Historia e panjohur e pasardhësve të Skënderbeut, nga Arkivi i Venecias: Çfarë ndodhi me djalin dhe nipin, kush ishte Kastrioti që masakroi uskotët

redaktor

Nga Pëllumb Xhufi

Botuar në DITA

Emri dhe fama e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e kthyen heroin në një referencë historike dhe element identifikimi kombëtar e kulturor për shqiptarët e të gjitha kohërave, të të gjitha viseve e të të gjitha besimeve.

E provon këtë arvaniti Gjon Erakli, nga Mani i Peloponezit, i cili në vitin 1557 mburrej përpara Papës se ishte kushëri i Gjergj Kastriotit (il nostro parente Giorgio Castrioto detto Schindorvechi); e dëshmojnë ata krerë të Arbrit të Jugut, që në 1577 i prezantoheshin papës Gregor XIII si bashkëkombas “të mbretit tonë Skënderbe” (Scanderbech, noster Rex); e dëshmojnë po ashtu pjesëmarrësit e Kuvendit të Dukagjinit të vitit 1602, të cilët betoheshin “të rifitonin lirinë e dikurshme që gëzonin në kohën e Princit të tyre Skënderbe”; e dëshmon organizatori i paepur i kryengritjeve antiosmane, Mark Gjini, që nuk linte rast pa kujtuar që gjyshi i tij kishte luftuar nën urdhrat e Skënderbeut; e, në fund, e dëshmon edhe Mahmud Pashë Bushatlliu i Shkodrës, i cili në prag të Rilindjes Kombëtare e shpallte veten pasardhës të Skënderbeut dhe imitues të veprave të tij: të gjithë këta e njihnin Skënderbeun si demiurg të tyre, si model e, në fund të fundit, edhe si faktor që lehtësonte kontaktet me kanceleritë e Perëndimit.

Shumë më të vështirë e patën pasardhësit Kastriotë, të cilëve, përveç privilegjit si trashëgimtarë të emrit e të lavdisë së Heroit, u binte edhe barra e rëndë e matjes me bëmat e tij. Në fakt, asnjë prej tyre nuk e pati gjeninë e Skënderbeut e nuk u ngrit dot në lartësinë e kryeparit.

I biri, Gjon Kastrioti, në vitin 1481 u dërgua në Shqipëri nga mbreti Ferrante i Napolit për të ndezur aty zjarrin e kryengritjes antiosmane. Por dëshmitë e kohës heshtin për të, ndërsa ngrenë në qiell trimëritë e fitoret ushtarake të kapitenëve shqiptarë që e shoqëruan në atë aventurë, të Kostandin Muzakës, kushëri i Gjonit, e të Krokodil Kladës nga Mani i Peloponezit.

I biri i Gjonit, Gjergj Kastrioti, tentoi të shkëlqejë aty ku kishte shkëlqyer gjyshi i tij legjendar, e ku në 1481 kishte dështuar i jati. Por, ky Gjergj qëndronte shumë larg Gjergjit të parë. Bashkëkohësit rrëfejnë se ishte i dhënë pas jetës mondane, i pëlqente të shpenzonte e të vishej bukur (bel vestito).

Madje, kronisti Girolamo Priuli e përshkruan Gjergjin si një të ri mendjelehtë (haveva pocho zervello). Ndoshta ngaqë i mungonin mjetet financiare për të përballuar tekat e veta (kështu pëshpërit kronisti tjetër, Marin Sanudo), Gjergji i propozoi Senatit të Venedikut ta mbështeste financiarisht për të kryer në Shqipëri një ekspeditë ushtarake: Shqiptarët mezi prisnin nipin e Skënderbeut për t’u hedhur në kryengritjen e radhës.

Atë kohë, vitet 1499-1503, Republika e Venedikut ishte përfshirë në një luftë të re me Perandorinë Osmane. Në këtë kontekst, ekspedita e Skënderbeut të Ri do kishte një efekt diversiv, duke i bllokuar turqit në sterenë shqiptare e duke lënë të lirë trafikun detar në Adriatik, që ishte shqetësimi kryesor i venecianëve.

Kështu, pas debatesh të gjata e të ndezura, më në fund, në mars 1501, Senati e mori vendimin për nisjen e ekspeditës. “E mori, por doli një punë koti”, komenton plot sarkazëm bashkëkohësi Marin Sanudo vendimin e Senatit (E fu presa, et fuit nihil).
Në fakt, ekspedita e Gjergjit filloi e mbaroi me pushtimin pa luftë të Ishull-Lezhës, të cilën, në vend të një plasdarme ushtarake për çlirimin e vendit, ai e ktheu në një “rezidencë” mondane, ku priste e përcillte përfaqësues lokalë e deri dinjitarë osmanë nga Kruja e Shkodra.

Sanudo tallet me këtë anabasis të çuditshme të Skënderbeut të Ri në Shqipëri, kur precizon se ky kishte marrë me vete edhe të shoqen, dhe shton: mjaftonte një shenjë e gruas, dhe Gjergji linte përgjysëm çdo bisedë “shtetërore” për t’ia kushtuar asaj gjithë vëmendjen e vet.

Ndër pasardhësit e Skënderbeut në diasporën italiane, më i denjë për emrin e lavdishëm që mbante, edhe pse nuk i përkiste linjës së drejtpërdrejtë të familjes, ishte Alfonsi, markez i Tripaldës. Në zonën e Labërisë e të Himarës e njihnin mjaft mirë, dhe akoma në vitin 1566, rreth njëzet vjet pas vdekjes së tij, krerët e atyre viseve kujtonin “fatlumin Markez të Tripaldës, që sa ishte gjallë na u ndodh pranë bujarisht, e tani që nuk e kemi më, na ka lënë të pashpresë”.

Në fakt, Mbreti i Napolit e kishte emëruar Alfonsin si qeveritar të Kalabrisë e të Puljes, e këtë pozicion ai e shfrytëzoi për të forcuar lidhjet me bashkëpatriotët e tij të përtej-detit, e më tej për të organizuar aty operacione zbulimi e deri kryengritje të armatosura kundër osmanëve.

Por djali i tij, Antoni, i cili falë martesës fatlume të tij mori edhe titullin e dukës së Ferrandinës, qëlloi edhe ai djali plangprishës i familjes. Pasi e shkriu pasurinë në festa mondane e duke bredhur nëpër botë, gjeti vdekjen në Venecie gjatë Karnevaleve të vitit 1549.

I gjori, shkëlqeu me bukurinë e zhdërvjelltësinë e tij gjatë garës me kuaj në sheshin San Stefano, por në fund të saj guxoi t’i hedh një kompliment paksa të guximshëm një damixhele veneciane, burri i së cilës, në zënkë e sipër, e goditi për vdekje me shpatë. Kjo vdekje tragjike në Karnavalet veneciane do të mbyllte, në mënyrë melankonike, historinë e Kastriotëve të Italisë, atë të denjë për t’u përjetësuar.

Ndërkohë, kanë munguar të dhëna për pasardhës eventualë të Kastriotëve në Shqipëri. Në fakt, pas plojës që Skënderbeu kishte shkaktuar mbi turqit osmanë, aty nuk kishte vend për Kastriotët. Flitet për ndonjë pinjoll të tyre, që u kaloi në islam dhe u humb në masën e të paemërve.

Megjithatë, dokumente të viteve 1601-1605 të Arkivit të Venecies, të gjetura së fundi, na njohin në Dalmacinë veneciane me një pinjoll të panjohur të Kastriotëve. Bëhet fjalë për Françesk Kastriotin, emrin e të cilit dokumentet e japin Francesco Castriotto, e ndonjëherë edhe në formën akoma më shqipe: Francesco Castriotti. Ky përmendet si kapiten i shquar në shërbim të Venedikut me rastin e luftës që Republika u shpalli uskokëve.

Uskokët ishin luftëtarë kroatë të rekrutuar nga venecianët për të ruajtur zotërimet bregdetare dalmate nga sulmet e osmanëve. Por nga mesi i shek. XVI, uskokët u kthyen në një makth për punëdhënësit e tyre. Më shumë se të ndesheshin me osmanët, uskokët u dhanë pas zanatit më fitimprurës të piraterisë, duke sulmuar e plaçkitur pikërisht anijet tregtare veneciane.

Luftëtarë të ashpër e mizorë, uskokët u kthyen në tmerrin e lundërtarëve, gjë që e detyroi Republikën të krijonte një trupë të veçantë me rekrutë vendas (kroatë) për të ndalur sulmet e tyre. Rezultatet qenë të pakta, dhe venecianët e panë me vend të angazhojnë kundër uskokëve edhe luftëtarë shqiptarë.

Në vitin 1598 trupa e “luftëtarëve kundër uskokëve” numuronte përveç 150 kroatëve, edhe po aq shqiptarë. Këta, që ishin luftëtarë po aq të ashpër e të pamëshirshëm sa uskokët, e përmbysën situatën luftarake në favor të Venedikut. Kjo e nxiti qeveritarin venecian të Zarës (Zadar), t’i propozonte Senatit, që Kroatët të zëvendësoheshin të gjithë me luftëtarë shqiptarë (in loco di Crovati fossero tutti Albanesi).

Nuk dimë nëse kjo ndodhi vërtet. Por dimë që në vitin 1601 vendin e “Kapitenit të luftës kundër uskokëve” e mbante shqiptari Pal Gjini, me gradën gjeneral (Gr. Paulo Gini). Pikërisht nën urdhrat e tij ishte kapiteni Franco Kastrioti, si dhe kapitenët e tjerë, gjithashtu shqiptarë: Jak Kruta (Giacomo Crutta), Gjon Gjini (Zuanne Gini), Dabo Luzi (Dabbo Lussi), Gjon Misja (Giovanni Messia), Andrea Leka (Andrea Lecha).

Mes aksioneve të tyre, bëri bujë ai i majit të vitit 1613 kundër një bande uskokësh, të cilët më herët kishin sekuestruar një anije tregtare veneciane. Thuhet, se pasi i kishin prerë kokën kapitenit të anijes, uskokët i kishin nxjerrë atij edhe zemrën, të cilën e ndanë mes tyre dhe e hëngrën në banketin e fitores (fatto decapitare il sopracomito con grande inhumanità, cavandoli il cuore e mangiandolo in un loro banchetto).

Por uskokët u zunë në befasi nga shqiptarët e Pal Gjinit, të cilët vranë 70 prej tyre dhe kokat e prera të tyre ia çuan si shpagim qeveritarit venecian të Zarës. Po atë vit, i gjithë formacioni anti-uskok i Shqiptarëve, që ndërkohë kishte arritur numrin e 800 luftëtarëve, i sulmoi uskokët në çerdhen e tyre, në Senjë, “duke bërë copë-copë 1500 uskokë e duke plaçkitur vendin e tyre”.

Nga këto pak të dhëna, mund të themi me siguri, që në kapërcim të shek. XVI-XVII, pinjolli i Kastriotëve, kapiteni Francesco Kastrioti, pati një rol parësor në këtë faqe të historisë shqiptaro-adriatike që zgjati për gati dy shekuj.

Por, për momentin, njohuritë tona për të ndalen këtu. Me siguri, fondet e shumta të Arkivit të Venecies, përveç atyre që ne kemi mundur të konsultojmë, ruajnë njoftime të tjera, edhe më të rëndësishme, për pinjollin e Kastriotëve, për të tjerë personazhe e për të tjera ngjarje të historisë së shqiptarëve në mesjetë.
Por dikush duhet, më në fund, të kujtohet, se duhen përgatitur studiuesit e rinj, e u duhen krijuar atyre kushtet për t’u hyrë me sistem arkivave, posaçërisht atyre të Venecies.

Vetëm në universitetet e Italisë sot numërohen me mijëra studentët shqiptarë që frekuentojnë fakultetet “Lettere e Filosofia”. Deri tani nuk është dëgjuar qoftë edhe një rast i vetëm, që dikush prej studentëve shqiptarë të ketë zgjedhur drejtimin “Lettere Classiche”, që është një iter i detyruar për përgatitjen e albanologëve të së ardhmes.

Në Romë, Padova apo Napoli studentët shqiptarë zgjedhin të diplomohen për Gjuhë Angleze, për Letërsi Spanjolle, apo makar edhe për Gjuhë e Letërsi Shqipe! “Punë koti”, do të thoshte Marin Sanudo.

 

 

Share This Article
29 Comments
  • Shkruar shume bukur per faktet ludhur me pasardhesit e Gjergj Kastriot Skenderbeut ne rajpnin e Napolit dhe Venecias por dhe ne Shqiperi.
    Dikush ne qeveri apo ne Akadenine e Shkencave ne Shqiperi duhet te degjoje dhe veproje per sugjerimet e Pellumb Xhufi, qe te kete studente ne Itsli apo dhe ne Shqiperi te orientuar ne historine e kohes te Skenderbeut ne arkivat e Vatikanit apo me sakte studente per albanologji.

    • PO NIPI I NAPOLEON BONOPARTIT CFARE BERI SI NAPOLEONI APO CUNI I BONOPARTIT …PO NIPI I ALEKSANDER LE GRAND BERI HEROIZMA . PO NIPI I JUL CEEZARIT .KU ISHTE … JO SEPSE SKENDERBEU ISHTE HERO I MADH QE EDHE TE TJERET TE FAMILJES SE TIJE DO T SHIN TE NJEJTE . KA SHUME HISTORIANE ITALIANE QE E CMOJNE ME SHUME SE DISA NE SHQIPERI SKENDERBEUN . DHE I TREGOJNE ME HOLLESIRA TE BEMAT E TIJE NE SHIPERI KA DISA COBANE TURQ QE JA FUSIN KOT ..

  • Zoti Xhufi, me kot u “bie me qafe” studenteve. Ti e di qe eshte koha e zullumqareve, batakcinjve, drogaxhinjve, krimineleve dhe shume te tjera si keto. lufta per egzistence, per pushtet e pasuri, ka zevendesuar virtytin dhe atdhetarine. Studjuesit e kompletuar e te talentuar jane te rralle. Shkolla shqipe eshte rrenuar dhe shkencetaret mjekerbardhe jane shuar. Do duhet nje kohe e gjate per t’u rimekembur.

    • Zoti Zhufi keni shum te drejte kur jepni mendimin tuaj qe Ka shum mundesira per te studiuar dhe zbardhur historin me te lavdishme te popullit tone te periudhes se Skendebeut dhe orejardhjes se familjes se tij, me kujtohet mir dhe e kam pare me syt e mi 40 vjet me pare, pasardhesir e familjes se Skenderbeut dokument i vitit 1906 ku dega e Skendetbeut shuhet dhe vazhdon ajo e Hamza Kastriotit deri ne vitin 1880 ne dokumentat italiane nga historiani Dilaver Radeshi i fili nuk jeton me. Zoti Dilaver Ka kryer studime mbi betejen e Torviollit

    • Dole ti mi kanalesh. Gjergj Kastrioti ne ate kohe,j’ua ka Q…rracen, kuptohet perse keni lemeri akoma sot, por nuk mjaftoi sepse mbas vdekjes se tij, ato te parat e tua, vazhduan punen me hajdarin turk dhe, ne trojet e Arberise na linden shume dobicer turkoshake, kete pune bene brez pas brezi derisa te nxorren ne drite edhe ty o Dylberi turk!

      • aman ore po gjeheni kete Arben sunitin, hiqjani nenshtetesine shqiptare dhe sikteriseni ne Afganistan, atje e ka vendin ky mut suniti!

        • Pse me duket qe ti dhe remo jeni i njejti person me pseudonime te ndryshme. Ashtu se harrova regjistruar dy here per rroge tek asfalia.

          • mor pis suniti, un jam sternip i te madhit Gjergj Kastrioti dhe jam i regjistruar si vullnetar (pa rroge) ne regjimentin e heroit tone te madh, per mbrojtjen e kombit shqiptar nga mbetjet e spermat arabo/osmane, ndersa ti je nje mi halesh ne sherbim te jevgut osmanli!

          • Arben kopili, pjelle e haremit turk, ai Gjergj Kastrioti eshte Heroi Kombtar i Greqise, apo i Shqiperise?
            Perse i ngaterron gjerat more Dylber, dhe tjetra, perse nuk zhdukesh andej nga anadolli tek sulltan baba kur nuk te pelqejne simbolet e ketij shteti, sepse o beQiri turk, edhe ai flamur qe kemi eshte po ai i Kastrioteve. E thjeshte apo jo?

  • Por per ndonje pinjoll te Kastrioteve duhet kerkuar edhe ne arkivat e Stambollit

    Sepse atje ka jetuar Hamza Kastrioti dhe edhe ai nga fisi i Kastrioteve ishte

    Dhe Hamzai kishte nje djale .Ndoshta ai mund te kete lene pas ndonje vazhdimesi te gjakut te tij

    Duhet thene se Hamza Kastrioti ishte super inteligjent , por beri gabimin qe u bashkua me turkun

    Skenderbeu e kapi rrob dhe e coi per denim ne Napoli .
    Atje ne Napoli Hamzai qendroi derisa vdiq Skenderbeu, pastaj i kerkoi Mbretit te Napolit ta lejonte te shkonte ne Stamboll se atje kishte gruan dhe djalin.

    Dhe Mbreti i Napolit e lejoi Hamzain te ikte ne Stamboll…

    Atje jetoi dhe me duket atje ka nderruar jete .

    Por duhet pare edhe ai mendimi qe ka hedhur i ndjeri Moikom Zeqo per falmurin tone.

    Se une e gjeta ate harten e Europes e kohe kur ka jetuar Skenderbeu,
    dhe flamuri i Shqiperise i asaj kohe ishte me fushe te verdhe dhe me Shqiponje te kuqe

    Dhe edhe ajo Shqiponja e vizatuar ne kishen e Rodonit ku jetonte Motra e Skenderbeut, ishte Shqiponje e kuqe .
    Pra ketu ka dicka qe Flamuri jone duhet te kete qene me fushe te verdhe , sic e ka pasur flamurin Bizanti, por Shqiponja jone ka qene e kuqe

    Ka dhe dicka tjeter ne favor te kesaj teze, sepse ne ate kohe flamuri i Turqise ka qene me fushe te kuqe dhe me 3 hena te vogla te verdha dikur ne cep

    Pra nuk mudn te kene qene te dy flamujt te kuq ,se nuk merrej vesh ca behej

    Sic duket Barleti ngaqe e ka botuar librin e tij 40 vjet me pas,
    ja ka futur pordhes ne kete rast,
    por edhe tek e Jema e Skenderbeut ai ka genjeyr , kur thote se ajo ishte bije e Zotit te Pollogut.

    Zoti i Pollogut nuk e kishte mbiemrin Triballa, dhe ne te njejten kohe nuk esht ee vertete as ajo teza e atij Astriakut , shokut te Lubonjes qe thote se Nena e Skenderbeut eshte serbe,
    sepse studjuesit serbe thonte qe Ajo nuk figuron ne pemene familjare te Brankoviceve –Pra per shkak te genjeshtrave te Barletit prodhohet edhe genjeshtra e Austrikut

    • Mondi, ata pinjollet e Hamzait ne turqi, nuk na duhen ne, edhe po te ekzistoje ndonje prej tyre, le ti mbajne ata te cileve ju sherbyen.Pushtuesit me te ZI qe ai vend ka njohur ndonjehere, me beljere e pashallare nje mut kane qene, prandaj duhen fshire nga historia.

      • Jo mor zotni, historia nuk behet duke fshire prej saj ata qe nuk i pelqejne zoterise sate. Historia eshte ajo qe eshte dhe po te duash ta shkruash duhet te jesh objektiv (nqs e di cfare do te thote).

        • Remo e ke gabim, paraardhesit e ketij qytetarit objektivi duhet te zbulohen nje me nje dhe te tregohet historia sic ka qene, me emer e mbiemer, kush u ka sherbyer shkerdhatave sunite duke tradhetuar interesat kombetare e kush e ka vjedhur e torturuar popullin e verfer shqiptar nen petkun e ofiqarit te Stambollit

          • Arianito ti e ke gabim nga koka deri ne bythe. Une i jam falur dhe i falem, per aq sa di une, po me duket se nja 6 breza vetem Kryqit dhe Krishtit. Ajo qe une them nuk ka te beje fare me fene, ka te beje me shqiptaret qe u qorrollisen tere jeten pas puneve boshe dhe nuk menduan as nje here qe begatia dhe autoriteti i nje kombi nuk eshte ne varreza, por ne qendrat e qyteteve. Ik e futi noi dopio tashti e mo na çaj derrasa kot nga ato standartet me sunite e me jenicere qe ju kane zene per brekesh e nuk ju leshojne.

        • Po mire o qytetari objektiv. Te premtoj se qe nga ky moment do te filloj ta lexoj per se prapthi historine, diku edhe mund te dal. Sinqerisht do te jem shume objektiv, kam plane te medha per kete detire.
          Edhe ti mos e largo shishen e rakise nga dora!

          • Ne fakt, rakine ta kam lene ty, une me raste pi noi gote whiskey, po historia nuk eshte pune rakie, Pervec rrote mullini qeke ene shakator zotnia jote.

  • Per aq kohe sa shkenca Shqiptare dhe gjithe arsimi shqip te lihen ne harese mos prit te kete studiues te rinj.Te rinjte shqiptare,me te drejte ,kerkojne nje drejtim fitimprures.Ajo qe thote z.Xhufi kerkon njerez idealiste ose te mbeshtetur forte nga qeverite Shqiptare.Idealiste ne kete sistem nuk ka dhe qeverive shqiptare nuk u intereson fare historia e arkeologjia,ata kerkojne cdo perfitojne per vete.E ne keto kushte perpara se te merresh me shkence do te jetosh,te plotesosh kerkesat e jetes.Do te duhet kohe deri sa shkenca te marre pozicionin qe i takon.

  • Nuk e lexova artikullin

    Por kur flasim pe Skenderbeun
    duhet te themi qe ai u perdor nga Vatikani
    pas helmimit te papa Piut (nese nuk ja ngatrroj emrin)
    i cili po organizonte nje Kryqzate kunder Osmaneve
    dhe drejtimin e kryqzates do ja linte Skenderbeut
    Por kjo nuk ndodhi se papa u helmu.
    dhe ngjarjet me pas dihen

  • Jam kunati shokut xhemal,……cfare vlerash, …..treva te lashta ,edhe sot qe flasim mbas 600shekujsh mbetet pik referimi , a thuase kemikaluar gjume leteragjik kto shekuj

  • „ Në Romë, Padova apo Napoli studentët shqiptarë zgjedhin të diplomohen për Gjuhë Angleze, për Letërsi Spanjolle, apo makar edhe për Gjuhë e Letërsi Shqipe! “Punë koti”, do të thoshte Marin Sanudo.“

    Njerzit studiojnë çfarë u pelqen atyre. Kjo është e drejtë! Nuk ndihmohet historia duke demtuar gjuhën! Çfarë kerkon ajo poçaver-fjalë“MAKAR!?“

    Ǒeshte Ky idiotizem?

  • Per Skenderbeun jane shkruar mbi nje
    mije libra nga autore te kombeve me emer, ndersa per cka thuhet ne doku-
    mentat e Vatiksnit.Stambollit etj. para
    shek.7-te, para se te zbarkonin hordhite
    sllavo-serbe ne Ballkan nuk thuhet asgje ?! Bile-bile Vatikanin jo pa qellim
    nuk i hap keto Arkiva sepse po te hape-
    shin ato i gjithe Ballkani do te ishte ILIR, shqiptar dhe do te cveresohej e gjithe “Historia” si nje genjeshter e MADHE, ashtu sic e kane shkruar bota
    dje dhe sot mbi Greqine e Lashte qe eshte nje MEGA-GENJESHTER SKANDLOZE, aq “Teorine e Pitagores”
    e kishin zbuluar indianet 2 mije vjet para Se te lindete mjerani ishkretires,
    Pitagore ! Shkurt Greku ka vjedhur
    Historine, sidomos historine tone mijra
    vjecare dhe sot organizojne festa e ceremoni ne token tone , nga ajo qe na
    ka mbetur nga grabitjet mizore serbo-
    greke shtetaret tone bejne gallate ne parlament ndersa greku atje ne Bularat
    ben punen e tij gllaberure ! O tempora,
    o mores ! Quo Vadis ?????

    • Ceshtja shqiptare nuk ka nevoje per debila si ty, Ekzistenca e Ilirise dhe e Hellades eshte nje ceshtje e pakundershueshme, por pse historia e paraardhesve tane Ilire eshte e vobekte, nuk mund te bejme injorantin dhe cmirziun duke mohuar ekzistenzen e qyteterimit te dikurshem te Hellades apo te filozofeve te lashtesise si Aristoteli, Arkimedi, Demokriti, Platoni, Sokrati e shume e shume te tjere.

      • Edhe Iliria ka pas filozofet e ve si Besim Dy-lekshi, Lumi Tutit, Liza Qymyrit, Saçi, Ver Llapa qe nuk kane lene te shkruara, por lavdia e tyre percillet brez pas brezi me anen e rapsodeve qe i kendojne bemat e tyre gojarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *