Prof. Irakli Koçollari
(Vijon nga numri i kaluar)
Në numrin e kaluar nënvizuam se pushtimi osman i fillimit të shekullit të XV, i territoreve shqiptare shkaktoi një tjetër valë të re emigrimesh të dhimbshme.
Rënia e qyteteve arbërore nën këtë sundim dhe egërsia e pashembullt e pushtuesit lindor detyroi largime të reja drejt Mbretërisë së Napolit, Venecia, Gjenova dhe më gjërë. Por, edhe më masive qenë emigrimet e popullisë arbërore drejt Italisë, në fundin e shekullit të XVI, mbas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe rënies përfundimtare të territoreve arbërore nën sundimin osman.
Për Lek Dukagjinin, këtë personazh të rëndësishëm të rezistencës antiosmane, këtë aleat të Heroit tonë Kombëtar dhe kodifikues të një monumenti të rëndësishëm ligjor, “Kanunit”, historiografia dhe fondet arkivore dokumentare, pas vitit 1481, nuk japin më asnjë informacion.
Ç’ndodhi me të dhe familjen e tij pas pushtimit osman? Ku shkoi, ku u vendos dhe ç’gjurmë la dera e Dukagjinëve në udhët e largëta të emigrimit? Asnjë burim nuk na ka bërë me dije gjer më tash për fatin e të parit të Dukagjinëve apo të pinjollëve që ai la pas!!!
Në këtë pjesë të dytë, do të tregojmë për herë të parë se ku përfundoi një nga princërit më të shquar të Arbërisë dhe një nga personalitetet më të shquartë epokës Skënderbejane, Lekë Dukagji dhe fisi i tij.
PETER STOKA, NJERIU QË ZBULOI GJAKUN E ARBËRIT NË KOPER-SLLOVENI
“Jam befasuar dhe habitur njëkohësisht, – shkruan ai, – si është e mundur që një histori kaq e pasur, të cilën e kanë bërë dhe ndërtuar familje dhe breza të tërë shqiptarësh në Koper, që kanë dominuar në Istër e gjetkë, është harruar dhe nuk i është kushtuar vëmëndje, më keq akoma është injoruar apo mohuar gjer në skajshmëri!!!…”
Duke shkuar edhe më tej në hulumtimet e tij, Shtoka shkruan: “Vetë Justinopolit, sikundër kishte emrin e tij të hershëm qyteti i Koperit, lidhet me fisin lindor të Justinjanit. Pasuesit e tij që e themeluan këtë qytet ishin shqiptarë”.
Në këtë mënyrë Shtoka thellon evidencat tona historike më fakte krejt të panjohura për ne, duke na bërë me dije se valët emigratore të shqiptarëve, në shekujt e parë pas Krishtit, kanë qënë themeluesit e një porti të rëndësishëm dalmat sikundër është Koperi.
Një numër tjetër dokumentesh arkivore, me vlera të patjetërsueshme historike për Arbërinë mesjetare, farën e arbërit dhe praninë arbërore në këto anë gjendet në mjaft arkiva, bibloteka, kisha dhe komuna të Istrias dhe qytetit të Koperit. Ato bëjnë me dije se qysh në shekullin e 13, nën sundimin e hershëm venedikas të brigjeve dalmate gjejmë prezencën e familjeve fisnike shqiptare Albanese dhe Albani, Brati dhe Bruni
Kështu familja Albanese është registruar në në listën e fisnikëve titullarë të qytetit të Koperit më datë 1. 3. 1431. Ndoshta për shkak të kësaj familje të njohur fisnike arbërore të vendosur në Koper apo për shkak të pranisë së madhë të shqiptarëve në këtë zonë të qytetit, njëra nga rrugët e ishte ëmërtuar dhe mban edhe sot e kësaj dite emrin “Calle Albanese”.
ÇFARË NDODHI DHE KU SHKOI FAMILJA E PRINCIT TË NJOHUR LEK DUKAGJINI?
Ndër faktet dhe gjetjet e shumnta, me mjaft interes, që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë me pasionin e tij Peter Shtuka, për gjakun e emigruar arbëror në këto anë janë dokumentet me vlera unike edhe për familjen e Dukagjinëve. Askush nuk na kishte identifikuar gjer më tani se ku shkoi mbas pushtimit Osman të Arbërisë, Princi i njohur shqiptar, burri që qau në mënyrë mbreslënëse vdekjen e Heroit tonë Kombëtër-Skënderbeun, princi Lek Dukagjini.
Këtë na e zbulon përmes hulumtimeve të tij Peter Stoka:“Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, – shkruan ai, rënies së Krujës dhe Shkodrës (1479), ngjarje që shpunë gjithë territoret e Arbërisë në duart e osmanëve, eksponentët e familjeve më të rëndësishme fisnike të atyre anëve, ndër të cilët edhe Dukagjinët e fuqishëm, apo edhe Aranitët dhe Muzakajt në jug qenë të detyruar të braktisin atdheun e tyre, duke emigruar një pjesë e tyre edhe në Istrian Venedikase …. Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të XV, popullsi shqiptare erdhën dhe u vendosën në Istria, duke formuar kështu një grup të rëndësishëm luftëtarësh ushtarakë dhe pak më vonë edhe fisnik.
Duke pasur parasysh faktin se disa nga familjet e emigruara u takonin dyerve të fisnikëve shqiptare, që mbanin tituj të njohur në hirarkinë perandorake, që gëzonin një status të privilegjuar social, madje ata kishin edhe heraldikën (stemën e tyre familjare), Republika e Venedikut që zotëronte këto anë u dha të ardhurve dinjitetin dhe pozicione me rëndësi politike dhe ushtarake në vendet e reja të të qëndrimit…
Shembull tipik është ai i Gjon Dukagjinit, nipi i Lek Dukagjinit (Gjoni ishte djali i vëllait të Lekës, pasi vetë Leka nuk kishte fëmijë), të cilit iu dha funksioni i “Kështjellarit të fortesës së San Servolos” dhe bashkë me to një numër posedimesh dhe feudesh. Ishte koha kur ushtritë numeroze osmane avanconin përmes luftimeve të përgjakshme drejt Venecias dhe sulmet e tyre në Friuli e kishin bërë më kërcënues invazionin e pritshëm. Pikërisht në këtë kohë, në këto anë me rëndësi ushtarake dhe strategjike Venediku i beson këtij princi këtë fortesë…”
Në fondet e arkivit dhe të biblotekës shtetrore të këtij qyteti gjenden aktet ligjore që dokumentojnë funksionin dhe zotësinë e Dukagjinëve jo vetëm si kështjelar i San Servolos por edhe trashëgimin e tirujve dukë të marë me vehte nga trojet arbërore. Në to gjendet një numur I madh dhe I pasur letërkëmbimi dhe dokumentacioni për mardhëniet e tyre me Venedikun e më gjërë, pema e tyre gjenealogjike si dhe mjaft dëshmi për veprimtarinë e tyre në ato anë, sigurisht të gjitha ato të panjohura gjer më tani.
Sidoqoftë, pa vazhduar gjatë, në historinë e kësaj familjeje dhe pinjollëve të shquar të Dukagjinëve, e cila ishte shumë e pasur dhe prezente në jetën politike dhe atë ushtarake, nga shekulli i XV gjer në shekullin e XIX në këto anë, duhet thënë se ka në mënyrë të mjaftueshme dokumente unikale arkivore, të dhëna, dorëshkrime dhe botime me mjaft interes që ndricojnë shumë cështje me interes edhe të familjeve të tjera fisnikësh të panjohur shqiptarë dhe të historisë së emigrimeve të mëdha shqiptare apo cështje të tjera me rëndësi historike për vendin tonë.
Në stemën e saj të trashëguar në Koper, familja Dukagjini ka një dorë e cila shtrëngon një gjarpër, e kurorëzuar në pjesën e sipërme me dy yje me pesë cepa. Studjuesit nuk kanë mundur të spjegojnë dot domethënien e këtij relivi. Gjykojmë se simbolika e dorës që mban të mbërthyer një gjarpër vjen nga legjenda e Pirros të Epirit, të cilin e mbanin si heraldikë edhe familje të tjera fisnikësh shqiptarë, sikundër ajo e Buajve dhe Spatajve. Sipas mitit të trashëguar, Piros kur ishte i vogël i kishte shkuar në djepin e tij një gjarpër, të cilin në manyrë instiktive ai e kishte mbërthyer me dorë dhe e kishte shtrënguar aq fort sa e kishte mbytur, një simbolikë kjo për të treguar forcën dhe fuqinë e tij dhe origjinën gjysëm hyjnore.
TË TJERË PRINCA SHQIPTARË NË KOPER, ISTRIA DHE KAPODISTRIA
Por, Koperi dhe bregdeti i Istrias nuk ishte një gji i ngrohtë që priti vetëm familjen fisnike të Dukagjinëve! Cuditërisht, edhe përpara këtij emigrimi ai ka pritur valë të tjera emigratore shqiptare, të panjohura gjer më tani nga historiografia e jonë, të cilat kanë bërë emër dhe lënë gjurmë në këto anë.
Familja Albanese dhe Albani
Ndër to renditen familjet fisnike të kontëve Albaneze dhe Albani, të cilësuara në dokumentet latine të kohëve si familje të ardhura nga Arbëria në fillimet e shekulllit të XII. Pikërisht për shkak të njërit prej figurave të njohura fisnike të kësaj familjeje, Jeronymus Albaniensis dhe familjeve të shumta shqiptare që popullonin këto tre shekuj Koperin, ka marë emrin edhe njëra nga rrugët e qytetit emrin “Rruga e Shqiptarëve”. Në portën hyrëse të vilës që banionte kjo familje ruhet edhe stema (heraldika) e saj e cila ka figurën e një luani që mban një shpatë në dorë.
Familja Brati
Në qytetin e Koperit u vendos në fillimet e shekullit të XIII edhe familja fisnike e kontëve shqiptarë Brati. Në vitin 1329 gjenden të evidentuar në dokumnetet arkivore të kohës dy figura me shumë emër të kësaj familjeje Gregorio dhe Sardo Brati. Në vitin 1423 një pinjoll i shquar i kësaj familjeje, Gasper de Brati pranohet në Këshillin e Fisnikëve dhe në vitin 1431 Republika e Venedikut u konfirmoi pjestarëve të familjes Brati titullin e Kontit. Në vitin 1630 nga dera e Bratëve shfaqet një zonjë me emër të madhe, Kontesha Brati, e cila është vlerësuar një nga zonjat më të cmuara dhe më të arsimuara në Kopër e cila kishte në posedim Pallatin në lagjen e Shën Klarës. Në pemën gjenealogjike të kësaj familjeje renditen edhe një numur figurash të shquara në fushën e politikës, diplomacisë, institucioneve fetare, kulturës, etj. Të fundmit emra të kësaj familje mbrijnë në Koper gjer aty nga mesi i shekullit të XIX.
Familja Bruni
Një tjetër famije shqiptare e vendosur në Koper që ka lënë gjurmë në jetën e këtij qyteti dhe më gjërë është edhe ajo fisnikëve Bruni, të ardhur nga qyteti i Tivarit në shekullin e XVI dhe që mbanin titullin e Kontit. Me të mbritur në këtë vend, kryetari I familjes Bruni u pranua në Këshillin e Fisnikëve të qytetit, duke ruajtur kështu titullin e trashëguar nga tokat arbërore. I vëllai i tij Giovani Bruni ishte Arqipeshkv në Ulqin në vitin 1581. Nga kjo familje kishte dalë edhe poeti i njohur Antonio Bruti.
Familja Karpacio
Për këtë familje me interes të madh për kulturën tonë, cuditërisht kemi ditur fare pak, vetëm faktin se piktori i madh i Rilindjes Italiane, Vitorio Karpacio ishte me origjinë nga Arbëria, se ai i kishte dhuruar “Scuola di Albanesi” disa tablo. Nga hulumtimet e fundit, të para disa viteve kishim konkluduar se në tablot e tij, në mënyrë të përsëritur, gjendej një personazh, që na shpinin në përfundimin se është Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Nga hulumtimet në arkivat dhe dokumentacionin historic në qytetin e Koperit rezulton se Familja Karpacio, në fundin e shekullit të XV ishtë shpërngulur nga Venecia ku ishte vendosur për vite me radhë pas emigrimit nga trojet e Arbërisë, mbas pushtimit Osman, dhe duket se vetë piktori i famshëm ka ardhur dhe është vendosur vetë në këtë qytet, aso kohe me prezencë të madhe shqiptarësh.
Në vetë Katedralen e këtij qyteti gjenden edhe sot tablo mahnitëse që zbukurojnë veprat murale të këtij objekti kulti. Nga këto dokumente mësohet gjithashtu se edhe vetë i biri i piktorit të famshëm, i cili quhej Benedetto ishte gjithashtu një piktor me emër dhe vepra të cmuara. Gjitmonë sipas dokumenteve të arkivit të këtij qyteti, pinjollët e fundit të kësaj familjeje janë shuar në vitin 1817 me vdekjen e Antonio Karpacios, një buri i kulturuar, antar i Arkadave Romake, i njohur me pseudonimin Carippo Megalense.
Por, në listën e familjeve fisnike në këto anë renditen edhe të tjera emra mes të tjerëve ajo e kontëve Borisi, pasardhës të mbesës së Gjergj Kastriotit, të vendosur ne Koper dhe martuar me farën Dukagjinëve, etj.
Duke e mbyllur këtë shkrim përmbledhës duhet të nderojmë një prej emigrantëve të sotëm shqiptarë, Heset Ahmeti, i cili mbështet me të gjitha mundësitë e tij hulumtimet, kërkimet dhe identifikimin e tërë gjurmëve që lanë shqiptarët në këto anë, kontributin dhe vlerat të cilat pasurojnë gjeografinë e historisë tonë ende të panjohur.

NUK KA PATUR NDONJEHERE PUSHTIM OSMAN,
PO SHQIPETARIZIM TE KETYRE TROJEVE.
ME KETO MASHTRIME NUK GENJENI ASKEND.
ARBEN, eshte shume e vertete kjo qe shkruan, ne vendin tone qe nga viti 1478 e deri me 28 nentor 1912, turqit nuk kane qene pushtuesa, por vinin ne vendin tone si shetites, si turista dhe u lanin ne bregdetin shqiptar me gjithe rrobe dhe femrat me gjithe feregje.
Kjo, eshte e verteta, te tjerat jane broçkulla.
Ne kete periudhe ne Shqiperi ka qene shume i zhvilluar turizmi dhe ne kete kohe ato shqiptare qe jane marre me turizmin jane bere shume te pasur.
Lakmia e ketij turizmi, i beri shtetet fqinje te kishin kete gjelozi per kete zhvillim dhe perfitim qe pati Shqiperia.
Jane vetem llafe pa baze dhe jo te faktuara qe shqiptaret kane bere lufte me turqit dhe nuk i donin sulltanet, se gjoja i quanin injorant.
5 fishuar hapesirat shqipetare.
I vetmi vend ne bote we shkruan historine me baza perrallash te ngritura nga europa.e krishtere enkas per ne.
Si Mendon a mund dikush te shkruaj per kohen e sotme 200 vjet me pas, pa u konsultuar fare me arkivat e shtetit shqipetar sot, ku ne jetojne???!!!
A te duket “rastesi”, qe gjithe historia none me Perandorine e Ndritur Osmane, shkruhet duke marre si reference disa pacavure te vena ne disposition nga arkivat e venedikut dhe vienes??!!!
Po nuk dite se nga vjen, as ke per te kuptuar gje se ku shkon, iken jeta refugjat
Po po Arben ke të drejte….
Osmanët erdhen në Iliri duke investuar në shkolla biblioteka rrugë…në gjithçka.
Historia eshte fallco Osmanet na deshen aq shumë sa Arberit iken kot nga syte këmbet,bene kot lufte se MIKU nuk pritet me luftë.
Osmanet erdhen dhe ne nje vend PAGAN si Ilirët dhe gjeten kisha që më vonë ata erdhen e ngriten Xhami si në KONSTANDONIPOJË dhe kanë bërë aq e aq të mira sa as ti vet si Arben nuk i kupton dot.
Në heshtje ti Arben dhe shume si ty shiko emrat e babait gjyshit stergjyshit rrezik do të dilni myslymanë osmanë puro 100% mbase,por po të kërkosh me shumë nga brezi i 5-të e lart rrezik del i Krishterë,ndersa opsioni dytë eshte që prejardhja jotë eshte Ushtar Osman i mbetur rrob gjatë Shkollimit zhvillimit që erdhen e bënë Osmanet disa shekuj me parë!!!
Prejardhja e ketij qe ka emer ( nickname) shqip eshte nga Azia dhe ai pa asnje dyshim na mbet “dhurate” nga selxhuket.
.
SULLTANET e kane dashur kombin shqiptar shume kjo eshte e verteta, nuk lane nje shkolle shqipe ne kembe.
Shqiperine e ndane ne KATER VILAJETE, per arsye te kesaj dashurie te madhe as me date 28 NENTOR 1912, keto SULLTAN nga dashuria e jashtezakonshme nuk nenshkruan nje DEKRET-FERMAN FORMAL qe KATER VILAJETET shkrihen dhe bashkohen ne nje shtet te vetem qe quhet SHQIPERI.
Rrofte e qofte qe FEJA e Shqiptarit eshte Shqiptaria dhe Patriotet e Rilindjes Kombetare Shqiptare.
Gjithashtu edhe Austro-Hungaria qe ndihmoj e para Pavaresine e Shqiperise dhe HAPJEN e shkollave ne gjuhen shqipe.
Vetem nje shembull, shkrimtari i shquar turk ORHAN PAMUK, me çmim Nobel dhe lindur dhe banon e jeton ne krieqitetin e ish Perandorise Osmane, STAMBOLL, ka thene: STAMBOLLI, eshte nje Karikature e Urbanistikes dhe Arkitektures se Evropes.
Prandaj nuk kemi çfare te marrim nga Turqia. Megjithate, une si person qe kam vajtur disa here ne Turqi, duhet te mbajme maredhenie te mira me interes reciprok.
Sepse nder te tjera Heroin e Madh dhe Legjendar i popullit dhe kombit SHQIPTAR dhe te EVROPES, GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEUN, e quajne QAFIR.
Se çfare i kishte bere ky person Sulltaneve, duke qene peng i kishte sherbyer, megjithese mbrapaskenat per ta vrare qe i benin vazhdimisht dhe ky triumfoj ne te gjitha drejtimet si ushtarak strateg, politikan, diplomat dhe poliglot.
DY Sulltanet e kohes Murat II dhe Mehmet II i beri me fole me vehte dhe i degjeneroj.
Me ushtri te vogel i shkaterronte ushtrite e tyre gjigande.
Duhet ditur vendet arabe, muslimane, islamike si Arabia Saudite, edhe sot nuk duan ta shofin me sy Turqine sepse kur jane pushtuar i ka sjellur vetem injorance.
Jo me Shqiperise qe ishte evropiane, ne qender te Evropes. Tung.
PO SOT QE TE MOREN NE DORE MUZHIKET DHE
UROPIANET E “CIVILIZUAR” NE SA VILAJETE JETON
O KOKL…E
Arben, që pes vite perpiqem qe kjo histori e ketij artikulli te del ne drit nga sllavet dhe italjanet e ketushem… e tera eshte ne arkive te ketij qyteti dhe pallatet qe i prek me dore…dhe del nje i llojit tend dhe ja fut kot pa asnje argument per te njollos kombiin tone…fare dyshoj se i perket Kombit tim…turp te kesh per emrin qe mban.
Faleminderit z. Ahmeti. Po e postoj intervisten tuaj ne menyre qe ky selxhuku i “yne” te kete nje informim me teper.http://botapress.info/heset-ahmeti-shqiptaret-ne-koper-kane-ardhe-300-vjet-me-pare-sllovenet-jane-popull-mik-i-shqiptareve/
GJITHE KETA QE SHKRUAJNE KUNDER PERANDORISE SE NDRITUR OSMANE,
QE PO RINGRIHET DHE SHUME SHPEJT PO VIJNE DITET E BARDHA PER SHQIPETARET,
JANE SI PUNA E ATYRE QE VAZHDOJNE KERKOJNE GJURMET, KUR KANE UJKUN PARA SYVE.
ESHTE EPIKE KJO QE NDODH ME NJEREZIT NE SHQIPERI.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK
RROFTE SHQIPERIA UROPIANE.
Sami Frasheri, turqit osmane i identifikon si “nje komb i eger i ardhur nga shkretetirat e Azise se Veriut me nga nje hosten ne dore…”
Ore merru me argumentat po ke tope, jo me mua.
PERENDI! bere derrin e arine, po çdeshe qe bere edhe Turqine?
historite e shkruara nga historisnrt post komuniste nuk jane asgje tjeter por vetem propagande qesharake . te gjitha shkrimet e irakli kocallarit jane vecse propagande kur asnje nga princat nuk ka pasur origjine shqiptare , shqiptaret jane nej perzierje dhe nje popull i ri dhe gjuha me baze sllavishten kush di sllavisht e kupton fare mire se sa lidhje ka, dhe po te shofesh shume fise kane origjine sllave pavaresisht se jane emra myslymane ,dhe eshet mese e vertet shqiptaret me osmanet u zmadhuan u shtuan dhe nuk ka asgje te vertet qe e kundershton kete , mendoni nese nuk do te ishin larguar osmanet sot do te flitej per nje ballkan arnaut dhe jo per nje shqiperi te vogel pra i gjithe ballkani do te ishte arnaut,,,historia eshet propagande dhe kudo ne cdo shtet por ne shqiperi pak me shume dhe shtet paguajne akademike mesues profesore per te ngritur lart ndjenjen nacionale permes mashtrimeve dhe proipagandave por kush nuk lexon i beson perallat e kocallarit qe na i ben te gjithe princat me origjine shqipotare thua se ka pasur shtet ne ate kohe deh popullsia ka qene e perqendruar si sot, asnje popull nuk ka qene i paster teritorialisht sepse nuk kane ekzistuar shtetet dhe kombet si sot, thjesht roma bianti osmanet pra perandori ku popullsia ishet e perzier ne gjithe perandorine imagjinoni ameriken sot kjoe ishet ballkani dhe primare merej vetem besimi asgje tjeter, vazhdo vllahu irakli te mbjellesh urejtje per osmanet se keshtu ke filluar dhe vazhdon por kjo eshet puna jote sepse kjo eshet dhe corba qe duan shqiptaret propagande dhe politike dhe jo mireqenie
Kush di sllavisht e kupton shume mire se cfare eshte shqipja ??? .Ouuuu ,cfare zbulimi ???
Ti duhet te dish besoj sllavisht qe e ke te lehte kete krahasim ? Se edhe me barbari historian serb apo gjuhetar serb nuk guxon te bej nje lidhje te shqipes me sllavishten ,qofte edhe ne minimum te minimumit .
Por si “shkencetar” i vetes qe je ngaterron huazimet !
Cfare do thoje kur ne nje studim te Universitetit te Pandios greqishtja ka 5 mije fjale te huazuara nga shqipja ??
Arsyeja ?? Jane shekuj e shekuj prane njeri tjetrit o debil ,o injorante dhe popujt japin e marrin fjale nga njeri tjetri ….edhe kur urrehen.
Apo do pergjigjesh si grek idiot megaloman….ky studim eshte i nxitur nga CIA !!!
Te nderuare,
Edhe artikulli ne fjale edhe komentet me pelqejne, sepse flitet per nje popull qe ka pase tradita historike e madheshtore per gjate epokave historike . Shume historian klasik kane deshmuar se e verteta asnjehere nuk do te dihet per ata kohera te lashta e te sterlashta, sepse n’ate bote te shtrenjte e krenare kishte nje komb te larte e nje rrace qe s’i dihet as fillimi dhe as mbarimi. Na flasim e diskujtojme rreth atyre periudhave dhe disa here ngushtohemi aq keq, sa Shqiptaret kane jetuar vetem ne nje vorbull te ngushte, ne nje truall qe shtrihet rreth Detit Adriatik dhe pike.
Per te perfituar nje pasqyre me te gjalle,se kush jane Shqiptaret e Vjeter, duhet gjetur tek Gjuha Shqipe, se nga fillonte dhe ku mbaronte. Shkurt, Shqipja ka qene nje Gjuhe e rralle dhe e vetme qe eshte shkruar e folur gati ne rruzullin tokesor. Pra, aty kuptohet se kombet jane formuar nga fise te larta, te cilet kane komunikuar me nje gjuhe te vetme; dikur anarkike me vone edhe me letrarishte, qe historianet dhe gjuhetaret boteror, vertetojne se kane egzistuar disa varianta dhe si perfundim si gjuhe komunikimi dhe shkrimi pervehtesojne gjuhen tone, gjuhen tone arkaike e ne fund edhe ate letraren; keshtu ata deshmojne. Mos e zgjasim ma gjate, se ne Perandorite e mepareshme eshte perdorur Shqipja, deri me mundjen e saj ; krasitjen e saj dhe tashme kemi te bejme me Shtete e Mbreteri boterore qe jane larguar nga nje gjuhe e sterlashte e letrare duke i shtuar skajesa apo shkurtuar me medofikime te reja dhe jane shpalluar gjuhe boterore dhe Shqipjetaret gati u fundosen si ne koherat e shterngatave 13.000 vjecare. Por, si do qe jemi apo te themi; ka mbetur nje ajke e forte edhe me dobesite e saje can dallget e nje historie te vrazhde; jemi mese te gjalle. Perandoret, Princat e asaj kohe kane folur shqip; deshmuar ne Librin t’im, qe edhe per pak kohe do t’i prezantohet Popullit Fisnik Shqiptare!
Komentuesi *Dushkan* vërtet- gen DUSHKU.-.(LISI po LIS),sa na shkruani në këtë Koment. Faleminderit.
Golik Kokojka..D.
ej, ju te dites; s’ka debat legal ne ditet e sotme, mbi fene e krishtere vs islame . as, ne ishin pushtues, apo clirues turqit, ne trojet shqipetare . keto dy tema jane mbyll me perfundimet e pranuara boterisht . eshte njelloj sikur te reabilitosh nazizmin, te quash turqit vellezer dhe islamin fitimtar mbi krishterimin . e pra, tentativat legale per te reabilituar hitlerin dhe nazizmin jane te denueshme me ligj ne gjithe boten . a nuk e shihni kete budalla arbenin, qe eshte kopje e sulltaneve dhe ..hitlerit nga trute ?