Historia e një fëmije: si qeshën shokët dhe mësuesit me fotot e mia

redaktor

Një shok i shkollës shkarkoi disa foto të miat nga Facebook-u, i ndryshoi, i zmadhoi dhe i ngjiti te palestra e shkollës, që t’i shihnin edhe të tjerët. Të gjithë filluan të qeshnin. Doja të ankohesha të mësuesit, por edhe ata qeshnin. U ndjeva shumë keq…”. E besoni? Kjo është histori e vërtetë që ka ndodhur në një nga shkollat e kryeqytetit, e cila u raportua sot gjatë forumit kombëtare “Interneti që duam”.

Ky aktivitet i organizuar nga Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike në bashkëpunim të ngushtë me organizatën ndërkombëtare World Vision.

Forumi nisi në orën 13.00 të ditës së premte dhe në të morën pjesë Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, drejtori i organizatës ndërkombëtare World Vision, Rein Dekker, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kompani të telefonisë celulare,etj. Pjesëmarrës ishin edhe shumë prindër dhe fëmijë nga Vlora, Elbasani dhe Tirana pasi forumi u ideua në formën e një takimi të hapur.

Ligje më të plota

“Për shumë vjet me radhë, WV është përqendruar në theksimin e të mirave të internetit; sesi ai lehtëson komunikimin me shokët dhe të dashurit tanë përmes globit, sesi hap dritare të reja dijesh dhe mundësish. Megjithatë, nga përvoja jonë dhe veçanërisht nga studimi që ËV kreu vitin e shkuar mbi sigurinë online të fëmijëve, kemi parë se internet mund të jetë edhe një burim rreziqesh me të cilat përballen njerëzit, sidomos fëmijët”, – tha në hapje të konferencës drejtori kombëtar i World Vision, Rein Dekker.

Fëmijët shqiptarë, porno dhe ngacmime të përditshme në internet

milenaaaSipas studimit në fjalë, kryer me rreth 900 fëmijë dhe të rinj shqiptarë, shifrat tregonin që 44% e tyre shihnin rregullisht çdo ditë pornografi, 47% e tyre pohuan se ishin kontaktuar online nga të panjohur të paktën një herë gjatë vitit të fundit. 45% pranonte se kishte përjetuar vjedhjen e profilit ne Facebook, tallje dhe ngacmime publike në rrjetet sociale. Problemet me sigurinë e internetit vazhdojnë ende ndaj forumi propozoi zgjidhje që duhet të vijnë përmes ligjeve të duhura. Pjesëmarrësit kërkuan përmirësimin e kuadrit ligjor brenda këtij viti mbi sigurinë e internetit të të gjithë përdoruesve në përgjithësi dhe të fëmijëve në veçanti.

Plane, projekte, nënshkrime memorandumesh…

Ndërkohë, ministrja Milena Harito theksoi se”Interneti jo gjithmonë përdoret për qëllime pozitive dhe lufta për të patur një botë virtuale të sigurt është tashmë e domosdoshme. Për këto arsye ne kemi bërë efektive Agjencinë e Sigurisë Kibernetike e cila ka një rol koordinues për të nxjerrë gjithë problematikat që hasen si dhe për të parashikuar masat që duhen marrë. Për të intesifikuar dhe rritur masat për një internet të sigurt, po gjatë kësaj jave dedikuar internetit të sigurt, ne nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit me Policinë e Shtetit. Me këtë hap jemi duke punuar bashkarisht në nivel sensibilizues, informues por edhe në marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e keqpërdorimit të internetit.”

Edhe këtu me faqe interneti?!

Gjatë forumit, u paraqit edhe një draft-rezolutë me këshilla të fëmijëve dhe të prindërve se si duhet të jetë interneti që ata duan në Shqipëri. Për të hartuar këtë rezolutë, World Vision pyeti dhjetëra të mitur e prindër nga disa rrethe të Shqipërisë. Ata kërkojnë që të ndërtohet një faqe online ku të raportojnë shqetësimet dhe ngacmimet e vazhdueshme (kjo faqe të menaxhohet nga institucione shtetërore), që të rriten dijet e mësuesve dhe të prindërve, të vendosen filtra bllokues në të gjitha kompjuterat e shkollave etj.

Share This Article
5 Comments
  • Një bravo për trajtesën znj. Entela dhe ju kërkoj ta ulni pak ritmin se na mbytët me shkrime! Përmbytje nga ju,përmbytje nga shiu na u bë mëndja firifiu! Tung!

    • Na vini një internet te kafja ” Jari me mustaqe” moj znj. Entela? Duam të postojmë fotot e Jarit por s’kemi internet i thuaj asaj Haritos! Tung!

      • E ka qarë dhe këtë shkrim kjo çupa jonë! A është e vërtetë moj bijë që saliu i bëri dhe dhitë me internet dhe ato postonin për t’u tallur fotot e saliut si mjekërcjap? Më paç shëndenë mbesë!

    • Xha Selmani thotë gjithnjë të vërtetën dhe znj. Harito duhet t’ju çojë internetin cjapëve të Viçidolit. Kulla duhet bërë komplet me internet! Nderime xha Selman!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *