Historia 27-vjeçare e përplasjes Maqedoni-Greqi dhe fundi i lumtur

Leda Hysa

 

Gjithçka filloi në vitin 1991, me shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë.

Ish-Republika Jugosllave e quajti veten Republika e Maqedonisë dhe zgjodhi një flamur, që Greqisë i kujtonte simbolet helene.

Bashkë me emrin, besonte Athina, Maqedonia mund të ngrejë edhe pretendime rajonale ndaj veriut të Greqisë, rajon që po ashtu quhej Maqedoni. Megjithëse me këmbënguljen e Greqisë, Maqedonia e gdhendi të shkruar edhe në Kushtetutë se nuk ka pretendime territoriale, Athina ishte e shqetësuar për flamurin. Ky i fundit u ndryshua duke shndërruar yllin shumëcepësh në një yll me tetë cepa që simbolizon diellin.

Maqedonasit e rinj nuk ndihmuan në shuarjen e shqetësimit, duke i vendosur emrin aeroportit kryesor “Aleksandri i Madh”, hero i lashtësisë greke. Po të njëjtin emër i vendosën edhe një autostrade që shtrihej nga kufiri serb tek ai grek.

Erdhi një moment, kur u desh që në këtë përplasje të përfshihej edhe organizata e Kombeve të Bashkuara, me ndërmjetësimin e të cilës të dyja vendet nisën bisedimet për një emër të pranuar prej tyre.

Por, propozimet e njëpasnjëshme u hodhën poshtë me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimiç, i cili endej nga Nju Jorku në Athinë apo Shkup, e kthehej sërish duarbosh. Nimiç kaloi më shumë kohë duke u marrë me çështjen e emrit në dy dekada diplomaci të lëvizshme, se kushdo tjetër, raporton Top Channel.

Që nga 1994, diplomati amerikan ka kërkuar një marrëveshje, por pa sukses. Ndërkohë, në OKB dhe një numër vendesh të tjera, kur flitej për Maqedoninë thuhej Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM. Shqipëria dhe Kosova, por edhe vende si Rusia, SHBA dhe Kina, e kanë njohur atë me emrin Republika e Maqedonisë. E pas 27 vitesh përplasje mbi emrin, më në fund është arritur dakordësia.

Republika e Maqedonisë Veriore ose Severna Makedonija. Qëllimi i marrëveshjes është heqja e bllokadës së Greqisë ndaj ambicjes së fqinjit të saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, por sidoqoftë gjithçka duhet të marrë miratimin e popullit maqedonas dhe Parlamentit grek.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Aleksandri i Madh nuk ka qene e nuk eshte hero i Greqise se lashte, por i Maqedonise, e cila nuk ka qene Greqi e as Aleksandri grek! Perse i shkoni neogrekeve pas avazit te tyre shoven. Mesoni ca nga historia e vertete se na e shpifet.

  • -“Historia 27-vjeçare e përplasjes Maqedoni-Greqi dhe fundi i lumtur”
    -“Rama përshëndet paktin Greqi-Maqedoni: Dy liderë progresistë bënë historinë”
    -“Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Bushati: Diplomacia funksionon”
    -“EMRI / Arrihet marrëveshja historike, Zaev: Nga sot do të quhemi…”
    në të njëjtin moment 4 lajme për maqedoninë dhe LUMTURINË popullit të saj(shqiptarëve varrju karët se nuk vlejnë as andej e as këtej kufirit)për zgjidhjen e problemit të vetëm që kanë pasur me greqinë!
    asnjë lajm,dhe ai që ishte ““Jemi miq! Athina mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë”,ka dalë nga shikimi!!
    greku koce thotë në një intervistë për televizionin grek Kontra, “Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane”, deklaroi Kotzias.”,DHE NE NUK JEMI ASPAK TË LUMTUR??
    pëëëëërse??
    PËËËËËËRSE,NE NUK JEMI TË LUMTUR PËR PROBLEME QË NA KANË SHKATËRRUAR JETËN PREJ TË PAKTËN 70 VJETËSH????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *