Historia e Hannah, britanikja që fitoi betejën me anoreksinë

redaktor

“Edhe pse nuk jam 100% të formës sime më të mirë sa i përket trupit të ri, parapëlqej këtë version të vetes sime: e fortë, e shpenguar, plot me energji. Kurimi nuk ishte i lehtë, por është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Mëson aq shumë nga vetvetja në procesin e çlirimit”. Kështu e nis historinë e saj, Hannah Koestlet, në kanalin e saj “Instagram Healthy ­ Prosperous Life”.

Postimet e saj kanë tërhequr 120 mijë ndjekës dhe kanë shkaktuar një pafundësi komentesh, sidomos nga ata persona që nuk kanë arritur akoma të dalin nga ‘tuneli’.

3

Hannah kishte arritur deri aty sa të hante tre ‘crakers’ në ditë. Peshonte 31 kilogramë për një metër e 80. “Anoreksia është një sëmundje që përfshin trupin dhe mendjen, shpresoj që dëshmia ime të bëjë të reflektojë me mijëra vajza që vuajnë siç kam vuajtur edhe unë. Kur shikoj fotot e mia të vjetra, ndërgjegjësohem edhe më shumë për atë që më ka ndodhur. Por tani jam e lumtur dhe dua t’i tregoj gjithçka njerëzve”.

Hannah u diagnostikua me një anoreksi nervore në vitin 2011, kur ishte 17 vjeçe, ndërsa po mbaronte shkollën e mesme. Kishte filluar të reduktonte konsumimin e makaronave dhe të kalorive. Në pak muaj kishte arritur të vishte rroba të destinuara për fëmijët 10 vjeç. Mamaja e saj ishte shumë e shqetësuar pasi në shkollë, gjatë orës së drekës e shoqëronte në mensë dhe qëndronte aty me të për t’u siguruar nëse kishte ngrënë.

hanah-2Në 2012-ën gjërat shkuan mirë dhe Hannah kishte arritur një raport të peshës mesatare në përputhje me gjatësinë e saj. I kishte bindur prindërit që të shkonte dhe të jetonte e vetme në Austri. Po ky vendim thuajse e vrau: pa asnjë kontroll prindëror, Hannah kishte vendosur të merrte gjatë gjithë ditës 100 kalori. Por jo vetëm: kishte fiksimin për t’u peshuar dhjetë herë në ditë. Deri sa një ditë, prindërit u shqetësuan, sepse nuk kishin lajme nga ajo dhe njoftuan policinë. Kjo e fundit e gjeti në gjendje tepër të rëndë për jetën. Organet e saj jetësore po përkeqësoheshin dhe flokët po i binin. Por pastaj drita. Ishte një klinikë në Austri ajo që e shpëtoi, edhe pse u desh një vit e gjysmë që vajza të rimerrte në dorë jetën e saj dhe të shërohej nga një sëmundje kaq e rrezikshme.

hanah-3Anoreksia nuk e lejonte të vazhdonte jetën e saj, me shkollën, miqësitë apo gjëra të tjera. “Ka konsumuar çdo pjesë të jetës sime. Është e çuditshme të thuhet dhe ishte e çuditshme të pranohej. Ushqimi ishte ilaçi im, – tregon 22-vjeçarja britanike. – Nuk kishte mënyrë tjetër për t’u shëruar, përveç se për të ngrënë. Pak nga pak, me çdo kilogram që fitoja, e ndieja veten më mirë. Tani jam sërish e lirë, po vazhdoj vitin tim të dytë në universitet. Mund të kujdesem për veten time, mund të flas, të qesh dhe të dal me miqtë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *