Nga Big Bang te shfaqja e njeriut. Nga Leonardo da Vinci e Martin Luther King, Beatles, Bin Ladeni e deri te lindja e Internetit, te Muri i Berlinit: Ngjarjet që kanë bërë historinë në një video që të lë pa frymë.
Shpërthimi nga nisi gjithçka. Format e para të jetës, dinozaurët, të parët tanë dhe më në fund njeriu.
Shpikja e shkrimit, perandoritë e mëdha, shpikësit e mëdhenj që e ccuan inteligjencën njerëzore shumë lart. Eksplorimet gjeografike, plaga e skllavërisë, Revolucioni Industrial, për të ardhur te shekulli më i tmerrshëm dhe i afërt me ne, me luftërat e mëdha, nazizmin, Holokaustin, Hiroshimën Luther King dhe Beatles, gara për hapësirën dhe rënia e Murit të Berlinit.
Etapat më të rëndësishme të historisë së njeriut në dy minuta video duke i kujtuar me imazhe. Autor i videos që tashmë ka marrë miliona klikime në YouTube është një 19-vjeçar amerikan që e realizoi për një projekt shkollor.
