Pas më shumë se tre muajsh policia ka zbardhur konfliktin që ka pasur punonjësi i Policisë Bashkiake të Shijakut, Shpend Lima. Policia e Durrësit ka arrestuar 39-vjeçarin, Renato Shahini, po nga Shijaku.
Ky i fundit pas një konflikti me policin e Bashkisë në muajin mars, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Ka qenë pikërisht pasditja e datën 15 mars të këtij viti kur në lagjen”Popullore”, në afërsi të banesës 43-vjeçari Shpend Lima është qëlluar me armë zjarri. Lima është qëlluar në pjesën e fundshpinës.
Por pasi morri veten nga plagosja, Lima morri armën e punës dhe në 11 maj ka shkruar për të vrarë autorin e plagosjes, Renato Shahinin. Lima u arrestua në kushtet e flagrancës dhe që nga ajo kohë ndodhet në burgun e Durrësit.
