Historia e futbollistit që debuton me dorë plastike

Ornela

Cosmin Lambru, 18 vjeç, është subjekti i një historie të pabesueshme që tregon se asgjë nuk është e pamundur.

18-vjeçari debutoi në humbjen që skuadrës së tij  Petrolul Ploiesti pësoi 2 – 0 kundër Universitatea Craiova. Gjatë ndeshjes ai luajti me një dorë plastike.

Sulmuesi humbi dorën në një aksident para 10 vitesh. Ai u përplas me një kamion gjatë kohës që po ecte me miqtë e tij. Cosmin përfundoi poshtë mjetit, por fatmirësisht prej reflekseve të shpejta arriti të shpëtonte.

Asgjë nuk e ndaloi djaloshin nga Rumania që të ndiqte ëndrrën e tij, futbollin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *