Historia e pabesueshme: Blen nuse në Pogradec për 52 mijë denarë

Dita

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Pogradec.

Një vajzë është blerë nga burri i saj i ardhshëm për rreth 52 mijë denarë.

Nazmije Donov nga Pogradeci është blerë për 52 mijë denarë, rreth 830 euro. Këtë sot e dëshmoi personi që i ka dhënë hua Marjanit.

Shoku i Marjanit deshi që ta fshehim identitetin e tij. Marijani kishte kërkuar borxh nga shoku i tij për të marrë nuse Nazmijen. Ai veçmë dy vite e padit Marijanin për moskthimin e borxhit.

“Ai kërkoi hua prej meje. Unë kam pasur restorant dhe ai ka blerë gjëra prej aty.  këtu në mënyrë të ndershme bleu. Gjatë kësaj, ai më tha që i kishte vdekur fëmija që e kishte me gruan e parë. Mua më thoshte se është pa grua, edhe në këtë kontekst unë i thash shumë lehtë mund të gjesh për 500 euro një grua në Shqipëri. Për 20 ditë m’i pagoi të gjitha borxhet për restorantin dhe pastaj tha para dëshmitarëve që ato para që i ka për nusen shqiptare, i ka harxhuar dhe kërkoi hua shtesë. Unë i dhash hua para dëshmitarëve. Kërkova noter, ndërsa ai shkroi vetë me dorë se merr 52 mijë denarë që të martohet me shqiptare”, thotë shoku i  Marijanit, njofton TV21.

Nga ana tjetër, Marjani nuk pranon se ka dhë në para për të marrë nuse Nazmijen, në pyetjet e gazetares të TV21 ai pergjigjet:

Sa para keni dhënë për Nazmijen?

“Jo, menjëherë po ju them jo”.

Sa para keni dhënë?

“Nuk kam dhënë para”.

Përse atëherë e keni rrahur?

“Nazmijën nuk e kam rrahur?”

Daniella Ilieva prej sot zyrtarisht është avokate e Nazmijes, pasi para një i jave paraqiti ndihmën juridike falas deri te Ministria e Drejtësisë. Por Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se pret hollësi nga Qendra Sociale nga Kavadar, dhe se ministrja Remenski është e njoftuar me rastin.

Nga Ambasada e Shqipërisë thonë se zyrtari nga konsullata që duhet ta shqyrtojë rastin është jashtë vendit.

U drejtuam edhe te Qendra për Punë Sociale në Kavadar, ata nuk deshtën të komentojnë për rastin e Nazmijes.

Aktualisht, në gjykatë po procedohet rasti se kujt do t’i takojë fëmija 2 vjecar, Ilija. Sipas avokates, gjasat janë të mëdha që t’i takojë Marijanit, pasi Nazmija nuk ka kushte për jetesë.

Share This Article
1 Comment
  • Gazeta,
    A keni redaktor, dhe ne qofte se keni, cfare aresimi ka? Ky shkrimi eshte i nivelit shume te ulet nga ana gjuhesore. Qysh i merrni njerezit ne pune? A beni testime gjete procesit te intervistimit? Ne qofte se nuk behet media promotore e punesimit me parametra perendimore, nuk mund te presesh asgje nga analfabetet qe jane bere biznesmene keto 25 vjet. Sektori shteteror dhe ai i medias duhet te behen pararoje ne procesin e perhapjes se kultures perendimore ne cdo fushe. Perndryshe njerezit do mbeten anadollake si ne kete shkrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *