Nga rrëfimet e gazetarit të shquar amerikan Peter Lucas lidhur me rolin e amerikanëve dhe anglezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, dje publikuam takimin e fundit të oficerit amerikan Nik Kukiç me Hoxhën para largimit të misionit nga Shqipëria.
Sot po botojmë historinë e kreut të misionit amerikan në Shqipëri, Tom Stefani, i cili “rrëmbeu” një nga vajzat e Vrionasve:
“….Tom Stefani mbërriti i shoqëruar nga dy gra. Ato ishin motrat Vrioni, Luluja dhe Liliana. Të dyja ishin tërheqëse dhe të veshura mjaft bukur. Stefani ishte parë shpesh me Lulunë, më të bukurën midis tyre.
Kukiçi e kishte takuar Lulunë me Stefanin nëpër mbrëmjet festive. Ajo fliste mirë anglisht dhe ishte mjaft inteligjente. Familja e tyre bënte pjesë në elitën e Tiranës, të cilën Hoxha e urrente. Kjo elitë përbëhej nga pronarë tokash, intelektualë dhe tregtarë, pronat e të cilëve ai i konfiskoi. Ata ishin anëtarë ose mbështetës të Ballit që ishin futur në rreth të kuq për hetime, arrestime, pyetje, gjykime, burgime dhe ekzekutime.
I shoqi i Lilianës, një anëtar i Ballit, sapo ishte arrestuar dhe ishte në burg në pritje të gjyqit. Ajo nuk e dinte se në cilin burg ishte. Xhaxhai i tyre, Qemal Vrioni, mezi i shpëtoi ekzekutimit. I gjykuar nga gjykata speciale si një kriminel lufte, Qemali u gjend fajtor dhe u dënua me vdekje. Megjithatë, dënimi i tij u zbut në burgim të përjetshëm me punë të detyruar. Të 17 të bashkëpandehurit e tij u gjendën fajtorë dhe u ekzekutuan në të njëjtën ditë, më 15 prill, duke përfshirë Kol Tromarën dhe Bahri Omarin, kunatin e Hoxhës.
Martesa me Stefanin
Stefani i tha Kukiçit se ai sapo ishte martuar pa bujë me Lulunë. Ai hezitonte për dasmën. Luluja ishte e lumtur, por nervoze. Liliana ishte vetëm nervoze. Kukiçi nxori nga brezi nëntë monedha angleze prej floriri që i kishte me vete dhe ua dha atyre si dhuratë për martesën. Stefani ia dha florinjtë Lulusë.
Pastaj ai foli për planet që kishte për ta nxjerrë Lulunë jashtë Shqipërisë. Nuk bëhej fjalë për ikjen e Lilianës; ajo ishte e vendosur të qëndronte aty dhe të ndihmonte të shoqin, nëse do të gjente dot se ku mbahej i burgosur. Stefanit i mbetej fare pak kohë për të gjetur një mënyrë jashtë rregullave për ta nxjerrë Lulunë jashtë shtetit, përderisa amerikanët brenda pak ditëve do të iknin për në Romë.
Ndoshta Hoxha, po të merrte vesh martesën, nuk do ta linte kurrsesi Lulunë të ikte. Së pari ata menduan ta fusnin kontrabandë me një grup refugjatësh hebrenj të cilët po i ndihmonin për t’i nisur për në Romë, por Stefani e kundërshtoi prerë atë ide. Ai vuri veton. “Unë do ta nxjerr vetë”, tha Stefani.
Dhe ai vërtet do ta nxirrte vetë. Me anë të kufirit ishte e pamundur. Hoxha e kishte mbyllur vendin. Stefani e dinte që Balli nxirrte ilegalisht njerëz jashtë shtetit nga deti nëpërmjet rrjetit të tij që ende funksiononte. Ai sigurisht që kishte miq ballistë. “Unë nuk e di nëse Tomi u martua me të nga dashuria apo për ta nxjerrë atë jashtë vendit. Ndoshta për të dyja”, thotë Kukiçi.
“Tomi nuk i tha lamtumirë Hoxhës. Ata nuk shkonin më me njëri-tjetrin. Tomi filloi të pinte së tepërmi në Tiranë dhe ai shkonte në të gjitha llojet e mbrëmjeve që organizoheshin nga ballistët. Vetëm ballistët ishin në gjendje të organizonin partí të tilla. Partizanët ishin trokë. Hoxha nuk i pëlqente këto lloj partish.
Unë i thashë Tomit dhe O’Kifit se do të ishte më mirë të qëndronim larg tyre. O’Kifi dhe unë e bëmë, por Tomi vazhdoi të shkonte në to dhe atje takoi Lulunë. Dhe Luluja, sigurisht, ishte në anën tjetër. Unë nuk e di se si do të jetë bërë Hoxha kur ka marrë vesh martesën e tij me Lulunë. Hoxha kurrsesi nuk mund ta pëlqente atë”.
Plani i arratisjes
Plani i Stefanit për të dalë nga Shqipëria bashkë me Lulunë ishte më i thjeshti që mund të imagjinohet. Ditën e fundit të detyrës në Tiranë ai i paketoi pajimet e tij në një Jeep dhe e ngau makinën nga shtëpia e Lulusë dhe e rrëmbeu atë. Mandej, tok me Kukiçin, O’Kifin dhe disa pjesëtarë të tjerë të Grupit të OSS-it në Tiranë në një Jeep tjetër, shkuan drejt aeroportit.
Megjithëse Hoxha e kishte forcuar sigurinë në aeroport dhe përqark Tiranës, fluturimet e përditshme ushtarake të Dakota C-47 nga Roma në Tiranë ishin bërë aq rutinë saqë rojet e aeroportit vetëm sa i përshëndesnin me dorë amerikanët që zbrisnin apo hipnin në aeroplan. Shpesh amerikanët u jepnin atyre ndonjë shishe me uiski skocez, apo paketa me cigare.
Stefani ishte familjarizuar aq shumë saqë ata i kushtuan shumë pak vëmendje kur ai hipi në aeroplan bashkë me të tjerët, përfshi edhe Lulunë. Tri orë më vonë Tomi dhe Lulu Stefani kishin hapur një shishe shampanjë dhe trokëllinin gotat në Hotel Excelsior në Romë.
Stefani në kujtimet e Enver Hoxhës
Pjesëtarët anglezë të SOE-s në luftën shqiptare që kanë shkruar libra mbi përvojën e tyre – njerëz si Smajli, Emeri dhe Kempi – nuk e përmendin Stefanin. Shkrimtari anglez Xhon Hallidei, në librin e tij për Hoxhën dhe luftën, e poshtëron Stefanin. Në një shënim në fund të një faqeje në librin e tij, i ndikuar dukshëm nga komentet fyese të Hoxhës, shkruan:
“Misioni i parë i OSS-it nuk mundi të mbërrinte në shtabin e Hoxhës para majit 1944. Ai kryesohej nga një figurë e parëndësishme, Tom Stefani, të cilin Hoxha e trajtonte me njëfarë përçmimi”. Hoxha, në kujtimet e tij të shkruara dekada më vonë, e largon nga vëmendja Stefanin.
Rexhinald Hiberti, i cili ka shërbyer për SOE-n dhe shkruan për të, është i vetmi anglez që thotë diçka pozitive për Stefanin. Hiberti i cili u takua më Stefanin në Shqipërinë jugore në pranverë të 1944-ës, komenton mbi njohjen që kishte Stefani për Shqipërinë:
“Ne takuam gjithashtu Kapiten Tom Stefanin, oficer i ndërlidhjes së SHBA me partizanët. Ai ishte nga prejardhja shqiptar dhe dukej se e kishte plotësisht në duar situatën në Shqipëri”.
Ndryshe nga homologët e tyre anglezë, amerikanët në Shqipëri nuk ishin njerëz të letrave. Ata nuk shkruan libra apo artikuj për kohën që kaluan në Shqipëri. Historia e OSS-it amerikan në Shqipëri nuk është rrëfyer kurrë. Shqipëria mbeti një histori angleze e treguar nga shkrimtarë anglezë. Më 1995 Xhejms Hudsoni botoi vetë kujtimet e tij për Shqipërinë në “Përtej OSS-it”.
Lulu Vrioni nuk merr pjesë në varrimin e Tom Stefanit
Tom Stefani vdiq ne rrugët e Los Anxhelesit më 6 shtator 1959. Ishte vetëm. Nuk kishte shtëpi. Ishte 42 vjeç. Gazeta Laconia Evening Citizen botoi nekrologjinë e Stefanit një javë pasi kishte vdekur.
“Ai u shemb në rrugë, ndërsa me të mbërritur në spitalin e Los Anxhelesit u mor vesh se kishte vdekur”, thuhej në nekrologji. Ai nuk kishte asnjë adresë me vete. Kur unë kontaktova me zyrtarët e policisë së Los Anxhelesit për shkakun e vdekjes së tij, policia tha se dokumentet për vdekje të tilla, kur nuk janë shkaktuar nga ndonjë veprim keqdashës, zhduken pas dhjetë vjetësh.
Laconia Evening Citizen përmendte tri motrat e Stefanit, por nuk përmendte Lulu Vrionin. Ata ishin ndarë dhe nuk kishin lënë pas fëmijë. Tom Stefani u varros më 14 shtator 1959 në Union Cemetery në Lakoni. Varreza është vendosur jo shumë larg nga qendra e qytetit, pas ndërtesës së gjykatës, por njëherësh edhe jo shumë larg nga shtëpia ku Stefani kishte jetuar dikur.
Një burizan nga Korpusi vendor i Ushtrisë së Shpëtimit i kishte rënë burisë. Në varrim morën pjesë motrat e tij si dhe pak miq nga New Hapmshire dhe Massachusetts. Lulu Vrioni nuk mori pjesë. As ndonjë nga shokët e dikurshëm të Stefanit që kishin punuar për OSS-in. Ata nuk e dinin që ai kishte vdekur.
Përktheu Xh.Shehu
Nqs doni te mesoni se sa e donte ENVER HOXHA AMERIKEN duhet lexuar intervista e gazetarit Morris W. Rosenberg marre Enver Hoxhes pikerisht ne 30 nendor 1944 dhe botuar dy dite me pas ne NYT
Nqs doni te dini si el na balte AMERIKA ENVER HOXHEN ndiqni emisionin video http://www.youtube.com/watch?v=AFsJFBnEPeE me titull Enver Hoxha, buka e thyer me amerikanët/Pjesa I& II
ku gjoja ben fjale per hezitimin e shqiptarëve për tu lidhur me Perëndimin qe ne fakt ishin Amerika dhe Anglia qe e shiten shqiperne te Stalini ose me sakte te Tito..
Ne kete interviste dhe ne pjeset e dokumentarit vihet re se drejtimi nr 1 i enver hoxhes ishte Amerika…por kete te fundit e mbyste akoma Anglia qe ishte pambarimisht armiqsore me shqiperine.
Nje njeri normal nqs se do analizoje thirrjet e Harri Fullzit nga Bari Italise…thirrjet e Tomas Stefanit nga Tirana dhe me vone te J.E.Jakobsit drejtuar DASH-it (te shurdhuar) qe njiheni Shqiperine zyrtarisht se do kaloje ne prehrin e Stalint nuk u ndegjuan dhe Historia tregoi se amerikanet dhe anglezet na shiten si placke tregu..dhe ajo qe eshte kriminale sot akoma ka neo-fashiste si Romeo Kurvakuqi..qe thone se enveri shkoi te Tito….qe nuk eshte e vertete…enverin e cuan atje vete anglo-amerikanet..
Ndiqeni videon me siper te shikoni se shteti i fundit qe e njohu shqiperine ishte amerika….biles as ne San Francisko amerika nuk e ftoi shqiperine..te pakten si ndegjuese….
E duam ameriken por jo me shume se te verteten..Biles kur thuhen te vertetat e hidhura hapur jane sherim dhe per ameriken
,
ka ardhur koha qe ato zyrtare amerikane qe merren me shqiperine ne washington e gjetke te nderpresin ‘ligjin e luftes ” me enver hoxhen dhe te kerkojne te falur per tejkalimet ne luften kunder enverit deri ne “deleted”
.
fakti qe amerika zyrtare mbron me cdo kusht sali berishen sot eshte lapidari qe ata i ngrene enver hoxhes qe nuk po e mundin as te vdekur
PO I SHTE FAJI I AMERIKANEVE QE ENVERI MVBYLLI KUFJTE …PO ISHTE FAJI I AMERIKANEVE QE ENVERI I MBUSHI BURGJET ME PRISONIER POLITIKE ..PO ISHTE FAJI I AMERIKANEVE QE ENVERI NUK NJIHTE OPOZITE .. NUK E DINTE CO TE THOTE LIBERTE EGALITE FRATERNITE … ISHTE FAJ I AMERIKES .. MORE ELEZ ..JA ANALFABET APO NAIVE …. NDOSHTA I KE TE DYJA .. POR NE MOS NA MERR PER BUDALLENJ ….. AMERIKA I LA KUFIJTE HAPUR ..PERSE S E BERI ENVERI .. NE AMERIKE TE LEJONI KRITIKAT ..KISHTE SHUME PARTIE ..PERSE ENVERI JOT SI LEJOI APO KISHTE FRIKE SE I IKTE TRUALLI QE E MORRI ME TRADHETI NGA DUART …ENVERI ISHTE NJE SOCIOPAT NJE EGOIST QE VETEM VETJA E VET I PELQENTE … I VRAU TE GJITHE SHOKET PARTIZANE . ????. I QUAJTI TRADHETARE ..SEPSE NUK DONTE TE LEJONTE TRUALLIN ..KUR I MADHI CHURCHILL NUK U ZGJODHE NE VOTAT MBAS LUFTE NE ANGLIE .AI NUK VRAU NUK FUTI NE BURG OPOZITEN ..POR THA FITOI DEMOKRACIA …. ENVERI TE VRISTE PER NJE IDE JO BOLSHEVIKE .. KUR I MADHI GENERAL DE GAULLE NUK U ZGJODHE PRESIDENT NE FRANCE … CFARE BERI ….?????? SVRAU SFUTI NE BURG ..POR JA LA QEVERINE PARTISE SE POPULLIT ….ENVERI KURRE SI LEJONTE VOTIMET E LIRA .. .AKOMA SE KE KUPTUAR …… ME DUKET SE KE NEVOJE PER TU KTHYER NE SHKOLLE …PYETE KADAREN KUSH ISHTE GENRELA DE GAULLE ……MERCI …
Eliot je komplet bole.
Interesant eshte se Enveri i pelqente Amerikanet, dhe i shkotne muhabeti me ta
Por prishja e tij me Amerikanet ,erdhi per kete arsye
Historiani Amerikan Edvin Jacque , thote ne Librin e tij historik” Shqiperia”
se:….”… Kongresi Amerikan kerkonte te hidhte per miratim nje rezolute ku thuhej se “Jugu i Shqiperise eshte Greqi, dhe kjo rezolute ishte paraqitur nga nje Kongresmen i Kalifornias ,( ne mos gaboj) i cili ishte i ndikuar nga elektorati i tij greko-amerikan”
Enveri sa e mori vesh kete lajm , e thiri ne zyre Perfaqsuesin Amerikan dhe i kerkoi llogari per kete rezolute -Ne fakt rezoluta nuk u miratua aspak nga Kongresi
Por perfqsuesi Amerikan nuk u justifikua fare per kete muhabet qe i tha Enveri,
por direkt i tha Enverit : Edhe ti e kerkon Kosoven
Enveri i tha: Ku me ke degjuar mua ti ta kerkoj Kosoven?
Sepse Enveri vertet ja kerkonte Kosoven Titos, por nuk bente deklarata te tilla hapur , sic pretendonte Amerikani
Dhe aty dirket Enveri i tha : Duhet largoheni nga Shqiperia…
Dhe ky ishte shkaku qe Enveri largoi Amerikanet, sipas Edvin Jacque
Por qe natyrisht Enveri do i largonte Amerikanet , sepse ata ishin pro politkes Britanike, e cila nuk e njifte Shqiperine
Por ndoshta Enveri ka menduar se Amerikanet do sihin me te pavararur nga vendimet e politikes britanike ndaj nesh
Por qe Enveri u lidh me Titon, u lidh sepse ne 1946 ,kur Shqiperia u paraqit ne Konferencen e Parisit gjithe Perendimi po mbanin anen e Greqise
duke e quajtur Shqiperine si nje vend pro Nazist dhe qe duhej te jepte llogari,
dhe ata as qe e mernin ne konsiderate Luften tone kunder Nazisteve, por degjonin genjshtrat e grekeve
Ndersa Tito dhe shumica e vendeve lindore komuniste , votuan qe Shqiperia te njihej si vend qe kishte luftuar kunder Nazizmit,
dhe kjo ndihmoi qe Shqiperia te shpetonte nga copetimi i radhes qe e kishin pregatitur Britaniket me Greket
Natyrisht Tito e beri per interesin e tij qe ta fuste Shqiperine ne vathen e tij,
dhe ai i kish premtuarEnverit qe edhe “Kosoven do ja bashkojme Shqiperise me vone”
Natyrisht Enveri e kuptonte hilene e Titos, por i duhej mbeshtetja e tij per momentin
sepse ne ishim fare te vetmuar dhe Greket ishin shume agresive kunder Shqiperise dhe biles donin ta eliminonin fizikisht Enverin .
Ndaj Enveri e pranoi doren e ndihmes se Titos ..dhe pastaj sapo gjeti momentin o vuri brylin dhe e ndoqi
Politika eshte mbi baza interesi, nuk eshte mbi baza besnikerie e budallqe kanunaore qe jane primtitivizma
Por qe sidoqofte Amerikanet nuk ishin aq shume agresive kunder Shqiperise dhe nuk prnaonin te bashkoheshin me Britanine per te ndihmuar Greqine qe te pushtonte Shqiperine
sepse Britania ishte e betuar qe “Jugu i Shqiperise ti jepejj Greqise”
Ndaj dhe Enveri mbante maredhenie me te mira me Amerikanet,
por sapo degjoi per ate Rezoluten e Kongreist , direkt i ndooqi jashte Shqiperie Amerikanet
Eliot nje vrejtie kam per ty ,mendon se skllevrit e dashuruar me skllaverin, mundet te konceptojne cfare eshte LIRIA, perkundrazi per keta lloj kafshesh LIRIA eshte baras me humbien e te vetemes te drejte qe kane SKLLAVERIMI.Leri te qete ne delirin e tyre “Enverin nuk e mund dot Amerika as te vdekur”
Ketu ka nje genjeshter te madhe:
Kur E.H u be kryeminister ne shkurt 1945 ju kerkua nga pala amerikane qe te rinovoheshin kontratat me shtetin amerikan.
.
E.H ju pergjigj:
te gjitha dokumentat e shtetit shqiptar jane djegur..keshtu qe ju lutem dergoni kopjen qe keni ne amerike dhe ti firmosim….
.
keto kopje dokumente shteti amerikan nuk i dergoi kurre se mendonte qe te rrezonin enverin pas disa muajsh
.
boll me mashtrime !
jepini cezarit ate qe i takon
Mos u merrni me Enverin por me Berishen qe u sherbeu UDBse.
Amerikanet ndihmuan serbofilet shqiptare te vijne ne pushtet,Florinjte e Englezit dhe armet e amerikanit i sollen ne pushtet.Hoxha u vuri minat dhe mire ua beri.
Zoti Xhevdet,
A mund te na thoni se ne cfare libri te Lucas i keni marre keto shkrime qe te kemi mundesi te blejme librin?
Ju lutem na e jepni kete informacion.
Kujtime interesante. Interesant eshte dhe fakti qe “Dita” i qemton dhe i sjell para lexuesit keto shkrime. Cdo deshmi, eshte e dobishme per te kuptuar se si ka qene e verteta. Ne fakt, e verteta eshte si nje mal, thelbi i se ciles eshte maja e tij. Maja shihet edhe nga larg, (deri ne nje fare largesie), por shpatet e tij ne ane te ndryshme, kane pamje te ndryshme. Varet se ne cilin pazicion eshte vezhguesi qe pershkruan malin dhe majen e tij, per t’u krijuar nje perfytyrim nga ky pershkrim. Po keshtu, tek ky perfytyrim, ndikojne dhe elementet qe zgjedh per t’i pershkruar vezhguesi, dhe kjo zgjedhje eshte subjektive.
Keshtu, pra, duket e verteta historike, perfshire kete qe paraqitet nga redaksia e “Dites”.
Gjithashtu interesant eshte fakti se redaksia ka zgjedhur te botoje pikerisht kete fragment, dhe ka pergatitur pikerisht ate recension, (hyrje). Nuk duket aspak asnjanes qendrimi emocional ndaj figures se Hoxhes, komunisteve, Kongresit te Permetit, Shtetit Shqiptar para pushtimit te 1939, duke e stigmatizuar permes perdorimit per te te imazhit te deformuar te krijuar pergjate 45 vjeteve te diktatures, me perseritjen e vazhdueshme te propagandes denigruese.
Nejse, kjo eshte ajo pjesa kur vezhguesi(redaksia) zgjedh qendrimet e veta politiko-emocionale per te pershkruar (malin) ngjarjen, historine, te verteten.
Pikerisht Al, varet nga kend veshtrimi i gjithseicilit , si e shikon majen. Por shkrim beresi e shikon ne nje kend te vetin ndryshe nga shumica e komentuesve, dhe akoma më me shume diference nga shumica e shqiptareve qe kane votuar per MAJEN.
Por keta lloj shkruesish ne nje vrime I bien fyellit e nuk lodhen. Me vjen keq per Diten qe na harxhon kohen me ta e na servir genjeshtra historike.
Ca si keta dhe muçka qe nuk di origjinen e tij, jane bere per tu çuar tek 5.
@august
Me siguri nuk duhet te jesh i sakte, august.
Ka dy gjera ne shkrimin tend qe nuk perkojne me te verteten, me ate reale, pra me majen e malit, te cilen e shohin te gjithe vezhguesit.
E para, Hoxha nuk u be Kryeminister ne shkurt 1945, por me 24 tetor 1944, ne Berat.
E dyta, eshte shenuar qartesisht ne rezoluten e Kongresit te Permetit qe Qeveria e pasluftes nuk do te njohe asnje marreveshje te Shtetit Shqiptar te nenshkruar para ketij kongresi.
Zoti AI,pershendetje..
Ndonje here nuk kane shume rendesi datat historike para ideve apo fakteve qe jepen ne koment..
.
E para EH me te vertete u zgjodh KM ne 23-24 tetor por emri i tij ne menyre figurative ishte shkruar me laps dhe mund te fshihej me gome
. E dyta kur ishte K/M “me vule” jane te regjistruara bisedat e tij me perfaqsuesit amerikane per rishikimin e kontratave me Ameriken nese ata do sillnin kopjet pasi ato ne ish zyrat e shtetit te Zogut pas largimit te tij..
.
Per kontratat amerikane nuk ishte problem pasi ato ishin 1% e atyre angleze dhe italiane….Kam dhe shume argumente te tjera por nuk e shikoj te nevojeshme te zgjatem pasi gjykoj se je djale me intelekt.Me sa kam lexuar E.H kishte Ameriken NR-1 por kjo e fundit ose e kishte ne fund te listes ose nuk e kishte ne liste fare..
Si keto perralla une u tregoj nipceve cdo nate duke u shtuar edhe doza heroizmi don kishotian.
Botimi ne faqe te pare i rrefenjave te tilla pa asnje interes publik,verteton se media ose nuk di se cfare te botoje ose botob shkrime me pagese.
Po te donte,media sot ka aq shume materiake sa te furnizoje edhe Hollivudin.
Kujtimet kane nje moral te qarte: Enver hoxha gaboi me diplomatet amerikane. Hoxha ndoqi porosite e Titos, qe vete Tito nuk i zbatoi kurre. Hoxha ishte dogmatik dhe jo nje burre shteti, marreveshjet e nenshkruara midis shtetit shqiptar (nuk ka rendesi se i kishte firmosur kryeministri i Mbreterise Shqiptare) dhe atij amenrikan nuk duheshin hedhur poshte, sepse ishte nje shtet aleat. Hoxha donte te ishte ne pushtet derisa te vdiste, sic edhe ndodhi.
Pikerisht ndalimi me vendim e ligj i Ahmet Zogut e qeverise se tij mbreterore (qe n.kupton anullim i cfo vendimi te tyre)qysh para se te perfundonte LANC (ko gr. Permetit & i Beratit) dmth qe ne kohen e luftes partizane deshmon te kunderten: Enver Hoxha qe anti-dogmatik perkundrazi teper praktik ne ceshtje te interesit kombetar te cilen sa kohe qeverisi qe i vetmi shqiptar qe ja arriti ta ZGJIDHE sakte e drejt.
Llafet e rishkruesve te hitorise sot qe vejne dyshim mbi kete, jane ato te te shiturve ne greke e serbe ne mos direkt, indirekt sic ish Ahmet Zogu dhe pasardhesi i tij sot, Kryemuti ne fuqi.
I pa harruar kujtimi i tij,qe punoi vetem per shqiperine.
Per sa i perke””t aleateve””e pame se si na kane ndihmuar keto 27vjet….akoma kini shprese kur ne krye kemi vetem hajdute e antishqiptare te frymezuar nga keta “”aleat””.?
Enver Hoxha e tregoi ashiqare se ku e coi shtetin pas viteve 80-te me bunkeret dhe tollonat e tij,
prandaj:
KUJT I DUHEN KETO LLOGJE PSEUDOHISTORIKE TE MASHTRUESIT PETER LLUKAS QE NUK ESHTE AS SPIUN DHE AS SHKRIMTAR, POR NJE BOLE IDIOTE QE SHKRUAN HISTORI PER DEBILE DHE DALLKAUKE.
prandaj:
O enveristi Xhevdet Shehu qe interviston papushin kriminelet e Enverit dhe kryesisht Nexhmijen dhe mbush gazeten DITA me citime te librit te mashtruesit Peter Llukas, pse o xhevdet Shehu nuk i jep pergjigje te vetems pyetje sic bejne edhe te gjithe fanatiket e tjere enveriste dru me pre:
KU KA QENE ENVER HOXHA GJATE VITEVE TE LUFTES?
sepse:
Nga dokumentat e mirefillta del se ka jetuar si levend borgjez me gjithe Nexhmijen ne vilen e kunatit te tij Bahri Omari, qe ishte edhe kuisling edhe ballist dhe nga kjo vile spiunoi tek fashistet te gjithe kundershtaret e vet drejt pushtetit absolut.
HE PRA PSE PETER LLUKASI I XHEVDETIT NUK TREGON SE KU KA JETUAR ENVERI ME NEXHMIJEN GJATE LUFTES?
Po pse dhe bunkerat Enveri i beri mo?
Po gjithe ata gjenerale e kolonele te armes se xhenjos cbene mo. Po pse mo Enveri i morri per dore e i tregoi se sa duheshin bere e ku.
Po leket o inteloqjakoqja i dha kinezi pas ndihmes se pacmueshme qe i dha regjimi i Enver Hoxhes per tu pranuar ne OKB kur ishte pranuar taiwani.
http://www.gazetatema.net/2017/07/04/beteja-e-ashper-shqiperi-shba-ne-okb-intervista-me-ish-presidentin-george-bush-atehere-ambasador-i-shba-ne-okb/
E pacmueshme smatet dot me vlera monetare.
E pe videon e youtubit kur fliste me vete amvasadori amerikan ne sesionin e OKB per albanian resolution
Komentuesi paraardhes ke shume te drejte.
Mbas perpjekjeve te Shqiperise se vogel nen udheheqjen e diktatorit HOXHA, Taiwani u detyrua te leshoj vendin qe kish zene ne bashkesine e kombeve OKB si Republika e Kines, per tu zevendesuar nga Kina e ashtuquajtur Republika Popullore e Kines. Dhe prej asaj kohe Shtete e Bashkuara te Amerikes ndjekin ONE CHINA POLICY.
Gjithe ndermarrja e pashembullt DIPLOMATIKE e iniciuar nga REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE ka hyre ne analet dipllomatike si
ALBANIAN RESOLUTION
https://history.state.gov/historicaldocuments/frus1969-76v17/d167
Shikoni kete Video ku intervistohet ambasadori i atehershme amerikan prane OKB, George Bush Sr. (me vone nen president dhe president i USA).
Gazetari e pyet:
“E ndjeni vehten si nje humbes?”
https://youtu.be/PXr7lRzBE4o
Prandaj dhe pas 40 vjeteve e gjithe jeten nuk ja harrojne ENVERIT qe ja u perplasi dhe mbrojti te drejten.
DAVID AGAINST GOLIATH
LAVDI ENVER HOXHES, PATRIOT, BURRE SHTETI E DIPLLOMAT I MADH!
I BERI NDER VENDIT TE TIJ TE VOGEL
Keshtu intelektuali nga Long Beach i taiwanit, ta degjoje e komentoje.
Pa le demua poligloti
Edhe elioti me caps always on, mbase pervec français kupton dhe ndonje cike l’anglais
Ay komenti ne emer tim nuk eshte imi.
Amerikanet i dhane nje kale Hoxhes,per te kaluar lumin,sepse donin sa me pak ushtare gjermane ne Berlin.
Ne Kongresin e Permetit,Hoxha e kaloi Lumin dhe u dhjeu kalin Amerikaneve.
Hoxha nuk e donte nje Demokraci qe impononte Zgjedhje te Lira,Te drejtat dhe lirite e njeriut,,sepse sapo ishte emeruar nga cetniket serbe per te qene kerbaci i tyre mbi sklleverit shqiptare.Hoxha nuk donte te degjonte per Kosove e Cameri,sepse andartet greke ishin mirekuptuar me cetniket komuniste serbo-malazes,qe ato troje qe zaptuan ne 1913 do te cfaroseshin nga shqiptaret DHE HOXHA ISHTE GARANCI E SIGURTE.
Qeveria e vetme ne bote qe protestoi kunder masakrave greke bne Cameri,ishte qeveria Amerikane.Senati Amerikan hartoi nje Rezolute per kthimin e camerve ne shtepi,.
Ishte qeveria e vetme nje bote,qe kishte fuqine dhe mjetet ta realizonte.
Hoxha i perzuri dhe u vuri minat. Pikerisht qe Cameria te zhdukej nje here e pergjithmone.
Skuterres se shpirtqenit antikombetar,antikosovar dhe anticam,,i qendroi deri diten e ngordhjes,gjithe jeten,,
Burgjet i mbushi me kosovare e me cam,,jo me kot.
Prandaj greket e duan edhe sot enver hoxhen.
Fale tij u bene me Cameri pa camer.
demo tu ka fut ne koke miza kalit?
Hajvan dhe jo insan.
Natyrishte qe nuk eshte komenti jot. E ve re dhe nje budalla si puna jote.
Hahaha ngordhi demo me gjithe kale. Ka mbet vetem miza me m… qe i ka helmuar gjakun. Sepsis demo sepsis.
Katunar me shkolle te Enverit
Spiun i lagjes dje dhe sot.
Hahaha
ENVERI eshte shkrojtur me germa te arta dhe lexohet ne gjithe arkivat, enciklopedite, analet diplomatike te botes.
demo dhe raca e tij e prishur, bastarde, nje NOBODY
Hahaha ngordhsh o demo!
demo tu ka fut ne koke miza kalit?
Hajvan dhe jo insan.
Natyrishte qe nuk eshte komenti jot. E ve re dhe nje budalla si puna jote.
Hahaha ngordhi demo me gjithe kale. Ka mbet vetem miza me m… qe i ka helmuar gjakun. Sepsis demo sepsis.
Katunar me shkolle te Enverit
Spiun i lagjes dje dhe sot.
Hahaha
ENVERI eshte shkrojtur me germa te arta dhe lexohet ne gjithe arkivat, enciklopedite, analet diplomatike te botes.
demo dhe raca e tij e prishur, bastarde, nje NOBODY
Shaje sa te duash. Ja u ka fut sa krahu dhe tash 40 vjet nuk po e nxirni dot
Hahaha ngordhsh o demo!
Ti i vdekur i pakallur je por ce do pa ENVER po vdes SHQIPERIA
demo tu ka fut ne koke miza kalit?
Hajvan dhe jo insan.
Natyrishte qe nuk eshte komenti jot. E ve re dhe nje budalla si puna jote.
Hahaha ngordhi demo me gjithe kale. Ka mbet vetem miza me m… qe i ka helmuar gjakun. Sepsis demo sepsis.
Katunar me shkolle te Enverit
Spiun i lagjes dje dhe sot.
Hahaha
ENVERI eshte shkrojtur me germa te arta dhe lexohet ne gjithe arkivat, enciklopedite, analet diplomatike te botes.
demo dhe raca e tij e prishur, bastarde, nje NOBODY
Shaje sa te duash. Ja u ka fut sa krahu dhe tash 40 vjet nuk po e nxirni dot
Hahaha ngordhsh o demo!
Ti i vdekur i pakallur je por ce do pa ENVER po vdes SHQIPERIA
Jashte politikes rrefenjat per mardheniet njerezore ne kete artikull jane shume prekese.
Dashuria e nje burri per nje grua. Jeta mondane neper sallonet e aristokracise dhe kercenimi nga nje diktator pa babe qe kishte filluar gjuetine e elites per te dale nga inferioriteti i vet.
Burri, nje xhentleman qe qendonte siper historise se nje kombi, ajo nje bukuroshe e terrorizuar.
Rrezikimi i jetes se burrit per te shpetuar dashurine e tij. Dhenia e gjithshkaje asaj. Para dashurise se tij, florinjte ishin pa vlere [er te. Ajo ja dinte vleren floririt.
Arratisja ne perendim, aty ku ai behet nje nepunes i vogel zyre. Braktisja nga ajo. Vetmia, alkolizmi dhe vdekja si qen ne rruget e qytetit te madh te zhurmshem.
Varrim pa njerez. Ate dite nuk erdhi as Ajo.
Cfare duhet me shume per nje film Oscar
Ahmani! Po luluja çfarë thotë për Stefanin?! Qysh u nda nga “misionari”?
Stefani si “mision” kishte rakinë?!…Asgjë nuk lexova për bëmat e Stefanit.
Kur një shtet i fuqishëm nuk të do, duhet t’i lutesh të të dojë me zor?! Logjikë eliotidioteske…
Falënderime për komentin nga “elezi”.
Sapo gjermanet u larguan nga Tiran, njesitet e LANÇ-it i kishin me kohe listat dhe ne mesnate arrestuan intelektuale qe potencialisht do te ishin kunder, dhe i ekzekutuan pa gjyq.
Enveri e serbofilet e tjere te LANÇ-it i kishin bere planet e skenaret qe te mos kishin mardhenie me shtetet e Perendimit, duke e lene Shqiperine ne prehrin e Beogradit.
Kush nuk ka sy, vesh e arsye te kthjellet e di fare mire se enveri dhe fara komuniste e degdisi Shqiperine ne “bashkim-vellazerimin” titist,dhe pastaj ne gulagun sovitetik.
Shtellunga sa viza ke heq me hunde?
Katunar analfabet.
U bene te gjithe te kexum tashti.
Ah ENVER cna bere!
Ngrite dhe ju mesove shkrim e kendim ketyre pabreksave.
Qe vetem nje pale poture me vrime per te dhj… kishin.
Tani na jane bere te kenduar dhe lexojne dashnorin e nones tyre kaloqe e na japin mend ketu.
Y injorantet e derrit, qe bie ere derr dhe qenef dhe kundermon dynjane duke perhap shtellunga shtellunga.
Per komentuesin Rajmond Vlonjati
Shume here komentet e tua jane kontraversale
por ndonje teme rralle e trajton sakte
.
Per shembull Prishja Enver-Amerike ndodhi 101% per faj te AMERIKES qe kurre nuk njeh miqesi apo te shatuquajtur demokraci..por INTERESA DHE VETEM INTERESA
.
jo vetem ne vitet 50-60 por dhe pas 1992-it amerika eshte e denuar te beje sikur ndihmon shqiparet por ne fak greket dhe serbet edhe pse jane shume antiamerikane megjithate
Washington Post….1 march 1946
NE VEND TE HYRJES
NA FALNI PER MATERIALIN E GJATE
POR ESHTE “LAKMUESI” ME I MIRE PER TE ZBULUAR
SE AMERIKA DHE ANGLIA
NUK KISHIN LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT
POR PER TE REALIZUAR
ATE QE I KISHIN PREMTUAR
GREKEVE DHE SERBEVE
Washington Post….1 march 1946
.
Materiali i meposhtem tregon se Greqia here hapur dhe here fshehur ka perkrahje nga Amerika dhe Be shume me teper se Shqiperia per aresye gjeostrategjike…
****.
NDAL ATENTATIT GRABITËS NDAJ SHQIPËRISË
.
.
(Çarles C. Hart, ish-diplomat i SHBA në Shqipëri
në kohën e Zoogut (1925-1929),
lufton me dy artikuj kundër miratimit
të një rezolute thellesisht antishqiptare
të përfaqsuesit Komisionit të jashtëm të Senatit Amerikan, Claude Pepper në vitin 1946.)
LETRA E PARË
“Uashington Post” më 1 mars 1946
I dashur senator Pepper,
Keni shpallur se do të bëheni mbrojtës i fushatës për drejtësi të Komitetit Grek, i cili lufton për kërkesat greke të reparacioneve kur do të bëhen traktatet e paqes me shtetet e Ballkanit…
Këtë lëvizje të drejtësisë për Greqinë e polli C. Diamantopulos, ambasadori grek në Uashington, njëherazi kryetari i makinës së propagandës së organizatës imperialiste greke në Shtetet e Bashkuara…
Unë çuditem, senator Pepper, në qoftë se ju e kuptoni që një pjesë e madhe e kërkesës së reparacioneve greke është e drejtuar Italisë, për të cilën qeveritë në Uashington dhe në Londër janë munduar për dy vjet ta shkarkojnë nga çdo përgjegjësi për shkatërrimet që ka sjellë në Shqipëri, Jugosllavi, Etiopi dhe Greqi… Ju thoni, senator, se drejtësia për Greqinë ka katër qëllime, dhe i treti ndër ta është ‘Kthimi i Epirit të Veriut Greqisë’.
Kjo deklaratë arrin të thotë që të vuloset që tani një atentat grabitjeje kundër Shqipërisë së varfëruar, për të cilën Greqia ka 32 vjet që përpiqet. Ky i ashtuquajturi Epiri i Veriut është tani Shqipëria e Jugut, e cila mban në gjakun jetësor ekonomik atë vend të vogël dhe kërkesa ka qenë gjithnjë kaq qesharake saqë është dhënë vendimi kundër Greqisë tri herë me radhë.
Në gushtin e 1923, Lidhja e Kombeve dërgoi një mision në Greqi për të përcaktuar në vend kufirin greko-shqiptar. Të gjithë anëtarët e atij misioni, katër italianë dhe një përkthyes shqiptar, u vranë pa mëshirë ditën që arritën në Greqi. Një mision pasardhës caktoi kufijtë e sotëm, të cilët u miratuan nga Lidhja e Kombeve. Këtë herë, një metodë më e qytetëruar po përdoret duke iu zëvendësuar juve dhe shumë nga kolegët tuaj në vend të dorës së vdekjes që u përdor kundër misionit të pafat në 1923.
Qeveria greke nuk i kapi kurrë vrasësit, duke treguar kështu fajësinë e saj dhe për këtë i pagoi Italisë një milion dollarë si një idemnitet punitiv për këtë krim. Përveç një kohe të shkurtër prej disa muajve më 1914, ky i kështuquajturi Epir i Veriut, nuk ka qenë kurrë pjesë e Greqisë që 600 vjet e këtej. Indianët e Amerikës kanë tani tepër të drejtë të kërkojnë Virxhinian ose çdo shtet tjetër të Shteteve të Bashkuara ku kanë jetuar 300 vjet më parë.
Meqenëse kërkesa greke bazohet në fakt në gjeografinë e vjetër, është interesante ta dimë se Straboni, një nga autoritetet më të mëdhenj mbi Greqinë e Vjetër (lindur në 64 para Krishtit), na thotë se epirotët nuk flisnin greqisht, por ilirisht, që do të thotë se ata nuk ishin aspak grekë, por shqiptarë.
Grekët që kanë kërkuar përkrahjen tuaj, senator Pepper, janë kryesisht monarkistë grekë në Shtetet e Bashkuara të udhëhequr nga Diamantopulos, të cilët shpresojnë që të rivendosin në fron Mbretin Gjergj, muajin që vjen, pa marrë parasysh protestat e shumicës së qytetarëve grekë.
Për të fituar simpati për Greqinë në përpjekjen e saj për të grabitur Shqipërinë e Jugut, z. Diamantopulos flet pa kursim se Shqipëria e ka shitur pavarësinë e saj në 1939, si përfundim i dallavereve të shumë viteve me Musolinin.
Konferenca e Ambasadorëve, një simultare e Lidhjes së Kombeve, e shiti për herë të parë Shqipërinë në 9 nëntor 1921, kur votoi që ta bënte këtë vend virtualisht një protektorat të Italisë, pa marrë parasysh faktin se Shqipëria qe një anëtare e rregullt e Lidhjes së Kombeve dhe që kish kështu të drejtën e sigurimit nga Lidhja e Kombeve.
Shqipëria e injoroi atë vepër gjer në qershor të vitit 1926, kur Musolini i kërkoi qeverisë shqiptare që të nënshkruante një dokument për pranimin e protektoratit.
Qeveria shqiptare, për të fituar kohë, thirri ministrin britanik, amerikan, frëng dhe jugosllav, duke i informuar se vetëm 24 orë afat kish përpara se të vinte nënshkrimin. Ministri britanik, duke i keqkuptuar instruksionet e tij, protestoi kundër këtij demarshi italian dhe për fatin e tij të keq u thirr nga Austin Chamberlain, ministri i Punëve të Jashtme, i cili pranoi se veproi në këtë mënyrë, për të marrë me të mirë Musolinin.
Si ministër i Amerikës në Tiranë, në atë kohë, unë e dëgjova këtë histori të kërkesës italiane dhe thashë se do ta raportoja në Uashington. Por, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, duart e qeverisë sonë qenë të lidhura nga politika izolacioniste që kish vendosur Senati, i cili e përbuzi konventën e Lidhjes së Kombeve. Po kjo politikë e ndaloi Presidentin Ruzvelt që të merte masa drastike kur Musolini pushtoi Etiopinë.
Jugosllavia dhe Franca nuk bënë asnjë veprim, dhe Shqipëria, pa një ndihmë të jashtme, iu dorëzua me padashje Italisë në një traktat që u bë në nëntor të 1926-s, i cili përgatiti udhën e invazionit italian 13 vjet më vonë.
Duke e akuzuar Shqipërinë se i është shitur armikut, z. Diamantopulos, organizatori i lëvizjes Drejtësi për Greqinë, qëndron në një tokë që lëviz. Ai është në Uashington nën patronazhin e Mbretit Gjergj.
Tani, senator, dëgjo!
Kredoja jote në jetën publike ka qëndruar gjithnjë në një besim të deklaruar te vullneti i popullit. Përpara se të shkoni thellë, duke përkrahur kërkesat greke, unë ju sugjeroj të merrni vesh se ç’ndiejnë grekët për punën e një plebishiti në Shqipërinë e Jugut, të cilën ata me dhelpëri e quajnë si Epir të Veriut.
Për shekuj me radhë Shqipëria e Jugut ka qenë e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarë, dhe Korça, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë, të cilën grekët e kërkojnë si një dhuratë speciale, është pothuajse ekskluzivisht shqiptare në popullsinë e saj.
Udhëheqësit reaksionarë grekë kanë heshtur me dashje në çështjen e një plebishiti. Pyetini se ç’mendojnë për një punë të tillë. Miqtë amerikanë të Shqipërisë nuk kanë asnjë frikë nga vota e popullit të Shqipërisë së Jugut.
Por, për të mirën tuaj, Senator, kini mendjen.
Kërkesa zyrtare greke për reparacionet është paraqitur tetorin e kaluar. Shuma e përgjithshme është 10,449,566,000 dollarë, nga të cilat 5.088,517,000 dollarë i është ngarkuar Gjermanisë. Kuptohet se diferenca duhet të vijë nga Italia, e cila nuk mund të paguajë vetëm se një fraksion të vogël të një shume të tillë, as Gjermania nuk mundet të paguajë një dëmshpërblim të tillë në të holla, dhe në qoftë se po, atëherë ekonomia e Evropës dhe e botës duhet të shkatërrohet, përveç shkatërrimit të të dy vendeve paguese.
Dhe, sigurisht, në qoftë se Greqisë i paguhen njëmbëdhjetë miliard dollarë, nuk do të mbetet asgjë për ato kombe që kanë humbur shumë mijëra herë më tepër njerëz, të holla, gjak, djersë, punë dhe lot. Grekëve, gjithnjë dallaveraxhi natyralë, u vjen mirë një gjë e tillë se shuma që ata kërkojnë do t’i jepte vendit nga 1750 dollarë për çdo njeri, grua dhe fëmijë në Greqi.”
LETRA E DYTË
“Uashington Post” më 11 mars 1946
“I dashur senator Pepper,
T’ju shkruaj juve, senator, u bë një zakon, kështu të jesh i përgatitur se ke për të dëgjuar nga unë gjersa ju keni për të treguar interes në qëllimet grabitëse të grekëve që duan të rrëmbejnë pjesën më të pasur të Shqipërisë. Kam përpara meje një kopje të rezolutës të paraqitur më 19 shkurt, me anë të së cilës kërkohet kthimi i “Epirit të Veriut” (duke futur brenda dhe Korçën), Greqisë.
Disa muaj më parë kam dhënë në këto shtylla një histori të shkoqitur të rezolucionit tuaj, por riparaqitja e tij nga ana juaj më detyron që të bëj një përsëritje.
Rezoluta juaj na kujton dredhinë politike të Henry C. Lodge, i cili thoshte se ishte duke vepruar në emër të disa zgjedhësve grekë në rrethet e Massachusetts. Ai pohoi injorancën e tij mbi këtë çështje, kur tha se nuk dukej se kishte ndonjë kundërshtim.
Rezoluta juaj nuk ndryshon as edhe një fjalë ose rrokje nga rezoluta e Lodge-it që u aprovua nga Senati më 20 janar 1920, ku nuk qe bërë apeli i senatorëve të pranishëm. Ai që kryesonte mbledhjen, tha vetëm, “Meqenëse s’ka ndonjë objeksion, rezoluta miratohet”. Në atë kohë në sallë kish vetëm pesë senatorë duke qenë se edhe senatori Lodge në atë çast mungonte në sallë.
Ato kohë Shqipëria nuk kish miq në këtë vend dhe për amerikanët Shqipëria nuk ekzistonte si shtet. Prandaj nuk kish asnjë zë që të kundërshtonte dredhinë e Lodge-it. Rezoluta e senatorit Lodge nuk kishte fuqinë e ligjit sikundër do të kishte juaja. Zoti Lodge pranon se ai mocion qe një dhuratë për votuesit grekë.
Shqipëria u njoh nga qeveria jonë më 1922 dhe një rrymë e madhe emigrimi shqiptarësh filloi. Një fakt interesant është se një e treta e atyre emigrantëve janë tani banorë në shtetin Massachussetts. Shqipëria ka tani mijëra miq në Amerikë, të cilët janë të vendosur që t’i jepet drejtësia atij vendi të vogël.
Në “Uashington Post” më 1 mars, kam treguar se imperialistët grekë kanë qenë mundur tri herë në përpjekjet e tyre të fëlliqura që të rrëmbejnë një pjesë të Shqipërisë. Tani unë ju tërheq edhe njëherë vëmendjen për faktin se kufiri i sotëm shqiptaro-grek u miratua nga një komision ndërkombëtar zyrtar dhe u aprovua nga Lidhja e Kombeve.
Grekët kërkojnë Korçën. Përse?
Në rezolutën tuaj, senator Pepper, imperialistët grekë kanë bërë të gjitha përpjekjet që të specifikojnë që Korça, qyteti më i përparuar i Shqipërisë përveç Tiranës, kryeqytet, t’i jepet Greqisë. Grekët besojnë se Korça ka mundësinë të bëhet fillimi i një qendre metropolitane nga më të mëdhatë e Evropës Jugore dhe këtu kanë të drejtë…
Ka vetëm një grusht grekër në popullsinë e saj shqiptare. Është për t’u shënuar se Korça është qyteti më proamerikan në botë jashtë Shteteve të Bashkuara përveç posedimeve ishullore. Ndërkohë, më tepër se gjysma e popullsisë ka qenë në Amerikë dhe një pjesë e madhe ka marrë nënshtetësinë amerikane.
Një atmosferë amerikane përshkon qytetin. Qytetarët janë progresistë dhe përpiqen të bëjnë çdo gjë sipas modës amerikane, ata janë luajalë në radhë të parë kundrejt vendit të tyre dhe në radhë të dytë kanë besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë nga korçarët e sotëm kanë lindur në Amerikë dhe kanë vajtur në Korçë si fëmijë. Ndërsa prindërit vinin të shihnin familjet e tyre, pa u kujtuar se lejet e tyre kishin kaluar dhe e humbën nënshtetësinë amerikane nga ndryshimi që u janë bërë ligjeve tona të emigrimit.
Senatori Pepper, mendoje prapë këtë punë.
A do t’i linit juve gjithë këta shqiptaro-amerikanë nën zgjedhën greke? Nuk mund të ketë gjë më tragjike se kjo. Greqia është një komb tregtarësh. Më tepër se 40.000 shqiptarë banojnë tani mjerisht në guvernatoratin grek të Janinës, ku popullsia shqiptare është mbizotëruese. A do të pranoni që për hir të atyre shqiptarëve të ketë një plebishit në Janinë?
Komiteti i rëndësishëm i Senatit që ju kryesoni ka përpara një rezolutë (Rezoluta 82), që t’i jepet Greqisë imperialiste dhe grabitqare titulli mbi një të katërtën e popullsisë së Shqipërisë dhe një të pestën e burimeve agrare më të pasura të vendit. Meqenëse Greqia nuk e ka patur të sajën tokën në posedim në 500 vjet e këtej, a nuk do të mendoni që Shqipëria, në të cilën ajo tokë bën tani pjesë, ka të paktën aq të drejtë të plotë sa ka dhe populli juaj për shtetin e Teksasit (Texas)? Shqipëria e Jugut, të cilën Greqia kërkon të marrë, është e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarët, sikundër dhe Texas-i është i populluar nga teksanë. Të lutem, mbaji këto gjëra në mend në qoftë se rezoluta 82 e Senatit vjen që të shqyrtohet përpara komitetit tuaj.
Një herë në të shkuarën ti dhe unë takoheshim dendur, Senator, dhe unë isha kryelartë për këtë njohje.
Korrigjimet e vogla në Shqipëri kanë për qëllim që t’i vjedhin këtij vendi një të katërtën e popullsisë dhe një të pestën e tokës së saj më të mirë dhe që të bëjnë 230.000 shqiptarë në mes të të cilëve 150.000 muhamedanë, si skllevër.
Grekët nuk mund të thonë se shumica e popullsisë së tokës që bisedohet është e përbërë nga grekë. Jo, dhe ata heshtën në çështjen e plebishitit dhe për arsye të mira. Le të përsëritet dhe një herë, toka që kërkohet nuk ka qenë e Greqisë që 600 vjet e këtej, vetëm rastësisht për një kohë të shkurtër në 1914. Sipas më të mirit autoritet mbi Greqinë e vjetër, populli i Shqipërisë së Jugut (i cili quhet me dinakëri si Epir i Veriut nga grekët) nuk ka qenë grek dhe as që ka folur ndonjëherë greqisht.
Zoti Uelles, ju dhe senatori Pepper, që kini marë përsipër çështjen e imperialistëve grekë, natyrisht pa djallëzi, mund të kishit shpëtuar nga ky gabim sikur të kishit pak kulturë klasike. Dëgjoni: Virgjili ka thënë: “Unë i kam frikë grekët, edhe kur të japin dhurata”. Euripidi, vetë një grek, ka thënë: “Mos i zë besë një greku”.
Unë e kam vizituar shumë herë Greqinë dhe këto pikëpamjet e mësipërme nuk i pranoj për sa i përket karakterit mesatar grek. Po s’ka dyshim se Virgjili dhe Euripidi, duke përfaqësuar kulturën më të lartë të kohës së tyre, kanë njohur tipin e grekut-reaksionar, imperialist dhe monarkist, si ai që ka mbushur senatorin Pepper dhe juve me rrëfime të shtrembëruara përsa u përket kërkesave greke.
Këta grekë, mjeshtër të intrigave, kanë qenë të kujdesshëm që t’u mos ua tregojnë më as juve, as senatorit Pepper, kërkesat e plota të Greqisë, të cilat në letër do të bënin njerinë të besonte se pjesa më e madhe e gjysmës perëndimore të hemisferës së lindjes, ka qenë krijuar vetëm për Greqinë. Këtu imperialistët do të donin të ndryshonin ndoshta dhe versionin e parë të gjenezës së parë (të Biblës – K.F.): “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën për Greqinë”. Dhe ata nuk u kanë thënë juve se kërkojnë njëmbëdhjetë miliardë dollarë si reparacione.
Greqia, një herë djepi i artit dhe i kulturës, nën udhëheqjen e imperialistëve të uritur, është bërë tani një shesh smire dhe lakmie që kërcënon paqen e botës. Lufta e Parë Botërore filloi në një vend më të vogël se Greqia. Këta grekë tokë-grabitës, u pëlqen që ta quajnë Shqipërinë si një shtet muhamedan të vogël, të ndyrë, barbar dhe si vend brigantësh.
Le të më lejohet të them se Shqipëria në 50 vjet e këtej nuk ka prodhuar as një shembull brigandazhi kaq të poshtër, kaq të djallëzuar sa vrasja më 1923 në Greqi e Misionit zyrtar të Lidhjes së Kombeve që ishte dërguar të përcaktonte në vend kufijtë greko-shqiptarë.
Edhe një fjalë të fundit, senatori Pepper.
Zhvishuni nga këshillat dhe nga shoqëria e reaksionarëve të mashtruesve imperialistë dhe monarkistë që duan t’u bëjnë juve udhëheqës në grabitjen e një vendi të vogël dhe pa mbrojtës, që ka qenë viktimë e njerëzve dhe e kombeve të këqij për 3000 vjet e këtej”. (Uashington Post, 11 mars 1946).
.
Epilog
Nga me siper del se jo vetem ne Europe por dhe ne Amerike ka zyrtare amerikane qe jane pro greqise (serbise) dhe kundra shqiperise dhe anasjelltas.Me cfare k andodhur pas 1992 besoj qe proshqiptaret ne amerike & europe jane me te pakte ne numer….pamvaresiht nga tullumbacet qe degjojme.
.
Ajo qe ndodhi ne 1945-1946 ne kete beteje midis nje amerikani fisnik si Çarles Hart dhe nje zyrtari amerikani progrek si senatori Claude Pepper per fat te keq ndodhi dhe pas 1991..dhe po vazhdon sot me janullen- varrezat dhe kete detin e Pashait Myslym qe eshte mire te gjeje se kush jane sot atje ne Washington ato senatore si ky Peperi i 1946….
.
Ku ta gjejme sot nje Çarles C. Hart
, kete ambasador amerikan
qe ju kundervu shtetit te tij
per pislleqet e Amerikes me Shqiperine
ne favor te grekerve??
qe eshte ekuvalent
me poshtrmin e sotem
me non graten e Berishes
qe duket sikur po e “qellojne”
por ne fakt behet
per riardhjen ne pushtet
te Xhaferr Deves Junior Lul Bashorrit me kollare..
si yll ne ngjitje
i antiamerikanet Arvizu(lu &kim)
dhe kushdo qe eshte pas tyre..