Historia e një “virgjëreshe të betuar” në malet e ashpra të Shqipërisë

redaktor

Filmi “Burrneshat” me regji të regjisores italiane Laura Bispuri dhe skenar të Laura Bispurit dhe Francesca Manierit do të jepet premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit, i cili do të mbahet më 12 shkurt. Ky film i metrazhit të gjatë do të jetë në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë në festivalin e madh Berlinale, i cili do të mbahet prej 5 -15 shkurt 2015 në Berlin.

“Burrneshat” është filmi i parë i mbështetur nga QKK që hyn në konkurrencë zyrtare në Berlinale, ndërsa pritet që në tapetin e kuq të këtij festivali këtë vit të parakalojnë edhe aktorët Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj, pjesë e këtij filmi. Sipas një njoftimi të Qendrës Kinematografike, filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Dodën, e cila ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.

Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili u jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”. Por diçka lëviz dhe pulson ende e gjallë nën këto rroba të reja. Zgjedhja e re, bëhet burgu i saj dhe ato male të gjëra i duken shumё tё ngushta tani. Marku vendos të bёjё udhёtimin qё e kishte shtyrё pёr njё kohё tё gjatё. Ajo lë tokën e saj dhe mbёrrin në Itali, ku fillon një udhëtim tё ri dhe delikat, kalimit të kufirit mes dy botëve tё largёta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore. Dalëngadalë Marku zbulon trupin e saj përsëri.

Ajo përjeton njё marramendje tёrheqёse teksa prek njё trup tjetёr, njё njeri të dashur qё jeta ia kishte mohuar mё parë. Ajo i hapet rastësisht një dashurie të papritur dhe tё ndaluar. Marku rizbulon Hanёn, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë. Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrwacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tre herё si aktorja mё e mirё, dhe nё karrierёn e saj numuron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare.

burrneshat 2Në rolet tjera janë aktorët shqiptarë si Flonja Kodheli e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express” si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota” pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit” etj. Ky film ka në kastë edhe aktorët e famshëm kosovarë Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.

Nё film marrin pjesё edhe dy vajza tё reja nga Valbona e Tropojёs: Drenica dhe Dajana Selimaj. Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Producente, Sabina Kodra. Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *