Sipas një studimi të FMN-së, mashtrimi me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) e ka zanafillën që në lindje të këtij tatimi, mbi një shekull më parë. Në Hollandë, sipas po këtij studimi, 44 përqind e të gjithë evazionit nga TVSH vjen nga deklarimet e rreme dhe paraqitjet e faturave të falsifikuara për blerjet jo-ekzistente ose të ekzagjeruara. Mashtrimi më i spikatur ndodh në momentin e kreditimit të tatimit, kur tarifat doganore për eksportet janë zero (sikurse është edhe rasti i vendit tonë). Ky regjim eksporti krijon një numër mundësish për mashtrim.
Forma më e njohur dhe e përhapur e mashtrimit në skemën e TVSH-së është” Karuseli”, evazion që ka tërhequr vëmendjen edhe të BE-së gjatë viteve të fundit. Pretendimet e rreme për rimbursim të TVSH janë një formë e mashtrimit të TVSH-së, ku një biznes dorëzon fatura të gjoja shitjeve në vend të një malli apo grup mallrash, duke pretenduar se këto mallra i ka blerë nga një ose disa importues në vend. Mallrat gjoja të ardhura në shtetin ku kryhet mashtrimi jane të mbështetura nga dokumentet e eksportit të rremë ose çertifikatat false të dërgesës. Vetë mallrat ngelen në vendin e origjinës, pa lëvizur nga vendi.
Në Angli, humbjet e të ardhurave tatimore nga skemat Karusel jane rreth 100 milionë paundë britranikë. Në këtë skeme mashtrimi, firmat në Britaninë e Madhe deklarojnë hyrje si eksporte të mallrave nga vendet jo-komunitare, duke përfituar nga fakti që me regjimin zero të tarifave për eksporte këto mallra nuk regjistrohen. Për të vërtetur se mallrat kanë hyrë, paraqesin fatura të rreme blerjeje ose çertifikata false dergesë të mallit. Ndërsa vende si Belgjika, Zvicra dhe Danimarka, humbjet nga ky evazion i kanë në nivele 1-2 përqind të vlerës së TVSH, në Greqi humbjet shkojne në 15 përqind dhe në Itali në 24 përqind.
Vendet e origjinës së mallit zgjidhen vendet e Azise Juglindore, ku falsifikimi i faturave është proces i lehte. Rasti i fundit i bërë publik në Britani ishte ai i datës 21 tetor 2013, ku një londinez me origjinë indiane u detyrua të paguajë 13 milionë stërlina, ose të bëjë 10 vjet burg, si drejtues i një rrjeti kriminal që i kishte thithur Zyrës së Pagesave Tatimore të Britanisë së Madhe 38 milionë stërlina në TVSH të rimbursuar, nëpërmjet prezantimit të faturave false mbi disa kompani fantazme të qymyrgurit.
Në Tajlandë, më 25 gusht 2013, qeveria pushoi Drejtorin e Përgjithshëm të Departamentit të të Ardhurave , Satit Rungkasiri, pse me firmën e tij kishte autorizuar pagesën e rreth 300 milionë dollarëve rimbursim TVSH-je për një skemë mashtrimi që përfshinte 38 kompani eksport-importi në Bankgok, të dyshuara për falsifikime dokumentash import-eksporti me një xhiro mbi 3 miliardë dollarë.

Edlira, mos u lodh kot te na shpjegosh mashtrimin tip “karusel” me TVSH-ne.
Skema e ketyre trimave te administrates Berisha-Bode te cilet vodhen 5,5 milion USD ishte shume me e thjeshte dhe e rendomte. Ishte skeme e thjeshte vjedhje qe u kuptua menjehere nga gjithe punonjersit e tjere tatimore. Vetem kush nuk donte apo ishte pjese e skemes bente sikur nuk e kuptonte.
Po vetem kjo menyre vjedhje ekziston ne tatime.Po cfare pret kur bilancen hartohen dhe mandej rimbursohen po nga nje dore e punonjesit te tatimeve.
Bashkohem me parafolesin (tatimori i pervuajtur) qe thote se: “Skema e ketyre trimave te administrates Berisha-Bode te cilet vodhen 5,5 milion USD ishte shume e thjeshte dhe e rendomte. Ishte skeme e thjeshte vjedhje”, sepse ne ligjin dhe Udhezimi i TVSH eshte e shkruajtur shume qarte se si behet rimbursimi i TVSH, nese do te zbatohej me perpikmeri ato rregulla qe jane shkruajtur aty nga inspektoret e kontrollit dhe shefat e tyre, nuk mundesh dot te abuzosh (te vjedhesh), prandaj ketu eshte nje skeme e thjeshte vjedhje dhe autoret e saj e kane marre parasysh riskun, keshtu qe organet kopetente duhet te veprojne.
Jam njohes i mire i paketes ligjore te TVSH-se ne Shqiperi.Njoh mire edhe eksperiencen europiane,sipas direktic=ves perkatese.Ne Shqiperi Ministria e Financave dhe specialistet qe kane punuar me to per shume vite nga departamenti i taksave(keto jo rastesisht jane ne nivel shume me cilesor se te tjeret),kane nxjerre procedura strikte rimbursimi qe po t’i zbatosh s’leviz as qindarka ne kah te hajeduteve.Per me teper eshte edhe nje rregullore rimbursimi e TVSH qe administrata taksave e ka te detyruar ta perdore(kjo te bllokon fare).Por puna eshte se kemi te bejme me hajdute te pavarur por edhe te varur nga pushtetaret.Kjo s’kishte ndodhur asnjehere.Une jam ekspert kontabel,profesion i lire, por them qe drejtesia te beje punen e saj dhe me mire qe ndodhi kjo.Do dallohen me ne fund se kush ishin hajdutet e tatimeve,pasi ka me qindra te tjere qe zbatojne vetem ligjin.Nje lajm i mire qe duhet pershendetur,sot u be e ditur qe eshte shkarkuar edhe kryeideatori i skemes dhe dhunes mbi firmat, Alfred Meta.Ishalla ka filluar ere e ndryshimeve te patrohet nga qelbesirat.
Ore Admir e vertete eshte qe ka keputur qafen ai Fred idioti?S’ka me nevoje per reforme, ai ishte mostra e gjithe pisllekut ne tatimet e Tiranes.I lumte dora asaj cupes qe i paska gjet vendin.