Historia e një fotoje të Nolit 57-vjeçar në Boston

Dita

Gazetari i Zërit të Amerikës ka postuar një foto të rrallë të Fan Nolit. Më poshtë komenti i bërë nga Ilir Ikonomi:

Thuhet gjithnjë e më shpesh për një foto ose një dokument se “është i rrallë”, aq sa kuptimi i vërtetë kësaj fjale është zbehur mjaft.

Por, kjo e foto e Fan Nolit 58-vjeçar që e bleva në Ebay është vërtet “e rrallë”. Ajo mban datën 7 dhjetor 1940 dhe është bërë në Boston nga një gazetar amerikan.

Në atë kohë, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe disa gazeta përmendnin ish-Kryeministrin FanNoli si njërin ndër kandidatët për të kryesuar Shqipërinë pasi ajo të çlirohej. Natyrisht, në atë kohë, askush nuk e dinte se lufta do të zgjaste edhe 4-5 vite të tjera. Por Nolit i vinin shumë thirrje nga emigrantët shqiptarë që të bëhej udhëheqësi kombëtar i Shqipërisë së pasluftës.

Më 1940, ai kishte më pak se një vit që kishte marrë shtetësinë amerikane dhe vazhdonte të ishte peshkop i Kishës së Shën Gjergjit në Boston. Nuk kishte shprehur ndonjë ambicie për t’u përfshirë në politikën e Shqipërisë së pasluftës dhe merrej më tepër me liturgji e me studime historike.

Noli bënte një jetë të qetë, ashtu siç duket edhe në këtë fotografi, ku ka dalë i menduar, në një pozë spontane, që e tregon më shumë studiues sesa prift.

fan noli

Share This Article
4 Comments
  • Beri mire qe nuk erdhi,se do te perfundonte si Mirash Ivanaj,i vdekur ne burg ose i pushkatuar dhe torturuar si miku i tij Zai Fundo,ose i demaskuar si agjent i imperializmit ne keshillin popullor te lagjes,si sekretari i tij komunist, Qamil Celirama.

  • Cdo foto meriton te quhet e ralle ne faktin se sa e pasuron ajo arkivin jo shume te pasur te ketij personalitet te shquar te letersise qe ne moshe te vogel i qe “shfaqur” te behej prijes dhe udheheqes i popullit.Eshte pasuri per arkivat e varfera te popujve qe kane fatin te jene te vegjel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *