th qe une nuk jam si Koci qe krimet e urdheruara nga Hoxha ja veshi Xoxes.
    Pastaj.
    Nje fshat qe duket nuk do Kolauzo.
    Enver qeni vrau gjithe dynjane.
    La jetime apo pa Baba me mijera te burgosur me vite te tera.
    Kush flet nje fjale te mire per Hoxhen sot qe kane dale shume te Verteta eshte “Njeri” pa shpirt.
    Mire atehere qe populli nuk dinte se cfare benin Spiunet dhe Kriminelet po sot?

  • Cmenduri sllavo komuniste! Nejse edhe Koci nuk se ishte ndonje njeri per tu meshiruar edhe ai ka bere te njejten gje!

    Te te vrase Partia dhe te thuash “Rrofte Partia…!!! “

  • Lavdi Enver Hoxhes, legjendarit, burrit te madh te shtetit, Shqiptarit te madh, trimit, nacionalistit, patriotit te paarritshem, zhenise, diplomatit, bukuroshit, zemermadhit, fjale urtit!

    Poshte vemjeve e paraziteve, qorrave, zvaranikeve, bithelepiresve, hajduteve, krimineleve, tradhetareve korruptuarve!

  • Lavdi Enver Hoxhes, legjendarit, burrit te madh te shtetit, Shqiptarit te madh, trimit, nacionalistit, patriotit te paarritshem, zhenise, diplomatit, bukuroshit, zemermadhit, fjale urtit!

    Poshte vemjeve e paraziteve, qorrave, zvaranikeve, bithelepiresve, hajduteve, krimineleve, tradhetareve korruptuarve!

  • Lavdi Enver Hoxhes, legjendarit, burrit te madh te shtetit, Shqiptarit te madh, trimit, nacionalistit, patriotit te paarritshem, zhenise, diplomatit, bukuroshit, zemermadhit, fjale urtit!

    Poshte vemjeve e paraziteve, qorrave, zvaranikeve, bithelepiresve, hajduteve, krimineleve, tradhetareve korruptuarve!

  • O debil I saliut shpellar, a çfaredo bajge qofsh, Enveri beri Shqiperi dhe histori dhe vetem se I vini anes sepse s’ju ka mbetur gje tjeter.

      • Llapaqen debili, s’ka faj Sali pordh-shpellari qe sundon prej 30 vjetesh, nga qe ka patur e ka shkerrdhata plehra si puna jote, anadollakë, janulliste, drogiste, serbistë e lloj lloj bajgash.

  • Te eshte dukiur qellimi i veprimit tuaj,si do ia shperbelshe
    partise dhe shtetit” shqi[tare duke e sajuar e vendosur ate ne “republike te shtate” te ish-jugoslllavise.Pas demit e ia mesyve t’ja shkaktosh vendit dhe populit more ate qe te takoi.As lutjet e as pendeimet nuk shlyejne gabimet.

  • Koci Xoxe pranoi se kishte bere gabime ndaj Partise qe do t’i shlyente po qe se Partia do t’i falte jeten. Nuk e kam kuptuar cfare gabime ka bere Koci Xoxe. Dikush mund te thote ishte per Konfederaten Ballkanike dhe se deshi Shqiperine republike te 7 ne kete konfederate. Po kjo ka qene politika e Partise gjate kohes se luftes. Ne se je komunist dhe e do Partine duhet ta duash internacionalizmin me gjithe Konfederaren Ballkanike si nje hap te pare drejt nje bote pa kufij.
    Thone qe ka vrare prape krahesh. Anastas Lulon, Mustafi Gjinishin, Zai Fundon i ka vrare E. Hoxha, jo K. Xoxe. Kam degjuar qe Baba Faja u vra nga baballare te tjere per ceshtje te brendeshme te tyre e jo nga K. Xoxe. Koci u vra per t’i bere qefin Stalinit qe kishte inat Titon, por qe i ruajti trapin.

  • ugosllavi i pare ishte enver hoxha.
    Atij qe i mbeti hateri pse Jugosllavia po lidhej ne nje konfederate me Bullgarine,duke Harruar Shqiperine,ishte enver hoxha.
    Ai qe propozoi ne Plenumin e Beratit Titon per sekretar te pare te Partise komuniste shqiptare,ishte enver hoxha.Ai qe e kundershtoi ishte Koci Xoxe.
    Ai qe dekoroi Rankovicin me medaljen Ylli Partizan,per krimet e kryera ne Kosove(Masakren e Tivarit),ishte Enver Hoxha,ne Beograd.

  • Jam kurioz te lexoj autokritiken e Koci Xoxes ne Kongresin e I te PKSh, apo ne pleniumet perkatese, sepse kam bindjen qe gjunahqari ka pranur gabime qe ne fakt nuk ishin gabime te nje komunisti. Ato MUND te kete qene gabime nga kenveshtrimi nacionalist por jo gabime te nje komunisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *