Më 25 korrik 2017 u zhvillua ankandi për atë që është ndoshta imazhi më i famshëm i Albert Ajnshtajn.
Shkencëtari i madh i tregon gjuhën fotografit Arthur Sasse, duke dalë më habitshëm sesa pritej.
Fotoja u shkrep më 14 mars 1951 me rastin e 72-vjetorit të Ajnshtajn dhe në pak muaj bëri xhiron e botës.
Madje edhe disa fitues çmimesh Nobel i kërkuan kolegut një kopje të fotos me autograf.
Nuk është hera e parë që printime të fotos me autografin e shkencëtarit kanë dalë në ankand. Më përpara kanë arritur edhe kuota të rëndësishme, si ajo e shitur në vitin 2009 për 74.324 dollarë.
Por në korrik të këtij viti u vendos një shifër rekord. Fotoja u ble për 125.000 $.
Po pse një personazh me ndikim dhe i respektuar pozoi në një mënyrë të pazakontë duke parasysh edhe vitet e zymta ’50?
Historia
Fotoja u bë në dalje të Princeton Club, ku një grup kolegësh kishte organizuar një festë për ditëlindjen e Ajnshtajn.
Arthur Sasse ishte njëri nga shumë fotografët që po prisnin që babai i teorisë së relativitetit të linte festën për ta fotografuar.
Kur e pa të hyntë në makinë me Frank Aydelotte, drejtor i “Institute for Advanced Study” dhe bashkëshorten, fotografi i doli përballë duke i kërkuar me këmbëngulje të buzëqeshte për një foyo të fundit.
Por Ajnshtajn që gjatë gjithë mbrëmje kishte dhënë qindra buzëqeshje dhe kishte pozuar për dhjetëra foto ishte dukshëm i lodhur. Për t’i treguar fotografit Sasse se nuk ishte më rasti ta ndiqte i tregon gjuhën.
Pra, asgjë e organizuar. Vetëm një veprim spontan që vite më pas shumë “vip-a” nisën ta imitonin përpara këmbënguljeve të paparacëve.
Kartolina
Jo të gjithë ishin dakord që fotoja të publikohej. Disa gazeta u menduan gjatë përpara se ta botoni.
Klima e zymtë e Luftës së Ftohtë dhe mekartizmi nuk ishin në favor të ironisë.
Por vetë Ajnshtajn ishte dëfryer nga fotoja dhe kërkoi disa kopje për përdorim personal. Pasi hoqi fytyrat e bashkëshortëve Aydelotte, bëri disa kartolina dhe ua nisi miqve.
Kontribut për suksesin e fotos pati ndoshta edhe fakti që Ajnshtajn vdiq 4 vite më vonë, më 17 prill 1955, në moshën 76-vjeçare duke i lënë botës kujtimin e një gjeniu absolut, por që ishte edhe simpatik dhe “njerëzor”.
Historia e fotos i perket revistave te bulevardit! Teoria e Relativitetit Special dhe te Pergjithshem i perket librave historike te gabimeve shkencore!
KULLUF 100%
Ky ishte vertetimi me i mire i teorive te Ajnshtajnit! Te lumte! Keshtu me tej!
Ja nje burim autentik qe mund te mbahet parasysh per te shpjeguar gjestin e gjeniut.
Nje vit para kesaj fotoje, nje gjeni tjeter e nje nga themeluesit e mekanikes kuantike, Wernher Heisenberg ka shkuar ne SHBA per te kembyer me te mendime ne kete fushe dhe thote se ne ate kohe ishte vone per ta bere kete “per arsye te moshes se tij te shtyre”.
Kete e kam lexuar edhe une te libri “Heisenberg’s War” or “The war of Heisenberg”
Teoria e Ajnshtainit akoma qëndron, përse bëni komente që tregoni injorancën tuaj. Ka patur shkencëtarë që i janë kundërvënë me ide të kundërta, por asnjëri nuk ka mundur që të argumentojë të kundërtën. Shkenca ecën përpara, veçanèrisht në ditët e sotme, por Teoria e Relativitetit qëndron në themel të zbulimeve të reja.